• STUDIO NË UET
    • TARIFE PREFERENCIALE
    • DIPLOMË PROFESIONALE
    • BACHELOR
    • PROGRAME TË INTEGRUARA
    • MASTER PROFESIONAL
    • MASTER I SHKENCAVE
    • MASTER I ARTEVE
    • MASTER FINTECH
    • DOKTORATURA
    • PËR PRINDËRIT
  • STAFI AKADEMIK
    • FJALA E PRESIDENTIT
    • REKTORI I UET
    • ZV. REKTORËT
    • ADMINISTRATORI I UET
    • DEKANËT
    • PËRGJEGJËSIT E DEPARTAMENTEVE
    • ORGANIKA
      • FAKULTETI I EKONOMISË, BIZNESIT DHE ZHVILLIMIT
      • FAKULTETI I SHKENCAVE JURIDIKE, POLITIKE DHE MARRËDHËNIEVE NDËRKOMBËTARE
      • FAKULTETI I SHKENCAVE HUMANE, EDUKIMI DHE ARTET LIBERALE
      • FAKULTETI I INXHINIERISË, INFORMATIKËS E ARKITEKTURËS
      • FAKULTETI I SHKENCAVE MJEKËSORE TEKNIKE
  • TË REJAT
  • KËRKIMI SHKENCOR
    • STRATEGJIA
    • PROGRAMI I MADH KËRKIMOR
    • REVISTAT SHKENCORE
    • KONFERENCA
    • SHKOLLA SEZONALE
  • PROJEKTE DHE PARTNERË
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
      • ACTIVE PROJECTS
      • COMPLETED PROJECTS
  • RRETH UET
    • FAKTE DHE SHIFRA
    • STATUTI
    • MISIONI DHE VIZIONI
    • PUNËSIMI NË UET
    • MUNDËSI PUNËSIMI DHE INTERNSHIP
    • RAPORTE VLERËSIMI
  • SHËRBIME
    • SEKRETARIA MESIMORE
    • KËSHILLIMI I KARRIERËS
    • TUTORIATI
    • KLUBET STUDENTORE
    • KËSHILLI I STUDENTËVE
    • ALUMNI
      • FJALA E PRESIDENTIT
  • sq
    • en_US
0682016616
[email protected]
UET UET
  • STUDIO NË UET
    • TARIFE PREFERENCIALE
    • DIPLOMË PROFESIONALE
    • BACHELOR
    • PROGRAME TË INTEGRUARA
    • MASTER PROFESIONAL
    • MASTER I SHKENCAVE
    • MASTER I ARTEVE
    • MASTER FINTECH
    • DOKTORATURA
    • PËR PRINDËRIT
  • STAFI AKADEMIK
    • FJALA E PRESIDENTIT
    • REKTORI I UET
    • ZV. REKTORËT
    • ADMINISTRATORI I UET
    • DEKANËT
    • PËRGJEGJËSIT E DEPARTAMENTEVE
    • ORGANIKA
      • FAKULTETI I EKONOMISË, BIZNESIT DHE ZHVILLIMIT
      • FAKULTETI I SHKENCAVE JURIDIKE, POLITIKE DHE MARRËDHËNIEVE NDËRKOMBËTARE
      • FAKULTETI I SHKENCAVE HUMANE, EDUKIMI DHE ARTET LIBERALE
      • FAKULTETI I INXHINIERISË, INFORMATIKËS E ARKITEKTURËS
      • FAKULTETI I SHKENCAVE MJEKËSORE TEKNIKE
  • TË REJAT
  • KËRKIMI SHKENCOR
    • STRATEGJIA
    • PROGRAMI I MADH KËRKIMOR
    • REVISTAT SHKENCORE
    • KONFERENCA
    • SHKOLLA SEZONALE
  • PROJEKTE DHE PARTNERË
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
      • ACTIVE PROJECTS
      • COMPLETED PROJECTS
  • RRETH UET
    • FAKTE DHE SHIFRA
    • STATUTI
    • MISIONI DHE VIZIONI
    • PUNËSIMI NË UET
    • MUNDËSI PUNËSIMI DHE INTERNSHIP
    • RAPORTE VLERËSIMI
  • SHËRBIME
    • SEKRETARIA MESIMORE
    • KËSHILLIMI I KARRIERËS
    • TUTORIATI
    • KLUBET STUDENTORE
    • KËSHILLI I STUDENTËVE
    • ALUMNI
      • FJALA E PRESIDENTIT
  • sq
    • en_US

Aktivitete

[:en]Teknologjia dhe Inovacioni i bashkëngjitet çdo profesioni sot[:]

  • Date 8 Qershor, 2019

[:en]

Teknologjia dhe Inovacioni i bashkëngjitet çdo profesioni sot

Në Universitetin Europian të Tiranës, përgjatë “Javës së Hapur” janë zhvilluar një sërë aktivitetesh që kanë pasur në fokus inovacionin, inxhinieritë, teknologjinë dhe arkitekturën

Nisur nga fakti që çdo aspekt i jetës është i ndërthurur me teknologjinë, tregu i punës ka gjithnjë e më tepër nevojë për profesionistë, të cilët janë përdorues të mirë të saj, si dhe individë, të cilët përshtaten lehtësisht me zhvillimet. Punët që lidhen me teknologjinë do të vazhdojnë të përjetojnë rritje të konsiderueshme gjatë dekadave të ardhshme. Edhe në Shqipëri, kërkesat për profesionistë të kualifikuar dhe të specializuar në drejtimin e degëve të teknologjisë dhe inxhinierive janë në rritje, jo vetëm prej trendeve globale, por edhe zhvillimeve lokale.

