• STUDIO NË UET
    • FJALA E PRESIDENTIT
    • STUDENTËT NDËRKOMBËTARË
    • DIPLOMË PROFESIONALE
    • BACHELOR
    • PROGRAME TË INTEGRUARA
    • MASTER PROFESIONAL
    • MASTER I SHKENCAVE
    • MASTER I ARTEVE
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOKTORATURA
    • PËR PRINDËRIT
  • STAFI AKADEMIK
    • REKTORI I UET
      • FJALA E REKTORIT
    • ADMINISTRATORI I UET
    • DEKANËT
    • PËRGJEGJËSIT E DEPARTAMENTEVE
    • ORGANIKA
      • FAKULTETI I EKONOMISË, BIZNESIT DHE ZHVILLIMIT
      • FAKULTETI I SHKENCAVE JURIDIKE, POLITIKE DHE MARRËDHËNIEVE NDËRKOMBËTARE
      • FAKULTETI I SHKENCAVE HUMANE, EDUKIMI DHE ARTET LIBERALE
      • FAKULTETI I INXHINIERISË, INFORMATIKËS E ARKITEKTURËS
      • FAKULTETI I SHKENCAVE MJEKËSORE TEKNIKE
  • TË REJAT
  • KËRKIMI SHKENCOR
    • STRATEGJIA
    • PROGRAMI I MADH KËRKIMOR
    • INFRASTRUKTURA FIZIKE
    • REVISTAT SHKENCORE
    • KONFERENCA
    • PUBLIKIMET SHKENCORE
      • ARTIKUJT MË TË CITUAR
    • SHKOLLA SEZONALE
    • PLANI I BARAZISË GJINORE
  • PROJEKTE DHE PARTNERË
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
    • PROJEKTE AKTIVE
  • RRETH UET
    • FAKTE DHE SHIFRA
    • STATUTI
    • BORDI I ADMINISTRIMIT
    • MISIONI DHE VIZIONI
    • NDËRKOMBËTARIZIMI
    • PUNËSIMI NË UET
    • MUNDËSI PUNËSIMI DHE INTERNSHIP
    • RAPORTE VLERËSIMI
  • SHËRBIME
    • SEKRETARIA MESIMORE
    • KËSHILLIMI I KARRIERËS
    • TUTORIATI
    • KLUBET STUDENTORE
    • KËSHILLI I STUDENTËVE
    • ALUMNI
      • PRESIDENTI I ALUMNI
  • sq
    • en_US
0682016616
[email protected]
UET UET
  • STUDIO NË UET
    • FJALA E PRESIDENTIT
    • STUDENTËT NDËRKOMBËTARË
    • DIPLOMË PROFESIONALE
    • BACHELOR
    • PROGRAME TË INTEGRUARA
    • MASTER PROFESIONAL
    • MASTER I SHKENCAVE
    • MASTER I ARTEVE
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOKTORATURA
    • PËR PRINDËRIT
  • STAFI AKADEMIK
    • REKTORI I UET
      • FJALA E REKTORIT
    • ADMINISTRATORI I UET
    • DEKANËT
    • PËRGJEGJËSIT E DEPARTAMENTEVE
    • ORGANIKA
      • FAKULTETI I EKONOMISË, BIZNESIT DHE ZHVILLIMIT
      • FAKULTETI I SHKENCAVE JURIDIKE, POLITIKE DHE MARRËDHËNIEVE NDËRKOMBËTARE
      • FAKULTETI I SHKENCAVE HUMANE, EDUKIMI DHE ARTET LIBERALE
      • FAKULTETI I INXHINIERISË, INFORMATIKËS E ARKITEKTURËS
      • FAKULTETI I SHKENCAVE MJEKËSORE TEKNIKE
  • TË REJAT
  • KËRKIMI SHKENCOR
    • STRATEGJIA
    • PROGRAMI I MADH KËRKIMOR
    • INFRASTRUKTURA FIZIKE
    • REVISTAT SHKENCORE
    • KONFERENCA
    • PUBLIKIMET SHKENCORE
      • ARTIKUJT MË TË CITUAR
    • SHKOLLA SEZONALE
    • PLANI I BARAZISË GJINORE
  • PROJEKTE DHE PARTNERË
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
    • PROJEKTE AKTIVE
  • RRETH UET
    • FAKTE DHE SHIFRA
    • STATUTI
    • BORDI I ADMINISTRIMIT
    • MISIONI DHE VIZIONI
    • NDËRKOMBËTARIZIMI
    • PUNËSIMI NË UET
    • MUNDËSI PUNËSIMI DHE INTERNSHIP
    • RAPORTE VLERËSIMI
  • SHËRBIME
    • SEKRETARIA MESIMORE
    • KËSHILLIMI I KARRIERËS
    • TUTORIATI
    • KLUBET STUDENTORE
    • KËSHILLI I STUDENTËVE
    • ALUMNI
      • PRESIDENTI I ALUMNI
  • sq
    • en_US

