UET 15 vite, një histori europiane
[:sq]
UET 15 vite, një histori europiane
Përvjetori i 15-të i themelimit të Universitetit Europian të Tiranës bëri bashkë studentë e ish-studentë, pedagogë, bashkëpunëtorë e dashamirës, si dhe 6 themeluesit e tij, që e nisën nga një ëndërr dhe e kthyen në një realitet, kaq të bukur dhe domosdoshëm për shoqërinë shqiptare.
Nisi me një sfidë, për të mbërritur aktualisht në një premtim! Vjeshtën e 2006-ës, teksa UET hapi dyert për studentët, 6 themeluesit e tij, Blendi Kajsiu, Ermal Hasimja, Adri Nurellari, Laert Duraj, Robert Rakipllari dhe Henri Çili, mes shumë detajesh, planifikimesh, synimesh, nuk lanë pa menduar moton e universitetit. “E bën dot?” për kohën qëlloi si një “bombë”, që ndikoi, ngacmoi, solli reagime, rrëmbeu vëmendje. Dhe pasi kjo sfidë u kalua me sukses, erdhi motoja e radhës, “Cilësia na diferencon”, çka e shkëpuste këtë universitet nga moria e atyre institucioneve të arsimit të lartë privat, që për kohën nuk ishin të paktë.
Pas diferencimit erdhi përhapja, me “UET është kudo”. Duke iu përgjigjur ndryshimeve të kohës, UET sfioi vetveten me përgjegjësi, nën shprehjen “Një epokë e re po vjen”, huazuar nga Lord Anthony Giddens, njëkohësisht fitues i titullit “Doctor Honoris Causa” dhënë nga ky universitet. Këto moto kanë shoqëruar fazat e kalimit, rritjes dhe zhvillimit të universitetit, i cili sot qëndron përballë shqiptarëve me premtimin “Gjëra të mëdha na presin”.
Pasditen e së mërkurës, më 22 shtator, në oborrin e godinës se re ku UET e starton këtë vit akademik, u kujtuan disa nga fushtatat publicitare ndër vite, u ndanë rrëfime personale, kujtime të asaj kohe, u sollën në vëmendje suksese, por edhe u theksuan sfida të reja.
Për njërin nga themeluesit e UET-së, Blendi Kajsiu, ky universitet ka ditur të tejkalojë sfidat, që shpesh i ka krijuar vetë. Teksa kujtoi kohën dhe mënyrën sesi u prit UET në fillesa, e duke ndjekur gjithë rrugëtimin e tij në konsolidim, Kajsiu tha se UET do të mbetet gjithmonë novator.
Pedagogu dhe themeluesi i Arteve Pamore, Bujar Kapexhiu kërkoi prej gjithësecilit që ka qenë dhe është pjesë e UET-së, të jetë krenar për këtë fakt. Nga ana tjetër, ministrja e Shtetit për Standardet dhe Shërbimet, Milva Ikonomi, e mbresuar nga aftësia e UET për t’iu përgjigjur ndryshimeve, theksoi se ky universitet ka thyer tabutë dhe ka nxitur mendimin kritik.
Presidenti i UET-së, Selami Xhepa tha se UET, falë kontribuutit ndër vite të atyre që kanë qenë pjesë e tij, është kthyer në një pioner kombëtar në fushën e arsimit të lartë privat, i cili mbi të gjitha, ka shtuar vlerat e kapitalit human për kombin tonë.
Teksa bëri një prezantim të shkurtër të rritjes së UET-së në numra studentësh, programesh e bashkëpunimesh, Rektori i UET-së, Tonin Gjuraj, nënvizoi se sfida e këtij universiteti është të konkurrojë së brendshmi dhe të forcojë pozitat në sferën ndërkombëtare.
