• STUDIO NË UET
    • FJALA E PRESIDENTIT
    • STUDENTËT NDËRKOMBËTARË
    • DIPLOMË PROFESIONALE
    • BACHELOR
    • PROGRAME TË INTEGRUARA
    • MASTER PROFESIONAL
    • MASTER I SHKENCAVE
    • MASTER I ARTEVE
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOKTORATURA
    • PËR PRINDËRIT
  • STAFI AKADEMIK
    • REKTORI I UET
      • FJALA E REKTORIT
    • ADMINISTRATORI I UET
    • DEKANËT
    • PËRGJEGJËSIT E DEPARTAMENTEVE
    • ORGANIKA
      • FAKULTETI I EKONOMISË, BIZNESIT DHE ZHVILLIMIT
      • FAKULTETI I SHKENCAVE JURIDIKE, POLITIKE DHE MARRËDHËNIEVE NDËRKOMBËTARE
      • FAKULTETI I SHKENCAVE HUMANE, EDUKIMI DHE ARTET LIBERALE
      • FAKULTETI I INXHINIERISË, INFORMATIKËS E ARKITEKTURËS
      • FAKULTETI I SHKENCAVE MJEKËSORE TEKNIKE
  • TË REJAT
  • KËRKIMI SHKENCOR
    • STRATEGJIA
    • PROGRAMI I MADH KËRKIMOR
    • INFRASTRUKTURA FIZIKE
    • REVISTAT SHKENCORE
    • KONFERENCA
    • PUBLIKIMET SHKENCORE
      • ARTIKUJT MË TË CITUAR
    • SHKOLLA SEZONALE
    • PLANI I BARAZISË GJINORE
    • NJOFTIME
  • PROJEKTE DHE PARTNERË
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
  • RRETH UET
    • FAKTE DHE SHIFRA
    • STATUTI
    • BORDI I ADMINISTRIMIT
    • MISIONI DHE VIZIONI
    • NDËRKOMBËTARIZIMI
    • PUNËSIMI NË UET
    • MUNDËSI PUNËSIMI DHE INTERNSHIP
    • RAPORTE VLERËSIMI
  • SHËRBIME
    • SEKRETARIA MESIMORE
    • KËSHILLIMI I KARRIERËS
    • TUTORIATI
    • KLUBET STUDENTORE
    • KËSHILLI I STUDENTËVE
    • ALUMNI
      • PRESIDENTI I ALUMNI
  • sq
    • en_US
UET UET
  • STUDIO NË UET
    • FJALA E PRESIDENTIT
    • STUDENTËT NDËRKOMBËTARË
    • DIPLOMË PROFESIONALE
    • BACHELOR
    • PROGRAME TË INTEGRUARA
    • MASTER PROFESIONAL
    • MASTER I SHKENCAVE
    • MASTER I ARTEVE
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOKTORATURA
    • PËR PRINDËRIT
  • STAFI AKADEMIK
    • REKTORI I UET
      • FJALA E REKTORIT
    • ADMINISTRATORI I UET
    • DEKANËT
    • PËRGJEGJËSIT E DEPARTAMENTEVE
    • ORGANIKA
      • FAKULTETI I EKONOMISË, BIZNESIT DHE ZHVILLIMIT
      • FAKULTETI I SHKENCAVE JURIDIKE, POLITIKE DHE MARRËDHËNIEVE NDËRKOMBËTARE
      • FAKULTETI I SHKENCAVE HUMANE, EDUKIMI DHE ARTET LIBERALE
      • FAKULTETI I INXHINIERISË, INFORMATIKËS E ARKITEKTURËS
      • FAKULTETI I SHKENCAVE MJEKËSORE TEKNIKE
  • TË REJAT
  • KËRKIMI SHKENCOR
    • STRATEGJIA
    • PROGRAMI I MADH KËRKIMOR
    • INFRASTRUKTURA FIZIKE
    • REVISTAT SHKENCORE
    • KONFERENCA
    • PUBLIKIMET SHKENCORE
      • ARTIKUJT MË TË CITUAR
    • SHKOLLA SEZONALE
    • PLANI I BARAZISË GJINORE
    • NJOFTIME
  • PROJEKTE DHE PARTNERË
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
  • RRETH UET
    • FAKTE DHE SHIFRA
    • STATUTI
    • BORDI I ADMINISTRIMIT
    • MISIONI DHE VIZIONI
    • NDËRKOMBËTARIZIMI
    • PUNËSIMI NË UET
    • MUNDËSI PUNËSIMI DHE INTERNSHIP
    • RAPORTE VLERËSIMI
  • SHËRBIME
    • SEKRETARIA MESIMORE
    • KËSHILLIMI I KARRIERËS
    • TUTORIATI
    • KLUBET STUDENTORE
    • KËSHILLI I STUDENTËVE
    • ALUMNI
      • PRESIDENTI I ALUMNI
  • sq
    • en_US

