Department’s Book Review në UET/ Sektori Publik, nevoja për auditim
Department’s Book Review në UET/ Sektori Publik, nevoja për auditim
Mënyra më e mirë për të siguruar menaxhimin e mirë të qeverisjes, në rang lokal apo qendror, si edhe organizatave publike, mbetet auditimi i brendshëm. Mbi sfidat dhe mangësitë që paraqet sot ky sektor, UET PRESS dhe Prof.Hysen Muceku sjellin librin “Auditimi Publik”
Dokumente, si monografia e profesor Hysen Mucekut, janë të rralla në një fushë me problematikë të madhe si ajo e sektorit publik. Për këtë, UET PRESS sjell librin “Auditimi Publik”, për ta vendosur në qendër të vëmendjes.
Libri i Mucekut, i promovuar dje në mjediset e Universitetit Europian të Tiranës, e ka fokusin tek mirëqeverisja në sektorin publik. Auditimi i sektorit publik, mbetet një sfidë, veçanërisht kur bëhet fjalë për qeverisjen, si në rang qendror ashtu edhe lokal. Auditimi i brendshëm sjell pikërisht sigurinë që enti ose sipërmarrësi, institucioni publik po ecën në rrugën e duhur dhe po menaxhon si duhet.
Mënyra më e mirë për t’i menaxhuar mbetet sistemi i kontrollit të brendshëm. Kjo monografi, me parathënie nga Prof. Dr.Vjollca Karapici (Ibrahimi), përmbledh objektiva në sektorin publik, problematikë mjaft e rëndësishme sidomos me qeverisjen e administratave.
Në një punim me pesë kapituj, autori i librit bën një analizë të faktorëve që ndikojnë në fuqizimin e rolit të auditimit të brendshëm.
Presidenti i UET, Prof. Asoc. Dr. Selami Xhepa tha se kontributi i profesor Mucekut është një vlerë e shtuar dhe e dobishme në fushën e auditimit.
“Dua të komplimentoj profesor Hysenin është personalitet i konfirmuar në këtë lloj fushe dhe në fushat e politikave fiskale. Kontributi i tij përmes këtij punimi mendoj që është një vlerë e shtuar e dobishme”, u shpreh Xhepa, teksa solli në vëmendjen e të pranishmëve edhe problemet kryesore që hasen në këtë fushë.
Ndërsa, Përgjegjësi i Departamentit të Ekonomiksit dhe Financës, Prof. Asoc. Dr. Elvin Meka tha se materiale të tilla, si monografia e Mucekut janë të rralla në Shqipëri.
“Materiale të tilla ose dokumente të tilla nuk janë shumë të shpeshta fatkeqësisht në Shqipëri, pavarësisht se bëhet fjalë për një fushë dhe problematikë që ka të bëjë me auditimin e sektorit publik, i cili për vetë specifikën që ka edhe mangësinë e sektorit duhej të ishte më shumë në qendër të vëmendjes, ose duhej t’i ishte shtuar edhe botës shkencore, por edhe punëve shkencore”, u shpreh Meka.
Ndërsa vetë autori i librit tregoi se fokusi është vendosur tek mirëqeverisja në sektorin publik, por pa lënë mënjanë organizatat jopublike, pasi kanë të njëtat problematika.
“Libri im fokusohet tek mirëqeverisja në sektorin publik, por edhe për organizatat jo publike problematikat janë të njëjta. Të gjithë jemi koshientë për sigurinë dhe cilësinë e infromacionit dhe rëndësinë e tij në vendimmarrje dhe sidomos në botën e sotme”, tha ai.
Pedagogia e UET, Ermela Kripa tha se monografia ka një vlerë të madhe në një vend të vogël, ndërsa sugjeroi që botime të tilla të zgjerohen edhe për sektorin privat.
“Është një monografi e cila ka një vlerë shumë të madhe për një vend të vogël si Shqipëria sepse nuk ka punime kaq të zgjeruara përsa i përket auditimit të brendshëm në sektorin publik, pra të bërë duke përdorur gjithë instrumentat e duhura për një punim cilësor”, tha Kripa.
