• STUDIO NË UET
    • FJALA E PRESIDENTIT
    • STUDENTËT NDËRKOMBËTARË
    • DIPLOMË PROFESIONALE
    • BACHELOR
    • PROGRAME TË INTEGRUARA
    • MASTER PROFESIONAL
    • MASTER I SHKENCAVE
    • MASTER I ARTEVE
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOKTORATURA
    • PËR PRINDËRIT
  • STAFI AKADEMIK
    • REKTORI I UET
      • FJALA E REKTORIT
    • ADMINISTRATORI I UET
    • DEKANËT
    • PËRGJEGJËSIT E DEPARTAMENTEVE
    • ORGANIKA
      • FAKULTETI I EKONOMISË, BIZNESIT DHE ZHVILLIMIT
      • FAKULTETI I SHKENCAVE JURIDIKE, POLITIKE DHE MARRËDHËNIEVE NDËRKOMBËTARE
      • FAKULTETI I SHKENCAVE HUMANE, EDUKIMI DHE ARTET LIBERALE
      • FAKULTETI I INXHINIERISË, INFORMATIKËS E ARKITEKTURËS
      • FAKULTETI I SHKENCAVE MJEKËSORE TEKNIKE
  • TË REJAT
  • KËRKIMI SHKENCOR
    • STRATEGJIA
    • PROGRAMI I MADH KËRKIMOR
    • INFRASTRUKTURA FIZIKE
    • REVISTAT SHKENCORE
    • KONFERENCA
    • PUBLIKIMET SHKENCORE
      • ARTIKUJT MË TË CITUAR
    • SHKOLLA SEZONALE
    • PLANI I BARAZISË GJINORE
  • PROJEKTE DHE PARTNERË
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
    • PROJEKTE AKTIVE
  • RRETH UET
    • FAKTE DHE SHIFRA
    • STATUTI
    • BORDI I ADMINISTRIMIT
    • MISIONI DHE VIZIONI
    • NDËRKOMBËTARIZIMI
    • PUNËSIMI NË UET
    • MUNDËSI PUNËSIMI DHE INTERNSHIP
    • RAPORTE VLERËSIMI
  • SHËRBIME
    • SEKRETARIA MESIMORE
    • KËSHILLIMI I KARRIERËS
    • TUTORIATI
    • KLUBET STUDENTORE
    • KËSHILLI I STUDENTËVE
    • ALUMNI
      • PRESIDENTI I ALUMNI
  • sq
    • en_US
0682016616
[email protected]
UET UET
  • STUDIO NË UET
    • FJALA E PRESIDENTIT
    • STUDENTËT NDËRKOMBËTARË
    • DIPLOMË PROFESIONALE
    • BACHELOR
    • PROGRAME TË INTEGRUARA
    • MASTER PROFESIONAL
    • MASTER I SHKENCAVE
    • MASTER I ARTEVE
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOKTORATURA
    • PËR PRINDËRIT
  • STAFI AKADEMIK
    • REKTORI I UET
      • FJALA E REKTORIT
    • ADMINISTRATORI I UET
    • DEKANËT
    • PËRGJEGJËSIT E DEPARTAMENTEVE
    • ORGANIKA
      • FAKULTETI I EKONOMISË, BIZNESIT DHE ZHVILLIMIT
      • FAKULTETI I SHKENCAVE JURIDIKE, POLITIKE DHE MARRËDHËNIEVE NDËRKOMBËTARE
      • FAKULTETI I SHKENCAVE HUMANE, EDUKIMI DHE ARTET LIBERALE
      • FAKULTETI I INXHINIERISË, INFORMATIKËS E ARKITEKTURËS
      • FAKULTETI I SHKENCAVE MJEKËSORE TEKNIKE
  • TË REJAT
  • KËRKIMI SHKENCOR
    • STRATEGJIA
    • PROGRAMI I MADH KËRKIMOR
    • INFRASTRUKTURA FIZIKE
    • REVISTAT SHKENCORE
    • KONFERENCA
    • PUBLIKIMET SHKENCORE
      • ARTIKUJT MË TË CITUAR
    • SHKOLLA SEZONALE
    • PLANI I BARAZISË GJINORE
  • PROJEKTE DHE PARTNERË
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
    • PROJEKTE AKTIVE
  • RRETH UET
    • FAKTE DHE SHIFRA
    • STATUTI
    • BORDI I ADMINISTRIMIT
    • MISIONI DHE VIZIONI
    • NDËRKOMBËTARIZIMI
    • PUNËSIMI NË UET
    • MUNDËSI PUNËSIMI DHE INTERNSHIP
    • RAPORTE VLERËSIMI
  • SHËRBIME
    • SEKRETARIA MESIMORE
    • KËSHILLIMI I KARRIERËS
    • TUTORIATI
    • KLUBET STUDENTORE
    • KËSHILLI I STUDENTËVE
    • ALUMNI
      • PRESIDENTI I ALUMNI
  • sq
    • en_US

Të ndryshme

Tre sfidat e reja të Rektorit me përvojë të UET, Gjuraj

  • Date 23 Shtator, 2020

Rikthehet si Rektor i UET për t’u përballur me sfida të vështira, tashmë në një universitet polivalent, por me bindjen se bashkë me ekipin e tij dhe stafin do ia dalë!

