STRATEGJIA E KËRKIMIT SHKENCOR UET
(2021-2025)
Vizioni
UET synon shndërrimin në një qendër ekselence dhe ekspertize në fushën e studimeve shoqërore, humane, juridike, ekonomike, mjekësore, inxhinierike dhe teknologjisë së informacionit me kontribut të rëndësishëm në planin kombëtar dhe rajonal.
Misioni
UET synon të konsolidojë identitetin e universitetit si qendër e prodhimit të dijes në Shqipëri e të transformohet nga një institucion i arsimit të lartë i fokusuar në mësimdhënie, në një institucion elitar kërkimor, produkti kërkimor i të cilit kërkohet nga tregu dhe përmirëson në vazhdimësi mësimdhënien dhe eksperiencën studentore në UET. Në kuadër të misionit të tij, UET në vitin 2015, është bërë pjesë e “The European Charter for Researchers” dhe “The Code of Conduct” “, i cili synon që të nxisë zhvillimin e kërkimit shkencorë, duke pasur në fokus cilësinë e tij.
Për më shumë informacion https://euraxess.ec.europa.eu/jobs/charter/declaration-endorsement#show_Albania
Objektivat strategjike
Nëpërmjet kërkimit shkencor UET synon:
- Të arrijë dhe të konsolidojë një pozicion dinjitoz, në mësimdhënie dhe në shkencë, si një nga universitetet më të mira të Shqipërisë dhe rajonit;
- Të ndihmojë në progresin e dijes njerëzore, në krijimtarinë dhe praktikën profesionale, me qëllim që të krijojë impakt mbi shoqërinë dhe ekonominë nëpërmjet transferimit të dijes përtej komunitetit akademik, tek institucionet publike e private dhe grupet e interesit;
- Të krijojë një mjedis stimulues të kërkimit shkencor për stafin akademik dhe studentët nëpërmjet;
- Standardizimit dhe ndërkombëtarizimit të kërkimit shkencor;
- Trajnimit dhe certifikimit të aftësive të stafit akademik për të prodhuar dhe botuar dije origjinale shkencore;
- Të projektojë reputacionin e vet si një qendër ekspertize në rrafshin kombëtar.
Shtyllat e Kërkimit Shkencor
Disa prej shtyllave kryesore ku mbështetet kërkimi shkencor në UET janë:
- UET publikon 5 revista shkencore: Economicus (ISSN: 2223-6295); Polis (ISSN: 2223-8174), Justicia (ISSN 2223-8654), Medicus (ISSN:2663-7758) dhe Ingenious (ISSN 2789-480). Economicus publikon kërkime në fushën e ekonomisë, zhvillimit dhe IT; Polis publikon kërkime në fushën e shkencave humane dhe shoqërore, Justicia në fushën e së drejtës, ndërsa Medicus publikon kërkime në fushën e shkencave mjekësore, dhe Ingeniuous në fushën e inxhinierisë, teknologjisë dhe arkitekturës. Revistat kanë një bord editorial të përbërë nga profesorë të shquar vendas dhe të huaj; publikon artikuj në gjuhën angleze, dhe mbështetet në një proces ‘double blind peer review’.
- UET ka miratuar The European Charter for Researchers dhe The Code of Conduct for the Recruitment of Researchers
https://ec.europa.eu/euraxess/index.cfm/rights/charterAndCode
https://euraxess.ec.europa.eu/jobs/charter/declaration-endorsement#show_Albania
- UET- i siguron një program trajnimi të strukturuar për stafin akademik në përputhje me gradën shkencore dhe angazhimin në hulumtim.
▪ Early Researcher Certificate
▪ Junior Researcher Certificate
▪ Senior Researcher Certificate
▪ Certificate in Research Methodology
How to publish or Perish
▪ How to lead a research group
- UET siguron mbështetje financiare për kërkimin shkencor. Akademikët në UET janë të inkurajuar që të hulumtojnë dhe të publikojnë dhe në bazë të performancës marrin grantet e tyre kërkimore. Lidhja e shpërblimit financiar me arritje të matshme akademike është një mekanizëm i përshtatshëm për të kontrolluar dhe inkurajuar veprimtarinë shkencore dhe botimet. Në këtë mënyrë universiteti shmang shpërdorimin e burimeve, shpërblen ata që janë më aktivë dhe produktivë në kërkim, dhe krijon një mjedis ku kërkimi është pjesë integrale e jetës universitare.
- Aksesi në Punimet Shkencore. UET përveç publikimeve të veta, ka në biblioteke dhe mbi 4,000 tekste dhe revista akademike të aksesueshme nga studentët dhe stafi akademik. Gjithashtu, UET, nëpërmjet projekteve të ndryshme që ka aplikuar dhe fituar, tashmë ka akses në disa prej revistave dhe librave akademikë nga shtëpitë më të mira botuese ndërkombëtare. Specifikisht, përmes projektit Erasmus+ EUROPS, stafi dhe studentët e UET kane akses tek SAGE dhe EBSCO – platformat ndërkombëtare me mijëra artikuj dhe tekste akademike te nevojshme për kërkimin.
Kërkimi Shkencor
STRATEGJIA E KËRKIMIT SHKENCOR UET
(2021-2025)
VIZIONI
UET synon shndërrimin në një qendër ekselence dhe ekspertize në fushën e studimeve shoqërore, humane, juridike, ekonomike, mjekësore, inxhinierike dhe teknologjisë së informacionit me kontribut të rëndësishëm në planin kombëtar dhe rajonal.
