• STUDIO NË UET
    • FJALA E PRESIDENTIT
    • STUDENTËT NDËRKOMBËTARË
    • DIPLOMË PROFESIONALE
    • BACHELOR
    • PROGRAME TË INTEGRUARA
    • MASTER PROFESIONAL
    • MASTER I SHKENCAVE
    • MASTER I ARTEVE
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOKTORATURA
    • PËR PRINDËRIT
  • STAFI AKADEMIK
    • REKTORI I UET
      • FJALA E REKTORIT
    • ADMINISTRATORI I UET
    • DEKANËT
    • PËRGJEGJËSIT E DEPARTAMENTEVE
    • ORGANIKA
      • FAKULTETI I EKONOMISË, BIZNESIT DHE ZHVILLIMIT
      • FAKULTETI I SHKENCAVE JURIDIKE, POLITIKE DHE MARRËDHËNIEVE NDËRKOMBËTARE
      • FAKULTETI I SHKENCAVE HUMANE, EDUKIMI DHE ARTET LIBERALE
      • FAKULTETI I INXHINIERISË, INFORMATIKËS E ARKITEKTURËS
      • FAKULTETI I SHKENCAVE MJEKËSORE TEKNIKE
  • TË REJAT
  • KËRKIMI SHKENCOR
    • STRATEGJIA
    • PROGRAMI I MADH KËRKIMOR
    • INFRASTRUKTURA FIZIKE
    • REVISTAT SHKENCORE
    • KONFERENCA
    • PUBLIKIMET SHKENCORE
      • ARTIKUJT MË TË CITUAR
    • SHKOLLA SEZONALE
    • PLANI I BARAZISË GJINORE
  • PROJEKTE DHE PARTNERË
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
    • PROJEKTE AKTIVE
  • RRETH UET
    • FAKTE DHE SHIFRA
    • STATUTI
    • BORDI I ADMINISTRIMIT
    • MISIONI DHE VIZIONI
    • NDËRKOMBËTARIZIMI
    • PUNËSIMI NË UET
    • MUNDËSI PUNËSIMI DHE INTERNSHIP
    • RAPORTE VLERËSIMI
  • SHËRBIME
    • SEKRETARIA MESIMORE
    • KËSHILLIMI I KARRIERËS
    • TUTORIATI
    • KLUBET STUDENTORE
    • KËSHILLI I STUDENTËVE
    • ALUMNI
      • PRESIDENTI I ALUMNI
  • sq
    • en_US
0682016616
[email protected]
UET UET
  • STUDIO NË UET
    • FJALA E PRESIDENTIT
    • STUDENTËT NDËRKOMBËTARË
    • DIPLOMË PROFESIONALE
    • BACHELOR
    • PROGRAME TË INTEGRUARA
    • MASTER PROFESIONAL
    • MASTER I SHKENCAVE
    • MASTER I ARTEVE
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOKTORATURA
    • PËR PRINDËRIT
  • STAFI AKADEMIK
    • REKTORI I UET
      • FJALA E REKTORIT
    • ADMINISTRATORI I UET
    • DEKANËT
    • PËRGJEGJËSIT E DEPARTAMENTEVE
    • ORGANIKA
      • FAKULTETI I EKONOMISË, BIZNESIT DHE ZHVILLIMIT
      • FAKULTETI I SHKENCAVE JURIDIKE, POLITIKE DHE MARRËDHËNIEVE NDËRKOMBËTARE
      • FAKULTETI I SHKENCAVE HUMANE, EDUKIMI DHE ARTET LIBERALE
      • FAKULTETI I INXHINIERISË, INFORMATIKËS E ARKITEKTURËS
      • FAKULTETI I SHKENCAVE MJEKËSORE TEKNIKE
  • TË REJAT
  • KËRKIMI SHKENCOR
    • STRATEGJIA
    • PROGRAMI I MADH KËRKIMOR
    • INFRASTRUKTURA FIZIKE
    • REVISTAT SHKENCORE
    • KONFERENCA
    • PUBLIKIMET SHKENCORE
      • ARTIKUJT MË TË CITUAR
    • SHKOLLA SEZONALE
    • PLANI I BARAZISË GJINORE
  • PROJEKTE DHE PARTNERË
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
    • PROJEKTE AKTIVE
  • RRETH UET
    • FAKTE DHE SHIFRA
    • STATUTI
    • BORDI I ADMINISTRIMIT
    • MISIONI DHE VIZIONI
    • NDËRKOMBËTARIZIMI
    • PUNËSIMI NË UET
    • MUNDËSI PUNËSIMI DHE INTERNSHIP
    • RAPORTE VLERËSIMI
  • SHËRBIME
    • SEKRETARIA MESIMORE
    • KËSHILLIMI I KARRIERËS
    • TUTORIATI
    • KLUBET STUDENTORE
    • KËSHILLI I STUDENTËVE
    • ALUMNI
      • PRESIDENTI I ALUMNI
  • sq
    • en_US

