• STUDIO NË UET
    • FJALA E PRESIDENTIT
    • STUDENTËT NDËRKOMBËTARË
    • DIPLOMË PROFESIONALE
    • BACHELOR
    • PROGRAME TË INTEGRUARA
    • MASTER PROFESIONAL
    • MASTER I SHKENCAVE
    • MASTER I ARTEVE
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOKTORATURA
    • PËR PRINDËRIT
  • STAFI AKADEMIK
    • REKTORI I UET
      • FJALA E REKTORIT
    • ADMINISTRATORI I UET
    • DEKANËT
    • PËRGJEGJËSIT E DEPARTAMENTEVE
    • ORGANIKA
      • FAKULTETI I EKONOMISË, BIZNESIT DHE ZHVILLIMIT
      • FAKULTETI I SHKENCAVE JURIDIKE, POLITIKE DHE MARRËDHËNIEVE NDËRKOMBËTARE
      • FAKULTETI I SHKENCAVE HUMANE, EDUKIMI DHE ARTET LIBERALE
      • FAKULTETI I INXHINIERISË, INFORMATIKËS E ARKITEKTURËS
      • FAKULTETI I SHKENCAVE MJEKËSORE TEKNIKE
  • TË REJAT
  • KËRKIMI SHKENCOR
    • STRATEGJIA
    • PROGRAMI I MADH KËRKIMOR
    • INFRASTRUKTURA FIZIKE
    • REVISTAT SHKENCORE
    • KONFERENCA
    • PUBLIKIMET SHKENCORE
      • ARTIKUJT MË TË CITUAR
    • SHKOLLA SEZONALE
    • PLANI I BARAZISË GJINORE
  • PROJEKTE DHE PARTNERË
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
    • PROJEKTE AKTIVE
  • RRETH UET
    • FAKTE DHE SHIFRA
    • STATUTI
    • BORDI I ADMINISTRIMIT
    • MISIONI DHE VIZIONI
    • NDËRKOMBËTARIZIMI
    • PUNËSIMI NË UET
    • MUNDËSI PUNËSIMI DHE INTERNSHIP
    • RAPORTE VLERËSIMI
  • SHËRBIME
    • SEKRETARIA MESIMORE
    • KËSHILLIMI I KARRIERËS
    • TUTORIATI
    • KLUBET STUDENTORE
    • KËSHILLI I STUDENTËVE
    • ALUMNI
      • PRESIDENTI I ALUMNI
  • sq
    • en_US
0682016616
[email protected]
UET UET
  • STUDIO NË UET
    • FJALA E PRESIDENTIT
    • STUDENTËT NDËRKOMBËTARË
    • DIPLOMË PROFESIONALE
    • BACHELOR
    • PROGRAME TË INTEGRUARA
    • MASTER PROFESIONAL
    • MASTER I SHKENCAVE
    • MASTER I ARTEVE
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOKTORATURA
    • PËR PRINDËRIT
  • STAFI AKADEMIK
    • REKTORI I UET
      • FJALA E REKTORIT
    • ADMINISTRATORI I UET
    • DEKANËT
    • PËRGJEGJËSIT E DEPARTAMENTEVE
    • ORGANIKA
      • FAKULTETI I EKONOMISË, BIZNESIT DHE ZHVILLIMIT
      • FAKULTETI I SHKENCAVE JURIDIKE, POLITIKE DHE MARRËDHËNIEVE NDËRKOMBËTARE
      • FAKULTETI I SHKENCAVE HUMANE, EDUKIMI DHE ARTET LIBERALE
      • FAKULTETI I INXHINIERISË, INFORMATIKËS E ARKITEKTURËS
      • FAKULTETI I SHKENCAVE MJEKËSORE TEKNIKE
  • TË REJAT
  • KËRKIMI SHKENCOR
    • STRATEGJIA
    • PROGRAMI I MADH KËRKIMOR
    • INFRASTRUKTURA FIZIKE
    • REVISTAT SHKENCORE
    • KONFERENCA
    • PUBLIKIMET SHKENCORE
      • ARTIKUJT MË TË CITUAR
    • SHKOLLA SEZONALE
    • PLANI I BARAZISË GJINORE
  • PROJEKTE DHE PARTNERË
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
    • PROJEKTE AKTIVE
  • RRETH UET
    • FAKTE DHE SHIFRA
    • STATUTI
    • BORDI I ADMINISTRIMIT
    • MISIONI DHE VIZIONI
    • NDËRKOMBËTARIZIMI
    • PUNËSIMI NË UET
    • MUNDËSI PUNËSIMI DHE INTERNSHIP
    • RAPORTE VLERËSIMI
  • SHËRBIME
    • SEKRETARIA MESIMORE
    • KËSHILLIMI I KARRIERËS
    • TUTORIATI
    • KLUBET STUDENTORE
    • KËSHILLI I STUDENTËVE
    • ALUMNI
      • PRESIDENTI I ALUMNI
  • sq
    • en_US