“Java e hapur”, e cila është zhvilluar në UET këtë herë ka qenë tërësisht e dedikuar ndaj Fakultetit të Inxhinierisë, Informatikës dhe Arkitekturës dhe “Dita e Inovacionit” është përbërë nga një sërë aktivitetesh që kishin në fokus pikërisht fushat e teknologjisë, inxhinierive dhe arkitekturës. Studentët kanë mundur të eksplorojnë jo vetëm mundësitë për punësim, por të jenë më të qartë me kërkesat aktuale të kompanive dhe më të orientuar në lidhje me “sjelljen” e tregut të punës në vitet që do të pasojnë. Kjo, falë takimit të drejtpërdrejtë me përfaqësuesit e 50 prej sipërmarrjeve kryesore që operojnë sot në vendin tonë, në Panairin e Punës, por edhe prezantimet zhvilluara nga tri kompani në seksionin “Profil biznesi”, si edhe nëpërmjet bashkëbisedimit dhe diskutimeve të zhvilluara me 4 drejtues të Burimeve Njerëzore mbi sfidat që paraqet sot sektori i inxhinierive.


Një këndvështrimi mjaft i vlefshëm është edhe ai që komunikohet nga ish-studentët e UET, të cilët pas diplomimit janë pozicionuar suksesshëm në tregun konkurrues të punës. Ata kanë qenë prezentë në takimin e Bordit të Tregut të Punës, ku kanë diskutuar mbi kërkesat me të cilat ato janë përballur pas diplomimit nga punëdhënësit, por edhe mbi kërkesat që ata vetë kanë tashmë në pozicionin e drejtuesit të një sipërmarrjeje. Nga ana tjetër, vetë studentët kanë prezantuar kërkimet e tyre në workshop-in e zhvilluar ditën e enjte, i cili kishte në fokus talentet e reja në teknologji.

50 kompani, në kërkim të inxhinierëve, arkitektëve dhe informatikanëve të rinj

Të pranishëm në këtë panair ishin 50 kompani të ndryshme të sektorit të teknologjisë, elektroshtëpiakeve, hidrosanitareve, automobilistike, studio arkitekture, inxhinierie etj. Secila prej këtyre sipërmarrjeve ka prezantuar ofertat e tyre për studentët, si për punësim ashtu edhe për internship. Për të përshëndetur Panairin e Punës ishin të ftuar edhe z. Arben Biçoku, anëtar i Bordit të Besimit në UET, z. Kushtrim Shala, drejtues i ICT Awards, z. Sokol Qeraxhiu, drejtues i “Tetra Solutions”.

“Mendoj se eksperienca e sipërmarrjes duhet të jetë shumë prezente në auditorët e universitetit. Sipërmarrja ka shumë për t’i dhënë universitetit, në drejtim të eksperiencave, kurrikulave, të kërkesave për profesionet në treg. Gjithashtu, universiteti ka shumë për t’i dhënë sipërmarrjes, sepse sot, për cilëndo nga sipërmarrjet e mëdha, është shumë problematike cilësia e burimeve njerëzore, sikurse është edhe një nevojë evidente kërkesa për forcimin e sektorëve të kërkim-zhvillimit”, ka thënë z. Biçoku.
Ndërkohë që z. Shala shtoi se në pesë vitet e ardhshme, sektori i ICT do të jetë kryefjala e ditës.
“Shfrytëzojeni këtë Panair Punë, sepse sipas World Economy Forum, 5-vjeçari i ardhshëm i përket sektorit të ICT-së dhe inovacionit. Këta dy sektorë do të shkëlqejnë në çfarëdo lloj profesioni të mundshëm. Cilindo profesion do të zgjidhni në të ardhmen, ICT do të jetë e bashkëngjitur me patjetër”, u është drejtuar ai studentëve. Drejtuesi i “Tetra Solutions”, nga ana tjetër, vuri theksin te rëndësia që ka krijimi i një marrëdhënieje të shëndetshme universitet-sipërmarrje. “Organizimi i këtyre eventeve nuk bën gjë tjetër veçse na ndihmon ne të marrim punonjës të rinj dhe njerëz që duan të ecin para në karrierë”.

