Leksion i hapur në UET: Si t’i kuptojmë imazhet që ‘nuk thonë asgjë’

Universiteti Europian i Tiranës në kuadër të leksioneve të hapura që zhvillon përgjatë vitit akademik, ditën e premte ka të ftuar në ambientet e tij Prof. Asoc. Dr. Krešimir Purgar i cili vjen nga The Academy of Arts and Culture, Josip Juraj Strossmayer University of Osijek, Croatia.
Ky organizim shënon njëkohësisht takimin e parë të këtij viti akademik për Klubin e Arteve, në UET.
Pedagogu i shquar do të diskutojë mbi imazhin dhe domethënien e tij. Si mund të kuptojmë imazhe të cilat ‘nuk duan të thonë asgjë’, është kjo tema e leksionit. Veçanërisht studentët e artit pamor si dhe komunikimit do të kenë mundësinë të zgjerojnë njohuritë e tyre në fushat përkatëse të studimit. Sot teknologjia ka ndryshuar mjaft perceptimin tonë mbi terma të tilla si ‘prezantimi’, ‘virtualiteti’ apo ‘përfshirja’. Autori propozon konceptin gjithëpërfshirës të “paraqitjes pikturore” që merr parasysh perspektivat fenomenologjike, semiotike dhe historike të artit në imazhet e vjetra dhe ato të reja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *