Prof. Assoc. Dr. Otjela Lubonja
Prof. Asoc. Dr. Otjela Lubonja, Përgjegjëse e Departamentit të Arkitekturës dhe Inxhinierisë së Ndërtimit në Universitetin Europian të Tiranës. Me një përvojë 14 vjeçare në fushën e mësimdhënies në Arsimin e Lartë, si dhe një eksperiencë shumëvjeçare në fushën e projektimit. Ka mbajtur rolin e përgjegjëses së Departamentit prej shumë vitesh me radhë. Diplomuar në vitin 2010 në Universitetin Politeknik të Tiranës, Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit, dega Arkitekturë. Ka mbrojtur doktoraturën në vitin 2015 profili “Ekonomi dhe Zhvillim i Qëndrueshëm” në Universitetin Europian të Tiranës.
Fusha e ekspertizës kërkimore është në fushën e Projektimit – Arkitekturë. Lëndët që zotëron janë: Bazat e Projektimit Arkitektonik; Studio Arkitekture 1 – projektim banese njefamiljare; Studio Arkitekture 2 – projektim banesash kolektive; Studio Arkitekture 6 – projektim objektesh arsimore; Arkitekturë Interieri dhe Mobilim.
Autore e disa botimeve, ka marrë pjesë në shumë konferenca kombëtare e ndërkombëtare, brenda dhe jashtë vendit. Ajo është gjithashtu reviewer në disa revista ndërkombëtare dhe me faktor impakti. Mban dhe licensën si arkitekte që prej vitit 2015.
Publikimet shkencore: (kliko këtu)
ORCID: 0000-0002-2847-3921