Studentët e UET prezantojnë rastet studimore

Në workshop-in “Talente në teknologji”, janë prezantuar nga studentët e Fakultetit të Inxhinierisë, Informatikës dhe Arkitekturës, Arenca Brazdo dhe Mirko Lantieri, dy raste studimore që ata kanë zhvilluar në fushën e teknologjisë.

Mirko ka bërë një prezantim të shkurtër të historisë së evoluimit të teknologjisë dhe më pas, duke dhënë një përkufizim të inteligjencës artificiale, si dhe aplikimin e saj sot në përditshmëri, ka bërë një panoramë të arritjeve të deritanishme të avancimeve teknologjike, veçanërisht në sektorin e shëndetësisë. Në studimin e tij janë parashtruar gjithashtu disa prej shpikjeve dhe projekteve që pritet të revolucionarizojnë të ardhmen. Pavarësisht potencialit të jashtëzakonshëm që zhvillimi teknologjik mbart, me të vijnë edhe anë negative. Pikërisht për të ilustruar këtë “përplasje”, Mirko ka bërë një analizë të anëve pozitive dhe negative që shoqërojnë këto zhvillime, si dhe ka prezantuar një rast konkret studimor. Ndërkohë, Arenca Brazdo ka paraqitur një rast studimor mbi mundësitë që ekzistojnë për të parashikuar përhapjen e gripit me anë të mediave sociale. Duke shfrytëzuar një program kompjuterik të krijuar nga vetë ajo, Arenca ka mundur të analizojë të dhënat që përkojnë me gjendjen atmosferike në një qytet të caktuar, tweets të individëve nga ai vend që përmbajnë fjalë kyç që lidhen drejtpërdrejt me gjendjen e gripit, si dhe të dhënat reale mbi shpërndarjen e këtij të fundit në qytetin e paracaktuar. Puna e saj kërkimore vijon dhe rezultatet përkojnë gjithnjë e më tepër falë edhe përmirësimeve të vazhdueshme të programit që ka krijuar.

Forumi mbi sfidat e burimeve njerëzore në inxhinieri


Ndërkohë është zhvilluar edhe Forumi “Sfidat sot për burimet njerëzore në inxhinieri”, ku të ftuar për një bashkëbisedim me studentë dhe pedagogë, kanë qenë katër drejtuese të burimeve njerëzore në kompanitë përkatëse: znj. Irida Bonati nga “Albtelecom”, znj. Edlira Gjuraj nga KESH, znj. Ada Pasmaçiu nga IKUB, si dhe znj. Migerta Buba nga InfoSoft Group.

Të ftuarat, krahas prezantimit të kompanive që përfaqësojnë, kanë folur edhe mbi mundësitë që ofrojnë për punësim të studentëve, për trajnim dhe internship. Ato kanë shpjeguar se sot, thuajse të gjitha sipërmarrjet e mëdha investojnë jo vetëm në rekrutimin e një personeli të ri të kualifikuar, ambicioz dhe profesional, por edhe në zhvillimin e vazhdueshëm të stafit të tyre falë trajnimeve të stafit dhe certifikimit, për të përmirësuar performancën dhe stimulimin e rritjes profesionale.

Secila prej këtyre kompanive ka akademinë përkatëse, ku ofron trajnime si për studentët, ashtu edhe për ata që ndjekin një internship apo janë pjesë e stafit.

[:]

  • Share:
admin

Previous post

[:en]UET “inkubator” i sipërmarrjes, Begolli: Si ndikoi në rrugën time[:]
8 Qershor, 2019

Next post

[:en]Konstantinos Giakoumis/ 20 vitet e “varësisë” nga Shqipëria[:]
8 Qershor, 2019

You may also like

eco23
Call for Papers – ECONOMICUS 23
30 Janar, 2023
ingenious3
Call for papers at the Journal “Ingenious”, No.4
23 Janar, 2023
koc-university
Thirrje për aplikime: Shkëmbim Stafi Akademik dhe Administrativ Koç University
13 Janar, 2023

Search

Që nga fillimi i tij në 2006, UET nuk ka reshtur përpjekjet e tij për ta reformuar, strukturuar dhe kompletuar atë, proceset dhe iniciativat që sigurojnë diplomimin me cilësinë më të lartë të studentëve tanë.

Scan here to read our latest QAA review report



Address:

Kompleksi Xhura, Rruga Xhanfize Keko, Tirana, Albania.

STUDIO NË UET

  • Diplomë Profesionale
  • Bachelor
  • Master Profesional
  • Master i Shkencave
  • Master i arteve



Celular

+355682016616

+355689037765



Address:

Kompleksi Xhura, Rruga Xhanfize Keko, Tirana, Albania.



Celular

+355682016616

+355689037765



Email

[email protected]



Rezervo aktivitetin tënd



Facebook-f




Instagram




Linkedin



Email

[email protected]



Rezervo aktivitetin tënd



Facebook-f




Instagram




Youtube




Twitter

© Copyright 2023 UET