Të dashur prindër,

Ju i keni inkurajuar, motivuar, udhëzuar, mbështetur dhe frymëzuar fëmijët tuaj. Kalimi në universitet është një udhëtim i madh për maturantët, dhe ne e dimë që ju jeni në atë udhëtim me ta.

 Si një prind, ju do të shihni se rrjeti i mbështetjes së fëmijës tuaj rritet dhe do t’i gëzoni kur pasionet e tyre personale dhe akademike lulëzojnë në rrugën e  karrierës, mundësi kërkimi, aktivitete extrakurrikulare, të cilat vihen shërbim ndaj komunitetit të tyre.

UET beson në parimin e punës së vazhdueshme drejt përsosmërisë në të gjitha aspektet e jetës – intelektuale, dhe profesionale.  

Ne përpiqemi t’u japim studentëve tanë mjetet e nevojshme për të shkëlqyer profesionalisht dhe për të bërë ndryshime pozitive, me përgjegjësi shoqërore në mjediset akademike dhe profesionale.  Këto janë qëllime të larta, por ne e dimë që ju dhe fëmijët tuaj janë gati për sfidën universitate e cila do i hedhi në tregun e punës nesër.

 Ndërkohë procesi i regjistrimit në UET nuk duhet të jetë një sfidë dhe ne duam t’ju ndihmojmë ta bëni më të lehtë për familjen tuaj.  

Nëse jeni duke planifikuar vizitën tuaj të parë në UET ne para praprakisht mund t’ju ndihmojmë me informacion rreth afateve dhe kritereve të regjistrimit, bursave qe UET ofron dhe gjithashtu mundësitë e ndërkombëtarizimit.​

Kompleksi Xhura, Rruga Xhanfize Keko 1000 Tirana, Albania

UET ka akreditim të plotë shqiptar. Të diplomuarit marrin një diplomë shqiptare, UET njihet si një nga universitetet më të mira në ballkan dhe universiteti tërheq studentë të lartë nga më shumë se 15 vende të botës. Shkëmbimet Erasmus janë një nga faktoret e suksesit, kjo pasi UET ka marreveshje me shume universitet Europiane te cilat ofrojne bursa dhe mundesi studimi 1 vjecare.

UET ofron programe studimi shumë të kërkuara në tregun e sotëm. Programet e ofruara janë: Komunikim, Arte pamore, Psikologji, Arte muzikore, Edukim fizik dhe sporte, Arte skenike, Menaxhim biznesi, Finance, Marredhenie nderkombetare, Shkenca politike, Drejtesi, Teknologji informacioni, Inxhinieri informatike, Arkitekture, Inxhinieri industrilae, Inxhinieri ndertimi, Infermieri, Fizioterapi, Imazheri. Staf shumë i kualifikuar që vijnë nga nje formim i shkollave me te mira Europiane. Pedagoget janë me përvojë në mësimdhënie në një mjedis shumekulturor të orientuar drejt studentit.