• STUDIO NË UET
    • TARIFE PREFERENCIALE
    • DIPLOMË PROFESIONALE
    • BACHELOR
    • PROGRAME TË INTEGRUARA
    • MASTER PROFESIONAL
    • MASTER I SHKENCAVE
    • MASTER I ARTEVE
    • MASTER FINTECH
    • DOKTORATURA
    • PËR PRINDËRIT
  • STAFI AKADEMIK
    • FJALA E PRESIDENTIT
    • REKTORI I UET
    • ZV. REKTORËT
    • ADMINISTRATORI I UET
    • DEKANËT
    • PËRGJEGJËSIT E DEPARTAMENTEVE
    • ORGANIKA
      • FAKULTETI I EKONOMISË, BIZNESIT DHE ZHVILLIMIT
      • FAKULTETI I SHKENCAVE JURIDIKE, POLITIKE DHE MARRËDHËNIEVE NDËRKOMBËTARE
      • FAKULTETI I SHKENCAVE HUMANE, EDUKIMI DHE ARTET LIBERALE
      • FAKULTETI I INXHINIERISË, INFORMATIKËS E ARKITEKTURËS
      • FAKULTETI I SHKENCAVE MJEKËSORE TEKNIKE
  • TË REJAT
  • KËRKIMI SHKENCOR
    • STRATEGJIA
    • PROGRAMI I MADH KËRKIMOR
    • REVISTAT SHKENCORE
    • KONFERENCA
    • SHKOLLA SEZONALE
  • PROJEKTE DHE PARTNERË
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
      • ACTIVE PROJECTS
      • COMPLETED PROJECTS
  • RRETH UET
    • FAKTE DHE SHIFRA
    • STATUTI
    • MISIONI DHE VIZIONI
    • PUNËSIMI NË UET
    • MUNDËSI PUNËSIMI DHE INTERNSHIP
    • RAPORTE VLERËSIMI
  • SHËRBIME
    • SEKRETARIA MESIMORE
    • KËSHILLIMI I KARRIERËS
    • TUTORIATI
    • KLUBET STUDENTORE
    • KËSHILLI I STUDENTËVE
    • ALUMNI
      • FJALA E PRESIDENTIT
  • sq
    • en_US
0682016616
[email protected]
UET UET
  • STUDIO NË UET
    • TARIFE PREFERENCIALE
    • DIPLOMË PROFESIONALE
    • BACHELOR
    • PROGRAME TË INTEGRUARA
    • MASTER PROFESIONAL
    • MASTER I SHKENCAVE
    • MASTER I ARTEVE
    • MASTER FINTECH
    • DOKTORATURA
    • PËR PRINDËRIT
  • STAFI AKADEMIK
    • FJALA E PRESIDENTIT
    • REKTORI I UET
    • ZV. REKTORËT
    • ADMINISTRATORI I UET
    • DEKANËT
    • PËRGJEGJËSIT E DEPARTAMENTEVE
    • ORGANIKA
      • FAKULTETI I EKONOMISË, BIZNESIT DHE ZHVILLIMIT
      • FAKULTETI I SHKENCAVE JURIDIKE, POLITIKE DHE MARRËDHËNIEVE NDËRKOMBËTARE
      • FAKULTETI I SHKENCAVE HUMANE, EDUKIMI DHE ARTET LIBERALE
      • FAKULTETI I INXHINIERISË, INFORMATIKËS E ARKITEKTURËS
      • FAKULTETI I SHKENCAVE MJEKËSORE TEKNIKE
  • TË REJAT
  • KËRKIMI SHKENCOR
    • STRATEGJIA
    • PROGRAMI I MADH KËRKIMOR
    • REVISTAT SHKENCORE
    • KONFERENCA
    • SHKOLLA SEZONALE
  • PROJEKTE DHE PARTNERË
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
      • ACTIVE PROJECTS
      • COMPLETED PROJECTS
  • RRETH UET
    • FAKTE DHE SHIFRA
    • STATUTI
    • MISIONI DHE VIZIONI
    • PUNËSIMI NË UET
    • MUNDËSI PUNËSIMI DHE INTERNSHIP
    • RAPORTE VLERËSIMI
  • SHËRBIME
    • SEKRETARIA MESIMORE
    • KËSHILLIMI I KARRIERËS
    • TUTORIATI
    • KLUBET STUDENTORE
    • KËSHILLI I STUDENTËVE
    • ALUMNI
      • FJALA E PRESIDENTIT
  • sq
    • en_US

Të ndryshme

Rikthehet çmimi “Lumo Skëndo”/ Dekania e Shkencave Humane në UET, Belina Budini: Lajm i mirë për autorët që…

  • Date 4 Tetor, 2021

Rikthehet çmimi “Lumo Skëndo”/ Dekania e Shkencave Humane në UET, Belina Budini: Lajm i mirë për autorët që…

Çmimi “Lumo Skëndo”, i dhënë në vite nga Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë, tashmë rikthehet pas vitesh mungesë nga Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit.