Selami Xhepa: UET është shndërruar në një besim të fortë publik, për dijen dhe ndërtimin e shoqërisë
Është një histori e nisur nga themeluesit, Çili, Nurellari, Kajsiu, Hasimja, Duro dhe Rakipllari, dhe ku kanë vënë një gur të çmuar personalitete të botës akademike shqiptare. Vizioni i themeluesve, së bashku me përkushtimin, dijen, energjinë e profesorëve dhe të të gjithë stafit i dhanë UET-së statusin e një pioneri kombëtar në fushën e arsimit të lartë privat, të dallueshëm për rekordet në cilësinë e edukimit dhe multidisiplinaritetin e programeve, duke shtuar vlerat e kapitalit human të kombit tonë.
Në cilësinë e presidentit të UET-së, dëshiroj të falenderoj të gjithë drejtuesit e fakulteteve, stafin akademik dhe administrativ dhe të gjithë ata personalitete, që në momente të caktuara, kanë kontribuuar në larësimin e emrit të këtij universiteti.
Në këtë 15-vjetor, jemi krenarë për mijëra studentë që kanë dalë nga UET dhe po i shërbejnë ekonomisë dhe shoqërisë në shumë fusha e profesione, në sektorin publik dhe privat, biznesmenë të suksesshëm apo profesionistë dinjitozë, brenda vendit apo jashtë, në katedra universitare, në organizata prestigjoze kombëtare dhe ndërkombëtare. Në këto 15 vite, lektorë dhe studentë sëbashku, kemi qenë në ndjekjen e rrugëtimit tonë intelektual, duke ndarë dije dhe miqësi mes nesh. Pikërisht rrugëtimi i përbashkët në kërkimin e dijes dhe përhapjen e saj, gatishmëria dhe dëshira për të kosideruar premisat e universitetit, si një hapësirë publike e pakufizuar për gjithëkënd që ka diçka për t’i thënë shoqërisë, janë ato që formojnë edhe vetë karakterin e universitetit tonë.
Filozozofia e punës në UET ka qenë ajo e një edukimi liberal për të eksploruar shkollat e ndryshme të mendimit, idetë dhe traditat duke besuar fort tek vlerat shoqërore që krijohen nga individë mendimtarë dhe të pavarur. Është pikërisht ky karakter specifik i universitetit, që edhe pse jemi një universitet privat, jemi shndërruar në një besim të fortë publik, dedikuar jo vetëm ndjekies së dijes dhe të mësuarit, por edhe drejt një kuptimi më të mirë të jetës, dhe ndërtimit të një shoqërie që ia vlen për të ardhmen tonë.
Rrugëtimi nuk ishte i lehtë, ashtu sikurse për askënd nuk ka qenë i tillë, por navigimi përmes tronditjeve dhe pasigurive të krijuara në këto vite të gjata të tranzicionit, vetëm se e kaliti shoqërinë, duke e bërë atë më të shëndetshme. Siç thotë edhe një proverb i vjetër: “Një det i qetë nuk krijon marinarë të zotë”. Besoj se disa nga këta marinarë janë shndërruar në kapitenë dhe besoj se UET është shndërruar tashmë në një të tillë.
Milva Ikonomi: Gjithmonë më ka bërë përshtyjpje aftësia e UET për të ndryshuar
Të UET-së e kanë zakon që ua japin miqëve fjalën pa iu thënë më parë, sepse e kanë shumë të fortë raportin me miqtë. Unë besoj se jam një mike e UET sepse e kam ndjekur aktivitetin që nga fillimi. Gjëja që më ka bërë më shumë mua përshtypje është aftësia për ndryshim që ka ky universitet nga “E bën dot? “ te “Bëj diçka të madhe!”. Lëvizja e motos në këtë drejtim është fantastike. Unë besoj se me këtë angazhim që ka pasur UET, ka qenë i aftë që të nxisë njëçik debatin intelektual, të flasë për gjëra që kanë qenë të pazakonta, të thyejë tabu dhe të thotë disa gjëra që na kanë vënë në mendime, edhe ne që merremi me politikë. Mua p.sh. para pak ditësh, që pata fatin të takoj Prof. Selamiun dhe Henrin, me thanë: “Duhet të mendosh më mirë për standardetet e universiteteve”. Më gjujatën me gurë te detyra ime e re, pasi unë do të merrem me standardet e shërbimeve.