Aktivitete

UET i akordon titullin “Doctor Honoris Causa” ish- presidentit Alfred Moisiu, burrështetas dhe model për politikën

  • Date 9 Maj, 2025

Në ditën simbol të unitetit dhe paqes për Europën, Universiteti Europian i Tiranës i akordoi titullin “Doctor Honoris Causa” personalitetit që i mishëroi më së miri këto vlera gjatë ushtrimit të detyrës së kryetarit të shtetit të Shqipërisë, z. Alfred Moisiu. Me një karrierë të gjatë ushtarake e politike, Moisiu mbajti postin e presidentit të Shqipërisë në vitet 2002-2007, duke dalluar me përkushtimin, respektin ndaj ligjit, paanshmërinë, përpjekjen për unitet dhe bashkim kombëtar.

Nderimi u bë në një ceremoni të veçantë në ambientet e universitetit, me të ftuar kryetaren e Kuvendit, znj. Elisa Spiropali, ish-presidentin e Kosovës, z. Behgjet Pacolli, politikanë me kontribut ndër vite, personalitete dhe figura publike të fushave të ndryshme, rektorë të universiteteve partnere, familjarë, miq dhe bashkëpunëtorë të z. Moisiut.

Duke shpjeguar arsyen e zgjedhjes së kësaj datë për dhënien e këtij titulli, presidenti i UET, prof. asoc. dr. Selami Xhepa tha se paqja gati 80-vjeçare e Europës është lëkundur dhe më shumë se kurrë kërkohen jo vetëm burime ekonomike, por mbi të gjitha lidership, modele të shtetarëve të urtë që kanë ditur ta çojnë kontinentin drejt prosperitetit.

“Ju z. Moisiu mendoj se jeni një shembull shtetari se si duke vendosur në radhë të parë interesat afatgjata të vendit duke bërë që kontributi juaj të përjetësohet në historinë e vendit.”

Kryetarja e Kuvendit, znj. Elisa Spiropali përgëzoi universitetin, duke u shprehur se nuk mund të kishte ditë më të bukur dhe më frymëzuese për një nderim të tillë. “UET ka nderuar me këtë titull mjaft personalitete të njohura të vendit dhe të vendeve të tjera. Është kthyer në një qendër graviteti jo vetëm për akademikët, por edhe për njerëzit e shquar të vendit. Në asnjë rast ky titull nuk ka pasur këtë domethënie që ka sot sepse asnjëri prej rasteve, të personaliteteve të nderuara, nuk përmban historinë e gjatë që rrezaton presidenti Moisiu.”

Spiropali u shpreh krenare që Shqipëria ka pjesë të historisë z. Moisiu, antifashistin, partizanin, inxhinierin, funksionarin publik me cilësi të rralla, presidentin, prindin, njeriun fort të admiruar.

