PhD Pleurat Rexhepi
Pleurat Rexhepi është akademik, kërkues dhe konsulent biznesi me një përvojë të gjerë në strategjinë korporative dhe menaxhimin ndërkombëtar. Ai mban titullin Doktor i Shkencave (PhD) nga King’s College London, ku përfundoi studimet me bursë nga Fondi i Ekselencës. Studimet master i ka zhvilluar për MSc në Menaxhim dhe Auditim të Brendshëm në Cass Business School, ndërsa është i diplomuar në fushën e Biznesit dhe Menaxhimit Ndërkombëtar nga Oxford Brookes University në Britaninë e Madhe.
Në rrafshin akademik, z.Rexhepi është lektor për lëndët e: Marketingut Ndërkombëtar, Inovacione, Qeverisje Korporate dhe Menaxhim i Shërbimeve Publike. Ai gjithashtu drejton Qëndrën Kërkimore për Zhvillim të Qëndrushëm në Universitetin Europian të Tiranës duke drejtuar projekte të ndryshme në fushën e biznesit, sipërmarjes dhe ekonomisë.
Pleurati ka një ekperiencë disa vjeçare si lektor në Universitetin e Tiranës dhe ka shërbyer si kordinator/këshillues në Këshillin e Ministrave për analizat e politikave shtetërore për njësinë e Inovacionit.
Ai ka luajtur një rol kyç në transformimin e linjave të prodhimit dhe ka firmosur kontrata strategjike me partnerë ndërkombëtar si Apple (përfaqësim zyrat) në Shqipëri në vitin 2006. I njohur për aftësitë e tij të larta negociuese dhe kërkimin e tregut, ai integron me sukses dijen shkencore me praktikat e biznesit global.