Ju uroj shumë jetë të gjatë, sepse besoj se me keto ndryshime që po ndodhin jo vetëm në Shqipëri, por edhe globalisht, nevoja për dije dhe sidomos për dije që lidhen me fusha të reja, si inteligjenca artificiale, ndryshimet klimatike, nevoja për të kontrolluar më mirë territorin, nevoja për të dëgjuar më shumë të rinjtë që vijnë me iniciativa të reja, është e madhe. UET e ka këtë aftësinë e të ndryshuarit. Falenderoj prefesorët për të gjithë përpjekjen që kanë bërë në këto vite, për të nxjerrë në pah më të mirat e studentëve shqiptarë. Të gjithë atyre që kanë ndjekur UET-në iu uroj suksese dhe me siguri do të gjejnë mundësi punësimi fantastike në të gjithë territorin e vendit.
Tonin Gjuraj: Shohim përpara me sfidën e përballjes dhe rritjes në sferën ndërkombëtare
Ka qenë gushti i 20016-ës kur mora telefonatën e parë nga 6 bashkë themeluesit dhe u bëra pjesë e këtij instiucioni. Sa i takon linjës akademike u bëra dekan i parë i Shkencave Sociale, pastaj në një shkëputje të vogël prej dy vitesh provova të bëj karrierë diplomatike, por që nuk shkoi gjatë. Nuk është se dështova, por vendosa t’i rikthehem jetës akademike. Që prej 2009 e në vijimësi, deri në këto momente jam pjesë e UET-së, çka shënon një pikë kulmore të karrierës sime akademike.
Përvjetori që UET feston sot, në vitin 2021, gdhend një moment simbolik në historinë e projektit ideal, edukues, kulturor dhe shoqëror, i cili është në të njëjtën kohë historia e atyre që e menduan dhe krijuan këtë insitucion, njerëz të cilëve iu detyrohemi jo vetëm për themelimin e universitetit, por edhe për pjesëmarrjendhe ideimin në vazhdimësi të kësaj ndërtese që përbën UET dhe që formësohet edhe në rolin e profesorëve, stafit, administratës dhe studentëve.
Një vepër befasuese, në krahasim me kontekstin në të cilin lindi. Ishim në fillimet e themelimit të institucioneve të para të arsimit jopublik në Shqipëri dhe që kujton imazhin ndjellës të logos UET, një kullë simbolike e sahatit të Tiranës në sfondin blu të flamurit të Evropës. Këtu fryma e familjes UET ishte shumë e gjallë, në synimin e atyre që 15 vite më parë mishëruan projektin thelemues të UET, duke arritur sot një qëllim që dëshmon thellësinë e një intuite, që i ka rrënjët në historinë inovatore, kërkimit shkencor, impaktit kulturor dhe përfshirjes qytetare.
S’ke si të mos e lexosh impaktin e UET në sistemin e arsimit të lartë, një zë dhe një aktor me rëndësi në debatin për reformën. Për të filluar këtë udhëtim në disa episode, më duket mirësjellje të prezantohemi shkurtimisht.
UET ka sot 4378 studentë aktivë në sistem, 407 të regjistruar deri tani për vitin 2021, pa ciklin e dytë të studimeve. Janë 13 714 të diplomuar në të trija ciklet e studimit, në 15 vite. Studentë të Erasmus+ dhe të shkëmbimeve të tjera në kuadër të marrëveshjeve të ndryshme rreth 300, vetëm pas vitit 2015, vit kur kanë filluar shkëmbimet si dhe 60 studentët huaj të ardhur në institucionin tonë. Nuk po përmend këtu shkëmbimet e stafit, pasi e nisur nga përmasa e UET, e them me bindje se jemi kampionë në këtë drejtim.
