• STUDIO NË UET
    • FJALA E PRESIDENTIT
    • STUDENTËT NDËRKOMBËTARË
    • DIPLOMË PROFESIONALE
    • BACHELOR
    • PROGRAME TË INTEGRUARA
    • MASTER PROFESIONAL
    • MASTER I SHKENCAVE
    • MASTER I ARTEVE
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOKTORATURA
    • PËR PRINDËRIT
  • STAFI AKADEMIK
    • REKTORI I UET
      • FJALA E REKTORIT
    • ADMINISTRATORI I UET
    • DEKANËT
    • PËRGJEGJËSIT E DEPARTAMENTEVE
    • ORGANIKA
      • FAKULTETI I EKONOMISË, BIZNESIT DHE ZHVILLIMIT
      • FAKULTETI I SHKENCAVE JURIDIKE, POLITIKE DHE MARRËDHËNIEVE NDËRKOMBËTARE
      • FAKULTETI I SHKENCAVE HUMANE, EDUKIMI DHE ARTET LIBERALE
      • FAKULTETI I INXHINIERISË, INFORMATIKËS E ARKITEKTURËS
      • FAKULTETI I SHKENCAVE MJEKËSORE TEKNIKE
  • TË REJAT
  • KËRKIMI SHKENCOR
    • STRATEGJIA
    • PROGRAMI I MADH KËRKIMOR
    • INFRASTRUKTURA FIZIKE
    • REVISTAT SHKENCORE
    • KONFERENCA
    • PUBLIKIMET SHKENCORE
      • ARTIKUJT MË TË CITUAR
    • SHKOLLA SEZONALE
    • PLANI I BARAZISË GJINORE
  • PROJEKTE DHE PARTNERË
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
    • PROJEKTE AKTIVE
  • RRETH UET
    • FAKTE DHE SHIFRA
    • STATUTI
    • BORDI I ADMINISTRIMIT
    • MISIONI DHE VIZIONI
    • NDËRKOMBËTARIZIMI
    • PUNËSIMI NË UET
    • MUNDËSI PUNËSIMI DHE INTERNSHIP
    • RAPORTE VLERËSIMI
  • SHËRBIME
    • SEKRETARIA MESIMORE
    • KËSHILLIMI I KARRIERËS
    • TUTORIATI
    • KLUBET STUDENTORE
    • KËSHILLI I STUDENTËVE
    • ALUMNI
      • PRESIDENTI I ALUMNI
  • sq
    • en_US
0682016616
[email protected]
UET UET

Të ndryshme

Departmet’s Book Review në UET/ Teuta Vodo ngjall debat me “Gjakmarrjen”

  • Date 25 Shtator, 2021

[:sq]

Departmet’s Book Review në UET/ Teuta Vodo ngjall debat me “Gjakmarrjen”

Nën logon e shtëpisë botuese UET Press, Teuta Vodo solli edhe në shqip monografinë e saj “Gjakmarrja – Drejtësia private përballë sistemit gjyqësor shqiptar”, një hulumtim i thelluar mbi fenomenin e gjakmarrjes analizuar në kohë dhe kontekst historik, e përballur me korpusin rregullues ligjor dhe qasjen e institucioneve të drejtësisë.  

 Një vit pasi prezantoi për publikun botimin e saj studimor “Judging Vendetta”, autorja Teuta Vodo e sjell tashmë në shqip këtë monografi, si një kontrubut të qenësishëm për rivlerësimin e këtij fenomeni në kontekst sociologjik, juridik dhe kulturor.

“Teuta Vodo adreson fenomenin e gjakmarrjes përmes një analize historike, statistikore dhe intervistuese, duke zbuluar një fenomen kompleks që përfshin qasjet fillestare të gjyqësorit ndaj gjakmarrjes. Kjo tregon se forcimi i besimit tek institucionet dhe një qeverisje efektive janë baza për të formuar shtetin e së drejtës.”,  thotë  mbi këtë libër Christopher Hodges, Profesor i Sistemeve të Drejtësisë, në Universitetin e Oksfordit.