Profesor Tonin Gjurajn e gjejmë në katin e dytë të Universitetit Europian të Tiranës, aty ku është edhe zyra e tij më e re, ajo e Rektorit.

E gjejmë të përqëndruar, duke punuar, pasi ashtu siç thotë edhe vetë sfida të mëdha e presin.

“Në rikthimin tim në pozicionin e rektorit do të kem tre sfida për të cilat jam i vetëdijshëm dhe do t’i përballoj bashkë me ekipin tim. Së pari, do të qeveris një universitet të madh, polivalent me një larmi të madhe programesh studimi dhe profilesh, në 5 Fakultete, në të tria ciklet e studimit, përfshi dhe diplomat profesionale. Dhe këtu më kërkohet një angazhim vërtet i madh”, thotë Prof. Dr. Tonin Gjuraj.

E sigurisht që një sfidë e madhe vazhdon të mbetet edhe Pakti për Universitetin, i cili, sipas tij, ka bërë një ndryshim shumë domethënës në ripozicionimin e sektorit privat të arsimit të lartë në vend. Mirëpo, profesor Tonini është i vetëdijshëm dhe bashkë me ekipin, thotë, se do ia dalin!

“Jam i vetëdijshëm që gjatë këtyre dy viteve ka ndodhur një ndryshim shumë domethënës në ripozicionimin e sektorit privat të arsimit të lartë, në raport me shoqërinë, me shtetin e aktorë të tjerë, etj. Kjo ka ardhur nga Pakti për Universitetin, i cili ishte pasojë e protestave të studentëve. Si rezultat i protestave u prodhua një dokument, i cili në fakt e ripozicionon arsimin e lartë privat brenda sistemit, me mjaft sfida dhe vëshirësi të shtuara. Kam parasysh këtu edhe vështirësitë e mëdha tani që ka sektori, pasi de facto arsimi i lartë publik është pothuajse falas dhe kjo vështirëson pozicionin e universiteteve private. Reforma kërkonte që të nxiste konkurrencën, por tani nuk mund të ketë konkurrencë, nëse studenti nuk do të kontribuojë në edukimin e tij/saj. Duhet kontributi i shoqërisë, i pushtetit lokal, i pushtetit qendror, i bizneseve, i vetë familjeve për të patur arsimim cilësor. Është një sfidë shumë e madhe, për të cilën unë jam i vetëdijshëm, por duke patur parasysh traditën, praktikat e mira, reputacionin, trendin e rekrutimeve të reja këtë vit, emrin dhe imazhin që gëzon logo-ja e UET, si dhe larminë me programe e profile, sipas kërkesave të tregut, ne mendojmë që do t’ia dalim dhe do të tërheqim të rinjtë shqiptarë drejt UET. Do të shumëfishoj punën time, jam i vetëdijshmëm, por ne do t’ia dalim”, u shpreh rektori i UET.

Por tashmë atij i duhet të përballet edhe me një sfidë të re, të panjohur, rikthimin e studentëve në auditore, por këtë herë në kushte pandemie.

“Sfida kryesore tani është menaxhimi i situatës së pandemisë. Si do të përshtatet institucioni me rrethanat e reja të papritura, të pahasura më parë, por që ne po përpiqemi që edhe ky vit të jetë i suksesshëm ashtu sikurse viti i kaluar. Në momentin kur u izoluam, UET-i ishte i përgatitur me platformën online pasi një prej platformave (LMS) ne e kemi instaluar që në vitin 2016. Pandemia nuk na gjeti të papërgatitur. Më pas ne instaluam edhe paltformën TEAMS. Për vitin e ri akademik do të kemi një plan veprimi shumë shpejt, ku do të kombinojmë avantazhet e të dyjave këtyre platformave online, natyrisht edhe me kontaktet nëpër auditore dhe me prezencën fizike të studentëve. Studentët e vitit të parë s’diskutohet, pasi kontakti me ta në auditor është i domosdoshëm. Ne kemi hapësira të mjaftushme dhe do të bëjmë të mundur mësimdhënien”, vijoi më tej profesori.