Bashkëbisedim mes Prof. Asoc. Dr. Hysen Mucekut dhe Departamentit të Ekonomiksit dhe Financës në UET
Elvin Meka: Kemi nderin dhe kënaqësinë të prezantojmë monografinë e publikuar së fundi nga një prej anëtarëve të departamentit, profesor Hysen Mucekut, për librin “Auditimi publik” (Përgjegjshmëria menaxheriale si objektiv). Materiale të tilla ose dokumente të tilla nuk janë shumë të shpeshta fatkeqësisht në Shqipëri, pavarësisht se bëhet fjalë për një fushë dhe problematikë që ka të bëjë me auditimin e sektorit publik, i cili për vetë specifikën që ka edhe mangësinë e sektorit duhej të ishte më shumë në qendër të vëmendjes, ose duhej t’i ishte shtuar edhe botës shkencore, por edhe punëve shkencore. Kemi një kontribut jo të vogël dhe me vlerë, jo nga ato kontribute sa për të mbushur ca faqe që për fat të keq te ne kanë qenë evidente dhe jo të pakta. Kemi një të vërtetë serioze mbi bazën shkencore për të studiuar këtë lloj problematike në këtë sektor. Auditimi i sektorit publik ka shumë sfida, nuk është as e sotmja dhe as e viteve të fundit. Por vitet e fundit duket se ka marrë një vëmendje qoftë edhe në rangje të caktuara drejtuese. Bëhet fjalë për qeverinë, jo vetëm në rang qendror, por dhe në rang lokal, për të punësuar një kombësi më të mirë të sturkurave, brenda çdo enti politik, por edhe për t’i dhënë rolin e vetë ose përgjegjshmërinë që duhet të ketë dhe duhet të luajë auditimi i brendshëm, në funksion jo vetëm të rritjes së përgjegjshmërisë në menaxhim, por edhe për ta vendosur atë në atë që quhet auditim i bazuar në risk për të quajtur të mirëpriturën siguri që enti ose sipërmarrësi, institucioni publik po ecën në rrugën e duhur dhe po menaxhon si duhet.
Hysen Muceku: Libri im fokusohet tek mirëqeverisja në sektorin publik, por edhe për organizatat jo publike problematikat janë të njëjta. Të gjithë jemi koshientë për sigurinë dhe cilësinë e informacionit dhe rëndësinë e tij në vendimmarrje dhe sidomos në botën e sotme, kur krizat globale, rajonale, problematikat me të cilat përballen organizatat qoftë ato publike apo jo publike, menaxhimi i këtyre krizave, risqet, sot në ekonominë globale dhe në tregjet e ndërkombëtarizuara që janë rritur së tepërmi kjo ndodh për shkak të rritjes së teknologjisë së informacionit atëherë shkojmë përballë vendimmarrësve sigurinë dhe cilësinë e informacionit për të marrë vendimin e duhur. Dhe për këtë një rol mjaft të rëndësishëm luajnë sistemet e kontrollit të brendshëm që projektohen, vendosen, funksionojnë dhe përditësohen nga organizata. Vendimi më i mirë për t’i menaxhuar këto është sistemi i kontrollit të brendshëm. Nëse ata do vrojtohen si duhet, do vendosen në vendin e duhur në kohën e duhur atëherë edhe mundësia e menaxhimit dhe e minimizimit të risqeve është më e madhe. Çdo organizatë që të të funksionojë ka një mision një qëllim të caktuar dhe disa objektiva dhe këto objektiva kërcënohen nga risqe të ndryshme dhe të tipologjive të ndryshme. Mjeti më i mirë është sistemi i kontrollit të brendshëm. Por një rol të rëndësishëm këtu kanë shërbimet e sigurisë, pra të auditimit. Sidomos të auditimit të brendshëm, por edhe të auditimit të jashtëm sepse na japin siguri, i thonë menaxhimit të organizatës këto sisteme janë efiçente gjatë gjithë kohës dhe në fund të fundit e mbajnë organizatën në drejtimin e duhur, pra drejt plotësimit të objektivit.
