Master Profesional

Pse të zgjidhni një program Master Profesional?
Programet Master Profesional (MP) kanë natyrë aplikative dhe ofrojnë formim kryesisht praktik, për arritjen e objektivave profesionale sipas profilit të zgjedhur, me qëllim punësimin ose kualifikimin në një drejtim të ngushtë. Këto programe i përshtaten çdo moshe, çdo niveli, pas përfundimit të studimeve Bachelor.

Një diplomë Master Profesional zhvillon tek studenti aftësi për mendim të thelluar analitik dhe të pavarur, vlerësim kritik dhe profesional, aftësi për të zgjidhur probleme komplekse dhe për t’u rritur në karrierën profesionale. Një tjetër avantazh i diplomës Master Profesional është mundësia për t’u formuar plotësisht në fushën që ju intereson, si një përvojë e çmuar dhe garanci për tregun e punës.

Programet në Master Profesional ofrohen 60 kredite ECTS. Ato janë një nga produktet akademike më fleksibël  në UET, pasi këto programe janë vazhdimisht në proces përshtatje më kërkesat e tregut vendas dhe të zhvillimeve rajonale.


Frekuentimi

Për programet e studimit Master Profesional frekuentimi është i detyrueshëm në masën 80% (tetëdhjetë) të leksioneve dhe seminareve.


Diplomimi

Punimi i diplomës Master Profesional është një punim me karakter aplikativ, empirik. Punimi i diplomës duhet të jetë punim origjinal, ku studenti kryesisht aplikon një teori, skemë, parim në një objekt konkret studimi. Tema mund të jetë studim i një rasti ose studim krahasues. Ajo përmban 14-15 mijë fjalë. Diploma zhvillohet me ndihmën e një profesori që e udhëheq studentin deri në finalizimin e temës së diplomës. 

 


Fakulteti i Shkencave Juridike, Politike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare

Drejtësi me profil ‘E Drejta Administrative’
Drejtësi me profil ‘E Drejtë Europiane’
Drejtësi me profil ‘E Drejtë Ndërkombëtare’

Studime të Sigurisë me profil ‘Çështje të sigurisë’
Studime të Sigurisë me profil ‘Studime Rajonale’
Studime të Sigurisë me profilGjeopolitikë’
Studime të Sigurisë me profil ‘Siguria e sistemeve të informacionit’
Studime të Sigurisë me profil ‘Menaxhim dhe vlerësim projektesh’

 


Fakulteti i Ekonomisë, Biznesit dhe Zhvillimit

Financë me profil ‘Banka dhe Tregje Financiare’
Financë me profil ‘Kontabilitet & Raportim Financiar’
Financë me profil ‘Auditim dhe Menaxhim Risku’
Financë me profil ‘Administrim Publik’
Financë me profil ‘Menaxhim dhe Vlerësim Projektesh’

Marketing me profil ‘Turizëm’
Marketing me profil ‘Inovacion’
Marketing me profil ‘Menaxhim dhe Vlerësim Projektesh’
Marketing me profil ‘TV Multimedia’
Marketing me profil ‘Marrëdhënie Publike Politike’

Menaxhim Biznesi me profil ‘Menaxhimi SME-ve’
Menaxhim Biznesi me profil ‘Menaxhim i Burimeve Njerëzore’
Menaxhim Biznesi me profil ‘Menaxhim dhe Vlerësim Projektesh’
Menaxhim Biznesi me profil ‘Administrim Publik’
Menaxhim Biznesi me profil me profil ‘Administrim Territori’

Audit me profil ‘Auditim dhe Menaxhim Risku’
Audit me profil ‘Auditimi i Institucioneve Financiare’
Audit me profil ‘Menaxhim dhe Vlerësim Projektesh
Audit me profil ‘Kontabilitet dhe Raportim Financiar
Audit me profil ‘Administrim Publik’

 

Fakulteti i Shkencave Humane, Edukimit dhe Arteve Liberale

Komunikim me profil ‘Gazetari dhe Media të Reja’
Komunikim me profil ‘Marrëdhënie Publike Politike’
Komunikim me profil ‘Shkrim Krijues’
Komunikim me profil ‘Menaxhim Marketingu’
Komunikim me profil ‘TV Multimedia’

Mësuesi për Arsimin Fillor 

Psikologji e Aplikuar me profil ‘Psikologji Klinike’
Psikologji e Aplikuar  me profil ‘Psikologji Shkollore’
Psikologji e Aplikuar  me profil ‘Psikologji Këshillimi’
Psikologji e Aplikuar  me profil ‘Psikologji Organizacionale’
Psikologji e Aplikuar  me profil ‘Menaxhim dhe vlerësim Projektesh’

 

Fakulteti i Inxhinierisë, Informatikës dhe Arkitekturës

Informatikë e aplikuar me profil ‘Dizenjim dhe Zhvillim Aplikimesh’
Informatikë e aplikuar  me profil ‘Menaxhim të Dhënash’
Informatikë e aplikuar me profil ‘Siguria e Sistemeve të Informacionit’
Informatikë e aplikuar me profil ‘TV- Multimedia’
Informatikë e aplikuar me profil ‘Menaxhim dhe Vlerësim Projektesh’


Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike

Infermieri me profil ‘Infermieri në Kujdesin Shëndetësor Parësor’
Infermieri me profil ‘Infermieri Kirurgjikale’
Infermieri me profil ‘Nutricion dhe Dietologji’