• STUDIO NË UET
    • FJALA E PRESIDENTIT
    • STUDENTËT NDËRKOMBËTARË
    • DIPLOMË PROFESIONALE
    • BACHELOR
    • PROGRAME TË INTEGRUARA
    • MASTER PROFESIONAL
    • MASTER I SHKENCAVE
    • MASTER I ARTEVE
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOKTORATURA
    • PËR PRINDËRIT
  • STAFI AKADEMIK
    • REKTORI I UET
      • FJALA E REKTORIT
    • ADMINISTRATORI I UET
    • DEKANËT
    • PËRGJEGJËSIT E DEPARTAMENTEVE
    • ORGANIKA
      • FAKULTETI I EKONOMISË, BIZNESIT DHE ZHVILLIMIT
      • FAKULTETI I SHKENCAVE JURIDIKE, POLITIKE DHE MARRËDHËNIEVE NDËRKOMBËTARE
      • FAKULTETI I SHKENCAVE HUMANE, EDUKIMI DHE ARTET LIBERALE
      • FAKULTETI I INXHINIERISË, INFORMATIKËS E ARKITEKTURËS
      • FAKULTETI I SHKENCAVE MJEKËSORE TEKNIKE
  • TË REJAT
  • KËRKIMI SHKENCOR
    • STRATEGJIA
    • PROGRAMI I MADH KËRKIMOR
    • INFRASTRUKTURA FIZIKE
    • REVISTAT SHKENCORE
    • KONFERENCA
    • PUBLIKIMET SHKENCORE
      • ARTIKUJT MË TË CITUAR
    • SHKOLLA SEZONALE
    • PLANI I BARAZISË GJINORE
  • PROJEKTE DHE PARTNERË
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
    • PROJEKTE AKTIVE
  • RRETH UET
    • FAKTE DHE SHIFRA
    • STATUTI
    • BORDI I ADMINISTRIMIT
    • MISIONI DHE VIZIONI
    • NDËRKOMBËTARIZIMI
    • PUNËSIMI NË UET
    • MUNDËSI PUNËSIMI DHE INTERNSHIP
    • RAPORTE VLERËSIMI
  • SHËRBIME
    • SEKRETARIA MESIMORE
    • KËSHILLIMI I KARRIERËS
    • TUTORIATI
    • KLUBET STUDENTORE
    • KËSHILLI I STUDENTËVE
    • ALUMNI
      • PRESIDENTI I ALUMNI
  • sq
    • en_US
0682016616
[email protected]
UET UET
  • STUDIO NË UET
    • FJALA E PRESIDENTIT
    • STUDENTËT NDËRKOMBËTARË
    • DIPLOMË PROFESIONALE
    • BACHELOR
    • PROGRAME TË INTEGRUARA
    • MASTER PROFESIONAL
    • MASTER I SHKENCAVE
    • MASTER I ARTEVE
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOKTORATURA
    • PËR PRINDËRIT
  • STAFI AKADEMIK
    • REKTORI I UET
      • FJALA E REKTORIT
    • ADMINISTRATORI I UET
    • DEKANËT
    • PËRGJEGJËSIT E DEPARTAMENTEVE
    • ORGANIKA
      • FAKULTETI I EKONOMISË, BIZNESIT DHE ZHVILLIMIT
      • FAKULTETI I SHKENCAVE JURIDIKE, POLITIKE DHE MARRËDHËNIEVE NDËRKOMBËTARE
      • FAKULTETI I SHKENCAVE HUMANE, EDUKIMI DHE ARTET LIBERALE
      • FAKULTETI I INXHINIERISË, INFORMATIKËS E ARKITEKTURËS
      • FAKULTETI I SHKENCAVE MJEKËSORE TEKNIKE
  • TË REJAT
  • KËRKIMI SHKENCOR
    • STRATEGJIA
    • PROGRAMI I MADH KËRKIMOR
    • INFRASTRUKTURA FIZIKE
    • REVISTAT SHKENCORE
    • KONFERENCA
    • PUBLIKIMET SHKENCORE
      • ARTIKUJT MË TË CITUAR
    • SHKOLLA SEZONALE
    • PLANI I BARAZISË GJINORE
  • PROJEKTE DHE PARTNERË
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
    • PROJEKTE AKTIVE
  • RRETH UET
    • FAKTE DHE SHIFRA
    • STATUTI
    • BORDI I ADMINISTRIMIT
    • MISIONI DHE VIZIONI
    • NDËRKOMBËTARIZIMI
    • PUNËSIMI NË UET
    • MUNDËSI PUNËSIMI DHE INTERNSHIP
    • RAPORTE VLERËSIMI
  • SHËRBIME
    • SEKRETARIA MESIMORE
    • KËSHILLIMI I KARRIERËS
    • TUTORIATI
    • KLUBET STUDENTORE
    • KËSHILLI I STUDENTËVE
    • ALUMNI
      • PRESIDENTI I ALUMNI
  • sq
    • en_US