Në monografinë që kam përgatitur jam përpjekur që të paraqes nga ana teorike gjithë problematikën e sistemit të kontrollit të brendshëm dhe të shërbimeve të sigurisë. Ajo që është më e rëndësishmja është problematikat me të cilat përballet sistemi publik, ose shërbimet e auditimit në sistemin publik dhe disa nga problematikat më kryesore janë këto; mosvlerësimi i saktë dhe siç duhet nga menaxherët e organizatave publike, mospërdorimi i këtyre shërbimeve si një mjet në duart e tyre për të menaxhuar organizatën, pra për të plotësuar objektivat e tyre. Ende mjaft drejtues të organizatave nuk njohin rolin dhe vlerat e shërbimeve të sigurisë dhe sistemeve të sigurisë, pra të sistemeve të kontrollit të brendshme. Dhe për këtë duhet të bëjnë përpjekje qoftë institucionet arsimore, siç jemi në universitetet për të rritur kapacitetet e këtij sistemi, por edhe veprimtaritë e sensibilizimit, për t’i njohur më mirë menaxherët e organizatave. Kemi konceptin që për ta keqpërdorur këtë sistem edhe për shkak të trashëgimisë për disa vende siç është edhe Shqipëria. Pra nuk e përdorin si një e mirë nga e cila duhet përfituar, por ende e kanë si një të mirë për ta keqpërdorur më tepër.
Ende disa pika auditimi janë ende në fazën fillestare, sidomos auditimi i performancës që është një nga auditimet kryesore që po përdoret me mjaft efektivitet në vendet e zhvilluara, siç janë vendet e BE-së. Sot organizatat i sigurojnë burimet, por koston e sigurimit të burimeve, cilësia e sigurisë, standardi i këtyre burimeve cili është? Për këtë duhet të japim përgjigje.
Këto lloj burimesh që organizata kanë në dispozicion, si i përdorin? Kanë alternativa përdorimi?
Unë këtu kam diskutur për sektorin publik, por këto janë të vlefshme edhe për organizatat e sektorit jo publik. Ka një fond të caktuar, dhe lind pyetja ku do ta përdorim më me efiçencë. Pra ka alternativa apo siç ndodh shpesh në organizatat publike që përdoren për qëllime elektorale apo qëllime të tjera. Theksin kryesor në libër e kam vendosur tek auditimi i performancës, si është ngritur dhe funksionon qoftë organizata publike, apo jopublike. Ky takim do të shërbejë si pikënisje për të sensibilizuar edhe aktorë të tjerë që këto shërbime të ndiqen më shumë me vëmendje nga menaxherët.
Ermela Kripa: Në çdo kompani, organizatë publike apo jopublike ajo që është e rëndësishme është informacioni financiar ose jofinanciar që u komunikohet të gjithë atyre që ne i quajmë përdorues të informacionit që ju intereson. Unë si analiste e pasqyrave financiare, gjëja e parë që duhet të marr është raporti i auditueseve, edhe pse bëhet fjalë për auditues të jashtëm. Duke analizuar më thellë një raport i audituesit të jashtëm tregon raport të audituesit të brendshëm, sepse në fazat e bërjes së auditimit të jashtëm që është mbi pasqyrat financiare dhe jo vetëm. E nis nga kjo sepse është gjëja që më intereson me cilësinë e marrjes së informacionit duke lexuar raportin e audituesit të brendshëm dhe të jashtëm. Duke nisur nga kjo, monografia që lexova niset me problematika që ka të bëjë me përgjëgjshmërinë manaxheriale si objektiv kryesor sidomos në realitetin tonë shqiptar. Mënyrën se si e shohin menaxherët e drejtuesit e organizatave publike ose jopublike. Ende nuk e kanë kuptuar rolin e rëndësishëm që ka auditimi i brendshëm dhe e konsiderojnë si një pengesë në marrjen e vendimeve të tyre. Po themi që ka një konflikt interesi mes audituesve dhe menaxherëve të njësive ekonomike që kanë organizatat publike ose jopublike.
Përveçse që nuk kuptohet roli i shërbimeve të auditimit, ndonjëherë ka edhe një keqinterpretim nga ana e menaxherëve dhe raporteve që shkruajnë. Besoj që autori i librit nisur nga kjo problematike e ka parë me vend për të bërë këtë që unë do ta quaja një kërkim të pastër shkencor. Gjatë kohës që lexoja monografinë, më është dukur sikur lexoja një doktoraturë. Janë përdorur metoda kërkimi nga më bashkëkohoret për të kuptuar se cilat janë problemtatikat aktuale sa i përket auditimit në Shqipëri. Kjo monografi siguron një tablo mjaft të qartë dhe konçize për sa i përket kontekstit aktual të zhvillimit të auditimit të brendshëm në Shqipëri dhe profesori këtë gjë e ka realizuar shumë mirë.