Kryetarja e Kuvendit, znj. Elisa Spiropali përgëzoi universitetin, duke u shprehur se nuk mund të kishte ditë më të bukur dhe më frymëzuese për një nderim të tillë. “UET ka nderuar me këtë titull mjaft personalitete të njohura të vendit dhe të vendeve të tjera. Është kthyer në një qendër graviteti jo vetëm për akademikët, por edhe për njerëzit e shquar të vendit. Në asnjë rast ky titull nuk ka pasur këtë domethënie që ka sot sepse asnjëri prej rasteve të personaliteteve të nderuara nga universiteti juaj nuk përmban historinë e gjatë që rrezaton presidenti Moisiu.”

Znj. Spiropali u shpreh krenare që Shqipëria ka pjesë të historisë z. Moisiu, antifashistin, partizanin, inxhinierin, funksionarin publik me cilësi të rralla, presidentin, prindin, njeriun fort të admiruar.

Presidenti i Kosovës në vitin 2011, ish-ministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, njëkohësisht personaliteti i parë i nderuar me titullin “Doctor Honoris Causa”, z. Behgjet Pacolli e cilësoi më se të merituar nderimin për presidentin Moisiu, si një figurë që i ka shërbyer vendit me përulësi, urtësi dhe vizion.

“Nën drejtimin e tij u hodhën themelet e një kulture të re politike, më të urtë, më përfshirëse, më të baraspeshuar dhe më të përkushtuar. Përkushtimi i presidentit Moisiu ndaj paqes, integrimit euroatlantik, respektit ndaj të tjerëve, ka qenë frymëzues për mua, për të rinjtë dhe për çdokënd që ka dashur vendin dhe kombin.”

Pacolli kujtoi momentet e njohjes me Moisiun, si i vetmi figurë e politikës që i kërkoi takim dhe e përgëzoi pas një misioni për lirimin e disa pengjeve në Afganistan.

“Doctor Honoris Causa” i 19-të i UET

Ish- presidenti Alfred Moisiu bëhet personaliteti i nëntëmbëdhjetë mes panteonit të figurave që UET ka nderuar me titullin “Doctor Honoris Causa” në 20 vite të veprimtarisë së tij. Akordimi për Moisiun u rekomandua nga dy pedagogët e nderuar të këtij universiteti, prof. dr. Ferit Duka dhe prof. dr. Kristaq Xharo.

Gjatë ceremonisë, historiani dhe akademiku, Ferit Duka, tha se vizioni, urtësia, respektimi i Kushtetutës, përkushtimi shembullor ndaj normave, përparimit dhe modernizimit të Shqipërisë, përmirësimit të imazhit dhe pozitës së vendit në arenën ndërkombëtare e bëjnë z. Moisiu një shtetar të nderuar e të respektuar, jo vetëm në sytë e qytetarëve por edhe të homologëve të tij jashtë vendit.

“Integrimi i Shqipërisë në NATO dhe në BE mbeten gjithnjë në fokus të veprmitarisë politike dhe shtetërore të z. Alfred Moisiu. Në cilësinë e kryetarit të shtetit shqiptar, Moisiu punoi papushim për të forcuar unitetin kombëtar të shqiptarëve, lidhjet dhe bashkëpunimin midis Shqipërisë, Kosovës, shqiptarëve në Maqedoni, Mal të Zi, Preshevë, Bujanoc e diasporë, duke mbetur gjithnjë një zë i fuqishëm në mbrojtje të të drejtave politike dhe kulturore të bashkëkombësve të tij në këto hapësira.”

Prof. dr. Kristaq Xharo e cilësoi një burrështes dhe model që i mungon vendit, i cili u angazhua që në moshë të re në radhët e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, një akt që do të shënjonte vazhdimësinë e përkushtimit të tij të përhershëm në shërbim të vendit.

“Është interesante të theksohet se në këtë datë, 9 maj, që simbolizon fitoren e popujve mbi fashizmin, Gjeneral Moisiu është një nga të paktët që është nderuar me dekoratën më të lartë si pjesëmarrës i forcave aleate, të cilët u angazhuan drejtpërdrejt në Luftën e Dytë Botërore.”

