[:sq]

Lançohet revista e parë shkencore e Fakultetit të Inxhinierisë në Universitetin Europian të Tiranës

Fakulteti i Inxhinierisë, Informatikës dhe Arkitekturës në UET, lançoi numrin e parë të revistës shkencore “Ingenious”, e cila çel siparin me “Energjia Diellore në Shqipëri nga 5% në 50%”, nën logon e shtëpisë botuese UET Press.

“Ingenious” është revista më e re shkencore, e cila i bashkohet UET-it dhe revista e parë për Fakultetin e Inxhinierisë, Informatikës dhe Arkitekturës në krye të tre viteve jetë.

Me një titull mjaft intrigues që të zgjon kurrështjen, “Ingenious” u prezantua për herë të parë në prani të ekspertëve të fushave të ndryshme siç janë; inxhinieria, informatika apo arkitektura.

“Energjia Diellore në Shqipëri nga 5% në 50%” është fokusi i numrit të parë të kësaj reviste, ku do të trajohen problemet energjitike të vendit tonë.

Kërkimi shkencor është një nga misionet primare të Universitetit Europian të Tiranës dhe sfida e tij qëndron në implementimin e këtyre rezultateve në institucionet publike dhe private në Shqipëri.

Dekani i Fakultetit të Inxhinierisë, Informatikës e Arkitekturës, Arben Dushi tha se revista i shërben kolegëve të UET-it, por edhe kujtdo që do ta marrë librin në dorë.

“Artikujt janë bashkëkohorë dhe shumë të vlefshëm. Kushdo që do ta marrë do gjejë gjëra të reja. Kam punuar me shumë pasion dhe përkushtim dhe mendoj që arritëm të nxjerrim një revistë të nivelit perëndimor”, tha Dushi.

Botimi i revistave shkencore është një element i rëndësishëm, jo vetëm për UET-in por edhe për UET Press e cila është një shtëpi botuese universitare.

Në kolanën e plotë të botimeve janë rreth 500 tituj në 15 vite histori dhe revistat shkencore kanë një pjesë të rëndësishme.

Revistat janë atribut i fakulteteve përkatëse dhe kanë të gjithë vëmendjen e tyre deri në mbërritjen e botimit të kërkimit shkencor.

Kaluar nëpër një kalvar të vështirësive, pasi fillesat i pati në nisje të pandemisë, “Ingenious”, mund të thuhet me plotë gojë që është një vlerë e shtuar për UET-in.

Zv/Rektorja për Procesin Mësimor dhe Kërkimin Shkencor, Drita Kruja foli për punën një vjeçare dhe gatishmërinë e të gjithë fakultetit për të mbërritur tek numrin i pare i kësaj reviste.

“Ne kemi pesë fakultete dhe pse mos të kishim dhe 5 revista. Ishin kohë të vështira të pandemisë kur filluam, por kontributet ishin interesante. Vetë titulli është një titull mjaf interesant dhe intrigues. Do bëja thirrje që të gjithë antarët e stafit të kontribuojnë me artikuj në politikbërjen e vendit tonë”, u shpreh Kruja.

Rektori i UET, Tonin Gjuraj tha se një vlerë e shtuar është për vetë revistën, por edhe për UET-in edhe fakti që “Ingenious” vjen në anglisht.

“Mirë është që kjo revistë të lexohet dhe të shpërndahet nëpër kolegë të ndryshëm. Punimet tona të ndahen edhe me të tjerët. Pastaj fakti që është në anglisht është një vlerë e shtuar”, u shpreh Gjuraj.

Inxhinierja e Kimisë Industriale, Tania Floqi u shpreh shumë e emocionuar që iu besua një detyrë kaq e rëndësishme për UET-in.

“Besoj t’ua kem shpërblyer besimin që patën”, u shpreh ajo.

Ndërsa të gjithë njëzëri thanë se suksesi i revistës do të varet nga vazhdimësia. E hapur ishte dhe ftesa për bashkëpunime të ndryshme, jo vetëm me stafin e brendshëm të Universitetit Europian, por edhe të universiteteve të tjera.

2c9f2a51-f89f-4192-ab49-ea1e6a4eccac

Ja perspektiva shqiptare për sistemin diellor

Ingenious, është revista më e re shkencore  e Universitetit Europian të Tiranës, që i përket Fakultetit të  Inxhinierisë, Informatikës e Arkitekturës.