UET është i përfaqësuar mjaft mirë në renditjet kombëtare dhe ka marrë fonde konkurruese kërkimore, është bërë pjesë e projekteve kombëtare dhe ndërkombëtare, duke i dhënë një qasje të re botës akademike dhe procesit të studimit në UET, atë të ndërkombëtarizimit dhe përvojës ndërkombëtare.
UET është tashmë i organizuar në 5 fakultete dhe mjaft aktiv në fushat e ndryshme të studimit dhe kërkimit, si në ato të: mjekësisë, inxhinierisë, arkitekturës, arteve dhe sportit, dizajnit, modës, shkencave humane, komunikimit, informatikës dhe teknologjive moderne, burimet natyrore, shkencave politike, marrëdhënive ndërkombëtare, menaxhimit, informatikës ekonomike, drejtësisë, ekonomisë, shëndetit publik, teknologjisësë informacionit.
15 vite janë histori përpjekjesh e sfidash, arritjesh e gëzimesh, por ne jemi ende një universitet i ri që sheh përpara me sfidën e përballjes dhe rritjes, me sfidën e arritjes së universitetve më me traditë se ne, më të suksesshëm se ne në sferën ndërkombëtare.
Marrja e dijes është karakteristika themelore e çdo universiteti. Prodhimi dhe transmetimi i dijeve në praktikat e mira që ka krijuar universiteti, me përkthimin dhe botimin e studimeve shkencore të pedagogëve tanë, apo studiuesve të njohur bashkëpuntorë me ne, na legjitimon ndaj institucioneve dhe qytetarëve që na mbështesin dhe fisnikëron ndaj shoqërisë në tërësi. Dija, kërkimi shkencor dhe mbërritja drejt tyre mbetet gjithmonë në qendër të intersit tonë. Për 15 vite kjo dije, ky kërkim, ka kaluar në disa rrugë kryesore, në atë të edukimit, mësimdhënies, kërkimit shkencor dhe shërbimin ndaj komunitetit.
Ky përvjetor përfaqëson një mundësi të re, të rëndësishme, për të nënvizuar “të qenit një universitet”, për të parë më thellë në brendësi dhe për të hedhur vështrimin larg, duke u rritur në saj të konkurrencës së brendshme dhe duke përfituar nga përvojat dhe praktikat më të mira të universiteteve ndërkombëtare.
Institucioni që kam fatin të drejtoj përditë, përmnbush cilësi të brendshme që transmeton emri tij dhe ky është një rezultat i mrekullueshëm, për të cilin lipset të jemi krenarë, sepse është rezultat i rrugëtimi kolektiv që filloi sëbashku 15 vite më parë.
Bujar Kapexhiu: Shisni mend, se jeni në Universitetin Europian të Tiranës!
Kam kënaqësinë si pedagog i vjetër, në godinën e re, të mbaj një fjalim fare të shkurtër. Nuk do të zgjatem për sukseset, por do të tregoj vetëm një histori të vogël. Në Gjermani, në qytetin Hildesheim, u bë java e artit shqiptar dhe u hap një eskpozitë me karikatura, u dhanë filma shqiptarë, si dhe një ekspozitë arkeologjike. Organizatorët u bën kuriozë dhe u çuditën. Hynin në sallën e filmit dhe më shikonin mua si skenarist, aktor dhe regjisor. Shkonin në ekspozitën e karikaturës dhe shikonin karikaturat e mia.
