• STUDIO NË UET
    • TARIFE PREFERENCIALE
    • DIPLOMË PROFESIONALE
    • BACHELOR
    • PROGRAME TË INTEGRUARA
    • MASTER PROFESIONAL
    • MASTER I SHKENCAVE
    • MASTER I ARTEVE
    • MASTER FINTECH
    • DOKTORATURA
    • PËR PRINDËRIT
  • STAFI AKADEMIK
    • FJALA E PRESIDENTIT
    • REKTORI I UET
    • ZV. REKTORËT
    • ADMINISTRATORI I UET
    • DEKANËT
    • PËRGJEGJËSIT E DEPARTAMENTEVE
    • ORGANIKA
      • FAKULTETI I EKONOMISË, BIZNESIT DHE ZHVILLIMIT
      • FAKULTETI I SHKENCAVE JURIDIKE, POLITIKE DHE MARRËDHËNIEVE NDËRKOMBËTARE
      • FAKULTETI I SHKENCAVE HUMANE, EDUKIMI DHE ARTET LIBERALE
      • FAKULTETI I INXHINIERISË, INFORMATIKËS E ARKITEKTURËS
      • FAKULTETI I SHKENCAVE MJEKËSORE TEKNIKE
  • TË REJAT
  • KËRKIMI SHKENCOR
    • STRATEGJIA
    • PROGRAMI I MADH KËRKIMOR
    • REVISTAT SHKENCORE
    • KONFERENCA
    • SHKOLLA SEZONALE
  • PROJEKTE DHE PARTNERË
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
      • ACTIVE PROJECTS
      • COMPLETED PROJECTS
  • RRETH UET
    • FAKTE DHE SHIFRA
    • STATUTI
    • MISIONI DHE VIZIONI
    • PUNËSIMI NË UET
    • MUNDËSI PUNËSIMI DHE INTERNSHIP
    • RAPORTE VLERËSIMI
  • SHËRBIME
    • SEKRETARIA MESIMORE
    • KËSHILLIMI I KARRIERËS
    • TUTORIATI
    • KLUBET STUDENTORE
    • KËSHILLI I STUDENTËVE
    • ALUMNI
      • FJALA E PRESIDENTIT
  • sq
    • en_US
0682016616
[email protected]
UET UET
  • STUDIO NË UET
    • TARIFE PREFERENCIALE
    • DIPLOMË PROFESIONALE
    • BACHELOR
    • PROGRAME TË INTEGRUARA
    • MASTER PROFESIONAL
    • MASTER I SHKENCAVE
    • MASTER I ARTEVE
    • MASTER FINTECH
    • DOKTORATURA
    • PËR PRINDËRIT
  • STAFI AKADEMIK
    • FJALA E PRESIDENTIT
    • REKTORI I UET
    • ZV. REKTORËT
    • ADMINISTRATORI I UET
    • DEKANËT
    • PËRGJEGJËSIT E DEPARTAMENTEVE
    • ORGANIKA
      • FAKULTETI I EKONOMISË, BIZNESIT DHE ZHVILLIMIT
      • FAKULTETI I SHKENCAVE JURIDIKE, POLITIKE DHE MARRËDHËNIEVE NDËRKOMBËTARE
      • FAKULTETI I SHKENCAVE HUMANE, EDUKIMI DHE ARTET LIBERALE
      • FAKULTETI I INXHINIERISË, INFORMATIKËS E ARKITEKTURËS
      • FAKULTETI I SHKENCAVE MJEKËSORE TEKNIKE
  • TË REJAT
  • KËRKIMI SHKENCOR
    • STRATEGJIA
    • PROGRAMI I MADH KËRKIMOR
    • REVISTAT SHKENCORE
    • KONFERENCA
    • SHKOLLA SEZONALE
  • PROJEKTE DHE PARTNERË
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
      • ACTIVE PROJECTS
      • COMPLETED PROJECTS
  • RRETH UET
    • FAKTE DHE SHIFRA
    • STATUTI
    • MISIONI DHE VIZIONI
    • PUNËSIMI NË UET
    • MUNDËSI PUNËSIMI DHE INTERNSHIP
    • RAPORTE VLERËSIMI
  • SHËRBIME
    • SEKRETARIA MESIMORE
    • KËSHILLIMI I KARRIERËS
    • TUTORIATI
    • KLUBET STUDENTORE
    • KËSHILLI I STUDENTËVE
    • ALUMNI
      • FJALA E PRESIDENTIT
  • sq
    • en_US

Aktivitete

[:en]Studentja e UET që ndjek masterin e përbashkët PoSIG në Austri[:]

  • Date 1 Korrik, 2019

[:en]

Studentja e UET që ndjek masterin e përbashkët PoSIG në Austri

Denisa Isaku tregon mbi eksperiencën e saj si studente e Masterit të përbashkët PoSIG dhe si këto studime të standardeve europiane e përgatisin atë për sfidat e ardhshme të tregut të punës dhe të europianizimit të vendit

Pasioni apo tregu i punës?! Të ndjek këshillën e familjes apo të ndjek zemrën time?! Dilemat e maturantëve shqiptarë janë të shumta kur vjen momenti për të vendosur për studimet e tyre, duke i konceptuar këto studime si rruga që do t’u sigurojë të ardhmen. Këshillimi është i nevojshëm për ta në këto momente dhe pedagogët e Universitetit Europian të Tiranës ua kanë bërë më të lehta zgjedhjet e shumicës prej tyre, në kontaktin e drejtpërdrejtë gjatë UET Gjimnaz Tour. Ky i fundit është një proces shumë i rëndësishëm në kuadër të këshillimit dhe orientimit të karrierës për të gjithë maturantët në prag të zgjedhjes së programit të tyre të studimit, që ka për qëllim t’i orientojë dhe ndihmojë maturantët të bëjnë zgjedhjen e duhur për profesionin e tyre të ardhshëm, falë informimit mbi mundësitë e ndryshme të studimit që ata kanë. Ishte pikërisht Gjimnaz Tour, ai që e njohu për herë të parë Denisa Isakun me Universitetin Europian të Tiranës.

