SOFJANA-VELIU-min

Dr. Sofjana Veliu

Dr. Sofjana Veliu, lektore pranë Departamentit të Shkencave Juridike, Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti Europian i Tiranës, prej vitit 2015 e në vijim.

Sofjana Veliu është diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë pranë Universitetit Europian  të Tiranës dhe në vitin 2012 ka përfunduar studimet dy vjecare pasuniversitare Master Shkencor në të Drejtë Private dhe Biznesi  pranë FSHJPMN, në Universitetin Europian të Tiranës, më pas në vitin 2016 ka mbrojtur Titullin “Doktor i Shkencave Juridike” pranë Universitetit Europian të Tiranën në fushën e të drejtës publike kushtetuese në aspektin e të drejtës së pronës. Është kandidate për mbrojtjen e titullit akademik “Prof. Asoc. Dr” pranë Fakultetit të Drejtësisë, Universiteti i Tiranës, me fokus tek e drejta kushtetuese dhe të drejtat e njeriut. Ka mbajtur një sërë kumtesash në konferenca shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare,si dhe ka botuar një sërë artikuj në revistat vendase dhe të huaja. Fushat e saj te ekspertizës dhe interesi shkencor shtrihen në të drejtën publike dhe kushtetuese, në mënyrë të vecantë në aspektet e të drejtës administrative dhe të drejtave të njeriut.

Është pjesëmarrëse në disa projekte të rëndësishme ndërkombëtare në pozicionin e research team si p.sh projekti Re-Engage (Re-Engaging with Neighbors in a State of War and Geopolitical Tensions), Europe Horizone, pjesmarrëse në projektet Erasmus, në Hollandë, Spanjë etj. Prej disa vitesh e angazhuar në procedurat e konkurrimit të organizuara nga Departamenti i Administratës Publike, si anëtare i Komitetit për procedurat e rekrutimit, në cilësinë ekspertes së jashtme. Gjithashtu është angazhuar si Eksperte e Nivelit të Lartë pranë Komisionit të Posaçëm Parlamentar “Për thellimin e reformave “Për Mirëqeverisjen, Sundimin e Ligjit dhe Antikorrupsionin, për Shqipërinë 2030 në BE”. Ështe njohëse e mire e gjuhës angleze dhe italiane.

ORCID: 0000-0002-8926-0137

Publikimet shkencore:  (kliko këtu)