Në fund fare, njëri nga organizatorët më solli një album shumë të bukur, që kishte vetëm një emër: Loriot. U bëra kurioz dhe i thashë: “Çfarë është kjo ’loriot’”? Tha: “Loriot është një nga artistët më të mëdhenj të Gjermanisë dhe shumë i njohur. Ai është si ty, është aktor, skenarist, regjisor, por edhe karikaturist shumë i njohur”. “Shumë mirë,- i thashë- ,”por unë kam diçka më tepër se Loriot, jam pedagog në Universitetin Europian të Tiranës”. Bëmë shaka dhe me këtë, siç i them unë “shitje mendsh”, ose dikush do të thoshte krenari, une ju them juve të gjithëve punonjës, pedagogë, studentë: Shisni mend se jeni në Universitetin Europian të Tiranës!
Blendi Kajsiu: UET është mëse i aftë t’i tejkalojë sfidat, që shpesh po vet i prodhon
Unë tashmë nuk jam pjesë e këtij universiteti, por më ftuan këtu si një nga themeluesit e tij dhe natyrisht që ishte kënaqësi shumë e madhe për mua të isha këtu me miqtë e mi, që themeluan këtë universitet, si dhe me gjithë grupin, stafin, pedagogët dhe dashamirësit e universitetit. Kur u themelua universiteti, mbaj mend që fushata e parë e PR-it që bëmë, apo më mirë e reklamës, ishte “E bën dot?”. Ishin disa imazhe që tërhoqën vëmendjen e publikut, që nga Vojo Kushi e me radhë natyrisht, që stimuluan edhe debat, “komunist”, “antikomunist”, “pse Vojo Kushin?”, “pse Mic Sokolin?”. Ishte një fushatë që ia arriti qëllimit që kishte UET, që ishte të ngacmonte shoqërinë dhe te provokonte debat dhe diskutim. Ishte një sfidë që ne menduam se po ia bënim shoqërisë me parullën “E bën dot”, që edhe ajo u diskutua, se ka nënkuptime të mira, të këqia që ndoshta neve nuk ka kishin shkuar ndërmend. Por vite më vonë, një nga miqtë e mi, më vuri në dukje, që: “Ajo parullë “E bën dot?” në fakt nuk ishte thjesht për shoqërinë, por ishte edhe për ju. Ishte subkoshienca juaj, e 4-5 apo 6 ҫunakëve, që në fakt nuk po i thonin thjesht shoqërisë, por edhe vetes ‘E bëjmë dot?’”.
Ndërmorëm një nismë që ishte shumë më e madhe se ҫ’ishim ne. Ishim disa individë të dashuruar me dijen, me librat, por dhe me banaqet e debatit televiziv dhe sfida natyrisht nuk ishte thjesht per shoqërinë, por ishte edhe për ne. Kur shikoj tani mbas 15 vitesh konsolidimin e UET-it si markë, serinë e gjatë të ngacmiveve intelektuale, mendore që i ka bërë shoqërisë, mendoj që përgjigjia është që “U bë”.
Në këtë aspekt është kënaqësi dhe krenari të jem sot midis jush, për të parë konsolidimin e instititucionit, rritjen e stafit pedagogjik, të dashamirësve, ndikimin dhe sjelljen e mendimit të ri dhe provokues që UET-i i ka dhënë shoqërisë dhe shoqëria jonë ka nevojë për mendim te ri, ka nevojë për provokim, ka nevojë për debat dhe diskutim që shpesh na mungon. Shikoj që UET-i vazhdon të sfidojë veten dhe shoqërinë, vazhdon të prodhojë sfida për shoqërinë, por dhe për vetveten, por sot lajmi pozitiv është që UET-i tashmë është mëse i aftë t’i tejkalojë këto sfida që shpesh po vet ai prodhon. Kështu që faleminderit për ftesën! Urime UET-it për 15 vjetorin, urime stafit pedagogjik, urime studenteve dhe te gjithë atyre që kanë hedhur energjitë për ta kthyer atë ëndërr, atë deshirë, në një realitet kaq të bukur sot. /Gazeta Liberale
[:en]