Filli përshkrues i librit “Gjakmarrja”  arrin të transportojë lexuesin në një dimension sa ligjor aq edhe antropologjik, duke trajtuar një nga temat që ka magjepsur letërsinë ndërkombëtare përmes idesë së komunitetit dhe drejtësisë komunitare, që shpeshherë krahasohet me një parajsë të humbur të mënyrës sesi funksionojnë shoqëritë. Ky libër ofron një gërshetim disiplinash si sociologjia, antropologjia ligjore dhe kriminologjia, duke ofruar mundësinë e një vështrimi të vërtetë multidisiplinar dhe duke studiuar faktorë institucionalë dhe kulturorë. Teuta e vendos objektin e saj në udhëkryqin e disiplinave të ndryshme dhe kujdeset për t’a analizuar në aspektin e sfidave për institucionet dhe politikat publike në Shqipëri sot. Ky libër dëshmon për një punë të madhe në planin empirik, duke pasur parasysh morinë e hulumtimeve të kryera. Në të njëjtën kohë, është një objekt kërkimor që favorizon përgjithësimin e regjimeve rregulluese shoqërore dhe politike të shoqërive dhe trasformimeve të tyre. Fenomeni i gjakmarrjes është studiuar në lidhje me institucionet shtetërore përgjatë ndryshimeve politike që Shqipëria ka pësuar, që nga Perandoria Osmane deri në periudhën aktuale të tranzicionit pas periudhës komuniste. Teuta nxjerr në pah ndarjet dhe vazhdimësitë përmes disa regjimeve: midis dy luftërave dhe mbretërisë së mbretit Zog, regjimit stalinist autokratik dhe demokratizimit pas viteve 1990.  Eksperienca e tranzicionit demokratik përbën një kontekst të rëndësishëm në vetë zgjedhjen e çështjes thelbësore të librit. Libri merr parasysh pasurinë që Kanuni përfaqëson si një trup normash dhe parimesh të së drejtës zakonore, si dhe kompleksitetin e një rregullimi të shoqërisë që mund të rezultojë nga ekzistenca e një shumëllojshmërie formash të drejtësisë brenda të njëjtit vend.

Ky punim multidisiplinar parashtron pyetje, përgjigjet e të cilave mund të gjenden vetëm duke integruar disa disiplina si antropologjia, shkenca politike dhe kriminologjia. Ky libër, ndër të tjera, ndihmon literaturën e kriminologjisë dhe antropologjisë të reflektojë më gjerë mbi rolin e komuniteteve, praktikave informale dhe realitetin kompleks të pluralizmit gjyqësor që karakterizoi disa sisteme. – orienton lexuesin profesor Jacques Commaille[1], në parathënien e këtij studimi.

Ndërsa, autorja Vodo ndalet tek vështirësitë që ka hasur: “Sfida më e madhe kanë qenë statistikat, pasi një pjesë e madhe e këtyre vrasjeve nuk përfundon në gjykata ose përfundon vetëm pasi konflikti ka ndodhur. Ka një rreth vicioz që shkon përtej vrasjes, me pasojat që ajo sjell,  përfshirë këtu edhe ngujimin, kërcënimin etj, fenomene që legjislacioni shqiptar i ka parashikuar tek neni 78 pika 2; jo vetëm gjakmarrjen, por edhe kërcënimin ndaj gjakmarrjes. Prandaj, nga njëra anë kemi institucione që kanë një vullnet shumë të drejtpërdrejtë për ta mposhtur si fenomen, dhe nga ana tjetër një fenomen që sigurisht nuk është aq i thjeshtë për t’u çrrënjosur”, u shpreh ajo në bashkëbisedimin me studentët dhe pedagogët e Shkencave Juridike, Politike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare në UET.

Profesor Shefqet Muçi, duke përgëzuar autoren për punën skrupuloze, theksoi se gjakmarrja ekziston në ato raste kur raporti mes marrëdhënieve individ-institucion të shoqërisë është i dobët ose nuk ekziston fare.

