kristi-bello

MSc. Kristi Bello

PhD (C) Kristi Bello, Asistent Lektor, Fakulteti i Shkencave Humane, Edukimit dhe Arteve Liberale

Dekan i Studentëve, Universiteti Europian i Tiranës

 

Ka kryer studimet Universitare në Akademinë e Arteve në vitet 2005-2009 dega Kompozicion në klasën e Prof. As. Endri Sina.

5 vite pedagog i jashtëm për lëndën e Harmonisë, në Akademinë e Arteve si dhe 3 vite pedagog i jashtëm pranë Fakultetit të Arteve, Universiteti Kristal për lëndët Solfezh, Kompozicion, Harmoni Stilistike si dhe Njohuri të Kontekstit Profesional.

Ka punuar në Ministrinë e Kulturës (Janar 2010 – Mars 2017) në pozicionet Specialist dhe më pas Përgjegjës Sektori në Drejtorinë e Krijimtarisë dhe Edukimit përmes Kulturës si dhe Drejtor i Cirkut Kombëtar. Përgjegjës për qarkun Korçë pranë Sportelit Unik për Administrimin e të Drejtave të Autorit (Janar-Qershor 2018). Kompozitor dhe Producent në Studion e Produksionit “OnOff Productions” (Dhjetor 2017 – Korrik 2019).

Koordinator, Drejtues Artistik dhe Anëtar Jurie, në disa aktivitete dhe orkestra si: Konkursi “Fondi i të Rinjve” pranë TKOBAP, Festivali i Muzikës së Vjetër “Vox Baroque”, “A Cappella Fest Albania”, UET Talent, UET Arts Festival, etj.

Koordinator dhe kërkues shkencor në projektin ndërkombëtar “Polyphonia” (Dhjetor 2019-Mars2022).

Drejtor Ekzekutiv i “Qendrës së Artit Kontemporan” (Dhjetor 2018 – Korrik 2020).

Pedagog i ftuar në Universitetin “Lucian Blaga”, Sibiu Rumani; “Vilnius Kolegija”, Vilnius, Lituani; “Valladolid University”, Valladolid, Spanjë; “University of Rouen”, Rouen, France; “Ies Puerta Bonita”, Madrid, Spanjë

Shtator 2019 – në vazhdim themelues dhe drejtues i Studios së Produksionit “Frekuence”.

Nga tetori i vitit 2018, Asistent Lektor në Fakultetin e Shkencave Humane, Edukimit dhe Arteve Liberale pranë Universitetit Europian të Tiranës.

Doktorant në fushën e Shkencave Sociale dhe të Sjelljes

Nga nëntori i vitit 2023, Dekan i Studentëve, në Universitetin Europian të Tiranës