Të ndryshme

Tre ish-ministra të Jashtëm në UET flasin për Ukrainën dhe kërcënimin rus në Ballkan

  • Date 30 Prill, 2022

 

Paskal Milo, Aldo Bumçi  dhe Enver Hoxhaj nga Kosova,  u bënë bashkë në Universitetin Europain të Tiranës për të diskutuar rreziqet dhe efektet që  ka lufta në Ukrainë për rajonin. Të tre theksuan rëndësinë e NATO-s dhe panë si emergjente shpejtimin e proceseve integruese të vendeve të rajonit, por edhe përgatitjen  për skenarin më të keq

Diskutimet mbi konfliktin në Ukrainë bënë bashkë në mjediset e Universitetit Europian të Tiranës  tre ish-ministra të Jashtëm. I pari shërbeu si ministër i punëve të jashtme në vitet e para të tranzicionit,  me të majtët  në pushtet më 1997-n. I dyti qe numri një i diplomacisë shqiptare gjatë qeverisë Berisha, pak muaj para se pushtetin ta merrnin sërish të majtët. I treti e mbajti dikasterin e Punëve të Jashtme për shtatë vite në Kosovë. Ajo që i bashkoi Paskal Milon, Aldo Bumçin dhe Enver Hoxhajn ishte impakti i luftës në Ukrainë në rajonin e Ballkanit Perëndimor e veçanërisht në Kosovë.

Ish-ministri kosovar, Hoxhaj, tha se ky realitet i ri politik i krijuar pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia, kërkon edhe një fjalor tëri për të shpjeguar botën dhe po ashtu politika të reja.

Kjo kohë, sipas politikanit nga Kosova, do të thyejë shumë norma dhe tabu dhe për popullin shqiptar në të dy anët e kufirit lind nevoja për një kuptim më të thellë të ngjarjeve në Ukrainë.

Duke u ndalur te përpjekjet e Rusisë, por edhe të Kinës për ta ndarë botën në dy sisteme ideologjike dhe gjeopolitike,  Hoxhaj foli mbi rëndësinë jetike të rreshtimit në anën e duhur.

Ai tha se Shqipëria,  që ka rolin si bashkëpenëmbajtëse me ShBA-në në Këshillin e Sigurimit, është e rreshtuar drejt. Po ashtu edhe Kosova dhe Mali i Zi. Ai tha se ndryshe nga opozita në Rusi që i dënon veprimet e Putinit,  në Serbi të gjithë, nga qeveria te opozita, kleri fetar, media dhe opinioni publik janë në mbështetje të Rusisë në konfliktin me Ukrainën.

Ky rreshtim që duket se shënjon dinamikat në rajon,  do të duhet lexuar mirë, tha më tej ish-ministri.

Historiani dhe diplomati Paskal Milo

Kosova dhe Rusia

Hoxhaj kritikoi Bashkimin Europian si jo i drejtë dhe i papërgjegjshëm mënyrën si e ka trajtuar Shqipërinë, Kosovën, Maqedoninë edhe rajonin.

Vazhdimi në pafundësi i statusquo-së tha ai, duke iu referuar procesit të gjatë të çeljes së negociatave me Shqipërinë,  është i rrezikshëm. Si ish-anëtar i qeverisë së Kosovës, ai nuk e fshehu zhgënjimin për  mosliberalizimin e vizave  për qytetarët e Kosovës,  ndërsa përmendi se edhe shtete si Katari apo Kuvajti do të mund të udhëtojnë së fundi pa regjim vizash në vendet e BE-së.

“Të qëndruarit në vend, në rajon, është i rrezikshëm dhe mund të përdoret gjeopolitikësh prej kundërshtarëve të Perëndimit”, tha ai.  Hoxhaj foli më tej për nevojën e ngutshme të Kosovës për anëtarësim jo vetëm në OKB ( si të pamjaftueshme në rast të konflikteve potenciale ), por edhe  në NATO.  Këta hapa sipas ish-ministrit të Jashtëm, janë një ndalje e hegjemonisë serbe në rajon.

Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut, sipas ish-ministrit Aldo Bumçi, ishte edhe baza mbi të cilën u ndërtua ajo që e cilësoi si mrekullia e Bashkimit Europian.

Ai tha se ky projekt, që mori vite më parë garancinë amerikane përmes NATO-, ka ngecur në Ballkan, për shkak të problemeve të brendshme.  “Nëse  NATO nuk do të kishte ndërhyrë në Kosovë,   a do të flisnim për integrim europian?!  Do të ishim si në Lindjen e Mesme, rajoni nuk do të fliste për integrim”.

Ish-ministri shqiptar tha se Rusia po vë në rrezik projektin europian, jo vetëm në Ukrainë, Gjeorgji, Moldavi,  Vendet Baltike, por edhe në  Ballkanin Perëndimor.

“Integrimi ka ndaluar në rajon. Serbia, Bosnje-Hercegovina dhe Kosova janë shembuj  dhe kjo mund të infektojë të gjithë sistemin”.

Enver Hoxhaj, ish- Ministër i Punëve të Jashtme në Kosovë

Lufta në Ukrainë dhe rikthimi i Perëndimit te vlerat bazë

Bumçi renditi si dështime të Perëndimit aneksimin e Krimesë dhe reagimin e vakët nga Europa dhe Amerika. Sipas tij, kufijtë e Europës ndryshuan në Krime, duke fuqizuar më tej Rusinë. Konflikti në Siri, po ashtu tha Bumçi forcoi Rusinë, krijoi çarje  mes Turqisë dhe ShBA-së. Ai tha se ndikimi rus po rritet në sistemet politike të Europës.  Ai u ndal te Gjermania, ku a tij parti politike si ajo Social-Demokrate kanë lidhje të fortë miqësore me Rusinë dhe pavarësisht ngjarjeve në Krime, Europa nuk arriti të pavarësohet nga Rusia, por të krijojë më shumë varësi.

Bumçi tha se  procesi i dialogut Kosovë-Serbi ku u krijua ideja e një mundësie për korrigjim të kufijve, krijoi precedent të rrezikshëm. Ai hoqi paralele mes aneksimit të Krimesë dhe kërkesës së Rurisë për të njohur Donbasin dhe Krimenë dhe korrigjimeve të kufijve në Mitrovicë. “Pa Mitrovicën nuk do të  kishte shtet të Kosovës”.

Ish-ministri i Jashtëm i qeverisë së demokratëve tha se rezistenca ukrainase ka ndryshuar planet e Rusisë. Nëse Ukraina dorëzohej, Rusia bëhej e pandalshme në Europën Lindore, ndërsa në Ballkan Serbia do të sillej si një Rusi, duke thelluar problemet me Kosovën, Malin e Zi apo Bosnjën.

Konflikti në Ukrainë, sipas tij, e riktheu Perëndimin te vlerat bazë dhe se fitorja e kësaj lufte është e domosdoshme për ekzistencën e projektit të Bashkimit Europian dhe sipas tij, nëse Ukraina bie nuk mund të ketë Europë Lindore.

Aldo Bumçi, ish-Ministër i Punëve të Jashtme në 2013

Impakti në Ballkanin Perëndimor

Jo vetëm rrezik për Europën Lindore. Historiani dhe diplomati Paskal Milo ngriti shqetësimin e efekteve që mund të sjellë lufta në Ukrainë, për Ballkanin. Ai tha se tashmë  zhvillimet në Ukrainë e kanë përfshirë rajonin, ndërsa mbetet  në rrezik potencial për të  thelluar krizat ekzistuese.

“…për të mos thënë që mund të ketë edhe përpjekje të ndërgjegjshme për të destabilizuar situatën dhe për të tërhequr vëmendjen nga konflikti në Ukrainë”.

Ai mori shembullin e Bosnjës dhe deklaratat kërcënuese të ambasadorit rus në Sarajevë, që paralajmëroi se nëse vendi avancon me kërkesat për anëtarësim në NATO, Rusia mund të aplikojë një skenar të ngjashëm me atë të Ukrainës. Ai mori edhe shembullin e përpjekjeve për grusht shteti në Malin e Zi, financuar nga Rusia, më 2016  për shkak të  kërkesës për anëtarësim në Paktin e Atlantikut të Veriut.