Në përmbyllje të vitit të tretë të jetës së tij, FIIA – pasi përmbylli me sukses ciklin e plotë 5-vjeçar të studimeve inxhinierike (Ba+Ma) – ofron për lexuesit edhe këtë revistë të parë të tij. Nuk jemi përpjekur të ‘çudisim’ botën, por modestisht, të njohim lexuesin e kualifikuar me përpjekjet, punën dhe arritjet e një numri kolegësh, të përkushtuar në veprimtaritë inxhinierike, si dhe qasjen e vizionit të tyre për zhvillimet e viteve te ardhshme në fushat respektive, lidhur ngushtësisht me veprimtarinë kërkimore-shkencore që kryhet ne UET.

Një nga temat kryesore të debatit teknik të sotëm, janë problemet energjitike të vendit. Lidhur me këtë debat, në një fushë shumë sensitive që është e ardhmja e energjisë dhe e burimeve të saj, UET ofrohet me ekspertizën e tij, e cila më së shumti fokusohet tek problemet e pasurimit të burimeve të rinovueshme të prodhimit të energjisë. Prodhimi i energjisë nga impiantet fotovoltaike, sot ka marrë një rëndësi të dorës së parë, pikërisht për faktin se e ashtuquajtura Energjia e Diellit, në kuptimin e plotë të fjalës,  “nuk dërgon faturë”. Si mund të arsyetohet më qartazi kjo?

Me zhvillimet më të fundit teknologjike të prodhimit të paneleve fotovoltaike, rikthimi i investimit në një sipërmarrje të tillë, është ulur ndjeshëm deri në 5-6 vjet dhe, duke pasur parasysh se periudha e shfrytëzimit të këtyre impianteve shkon deri ne 25 vjet, në Shqipëri, ku kemi mesatarisht më shumë se 270 ditë me diell, investimi në një industri të tillë merr përparësi të jashtëzakonshme. Shtuar këtu edhe faktin e ndryshimeve klimaterike – që kanë zgjatur periudhat e thatësirës (detyrohemi të blejmë energji me cmime të larta, për të mbuluar nevojat e konsumit të brendshëm) – përllogaritjet thjeshtohen;  potencojnë “frikshëm” faktin se burimet e energjisë së rinovueshme (fotovoltaike), duhen rritur me shpejtësi. Por si?

Veçanërisht kapanonet industriale në vend, të cilat janë të shumta, duhet të investojnë për konsum energjitik vetjak, nëpërmjet impianteve fotovoltaike (proces që ka nisur). Por nga ana tjetër, duke pasur parasysh se rreth 14% e këtij prodhimi nuk vetëkonsumohet, kjo rrit humbjet vjetore të prodhuesit,  duke shtuar “padrejtësisht” periudhën e kthimit te investimit edhe me 3,5 vjet të tjerë. Në këtë kontekst, bëhet imperative gjetja e një zgjidhjeje racionale për rikuperimin e kësaj energjie të humbur.

Ultësira perëndimore e Shqipërisë, nga Shkodra e deri ne Sarandë, me invazion të mbulimit të çdo kapanoni industrial me impiante të tilla fotovoltaike, mund ta shndërrojë Shqipërinë në një prodhuese të fuqishme të energjisë fotovoltaike, duke rritur kapacitetet e saj prodhuese. E nëse shtojmë këtu, edhe mundësinë e ndërtimit të impianteve fotovoltaike me fuqi të madhe, në fusha e faqe kodrash djerrë, kapacitetet maksimale të prodhimit të energjisë fotovoltaike, mund të arrijnë deri në 50%, në harkun kohor të pak viteve.

Që do të thotë, Shqipëria, – një vend me 100% energji te rinovueshme 50-50, ujë-diell – do të shëmbëllente me një vend PASQYRË, parë nga lart!

Ky është një debat që duhet nxitur e zhvilluar, sepse lidhet me një çështje shumë të ndjeshme për të ardhmen tonë. Në INGENIUOS, ne mirëpresim kontributin e cilitdo ekspert të fushës, brenda dhe jashtë vendit.

Për ta përmbyllur, në cilësinë e Dekanit të FIIA-s, ndiej detyrimin të përshëndes të gjithë specialistët që kanë dhe do të aplikojnë për artikuj në revistën tonë, si dhe t’u garantoj, se në INGENIOUS, do të kenë gjithmonë një platformë të hapur për të ekspozuar punën, kontributin dhe arritjet e tyre, në fusha të ndryshme me interes të vecantë inxhinierik.

Prof.As.Dr.Ing. Arben DUSHI                                                                          

UET, Tirane, shtator 2021[:en]

UET, Tirane, shtator 2021[:]