Pedagogu i UET, Xhezair Zaganjori e konsideroi librin shumë të dobishëm për studentët e juridikut dhe për shkencat politike, “aq më tepër që trajton një aspekt shumë interesant të fenomenit të gjakmarrjes në këndvështrimin social, historik e shoqëror”, tha Zaganjori.

Përgjegjësi i Departamentit të Shkencave Sociale të Aplikuara, Prof. Asoc. Dr. Ervis Iljazaj e vlerësoi kontributin e autores duke u ndalur në një tjetër optikë – leximin e fenomenit të gjakmarrjes përgjatë periudhës komuniste.

“Në Korenë e Veriut nuk ekziston fare krimi i organizuar ose fenomene të tilla kriminale. Kur flasim për gjakmarrje, ne po flasim për një fenomen të sociologjisë jurdike apo antropologjisë juridike, po më shumë sociologjike – juridike, dhe nga kjo pikëpamje, brenda këtij regjimi nuk ka sociologji juridike, ka vetëm pozitivizëm juridik. Përpjekja për të ‘zbardhur’ fenomenin gjatë kësaj periudhe është një sfidë dhe kontribut me vlerë.” tha Iljazaj.

Monografia e autores Vodo, botim i UETPRESS, vjen përmes recensave shumë pozitive nga profesorë të nderuar të disiplinace të së Drejtës, pranë universiteteve prestigjioze ndërkombëtare, të cilët spikasin vlerat e punimit për mjedisin shqiptar, sa edhe për atë ndërkombëtar.

“Të gjykosh gjakmarrjen është një studim magjepsës i një paradigme dhune dhe rendi shoqëror të injoruar nga kriminologjia. Por është edhe më shumë se kaq. Ky libër shqyrton historinë e gjatë të shtetkrijimit në Shqipëri dhe qëndrueshmërinë befasuese të së drejtës zakonore përballë reformave ‘modernizuese’ dhe ‘civilizuese’”, çmon Mark Brown , profesor i Kriminologjisë në Universitetin e Sheffield.

[1] Professeur émérite, Sociologie politique du droit et de la justice, l’École normale supérieure de Cachan, Chevalier de la Légion d’honneur, Paris.[:en]

[1] Professeur émérite, Sociologie politique du droit et de la justice, l’École normale supérieure de Cachan, Chevalier de la Légion d’honneur, Paris.

 [:]

  • Share:
admin

Previous post

UET 15 vite, një histori europiane
25 Shtator, 2021

Next post

Historia e UET-it 15-vjeçar
27 Shtator, 2021

You may also like

4R1A8874
Promovohet INGENIOUS 5/1- Ndërthurja e teknologjisë me produktin dhe një role model si Gentjan Zotaj
8 Maj, 2025
WhatsApp Image 2025-05-05 at 19.06.56
UET thellon bashkëpunimin me UN Women Albania, nënshkruan Women’s Empowerment Principles dhe Memorandumin e Bashkëpunimit
6 Maj, 2025
HHA_0964
Mimi Kodheli në FORUMET UET: Vetëm edukimi na çon në BE, duhet të njohim detyrimet tona
2 Maj, 2025

Search

Që nga fillimi i tij në 2006, UET nuk ka reshtur përpjekjet e tij për ta reformuar, strukturuar dhe kompletuar atë, proceset dhe iniciativat që sigurojnë diplomimin me cilësinë më të lartë të studentëve tanë.

Scan here to read our latest QAA review report

Address:

Kompleksi Xhura, Rruga Xhanfize Keko, Tirana, Albania.

STUDIO NË UET

  • Diplomë Profesionale
  • Bachelor
  • Master Profesional
  • Master i Shkencave
  • Master i arteve

Celular

+355682016616

+355689037765

Address:

Kompleksi Xhura, Rruga Xhanfize Keko, Tirana, Albania.

Celular

+355682016616

+355689037765

Email

[email protected]

Rezervo aktivitetin tënd

Facebook-f

Instagram

Linkedin

Email

[email protected]

Rezervo aktivitetin tënd

Facebook-f

Instagram

Youtube

Twitter

© Copyright 2023 UET