Universiteti Europian i Tiranës, pjesë e Kongresit Ndërkombëtar të Hematogjisë
Universiteti Europian i Tiranës, pjesë e Kongresit Ndërkombëtar të Hematogjisë
Është zhvilluar Kongresi i 13-të i Shoqatës Shqiptare të Hematologjisë me pjesëmarrjen e profesorëve të shquar nga vendet e rajonit, konkretisht nga Greqia, Kroacia, Italia. Profesor Meletios Dimpoulus, një nga personalitetet më me emër të fushës, ishte i ftuar në Kongres.
Ky organizim ishte i rëndësishëm përshkak se trajtoi një veprimtari shkencore të lidhura me sëmundjet e gjakut të cilat janë mjaft të përhapura në vendin tonë por më gjerë edhe në rajon.
Universiteti Europian i Tiranës u bë partner aktiv i kësaj veprimtarie sepse konkluzionet shkencore që dolën prej tij janë një burim i ri dijenish që do t’i transmetohen studentëve. UET dha kontribut aktiv me botimin e abstrakteve të referateve që u paraqitën në konkres dhe duke botuar posaçërisht për këtë kongres, numrin e dytë të revistës shkencore Medicus.
Stenda me material të UET dhe të Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike u ekspozua në këtë veprimtari dhe ngjalli interes tek pjesëmarrësit.
UET nëpërmjet Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike do të krijojë dhe në të ardhmen ura bashkëpunimi me specialitete të ndryshme të mjekësisë tonë dhe eventeve të tilla ndërkombëtare për të marrë prej tyre të dhëna shkencore bashkëkohore të vlefshme për t’u përfshirë në kurrikula mësimore.