Në 72-vjetorin e ndarjes nga jeta të një prej intelektualëve të rëndësishëm të historisë shqiptare, QKLL-ja prezantoi rikthimin e këtij çmimi, i cili synon të kthehet në një institucion gjykimi për veprën më të mirë publicistike, eseistike apo historike të një viti. “Në duam të rikthejmë institucionet e gjykimit, që janë shumë të rëndësishme për ecurinë cilësore të librit shqip”, tha drejtorja e QKLL-së, Alda Bardhyli. Në ceremoninë e organizuar u prezantua edhe juria e këtij edicioni, e cila do të kurorëzojë veprën më të mirë në tri gjinitë, më 25 mars, që është edhe dita e lindjes së Lumo Skëndos. Juria është e përbërë nga: z. Uran Butka, Drejtor i Institutit të Studimeve “Lumo Skëndo”; z. Piro Misha, Drejtor i Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë; prof. assoc. Belina Budini, Dekane e Fakultetit të Shkencave Humane, UET; prof. dr. Dhurata Shehri, zv/dekane e Fakultetit të Gjuhës dhe Letërsisë, UT dhe dr. Dorian Koçi, Drejtor i Muzeut Historik Kombëtar.

“Rikthimi i çmimit ‘Lumo Skëndo’ nga QKLL-ja është një lajm i mirë për autorët që do të vlerësohen në gjinitë e publicistikës, eseistikës dhe studimore, por jo vetëm. Është një rast i mirë për të sjellë në vëmendje emrin e një figure të rrallë dhe të shumanshme, siç është Mid’hat Frashëri. Një mendimtar kalibri si ai meriton të çmohet dhe rivlerësohet për gjeneratat e reja, për t’i bërë drejtësi mohimit të njohjes së tij nga regjimi i kaluar. Ne në Universitetin Europian kemi përvojë shumë inkurajuese prurjesh për çmimin ‘Kadare’, që organizojmë dhe jam optimiste që çmime të tilla nxisin krijimtari dhe kontribute, përveçse vlerësojnë ato ekzistuese. Me një çmimin dedikuar Mid’hat Frashërit celebrojmë gjithashtu bibliofilinë, ndaj jemi në bisedime për një projekt bashkëpunimi me Institutin ‘Lumo Skëndo’ dhe UET në lidhje me rikthimin e librarisë së famshme ‘Lumo Skëndo’ në qytet. Duke qenë edhe një nga autoritetet vlerore më të larta shqiptare, Mid’hat Frashëri i bën nder çdo emri që asociohet me të, në respekt të karakterit idealist, etikës e moralit intelektual, ndaj ndihem e nderuar të jem në një juri që do të vendosë me siguri kritere rigoroze në drejtim të kultivimit të vlerave të tilla, të cilat ai vetë i ka mishëruar në veprën dhe jetën e vet”, u shpreh Prof. As. Dr. Belina Budini, Dekane e Shkencave Humane, UET.

Për Uran Butkën, rikthimi i këtij çmimi është vlerësimi më i mirë që i bëhet një personaliteti të tillë nga shteti shqiptar, pas ceremonisë për kthimin e eshtrave të tij në atdhe. Zoti Butka shprehu mirënjohjen e tij ndaj vëmendjes së figurës së Mid’hat Frashërit dhe rolit të tij në historinë dhe kulturën shqiptare, si një njeri që ka jetuar katër kohë historike të Shqipërisë, por gjithashtu foli edhe për kontributin e tij në fushën e letrave shqipe, me shkrimet publicistike dhe me hapjen fillimisht të Bibliotekës “Lumo Skëndo” në Stamboll dhe pastaj të Librarisë “Lumo Skëndo”, si një ndër më të njohurat dhe më me ndikim në Tiranë.

Zoti Piro Misha, përveç vlerësimeve, ndau lajmin e mirë të punës së madhe që Biblioteka Kombëtare ka bërë në mbledhjen dhe përgatitjen në një sallë të veçantë në mjediset e kësaj të fundit të bibliotekës personale të Mid’hat Frashërit, si një vlerë bibliofilike dhe historike. Zonja Dhurata Shehri, ndër të tjera, u ndal edhe te puna që kjo juri do të ndërmarrë, në seriozitetin dhe përkushtimin që vetë emri që përfaqëson Mid’hat Frashëri bën të ndikojë në trajtimin me profesionalizëm për veprat që do të përfshihen dhe kritereve që do të ndiqen.

  • Share:
admin

Previous post

Lançohet revista e parë shkencore e Fakultetit të Inxhinierisë në Universitetin Europian të Tiranës
4 Tetor, 2021

Next post

UET HR Club/ Tregu i punës dhe sfidat për inxhinierët e gjeneratës së re
6 Tetor, 2021

You may also like

eco23
Call for Papers – ECONOMICUS 23
30 Janar, 2023
ingenious3
Call for papers at the Journal “Ingenious”, No.4
23 Janar, 2023
poster  DSSH 2023
Call for papers – DSSH/ASD 2023
17 Janar, 2023

Search

Që nga fillimi i tij në 2006, UET nuk ka reshtur përpjekjet e tij për ta reformuar, strukturuar dhe kompletuar atë, proceset dhe iniciativat që sigurojnë diplomimin me cilësinë më të lartë të studentëve tanë.

Scan here to read our latest QAA review report



Address:

Kompleksi Xhura, Rruga Xhanfize Keko, Tirana, Albania.

STUDIO NË UET

  • Diplomë Profesionale
  • Bachelor
  • Master Profesional
  • Master i Shkencave
  • Master i arteve



Celular

+355682016616

+355689037765



Address:

Kompleksi Xhura, Rruga Xhanfize Keko, Tirana, Albania.



Celular

+355682016616

+355689037765



Email

[email protected]



Rezervo aktivitetin tënd



Facebook-f




Instagram




Linkedin



Email

[email protected]



Rezervo aktivitetin tënd



Facebook-f




Instagram




Youtube




Twitter

© Copyright 2023 UET