Aktivitete

UET akordon “Certifikatë Mirënjohjeje” për themeluesit e T-Blocks, për promovimin e inovacionit teknologjik

  • Date 23 Tetor, 2026

“Si mund t’u japim projekteve më të mira mundësinë për të gjetur financim ndërkombëtar?” Ishte kjo pyetja fillestare që u bë shkak për themelimin e një prej kompanive më inovative sot në Shqipëri, në tregun financiar.

E gjitha nisi në një emision televiziv. Gjatë bisedave dhe diskutimeve, dy të rinjtë e pasionuar pas teknologjisë dhe sipërmarrjes, Eni Shtini dhe Henri Ndreca, panë se kishin shumë ide të përbashkëta, të cilat vendosën t’i përkthejnë në projekte konkrete. Duke identifikuar mundësitë dhe mungesat në Shqipëri, ata vendosën të themelojnë kompaninë e tyre, T-Blocks. Nëpërmjet përdorimit të teknologjisë blockchain, sipërmarrja e tyre synon të kontribuojë në modernizimin e mënyrës se si strukturohen dhe realizohen investimet, veçanërisht në sektorët e pasurive të paluajtshme, hotelerisë dhe energjisë së rinovueshme.

E themeluar në vitin 2023, kompania operon mes Tiranës dhe Luksemburgut, duke lidhur financën me teknologjinë blockchain. Themeluesit synojnë të zgjerojnë veprimtarinë e tyre jo vetëm në Shqipëri dhe rajon, por edhe në tregun ndërkombëtar, duke u bërë kështu një urë e rëndësishme lidhëse mes projekteve dhe investimeve që kontribuojnë në zhvillim.

Për vizionin sipërmarrës dhe kontributin në promovimin e inovacionit teknologjik, zhvillimin e zgjidhjeve të reja financiare dhe përfaqësimin e sipërmarrjes inovative shqiptare në arenën ndërkombëtare, Universiteti Europian i Tiranës vlerësoi dy bashkëthemeluesit e T-Blocks me “Certifikatë Mirënjohjeje”.

Ky vlerësim u propozua nga Fakulteti i Inxhinierisë, Informatikës dhe Arkitekturës dhe dekania e tij, Prof. Asoc. Dr. Teuta Xhindi, e cila vuri në dukje se ishte njohur me sipërmarrjen e tyre përmes aktiviteteve të ndryshme dhe e kishte ndjekur në vijimësi punën e tyre.

“Kam ndjekur çdo lloj interviste dhe kam parë pasionin, dëshirën dhe këmbënguljen e këtyre dy të rinjve, prandaj i propozova për këtë vlerësim, me dëshirën e mirë që ky model të vlejë për secilin nga studentët tanë. Ky ka qenë motivi kryesor, krahas punës së jashtëzakonshme që kanë bërë me sipërmarrjen inovative”, u shpreh Xhindi.

Dekania theksoi se roli i universitetit nuk kufizohet vetëm në përcjelljen e dijeve dhe formimin e profesionistëve, por shtrihet edhe në mbështetjen dhe promovimin e ideve dhe iniciativave, duke afruar sipërmarrjen me auditorin dhe studentët. Ky bashkëpunim është i frytshëm për të gjitha palët.

