UET partner i aktiviteteve për 110 vjetorin e Normales së Elbasanit
Universitetit Aleksandër Xhuvani në Elbasan në bashkëpunim me Bashkinë e Elbasanit dhe Universitetin Europian të Tiranës zhvilluan një gamë aktivitetesh për tre ditë në qytetin e Elabasanit, duke filluar me konferencën shkencre deri tek shfaqja e arkivit dixhital të kësaj shkolle në muret e kalasë së Elbasanit.
Shkolla Normale e Elbasanit, e krijuar më dhjetor të vitit 1909, është shkolla e parë e arsimit të lartë në gjuhën shqipe, e krijuar në bazë të vendimeve të Kongresit të Elbasanit, i cili ishte mbajtur tre muaj më parë, më 2-9 shtator 1909. Për herë të parë, më 1 dhjetor 1909, me 140 nxënës nga e gjithë Shqipëria ulen në bankat e kësaj shkolle. Dhe për të kujtuar këtë eveniment tepër të rëndësishëm për historinë e arsimit të lartë në Shqipëri, Universitetit Aleksandër Xhuvani në Elbasan në bashkëpunim me Bashkinë e Elbasanit dhe Universitetin Europian të Tiranës zhvilluan një gamë aktivitetesh për tre ditë në qytetin e Elabasnit, duke filluar me konferencën shkencre deri tek shfaqja e arkivit dixhital të kas shkolle në muret e kalasë së Elbasanit.
Gjatë fjalës së konferencës për 110 vjetorin e Normales së Elabasanit, Rektori i Universitetit Aleksandër Xhuvani në Elbasan Prof. Dr. Skëmder Topi theksoi se ky universitet është pasuesi direkt i Normales së Elbasanit. “Nisur që nga Kongresi i Manastirit shqiptarët ia kishin dalur të shmangnin konfliktet në cdo mjedis kulturor. E hapur që para 110 vitesh kjo shkollë ende rrezaton dije dhe model qytetarie. Ajo synoi të kishte karakter ndërkombëtar duke pranuar nxënës nga të gjitha trojesh shqipëtare. Mësimdhënia përbëhej nga staf i specializuar, personalitetet më të rëndësishme të kohës dhe ndër vite u angazhuan stafe nga vende të ndryshme. Normalja e Elbasanit ishte mbarkombëtare dhe nga përmbajtja e lëndëve mësimore të cilat kishin si synim jo vetëm formimin profesional të mësuesëve të ardhshëm por edhe edhe formimin patriotik si qytetar i vendit. Normalja e ndryshoi qytetin, ku të gjithë gjetën ngrohtësinë e qytetit që e donte shkollën dhe dijen. Po ashtu solli një nivel inteligjence shkencore dhe kulturore. Jeta e qytetit u pasqyrua me aktivitete të ndryshme brenda ose jashtë shkollore. Në vitin 1991 kemi të bëjmë me Universitetin e Elbasanit. Ky institucin, një nga më të rëndësisshmit në Shqipëri lidhet ngusht me traditën, inteligjencën dhe trashëgiminë e shkëlqyer nga rrugëtimi i Normales. Kjo shkollë e ktheu qytetin në një qytet institucionesh, një sistem kombëtar arsimor jo politik, ishte një shkollë e cila bashkoi shpresat dhe idealet patriotike. Normalja e Elbasanit është institucioni i cili bashkoi dijen na dha shumë mundësi të arta dhe është institucioni i cili është një pikë referimi edhe në ditët e sotme” u shpreh Rektori i Universitetit të Elbasanit profesor Topi.
Duke qenë se kjo shkollë ka një lidhje të rëndësishme me të gjitha universitetet, është e rëndësishme të dimë mënyrat se si u përthith informacioni për shkollat e tjera që ishin një rrjedhë e saj. Henri Çili, Kryetari i Bordit të Administrimit në UET thekson arsyet se si i ka shërbyer ky institucion universiteteve shtetërore dhe private.
Dua të përmend disa arsye për të cilat jemi mbledhur në këtë event. Si universitet i ri i krijuar në vitin 2006, kemi një lidhje arsimore me Elbasanin sepse duhet të themi se normalja e Elbasanit është shkolla e shkollave. Lidhur me këtë institucion dhe në përgjithësi të kombeve, ka një pikë zero ku fillon ndërtimi i sistemit arsimor. Kjo datë, 1 dhjetor i vitit 1909 është dita e themelimit të Shkollës Normale. Dua të ndaloj në 10 domethënie se pse Normalia e Elbasanit ka një rëndësi kaq të madhe në galaktikën e formësimit tonë si shtet dhe si shoqëri. Në cdo shoqëri sado pak e organizuar të jetë ajo sistemi arsimor i ngjan pak a shumë sistemit nervor. Jo më kot shkolla normale mori emrin Normale e cila u ndërtua në Elbasan, pati një impakt gjenialiteti duke formuar themelimin e arsimit shqiptar. Unë do të thoja që më e rëndësishmja me këtë shkollë është karakteri i saj i jashtëzakondshëm, më shumë se shkollë e mesme dhe më shumë se shkollë e lartë. Po ashtu jo vetëm ishti institucioni i parë arsimor shkencor por ishte dhe baza e shkencave të edukimit. Kur flasim për shkencat e edukimit, përmendim modulet dhe mënyrën se si shoqëria mund të përthithi informacionin duke e çuar tek brezat e ardhshëm” shtoi Henri Çili.
Ndërkohë profesoresha e edukimit në Universitetin Euripian të Tiranës theksoi Normalja e Elbasanit ishte një institucion që përfaqësoi dinjitetin e kombit. Duke shtuar më tej gjatë fjalës në këtë konferencë, profesoresha e edukimit theksoi se kjo shkollë me anë të produktit të saj çoi drejt krijimit të një tradite mbarëkombëtare zhvilluese për arsimin.
Në këtë konferencë për 110 Vjetorin e Normales së Elbasanit ishin të ftuar edhe akademike nga Kosova, profesori Bajram Kosumi Rektor i Universitetit Kadri Zeka dhe profesor nga Universiteti i Tetovës në Maqedoni.