Dr.-Adi-Jance

Prof. Assoc. Dr. Admir Jançe

Prof. Assoc. Dr. Admir JANÇE ka kryer studimet universitare në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, Departamenti Biologji-Kimi pranë Universitetit “Aleksandër Xhuvani” Elbasan gjatë periudhës 1998- 2002.
Gjatë viteve 2002-2005 ka mbaruar Shkollën e Lartë Pasuniversitare “Sh.P.U.” pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës – “Universiteti i Tiranës”, në përfundim të së cilës ka mbrojtur “Masterin Shkencor”.
Gjatë periudhës 2009-2014 ka realizuar studimet e Disertacionit pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës, “Universiteti i Tiranës”, dhe Fakultetit të Shkencave Natyrore – Departamenti i Biologjisë Mjedisore në Universitetin “Sapienza” Romë – Itali, duke mbrojtur në fund të kësaj periudhe Doktoraturën dhe fituar Gradën Shkencore “Doktor i Shkencave”.
Ne muajin Prill 2022, nga “Komisioni i Promovimit të Personelit Akademik” – “Universiteti i Tiranës”, merr Titullin Akademik “Profesor i Asociuar”.
Të gjitha periudhat e studimit të sipërpërmendura janë përfunduar me rezultate të shkëlqyera. Ndërkohë prej vitit 2002 ka dhënë kontribut të vazhdueshëm në fushën e arsimit. Nga viti 2006 e në vazhdim është Lektor e Pedagog pranë Departamentit të Biologjisë në Fakultetin e Shkencave të Natyrës në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” Elbasan, si edhe ka dhënë leksione pranë Fakultetit të Shkencave Ambientale në Universitetin “Sapienza” Romë.
Gjatë periudhës 2014-2017 është aktivizuar si pedagog i brendshëm edhe Drejtues i Departamentit Infermieri-Fizioterapi në Fakultetin e Shkencave Mjekësore pranë “Albanian University”.
Aktualisht është pedagog i brendshëm pranë Departamentit Infermieri-Fizioterapi dhe Imazheri si edhe mban postin e Drejtuesit të Departamentit Imazheri në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike pranë “Universitetit Europian të Tiranës”.
Prof. Assoc. Dr. Admir Jançe është autor i shumë artikujve shkencorë të botuar në revista shkencore kombëtare e ndërkombëtare të indeksuara me faktor impakti (si edhe të rankuara nga Thomson Reuters (Journal Citation Reports) ose Scopus. Gjithashtu ka referuar dhe është pjesëmarrës në një sërë veprimtarish shkencore ndërkombëtare (simpoziume, konferenca dhe kongrese). Prof. Assoc. Dr. Admir Jançe është Anëtar i Bordit Shkencor të një numri të konsiderueshëm revistash shkencore prestigjoze ndërkombëtare si edhe Bordit Editorial në veprimtari shkencore ndërkombëtare.