Nuk është hera e parë që ndodhet në këtë zyrë, pasi detyrën si rektor i UET ai e ka mbajtur për vite me radhë gjatë periudhës 2010-2018, vit kur ai u tërhoq vetë nga ky pozicion.

Me shumë krenari tregon se ka qenë pjesë e UET, që prej themelimit të tij në vitin 2006 dhe se historia e tij tashmë 15-vjeçare këtu, vazhdon.

“Unë kam qenë që në ditën e parë të themelimit të UET, që në 2006-n. Historia ime me UET-in është 15 vjeçare”, tregon Prof. Dr. Tonin Gjuraj, teksa kujton një periudhë të shkurtër në të cilën u largua nga UET-i, (2007 – 2009), për të shërbyer si ambasador i Shqipërisë në Izrael.

Por edhe pse larg fizikisht, me shpirt e mendje ishte në UET, pasi për profesor Gjurajn lidhja e tij me UET nuk është shkëptur asnjëherë, ndërsa kujton edhe telefonatat me drejtuesit e asaj kohe, që ishin pothuajse çdo ditë.

“Madje edhe ato dy vite 2007-2009 kur unë u shkëputa nga UET-i dhe kam qenë Ambasador i Shqipërisë në Telaviv, fizikisht isha larg, por me mendje dhe shpirtërisht isha në UET, pasi merrja çdo ditë telefonata,  sidomos nga Henri Çili”, tregon rektori i UET.

E sa i përket rikthimit të tij në këtë dëtyrë i pëlqen ta ilustrojë me disa rreshta të Thomas Stearns Eliot, i cili thotë se: “Ne s’do të rreshtim së kërkuari

Dhe fundi i gjithë kërkimeve tona

Me mbërritë është aty ku u nisëm

E me njoftë vendin për të parën herë.”

Ndërsa në mend i vjen shprehja e një filozofi skocez:

“I njëjti njeri, në kohë të ndryshme, ndryshon nga vetvetja”, thotë John Locke.

Nisur nga kjo, profesor Gjuraj thotë se “do përpiqem të jem vetvetja, por të kem parasysh kohën tjetër, sfidat e tanishme. Dhe kam parasysh një UET tjetër, në një kohë tjetër. Nuk është i lehtë rikthimi. Mund të dështosh, por edhe të jesh i suksesshëm. Do përpiqem të jem ndryshe, të rishpik veten, të përshtatem. Të rikërkoj diçka që të jetë interesante.”

Sa i përket vitit të ri akademik, rektori i UET tregon se trendi i regjistrimeve është jashtëzakonisht i mirë dhe se universiteti qëndron, në aplikime dhe rregjistrime me kuota shumë të mira.

“Nga portali i Ualbania por edhe me ato që quhen “unique users” mbetet në distancë në raport me shumicën e institucioneve të tjera të arsimit të lartë, të sektorit privat”, tha Gjuraj.

  • Share:
admin

Previous post

Shpallen listat e studentëve fitues në UET për programet e studimit Bachelor raundi i dytë.
23 Shtator, 2020

Next post

UET-KPT: projekti i përbashkët për zhvillimin strategjik ’20-’25
24 Shtator, 2020

You may also like

4R1A8874
Promovohet INGENIOUS 5/1- Ndërthurja e teknologjisë me produktin dhe një role model si Gentjan Zotaj
8 Maj, 2025
WhatsApp Image 2025-05-05 at 19.06.56
UET thellon bashkëpunimin me UN Women Albania, nënshkruan Women’s Empowerment Principles dhe Memorandumin e Bashkëpunimit
6 Maj, 2025
HHA_0964
Mimi Kodheli në FORUMET UET: Vetëm edukimi na çon në BE, duhet të njohim detyrimet tona
2 Maj, 2025

Search

Që nga fillimi i tij në 2006, UET nuk ka reshtur përpjekjet e tij për ta reformuar, strukturuar dhe kompletuar atë, proceset dhe iniciativat që sigurojnë diplomimin me cilësinë më të lartë të studentëve tanë.

Scan here to read our latest QAA review report



Address:

Kompleksi Xhura, Rruga Xhanfize Keko, Tirana, Albania.

STUDIO NË UET

  • Diplomë Profesionale
  • Bachelor
  • Master Profesional
  • Master i Shkencave
  • Master i arteve



Celular

+355682016616

+355689037765



Address:

Kompleksi Xhura, Rruga Xhanfize Keko, Tirana, Albania.



Celular

+355682016616

+355689037765



Email

[email protected]



Rezervo aktivitetin tënd



Facebook-f




Instagram




Linkedin



Email

[email protected]



Rezervo aktivitetin tënd



Facebook-f




Instagram




Youtube




Twitter

© Copyright 2023 UET