Thirrje për aplikim Erasmus – Shkëmbim i stafit akademik dhe administrativ – West University of Timisoara, Rumani

Universiteti Europian i Tiranës (UET) ka kënaqësinë të njoftojë hapjen e thirrjes për aplikime për mobilitetin e stafit akademik dhe administrativ në West University of Timisoara, Rumani, në kuadër të programit Erasmus+.
Mobiliteti do të realizohet në kuadër të një prej javëve ndërkombëtare të organizuara nga universiteti pritës.
Detajet e mobilitetit:
- Numri i kuotave: 1 (STA/STT).
- Kohëzgjatja: 5 activity days + 2 travel days.
- Granti ditor: 140 EUR.
- Granti i udhëtimit: 275 EUR.
Periudhat e mobilitetit:
- Academic staff (STA): Erasmus International Teaching Week, 3rd edition, 5–9 April 2027
- Administrative staff (STT): Erasmus International Training Week, 17th edition, 14–18 June 2027
Fushat akademike prioritare: Gazetari, Administrim Biznesi, Psikologji, Marketing, Financë dhe Bankë, Arte, Dizajn, Drejtësi, Histori dhe Arkeologji, Letërsi dhe Gjuhësi.
Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim:
- CV në gjuhën angleze.
- Kopje e pasaportës.
- Letër motivimi në gjuhën angleze.
Deadline: 26 tetor 2026, ora 17:00.
Aplikimet duhet të dërgohen me email në adresën: [email protected].
Ftojmë stafin akademik dhe administrativ të interesuar të UET të aplikojë brenda afatit të përcaktuar.
Suksese!

