renatakau 3

PhD. Renata Kau

PhD. Renata Kau, Lektore pranë Departamentit të Shkencave Juridike të Fakultetit të Shkencave Juridike, Politike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Universitetin Europian të Tiranës, ka përfunduar studimet e larta për Drejtësi në Universitetin e Romës “La Sapienza”, si dhe studimet doktorale në Universitetin e Romës “Tor Vergata”.

Ajo është licensuar si avokate nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë së Shqipërisë dhe ka bashkëpunuar me studio prestigjoze ligjore në Romë dhe Tiranë që nga viti 2011. Veprimtaria e saj profesionale dhe akademike përqendrohet kryesisht në të dretën private, të drejtën e biznesit dhe studimet krahasuese juridike. PhD. Kau është autore dhe bashkëautore e një sërë artikujsh shkencorë, të botuar në revista të indeksuara me faktor impakti, si dhe ka marrë pjesë në konferenca kombëtare e ndërkombëtare. Puna e saj akademike pasqyron një angazhim të fortë për avancimin e shkecës juridike dhe mbështetjen e reformave ligjore dhe institucionale ne Shqipëri në kuadrin e harmonizimit me standardet evropiane.

ORCID 0000-0002-8781-0473

Publikimet shkencore: (kliko këtu)