Të ndryshme

Blendi Fevziu sjell rrëfimin e ndjerë për tri gra

  • Date 12 Nëntor, 2019

“Tirana e nonës”/ Blendi Fevziu prezanton sot në sallën aula magna, me studentët e ekselencës në Universitetin Europian të Tiranës librin e tij të ri nga UET PRESS

Blendi Fevziu do të prezantojë sot në orën 13.00, në sallën aulamagna në Universitetin Europian të Tiranës librin e tij të ri “Tirana e nonës”, nga UET PRESS. Përballë studentëve të ekselencës në prani të botuesit Henri Çili, i cili e shoqëron këtë libër e me një pasthënie, ai do të tregojë historinë e tri grave që e frymëzuan të shkruante këtë libër.

“Vepra, për të shuar paksa kuriozitetin e publikut, është një mënyrë ose një histori e njëqind viteve të Tiranës kryeqytet të Shqipërisë, por nëpërmjet historive të pambarimta personale që fëmija, djaloshi, adoleshenti, studenti, gazetari apo personaliteti publik Blendi Fevziu, i ka përjetuar në qytetin ku është lindur dhe është rritur, përmes një historie shumë të komplikuar, por dhe tejet interesante, në të cilën është gjendur familja e tij, gjyshi, gjyshja, stërgjyshi, stërgjyshja, nëna, daja apo rrethi i parë familjar. Duke lexuar këtë rrugëtim, sythet e të cilit të nxjerrin dhe të implikojnë me historinë e Shqipërisë, me historinë e Tiranës, me Toptanët me Topiajt dhe shumë elemente të cilët e kanë bërë aq histori sa ka Tirana jonë ose Tirana e nonës”, shkruan Çili për këtë libër.

I gjithë libri është një udhëtim në kohë, shkruar plot kulturë e stil nga Fevziu.

“Nisa të shkruaja, sapo avioni u shkëput nga pista. Me nxitim, thuajse, libri ishte brenda meje. Priste aty prej kohësh. Dritat ishin shuar dhe njerëzit rrotull dremisnin të lodhur. Bashkë me ta edhe ime bijë, e ulur në krah. Ndërsa udhëtoja mbi Paqësor, në një fluturim që lidh San Franciskon me Honolulunë, shkrova për pesë orë e gjysmë pa ndalim. Kisha mbaruar dy kapitujt e parë të librit. Vijova ta shkruaj pa ndalim edhe për dy muaj të tjerë. Kudo që të isha: në shtëpi, në zyrë, në udhëtim, në hotel, në avion, në tren. Madje edhe nën çadër, në plazhin e zhurmshëm të një qyteti arab. Në fund të muajit të dytë, libri ishte gati”, tregon Blendi në hyrje të librit.

“Javë të tëra më pas nisa të qëmtoja dokumente, shënime, rrëfime, letra të harruara dhe fotografi. Ishte një kthim në kohë, por edhe një prezantim i vërtetë me gjithë ata njerëz, të cilët kishin shënjuar jetën time ose që kishin lënë tek unë pak nga gjaku i tyre. Shumicën as nuk i njoha. Kishin vdekur përpara se unë të vija në këtë botë. Shpesh më sfiliste një ndjenjë faji. Si nuk pyeta më parë? Si nuk u bëra kurioz? Tani shumica nuk jetonin më, kishin ikur me kohë; duke marrë me vete shumë nga përgjigjet e pyetjeve, që më dilnin përpara. Por, gjithsesi, një histori arrita ta ndërtoj, derisa libri mori formë. Ky nuk është një roman! Nuk janë as kujtime të fëmijërisë sime. Është një libër për fatet e tre personave, që unë i njoha në fillimet e mia, po aq sa një libër për transformimin e Tiranës. Madje më shumë sesa një libër, është një borxh. Një prej atyre borxheve, që njeriu duhet t’i kthejë në jetë. Edhe pse jo gjithnjë ia arrin. Ato ishin tri plaka që shenjuan nisjen time në jetë. Investuan gjithçka iu kishte mbetur nga dekada të trazuara të jetës së tyre te një fëmijë. Në radhë të parë, rrëfimet e mrekullueshme për qytetin, pushtetin, fuqinë, dështimin, modestinë dhe zvetënimin. Sot mendoj se ato kishin nevojë t’ia thoshin dikujt. Ishte një lloj borxhi që e mora pa dashje përsipër, pa e ditur. Por, pa dyshim, me besimin se një ditë do ua tregoja sa më shumë njerëzve. Dhe po e bëj sot. Me këtë libër. Duke besuar se kjo histori është kaq magjepsëse, kaq ndryshe, por edhe kaq e njohur njëherazi”, rrëfen Blendi.