Profesor Hyseni ka paraqitur se cilat janë strukturat e ndryshme, përgjegjëse të auditimit publik nëpërmjet të cilave është e mundur që të praktikohet edhe auditimi në Shqipëri.
Monografia përmbledh objektiva në sektorin publik që është një problematikë mjaft e rëndësishme sidomos me qeverisjen e administratave. Kjo monografi është dizejnuar në fokus vetëm më auditimin e brendshëm. Ndoshta profesori mund ta zgjerojë këtë kërkim edhe në sektorin privat, por kjo monografi mund të përdoret në të dy sektoret, pra ka një vlerë të dyfishtë qoftë në pjesën akademike dhe praktike. Është një monografi e cila ka një vlerë shumë të madhe për një vend të vogël si Shqipëria sepse nuk ka punime kaq të zgjeruara përsa i përket auditimit të brendshëm në sektorin publik, pra të bërë duke përdorur gjithë instrumentet e duhura për një punim cilësor. Do të tregonte interes shumë të madh për drejtuesit e organizatave publike.
Selami Xhepa: Ne votuesit paguajmë taksa dhe kemi nevojë për një whatch dog që taksat tona të shkojnë në rregull. Kur ne perceptojmë se taksat nuk shpenzohen në mënyrën e duhur, besimi bie, qeverisja bie, besimi tek demokracia bie dhe sistemi politik bie.
Në qoftë se ne jemi investitorë të vegjël dhe investojmë në korportatë dhe shohim që korporata i keqpërdor investimet tona, ose investitorët e mëdhenj shfrytëzojnë investitorët e vegjël, gatishmëria e qytetarëve për të qenë investitorë bie dhe ekonomia bie.
Kjo është arsyeja që kontrollorët janë fondamentalë, janë prokurorët e ekonomisë. I njëjti proces vettingu që u bë për drejtësinë, duhet bërë edhe për kontrollorët, sepse dëmi që i shkaktojnë ekonomisë dhe shoqërisë është i llahtarshëm. N.q.s një auditor, auditor dhe çertifikon një bilanc kontabël fallco, ai na i ka shkaktuar një dëm të jashtëzakonshëm shoqërisë sonë. Unë them që legjislacioni në Shqipëri duhet shikuar në mënyrë të hollësishme për të garantuar integritetin e institucionit.
Shikoj që kemi një problem fondamental të konfliktit të interesit.
Unë nuk e shikoj më shumë faktin që menaxherët nuk e njohin auditorin, por faktin që kush është menaxheri. Këshilli mbikqyrës i një korporatë ka auditorin dhe drejtori ekzekutiv dhe auditori varen nga këshilli mbikqyrës. Në fakt auditori paguhet nga drejtori ekzekutiv merret në punë nga ai, pra kemi të bëjmë me një profil që ka konflikt interesi.
Kemi disa nivele të kontrollit; kontrolli i brendshëm i një ndërmarrje, kontrolli i ministrisë, Kontrolli i Lartë i Shtetit. A mund të krijojmë një kakofoni midis institucioneve të kontrollit dhe askush nuk bën detyrën e tij? A është e mundur që të profilizohen secili prej tyre? Psh. KLSH duhet të jetë ekskluzivisht për performancën, ndërsa kontrolli i brendshëm të shikojë aspekte juridike, ligjore etj.
Meqenëse kemi auditim publik, a është e mundur që vetë publiku të kthehet në një auditor masiv? Pse proceset e prokurimeve të mëdha publike të mos bëhen nën mbikqyrjen e drejtpërdrejtë të publikut?
Pse organizatat e shoqërisë civile, organizatat profesionale, akademike, departamenti etj., të ftohen dhe të marrin pjesë dhe të shohin se si bëhet një prokurim publik? A ka auditim më të mirë se sa ky? Kur ne garantojmë që në gjenezë procesi bëhet transparent dhe i hapur.