Duke falënderuar Senatin Akademik të UET dhe Ministrinë e Arsimit për pranimin e këtij titulli, rektorja e UET, prof. dr. Drita Kruja lexoi motivacionin e vlerësimit të z. Moisiu me titullin “Doctor Honoris Causa “për rolin e tij të pazëvendësueshëm si faktor uniteti kombëtar, për lidershipin e urtë e të paanshëm në kohë krizash, si dhe për vizionin në ndërtimin e institucioneve demokratike, forcimin e lidhjeve ndërkombëtare, përkushtimin ndaj paqes, stabilitetit dhe reformave që integruan Shqipërinë në arenën ndërkombëtare.”

Ish-presidenti Moisiu: Vlerësim për mua dhe brezin që përfaqësoj

Një moment të veçantë dhe të paharrueshëm e quajti ish-presidenti këtë nderim të çmuar për atë personalisht, por edhe si përfaqësues i një brezi sfidash të mëdha që ka pasur vendi.

“Ky titull që më jepet sot është edhe një mesazh për shoqërinë shqiptare, që përulësia, integriteti dhe përkushtimi nuk janë vlera të harruara. Ato mbeten themeli mbi të cilin ndërtohet dinjiteti i kombit dhe qëndrueshmëria e një shteti.”

Moisiu tha se, pas përfundimit të detyrës, ka shkruar tre libra, jo për të treguar punën e tij, por për të dhënë këshillat e tij për brezat pasardhës, si një pasuri dhe obligim për të rinjtë dhe qytetarët.

Duke iu drejtuar të pranishmëve dhe të rinjve, Mosiu theksoi se sot më tepër se kurrë ka nevojë për mendje të ndritura dhe punë të ndershme për ta çuar vendin përpara, duke këshilluar mos heqjen dorë nga të kërkuarit dije.

“Dija është dritë, por pa dëshirën e punës ajo mbetet e vdekur. Duhet të theksoj se nuk ka gjë më të çmuar se t’i shërbesh vendit me përkushtim, ndershmëri, dinjitet. Kujtoj këtu një fjalë të Balzakut të madh që ka thënë: “Në rast se nuk vlerësojmë dhe nderojmë punën paraardhësve tanë, do të jemi shkatërrimtarë të vendit tonë”. Ky vlerësim që m’u bë mua tregon se puna duhet vlerësuar, studiuar dhe duhet marrë atë çka është më e mira.”

  • Share:
Luiza Pinderi

Previous post

Ministrja e Bujqësisë Anila Denaj në FORUMET UET: Bujqësi me kontratë për të prekur tregun e BE-së
9 Maj, 2025

You may also like

HHA_1338
Ministrja e Bujqësisë Anila Denaj në FORUMET UET: Bujqësi me kontratë për të prekur tregun e BE-së
9 Maj, 2025
4R1A8874
Promovohet INGENIOUS 5/1- Ndërthurja e teknologjisë me produktin dhe një role model si Gentjan Zotaj
8 Maj, 2025
WhatsApp Image 2025-05-05 at 19.06.56
UET thellon bashkëpunimin me UN Women Albania, nënshkruan Women’s Empowerment Principles dhe Memorandumin e Bashkëpunimit
6 Maj, 2025

Search

Që nga fillimi i tij në 2006, UET nuk ka reshtur përpjekjet e tij për ta reformuar, strukturuar dhe kompletuar atë, proceset dhe iniciativat që sigurojnë diplomimin me cilësinë më të lartë të studentëve tanë.

Scan here to read our latest QAA review report



Address:

Kompleksi Xhura, Rruga Xhanfize Keko, Tirana, Albania.

STUDIO NË UET

  • Diplomë Profesionale
  • Bachelor
  • Master Profesional
  • Master i Shkencave
  • Master i arteve



Celular

+355682016616

+355689037765



Address:

Kompleksi Xhura, Rruga Xhanfize Keko, Tirana, Albania.



Celular

+355682016616

+355689037765



Email

[email protected]



Rezervo aktivitetin tënd



Facebook-f




Instagram




Linkedin



Email

[email protected]



Rezervo aktivitetin tënd



Facebook-f




Instagram




Youtube




Twitter

© Copyright 2023 UET