Aktivitete

UET Arts Festival starton në Elbasan/ Forum diskutimi, informim dhe argëtim për të rinjtë dhe qytetin

  • Date 9 Shkurt, 2024

Takimi i parë i UET Arts Festival në Elbasan, i konceptuar për të shkuar në çdo qytet, solli një sërë aktivitetesh të larmishme për të rinjtë dhe qytetin. Nisi me një forum diskutimi me pjesëmarrjen e kryebashkiakut të Elbasanit dhe kreut të Dhomës së Tregtisë, për të vijuar me një koncert, shfaqje teatrale dhe ekspozitë pikture nga studentët e arteve të UET

“Ne përdorim një koncept për rritjen e kombit njëlloj siç ndodh me ngritjen e një helikopteri. Që një helikopter të ngrihet në qiell, duhet që të treja helikat të jenë të sinkronizuara. Edhe kombet të cilat janë zhvilluar, janë ngritur në sajë të bashkëpunimit të tre helikave: pushteti vendor, komuniteti i biznesit dhe universiteteti, arsimi”. Kështu e nisi fjalën presidenti e Universitetit Europian të Tiranës, Selami Xhepa në forumin për zhvillimin lokal, pjesë e formatit UET Arts Festival, mbajtur në teatrin “Skampa” të Elbasanit.

Nën praninë e kryebashkiakut Gledian Llatja, kreut të Dhomës së Tregtisë së Elbasanit, Veli Kazazi, drejtoreshës së gjimnazit “Dhaskal Todri”, Merita Balliçi, maturantëve dhe të rinjve të këtij qyteti, Xhepa u shpreh se duhet të harmonizohet puna dhe aktiviteti i këtyre tre aktorëve të zhvillimit, për t’iu përgjigjur sfidave të reja dhe transformimit që bota po pëson si pasojë e teknologjisë.

“Po përjetojmë një moment që është absolutisht historik. Sot po flasim për 50 vitet e ardhshme ku ju do të jeni pjesë e tregut të punës, dhe është e papërfytyrueshme sesa po ndryshon bota. Jo për 50 vite, por edhe për 5 vitet e ardhshme, ndryshimet janë të papërfyturueshme. Ajo që iu pret juve është një botë që po ndryshon në mënyrë dramatike, e mbushur me oportunitete të jashtëzakonshme, por kuptohet jo të gjithë ia dalin.”

Sipas Xhepës, mënyra mënyra për t’u bërë pjesë e këtyre oportuniteteve, për të mos mbetur mbrapa, është arsimimi. Prandaj, ai i këshilloi të rinjtë të bëhen pjesë e njerëzve të dijes. “Ndiqni me këmbëngulje një arsim cilësor, insistoni fort për të ardhmen, në mënyrë që të ndryshoni fatin tuaj, të familjeve tuaja dhe të komunitetit ku jetoni”, nënvizoi profesori.

Po ashtu, ai theksoi pasojat, efeketet negative që ka sjellë ky zhvillim teknologjik e mobilitet social. Sipas tij, pavarësisht se kemi bollëk dhe mirëqenie, po krijohet një ndarje e thellë shoqërore, me imbalancë ekonomike, sociale dhe gjeografike.

“Në këto imbalanca spikat roli i komunitetit dhe nevoja e fuqizimit ekonomik në nivel lokal. Pushteti vendor duhet të ketë pushtet real ekonomik në mënyrë që të ndihmojë në krijimin e këtyre komuniteteve të shëndetshme. Problemet janë lokale, zgjidhjet duhet të jenë lokale”, u shpreh Xhepa.

Kreu i Dhomës së Tregtisë së Elbasanit, Veli Kazazi, foli për nevojën e realizimit të studimeve shkencore e akademike, për të identifikuar fushat e ekonomisë dhe të biznesit që mund të kenë mundësi zhvillimi në të ardhmen.

“Të gjithë së bashku mund të bëjmë një studim. Madje është një ide që edhe UET mund ta bëjë për të cekur të gjithë degët e ekonomisë që gjithë brezat e rinj, por edhe investitorët t’i orientojmë drejt rrugëve të sigurta që kanë perspektivë për të ardhmen në ekonominë e vendit”, tha Kazazi.

“Ekonomia është baza e të ardhmes, baza e mirëqenies, baza e zhvillimit e të gjithë njerëzve që duan të qëndrojnë në këtë vend dhe duan të vazhdojnë t’i japin progres këtij qyteti. Politikat zhvilluese duhen paraprirë me terma konkretë”, shtoi ai më tej.