“Duhet të shohim se ku jemi ne shqiptarët në këtë konflikt potencial që mund të ndodhë nesër në Ballkan. Marrëdhëniet e Kosovës me Serbinë mbeten një  vatër e nxehtë tensionesh dhe konflikti potencial”. Ai tha se përballë këtij konflikti potencial,  duhet përgatitje jo  vetëm nga pala shqiptare, por edhe nga strukturat euro-atlantike. “Të përgatitemi për të keqen e mundshme”.

Ai tha se përfaqësuesit e diplomacisë ruse nuk hezitojnë të kërcënojnë vendet e Ballkanit perëndimor dhe përpiqen të pengojnë integrimin europiane.

Zoti Milo tha se Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian duhet të shtojnë praninë e tyre jo vetëm politike, por edhe ushtarake dhe ekonomike në rajon.

UET,  bursa për studentët nga Ukraina

Zv/ministrja e  Jashtme, Artemis Malo e përshëndeti konferencën në emër të ministres Olta Xhaçka, e cila nuk mundi të marrë pjesë për shkak të angazhimeve politike. Ministrja u kthye dje nga ShBA dhe raportimi në Këshillin e Sigurimit, rreth çështjes së Ukrainës, ku Shqipëria është bashkëpenëmbajtëse me Amerikën.

Zonja Malo u ndal te masat e qeverisë shqiptare përballë sfidës, ku përmendi rezolutën e miratuar për njohjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës, VKM për udhëtimin dhe qëndrimin e shtetasve ukrainas në Shqipëri apo edhe programet arsimore për fëmijët nga Ukraina. Ajo zbuloi se Universiteti Europian i Tiranës ka akorduar pesë bursa të plota për studentët nga Ukraina, duke  u bërë kështu i pari universitet që u ofrua qysh nga nisja e konfliktit. Pedagogu i Universitetit Europian të Tiranës, koloneli Kristaq  Xharo mbajti një referat mbi Luftën në Ukrainë dhe Sigurinë Ndërkombëtare.

Presidenti i Universitetit Europian të Tiranës, Selami Xhepa u ndal te ndikimi afatgjatë ekonomik i zhvillimeve gjeopolitike, ndërsa tha se komuniteti akademik e shkencor kërkojnë të ofrojnë zgjidhje të reja e kreative, në këto kohë sfiduese.

Artemis Malo, Zv/ministrja e  Jashtme

Konferenca  “Ditët e Studimeve Shqiptare”  në këtë edicion të nëntë ka mbledhur rreth 10 kërkues vendas e të huaj, ku janë paraqitur 60 punime shkencore, ndërsa punimet e saj vijojnë edhe të  shtunën, në pesë panele, të ndarë sipas pesë fakulteteve të Universitetit Europian të Tiranës.

 

  • Share:
Suela Laska

Previous post

Vera Bekteshi, e para grua fituese e Çmimit Kadare
30 Prill, 2022

Next post

Ambasadori i Ukrainës letër UET:  Thellësisht të prekur për kujdesin që i jepni popullit ukrainas
30 Prill, 2022

You may also like

HHA_0402
Neurologu amerikan, John C. Witt, në një Leksion të Hapur: Tre karakteristikat thelbësore të një mjeku
14 Maj, 2025
HHA_9243
Leksion i Hapur me studentët e Arteve Skenike për Eugene O’Neill, babanë e dramës moderne amerikane
14 Maj, 2025
HHA_2300
UET i akordon titullin “Doctor Honoris Causa” ish- presidentit Alfred Moisiu, burrështetas dhe model për politikën
9 Maj, 2025

Search

Që nga fillimi i tij në 2006, UET nuk ka reshtur përpjekjet e tij për ta reformuar, strukturuar dhe kompletuar atë, proceset dhe iniciativat që sigurojnë diplomimin me cilësinë më të lartë të studentëve tanë.

Scan here to read our latest QAA review report



Address:

Kompleksi Xhura, Rruga Xhanfize Keko, Tirana, Albania.

STUDIO NË UET

  • Diplomë Profesionale
  • Bachelor
  • Master Profesional
  • Master i Shkencave
  • Master i arteve



Celular

+355682016616

+355689037765



Address:

Kompleksi Xhura, Rruga Xhanfize Keko, Tirana, Albania.



Celular

+355682016616

+355689037765



Email

[email protected]



Rezervo aktivitetin tënd



Facebook-f




Instagram




Linkedin



Email

[email protected]



Rezervo aktivitetin tënd



Facebook-f




Instagram




Youtube




Twitter

© Copyright 2023 UET