“Ne synojmë t’i nxisim studentët të mendojnë në mënyrë kritike, të identifikojnë probleme, të kërkojnë zgjidhje dhe të kenë guximin t’i kthejnë idetë në veprim. Kjo është veçanërisht e rëndësishme në një kohë kur inteligjenca artificiale, teknologjitë digjitale dhe modelet e reja të biznesit po ndryshojnë mënyrën se si punojmë dhe krijojmë vlerë”, tha më tej Xhindi.

Gjatë ceremonisë së akordimit të “Certifikatës së Mirënjohjes”, presidenti i UET-së, Prof. Asoc. Dr. Selami Xhepa, u shpreh i lumtur që ky vlerësim u akordua për dy të rinj, të cilët përbëjnë modele suksesi dhe frymëzimi për të rinjtë dhe shoqërinë shqiptare.

“Mahnitem gjithmonë sa herë shoh se, në historinë e vendit tonë të vogël, dalin modele të jashtëzakonshme frymëzuese, jo vetëm në shkallë kombëtare dhe lokale, por edhe në atë ndërkombëtare. Këta individë, duke zhvilluar vetveten, kontribuojnë edhe për shoqërinë”, tha Prof. Xhepa.

Henri Ndreca: Përdoreni universitetin për të eksploruar ide dhe ndërtuar marrëdhënie

Rikthimi në universitet, tashmë pa presionin e notave dhe vlerësimeve, e bëri Henri Ndrecën të reflektonte për rrugëtimin e tij. Ai pranoi se nuk kishte qenë student ekselent, por nuk ishte shkëputur kurrë nga pasioni për financën dhe teknologjinë. Ishte pikërisht ky pasion që e ndihmoi të bëhej pjesë e një biznesi ndërkombëtar brenda pesë vjetësh.

Për shkak se bashkëpunëtori i tij, Eni Shtini, nuk mund të ishte i pranishëm për arsye familjare, Ndreca i njohu studentët më nga afër me kompaninë e tyre dhe iu përgjigj pyetjeve të tyre. Gjatë këtij rrugëtimi, ai vlerësoi marrëdhëniet dhe bashkëveprimin me njerëzit si elementet më të rëndësishme.

“Në shumë prej sfidave të biznesit, zgjidhja ka ardhur përmes një marrëdhënieje të re. Dikush që kishte kaluar të njëjtin problem, dikush që na dha një këndvështrim tjetër dhe dikush që na prezantoi me personin e duhur. Shpesh ishte një bisedë që na tregonte se ku duhet ta drejtonim atë punë. Prandaj, kur them rrjetëzim, kam parasysh më shumë sesa mbledhjen e kontakteve: kam parasysh ndërtimin e marrëdhënieve”, theksoi Ndreca.

Ai e krahasoi ndërtimin e marrëdhënieve me termin financiar “interes i përbërë”, ku vlera e krijuar me kalimin e kohës prodhon vlera të reja. Sipas tij, universiteti është një nga vendet ku këto marrëdhënie mund të fillojnë, pasi të jep mundësinë të provosh ide, të debatosh, të gabosh dhe të njohësh njerëz të rinj.

Megjithëse inteligjenca artificiale e bën më të lehtë aksesin në informacion, sipas Ndrecës, sfida për të fituar besimin e njerëzve mbetet e përhershme.

“Ju sugjeroj që të eksploroni pasionet tuaja dhe ta përdorni universitetin si vendin ku filloni t’i vini idetë në provë dhe të krijoni marrëdhënie që vazhdojnë edhe pas diplomimit.”

Duke folur për sfidat e zhvillimit të kompanisë, Ndreca tha se për Shqipërinë kjo ishte ende një risi dhe një terren i panjohur, ndaj ishte e domosdoshme që sipërmarrja të lidhej me tregun.

I pyetur nga studentët se si mund ta kuptojnë nëse një ide është e vlefshme dhe mund të ketë sukses, Ndreca tha se ekziston vetëm një rrugë: “Të provosh”.

“Për sa kohë që ke durimin dhe synimin për të ecur përpara dhe për të ngritur një startup ose kompani, mendoj se rrugëtimi të mëson nëse të duhet një ortak, një këshillë më shumë apo një derë tjetër që duhet të hapësh. Por, gjithmonë duhet të jesh aty, të dalësh në treg dhe të mos rrish i izoluar.”