MISIONI
UET synon të konsolidojë identitetin e universitetit si qendër e prodhimit të dijes në Shqipëri e të transformohet nga një institucion i arsimit të lartë i fokusuar në mësimdhënie, në një institucion elitar kërkimor, produkti kërkimor i të cilit kërkohet nga tregu dhe përmirëson në vazhdimësi mësimdhënien dhe eksperiencën studentore në UET.
Në kuadër të misionit të tij, UET në vitin 2015, është bërë pjesë e “The European Charter for Researchers” dhe “The Code of Conduct” “, i cili synon që të nxisë zhvillimin e kërkimit shkencorë, duke pasur në fokus cilësinë e tij.
Për më shumë informacion kliko më poshtë :
OBJEKTIVAT
Nëpërmjet kërkimit shkencor UET synon:
SHTYLLAT E KËRKIMIT SHKENCOR
Disa prej shtyllave kryesore ku mbështetet kërkimi shkencor në UET janë:
1. UET publikon 5 revista shkencore:
Economicus publikon kërkime në fushën e ekonomisë, zhvillimit dhe IT, Polis publikon kërkime në fushën e shkencave humane dhe shoqërore, Justicia në fushën e së drejtës, ndërsa Medicus publikon kërkime në fushën e shkencave mjekësore, dhe Ingeniuous në fushën e inxhinierisë, teknologjisë dhe arkitekturës. Revistat kanë një bord editorial të përbërë nga profesorë të shquar vendas dhe të huaj; publikon artikuj në gjuhën angleze, dhe mbështetet në një proces ‘double blind peer review’.
2. UET ka miratuar The European Charter for Researchers dhe The Code of Conduct for the Recruitment of Researchers
3. UET- i siguron një program trajnimi të strukturuar për stafin akademik në përputhje me gradën shkencore dhe angazhimin në hulumtim.
▪ Early Researcher Certificate
▪ Junior Researcher Certificate
▪ Senior Researcher Certificate
▪ Certificate in Research Methodology
▪ How to publish or Perish
▪ How to lead a research group
4. UET siguron mbështetje financiare për kërkimin shkencor.
Akademikët në UET janë të inkurajuar që të hulumtojnë dhe të publikojnë dhe në bazë të performancës marrin grantet e tyre kërkimore. Lidhja e shpërblimit financiar me arritje të matshme akademike është një mekanizëm i përshtatshëm për të kontrolluar dhe inkurajuar veprimtarinë shkencore dhe botimet. Në këtë mënyrë universiteti shmang shpërdorimin e burimeve, shpërblen ata që janë më aktivë dhe produktivë në kërkim, dhe krijon një mjedis ku kërkimi është pjesë integrale e jetës universitare.
5. Aksesi në Punimet Shkencore.
UET përveç publikimeve të veta, ka në biblioteke dhe mbi 4,000 tekste dhe revista akademike të aksesueshme nga studentët dhe stafi akademik. Gjithashtu, UET, nëpërmjet projekteve të ndryshme që ka aplikuar dhe fituar, tashmë ka akses në disa prej revistave dhe librave akademikë nga shtëpitë më të mira botuese ndërkombëtare. Specifikisht, përmes projektit Erasmus+ EUROPS, stafi dhe studentët e UET kane akses tek SAGE dhe EBSCO – platformat ndërkombëtare me mijëra artikuj dhe tekste akademike te nevojshme për kërkimin.
Suporti administrativ
Universiteti Europian i Tiranës (UET) ofron mbështetje të strukturuar për ekipet kërkimore ndërdisiplinore, duke krijuar një mjedis të favorshëm për zhvillimin e kërkimit shkencor cilësor. Kjo mbështetje realizohet përmes tre njësive kryesore:
- Zv/Rektori për Kërkimin Shkencor dhe Inovacionin, i cili drejton strategjinë kërkimore të universitetit në bashkëpunim me Senatin Akademik. Ky organ harton, monitoron dhe vlerëson objektivat afatmesme dhe afatgjata të kërkimit, duke përditësuar strategjinë dhe analizuar nevojat për përmirësim për të siguruar zhvillimin efektiv të kërkimit shkencor.
- Zyra për Zhvillimin e Projekteve dhe Partneriteteve, e cila luan një rol kyç në mbështetjen e kërkimeve ndërdisiplinore. Kjo zyrë ndihmon në sigurimin e financimeve, krijimin e partneriteteve strategjike dhe përfshirjen aktive të akademikëve, studiuesve të rinj dhe studentëve. Me një rrjet të gjerë bashkëpunëtorësh në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, zyra mbështet kërkimin në fusha të ndryshme, përfshirë shkencat sociale, ekonominë, drejtësinë, edukimin, komunikimin dhe teknologjinë e informacionit.
- Zyra e Standardeve dhe Cilësisë, e cila siguron që kërkimi shkencor në UET të përmbushë standardet më të larta akademike dhe të jetë në përputhje me praktikat më të mira ndërkombëtare. Kjo zyrë monitoron dhe vlerëson performancën kërkimore, duke garantuar cilësinë e botimeve shkencore, procesin e akreditimit të projekteve dhe efektivitetin e strategjisë së kërkimit. Përmes analizës së vazhdueshme dhe mekanizmave të vlerësimit, ajo kontribuon në përmirësimin e vazhdueshëm të kërkimit ndërdisiplinor dhe rritjen e ndikimit të tij.
Në këtë mënyrë, UET jo vetëm që mbështet dhe nxit kërkimin ndërdisiplinor, por edhe siguron që ai të zhvillohet me standarde të larta cilësie dhe të ketë një ndikim të prekshëm në nivel vendor dhe ndërkombëtar.