Në një botë që ndryshon, ndryshojnë fushat e zhvillimit, kërkohen aftësi të reja, njohuri teknologjike dhe përgatitje profesionale adekuate. Në këtë kontekst, kryebashkiaku Gledian Llatja ndau eksperiencën e re të studimeve, të zgjedhjes së juridikut dhe më pas të ndjekjes së një fakulteti të dytë në fushën e ekonomisë, profesion që nuk e ka ushtruar asnjë ditë të jetës së tij.

“Ishte koha që po të bësh dy fakultete do të kesh më shumë shanse në jetë. Sot ka ardhur koha e profilizimit. Ekonomikun e mbaron gjithkush, por që të dalësh kontabilist i mirë, që të profilizohesh te nëndegët që ka Ekonomiku, ky është thelbi. Duhet të profilizohesh në degën tënde”, u shpreh Llatja, duke inkurajuar maturantët që të shohin me prioritet zgjedhjen e degës së studimit, me konsultimin e mësuesëve kujdestarë, me prindërit, gjithmonë duke iu mëshuar dëshirave dhe aftësive që kanë.

“Ne në Kala shumë shpejt fillojmë riskonstruksionin e asaj që e kemi quajtur Muzeu i Arsimit dhe i Këshillimit të Karrierës, në bashkëpunim me një bankë dhe universitete, që gjithsecili aty ta gjejë veten, të rinjtë të shohin tregun e punës, mundësitë që iu ofrohen. Nuk ka rëndësi se në çfarë fakulteti apo universiteti shkoni. Për mua si kryebashkiak dhe për Elbasanin është e rëndësishme që ju të gjeni veten, të rrini këtu e të gjeni një model”, theksoi kryebashkiaku.

Drejtoresha Merita Balliçi u ndal te sfidat dhe përpjekjet që bëjnë stafet arsimore për t’iu përgjigjur ndryshimeve me të njëjtët hapa cilësorë, duke nisur nga sjellja e një kurrikule me kompetenca që aftëson të rinjtë e deri te përfshirja në projekte të ndryshme.

Me mbylljen e forumit, UET Arts Festival, vijoi me stand-up komedinë “Ëndrra e gjimnazistit” si dhe një koncert nga studentët e UET Band, të cilët kishin përgatitur një repertor muzikor për të rinjtë. Po ashtu, në hollin e teatrit, studentët e pikturës ekspozuan punimet e tyre më të mira.

UET Arts Festival do të vijojë takimet edhe në qytetet e tjera të Shqipërisë, jo vetëm për të promovuar të rinjtë e talentuar të arteve në UET, por edhe për të inspiruar dhe përfshirë të rinjtë në diskutime e teorike dhe vepruese, ku termi zhvillim dhe lokal janë të lidhura pazgjidhshmërisht për të sjellë më pranë njerëzve standartet e jetesës, sigurinë e të ardhmes, infrastrukturat dhe treguesit e tjerë të zhvillimit.

  • Share:
Luiza Pinderi

Previous post

Rexhep Meidani si lektor në Forumet UET: Presidenti jashtë loje, Shqipëria jo gati për Kushtetutë të re
9 Shkurt, 2024

Next post

Lista emerore e kandidateve fitues per programin e doktorates ne "Shkenca Sociale dhe te Sjelljes"
16 Shkurt, 2024

You may also like

HHA_2300
UET i akordon titullin “Doctor Honoris Causa” ish- presidentit Alfred Moisiu, burrështetas dhe model për politikën
9 Maj, 2025
HHA_1338
Ministrja e Bujqësisë Anila Denaj në FORUMET UET: Bujqësi me kontratë për të prekur tregun e BE-së
9 Maj, 2025
4R1A8874
Promovohet INGENIOUS 5/1- Ndërthurja e teknologjisë me produktin dhe një role model si Gentjan Zotaj
8 Maj, 2025

Search

Që nga fillimi i tij në 2006, UET nuk ka reshtur përpjekjet e tij për ta reformuar, strukturuar dhe kompletuar atë, proceset dhe iniciativat që sigurojnë diplomimin me cilësinë më të lartë të studentëve tanë.

Scan here to read our latest QAA review report



Address:

Kompleksi Xhura, Rruga Xhanfize Keko, Tirana, Albania.

STUDIO NË UET

  • Diplomë Profesionale
  • Bachelor
  • Master Profesional
  • Master i Shkencave
  • Master i arteve



Celular

+355682016616

+355689037765



Address:

Kompleksi Xhura, Rruga Xhanfize Keko, Tirana, Albania.



Celular

+355682016616

+355689037765



Email

[email protected]



Rezervo aktivitetin tënd



Facebook-f




Instagram




Linkedin



Email

[email protected]



Rezervo aktivitetin tënd



Facebook-f




Instagram




Youtube




Twitter

© Copyright 2023 UET