Kur vlerësimi vjen nga prindi, përshëndetja që emocioni sallën

Surprizë për Henri Ndrecën ishte prania dhe përshëndetja e të atit, profesorit Pjetër Ndreca. I emocionuar dhe falënderues ndaj universitetit, ai foli për rrugëtimin e Henrit, duke spikatur që në moshë të vogël në fushën e programimit. Punoi në shumë projekte me profesorë shqiptarë dhe amerikanë. Më i veçantë mbetet kontributi i tij si nxënës në një projekt me Turqinë. Suksesi ishte i tillë, saqë, drejtoresha e shkollës i bëri profesor Ndrecës kërkesën për ndërrimin e djemve. “Kjo mund të ndodhte në maternitet, por tashmë është vonë”, do t’i përgjigjej ai me batutë.

Talenti dhe përkushtimi do ta karakterizonin gjatë gjithë kohës, por ai do të spikaste veçanërisht me përhapjen e parasë digjitale, Bitcoin-it dhe kriptomonedhave. “Unë personalisht kam mësuar nga Henri dhe, prej tij, kam filluar të lexoj dhe të thellohem në këtë fushë, për të mësuar se si funksionon”, rrëfeu profesori.

Pas përfundimit të studimeve master, Henri vijoi studimet në SHBA për pesë vjet. Më pas, u rikthye në Shqipëri, ku nisi të vinte në zbatim idetë e tij dhe të themelonte sipërmarrjen e parë. Duke iu referuar përvojës së të birit, sfidave dhe përpjekjeve të tij, Prof. Ndreca i këshilloi studentët të mos tërhiqen, të besojnë në idetë e tyre dhe të punojnë derisa ato të bëhen realitet.

Vlerësimi me “Certifikatë Mirënjohjeje” për dy bashkëthemeluesit e T-Blocks vjen në përputhje me traditën e UET-së për të njohur dhe mbështetur pasionin dhe kontributin e të rinjve, personaliteteve dhe profesionistëve të ndryshëm, të cilët, përmes punës, ideve dhe pasionit të tyre, sjellin zhvillim dhe lënë gjurmë në shoqëri.

Tag:Certifikatë Mirënjohjeje, Prof. Asoc. Dr. Selami Xhepa, T-Blocks

  • Share:
Luiza Pinderi

Previous post

UET zhvillon edicionin e 14-të të “Shkollës së Biznesit”, trajnime dhe bursa studimi për maturantët ekselentë
23 Tetor, 2026

You may also like

WhatsApp Image 2026-10-23 at 16.22.02
UET zhvillon edicionin e 14-të të “Shkollës së Biznesit”, trajnime dhe bursa studimi për maturantët ekselentë
23 Tetor, 2026
V-Spain
Thirrje për aplikim Erasmus+ Shkëmbim i stafit akademik – University of Valladolid, Spanjë
19 Tetor, 2026
timisoara
Thirrje për aplikim Erasmus – Shkëmbim i stafit akademik dhe administrativ – West University of Timisoara, Rumani
19 Tetor, 2026

Search

Që nga fillimi i tij në 2006, UET nuk ka reshtur përpjekjet e tij për ta reformuar, strukturuar dhe kompletuar atë, proceset dhe iniciativat që sigurojnë diplomimin me cilësinë më të lartë të studentëve tanë.

Scan here to read our latest QAA review report

STUDIO NË UET

  • Diplomë Profesionale
  • Bachelor
  • Master Profesional
  • Master i Shkencave
  • Master i arteve
  • Doktoraturë



Address:

Kompleksi Xhura, Rruga Xhanfize Keko, Tirana, Albania.



Celular

+355682016616
+355689037765



Email

[email protected]



International Students

E-mail : [email protected]
Mob: +355 68 809 0986



Rezervo aktivitetin tënd



Facebook-f




Instagram




Linkedin




Youtube



Address:

Kompleksi Xhura, Rruga Xhanfize Keko, Tirana, Albania.



Email

[email protected]



Celular

+355682016616
+355689037765



International Students

E-mail : [email protected]
Mob: +355 68 809 0986



Rezervo aktivitetin tënd



Facebook




Instagram




Linkedin




Youtube

© Copyright 2025 UET

Politikat e privatësisë