UET i dhuron aparat eko zemre Spitalit “Shefqet Ndroqi

Universiteti Europian i Tiranës i ka dhuruar një aparat eko zemre Spitalit “Shefqet Ndroqi” për të mbështetur dhe lehtësuar punën e mjekëve dhe imazheristëve që punojnë pranë këtij spitali.
Ky kontribut, i cili ndikon drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve, vjen në kuadër të nismave të vazhdueshme që realizon universiteti, si dhe në vazhdën e bashkëpunimeve mes dy institucioneve.
Administratori i UET, Tildi Çadri dhe Përgjegjësja e Departamentit të Infermierisë dhe Fizioterapisë, Dorina Dervishi, zhvilluan një takim me drejtoreshën e Spitalit “Shefqet Ndroqi”, Elisaveta Treska, e cila falënderoi universitetin për mbështetjen dhe ndihmën ndaj mjekëve e pacientëve.
Po ashtu, ata folën për vijimin e bashkëpunimeve të mëtejshme për të ofruar praktika dhe punësim të studentëve që vijojnë studimet në programet Imazheri, Infermieri dhe Fiozioterpai pranë Fakultetit të Shkencave Mjekësore Reknike.
Bashkëpunimi i nisur ndër vite gjithmonë ka sjellë frytet e veta pozitive, jo vetëm përmes mundësimit të praktikave, por edhe përmes ofrimit të këshillave dhe sugjerimeve për pasurimin kurrikualve, sjelljes në auditor dhe ndarjes me studentët të praktikave mjekësore nga puna e përditshme me pacientët, si dhe dhënies së kontributit në revistën shkencore që boton fakulteti, “Medicus”.


