Msc. Gazmir Hallaci
Asistent lektor – Msc. Gazmir Hallaçi
Ka përfunduar studimet në Master shkencor Inxhinieri Ndërtimi, me profil Inxhinier Strukturash dhe pasionin e tij për dizajn të avancuar e ka konkretizuar me një Master Profesional në Projektim Arkitektonik dhe Parametrik.
Përvoja e tij profesionale është e larmishme me pozicione të ndryshme si inxhinier projektues, konsulent/ekspert i jashtëm dhe mbikëqyrje te punimeve te ndërtimit. Prej disa vitesh projektues i strukturave prej betoni të armuar, konstruksioneve metalike dhe druri, me projekte të realizuara dhe në New York, SHBA. Ka përfunduar trajnime dhe është certifikuar në fushën e Vlerësimi i Pasurive të Paluajtshme, Auditimi Energjetik, Standardet e Laboratorëve të Testimit dhe Ekspert i Sigurisë dhe mbrojtjes nga Zjarri.