Por ky libër i shkruar plot stil është dhe një udhëtim në kohë, për të njohur Tiranën para hyrjes së komunizmit përmes jetës së tri grave kaq frymëzuese.

“Ndaj u ula ta shkruaj këtë libër. Për Nonën, teta Metin dhe Bibinë. Dhe jo vetëm për to. Një libër për qytetin e tyre, siç e njihnin ato, dhe si u bë ai pas vdekjes së tyre. Deri më sot… Dua t’ju tregoj se ato ishin tri gra, thuajse moshatare. Stërgjyshja ime, Nigjari, ose Nona, siç e kam thirrur gjithnjë dhe siç do ta thërras në këtë libër; motra e saj, Ganimeti, ose teta Meti, siç e thërrisja unë, dhe kushërira e tyre e largët, Sybija, ose Bibia, siç do të dalë në këtë libër, që u bë një nënë më shumë për time më. Ishin tri gra që shënjuan jetën time. Tri gra, nga të cilat mësova aq shumë dhe tri gra, të cilat së bashku, ilustrojnë më mirë se kushdo historinë e trazuar të Shqipërisë dhe qytetit ku jetuan, Tiranës. Por, unë e di shumë mirë. S’kam asnjë dilemë për këtë: e para ishte Nona!”, shkruan Blendi.

“Tirana e nonës” do të jetë në stendën e UET PRESS në edicionin e 22 të Panairit të Librit, që do të hapë siparin më 13 nëntor, në Pallatin e Kongreseve. Gjatë ditëve të panairit autori do të jetë i pranishëm në stendë për të gjithë ata që e duan librin me autograf.

  • Share:
admin

Previous post

Letërsia bashkëkohore shqipe, në stendën e UET PRESS
12 Nëntor, 2019

Next post

Trajnimi i UET për infermierë, nevoja për specializim profesionistësh
12 Nëntor, 2019

You may also like

HHA_2300
UET i akordon titullin “Doctor Honoris Causa” ish- presidentit Alfred Moisiu, burrështetas dhe model për politikën
9 Maj, 2025
HHA_1338
Ministrja e Bujqësisë Anila Denaj në FORUMET UET: Bujqësi me kontratë për të prekur tregun e BE-së
9 Maj, 2025
4R1A8874
Promovohet INGENIOUS 5/1- Ndërthurja e teknologjisë me produktin dhe një role model si Gentjan Zotaj
8 Maj, 2025

Search

Që nga fillimi i tij në 2006, UET nuk ka reshtur përpjekjet e tij për ta reformuar, strukturuar dhe kompletuar atë, proceset dhe iniciativat që sigurojnë diplomimin me cilësinë më të lartë të studentëve tanë.

Scan here to read our latest QAA review report



Address:

Kompleksi Xhura, Rruga Xhanfize Keko, Tirana, Albania.

STUDIO NË UET

  • Diplomë Profesionale
  • Bachelor
  • Master Profesional
  • Master i Shkencave
  • Master i arteve



Celular

+355682016616

+355689037765



Address:

Kompleksi Xhura, Rruga Xhanfize Keko, Tirana, Albania.



Celular

+355682016616

+355689037765



Email

[email protected]



Rezervo aktivitetin tënd



Facebook-f




Instagram




Linkedin



Email

[email protected]



Rezervo aktivitetin tënd



Facebook-f




Instagram




Youtube




Twitter

© Copyright 2023 UET