SOFJANA-VELIU-min

Dr. Sofjana Veliu

Pozicioni aktual i punësimit: Lektore/Përgjegjëse Departamentit të Shkencave Juridike UET  pranë Departamentit të Shkencave Juridike, Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti Europian i Tiranës, e angazhuar si pedagoge e brendshme prej vitit 2015 e  në vijim.

Arsimi që ka kryer : Sofjana Veliu është diplomuar në Bachelor, Fakulteti i Drejtësisë pranë Universitetit Europian  të Tiranës dhe në vitin 2012 ka përfunduar studimet dy vjecare pasuniversitare Master Shkencor në të Drejtë Private dhe Biznesi  pranë FSHJPMN, në Universitetin Europian të Tiranës, më pas në vitin 2016 ka mbrojtur Titullin “Doktor i Shkencave Juridike” pranë Universitetit Europian të Tiranësn në fushën e të drejtës publike kushtetuese ,në aspektin e të drejtës së pronës.

Është kandidate për mbrojtjen e titullit akademik “Prof.Asoc.Dr” pranë Fakultetit të Drejtësisë, Universiteti i Tiranës, me fokus tek e drejta kushtetuese dhe të drejtat e njeriut. Ka mbajtur një sërë kumtesash në konferenca shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare,si dhe ka botuar një sërë artikuj në revistat vendase dhe të huaja të indeksuara. Fushat e saj te ekspertizës dhe interesi shkencor shtrihen në të drejtën publike dhe kushtetuese, në mënyrë të veçantë në aspektet e të drejtës administrative dhe të drejtave të njeriut.

Përvoja profesionale e angazhime të ndryshme publike: Është pjesëmarrëse në disa projekte të rëndësishme ndërkombëtare në pozicionin e research team si p.sh projekti Re-Engage (Re-Engaging with Neighbors in a State of War and Geopolitical Tensions), Europe Horizone, pjesëmarrëse në projektet Erasmus, në Hollandë, Spanjë etj. Prej disa vitesh e angazhuar në procedurat e konkurrimit të organizuara nga Departamenti i Administratës Publike, si anëtare i Komitetit për procedurat e rekrutimit, në cilësinë ekspertes së jashtme. Ështe njohëse e mire e gjuhës angleze dhe italiane.

 

 

Current Employment Position: Lecturer/Head of the Department of Legal Sciences at UET, at the Department of Legal Sciences, Faculty of Law, European University of Tirana, engaged as a Lecturer from 2015 to the present.

Education: Sofjana Veliu graduated with a bachelor’s degree from the Faculty of Law at the European University of Tirana. In 2012, she completed a two-year postgraduate Scientific Master’s in Private Law and Business at the Faculty of Legal, Political Sciences, and International Relations at the European University of Tirana. Later, in 2016, she obtained her Doctor Degree in Legal Sciences at the European University of Tirana, specializing in public constitutional law, focusing on property rights.

She is a candidate for the defense of the academic title “Associate Professor” at the Faculty of Law, University of Tirana, with a focus on constitutional law and human rights. She has presented numerous papers at national and international scientific conferences and has published several articles in local and foreign journals. Her areas of expertise and scientific interest lie in public and constitutional law, particularly in aspects of administrative law and human rights.

Professional Experience and Public Engagements: She has participated in several significant international projects as part of the research team, such as the Re-Engage project (Re-Engaging with Neighbors in a State of War and Geopolitical Tensions), Europe Horizon, and has taken part in Erasmus projects in the Netherlands, Spain, and others. For several years, she has been involved in competition procedures organized by the Department of Public Administration, serving as a member of the Recruitment Committee in the capacity of an external expert. She has a good command of both English and Italian languages.