“Në fillim të studimeve të mia, nuk e kisha vendosur akoma nëse doja të studioja në një universitet privat apo jo. UET-in e zgjodha kur unë isha akoma në vit të tretë të gjimnazit, mbas një turi që universitete të ndryshme zhvilluan në gjimnazin tim. UET-i ishte universiteti që më bëri më shumë përshtypje nga të gjitha universitetet që erdhën”, tregon Denisa.

E tërhequr nga ai prezantim i parë, vendosi të mësojë më shumë rreth UET. Bindja e parë u forcua dhe më tepër dhe ajo mori vendimin që të ndiqte studimet e larta, për degën Marrëdhënie Ndërkombëtare.

“E dija paraprakisht që stafi mësimdhënës i UET-it ishte i përgatitur, por gjithsesi isha e surprizuar dhe e lumtur që pedagogët e mi në fushën e Marrëdhënieve Ndërkombëtare kishin eksperienca të shumta në këtë fushë dhe mund të aplikonin njohuritë e tyre direkt në mësimdhënie”, rrëfen duke pranuar se pritshmëritë e saj fillestare u tejkaluan në vitet që pasuan.

Tashmë ajo i ka përfunduar studimet e saj në ciklin Bachelor dhe është përfituese e një burse studimi pranë Universitetit të Salzburg, Austri, në kuadër të programit Master “PoSIG” që UET ofron. Ky është një master që ofron një diplomë të përbashkët mes universiteteve të Bashkimit Europian dhe atyre të Ballkanit Perëndimor me fokus në shkenca politike.

“Pasi u diplomova në UET në degën Marrëdhënie Ndërkombëtare, vendosa të shikoj një mundësi tjetër që më dha Universiteti Europian i Tiranës, për të aplikuar në programin Master “PoSIG”, ku do të zhvilloja një vit në Universitetin e Salzburgut në Austri dhe vitin e dytë do të kthehesha në UET. Një nga kërkesat e kësaj dege ishte praktika, të cilën mund ta bëja në Shqipëri ose në Austri, dhe vendosa ta bëj në Austri në “Institut der Regionen Europas” (Instituti i rajoneve të Europës). Njohuritë e marra në UET në degën time Bachelor më ndihmuan shumë në këtë institut dhe jam e kënaqur me arritjet e mia në këtë aspekt.”

Tashmë thuajse në përfundim të vitit të parë të studimeve në Austri, Denisa shprehet se kjo eksperiencë është tepër e vlefshme për të, jo vetëm për shkak të rritjes profesionale, por edhe asaj personale.

“Studimi jashtë më ka ofruar më shumë mundësi të njihja njerëz nga kultura të ndryshme, por dhe mundësi për të zhvilluar aftësitë e mia gjuhësore.”

Ndërkohë që tashmë në një pozitë tjetër, atë të anëtarit të rrjetit Alumni UET, por edhe të studentit ndërkombëtar, Denisa e vlerëson UET për mbështetjen dhe përgatitjen e vazhdueshme që ka gjetur atje gjatë viteve të studimit.

“Mendoj se mbi të gjitha UET-i më dha njohuritë për t’u futur në tregun e punës, si dhe vetëbesimin për të aplikuar dhe për të bërë intervista në vende pune ku normalisht nuk do të shkoja. Sa u përket studentëve aktualë të UET, i vetmi sugjerim që do të kisha, do të ishte që, nëse do të kishin mundësi, të angazhoheshin si në shkollë, por dhe në punë, pasi baraspeshimi i këtyre të dyjave nuk është aq i vështirë sa mund të mendoni. Ndërsa personalisht, e vetmja gjë që do të ndryshoja po të ktheja kohën pas në vitet e studimit në UET, do të ishte aktivizimi edhe më i madh në klube të ndryshme studentore, sidomos klube debatesh, në të cilat jam e bindur se do t’i kisha përforcuar më shumë njohuritë e mia të marra gjatë studimeve.”

Sa u përket atyre që janë ende në mëdyshje për zgjedhjen e tyre, Denisa vë theksin te rëndësia që ka përzgjedhja e një dege që përshtatet me interesat dhe pasionet personale të gjithsekujt.

“Sugjerimi im do të ishte që të zgjidhnin çfarëdo lloj dege që u pëlqen atyre, pa u influencuar shumë nga njerëzit e tjerë, pasi UET-i ofron degë të mira në përgjithësi dhe do ta gjejnë vetveten në secilën prej tyre, si dhe do të kenë njohuri unike.” 

[:]

  • Share:
admin

Previous post

[:en]Tonin Gjuraj: Pasioni për mësimdhënien, mbi të gjitha[:]
1 Korrik, 2019

Next post

[:en]Dekania Bushati: Fakulteti i Shkencave Juridike në dekadën e dytë[:]
2 Korrik, 2019

You may also like

eco23
Call for Papers – ECONOMICUS 23
30 Janar, 2023
ingenious3
Call for papers at the Journal “Ingenious”, No.4
23 Janar, 2023
koc-university
Thirrje për aplikime: Shkëmbim Stafi Akademik dhe Administrativ Koç University
13 Janar, 2023

Search

Që nga fillimi i tij në 2006, UET nuk ka reshtur përpjekjet e tij për ta reformuar, strukturuar dhe kompletuar atë, proceset dhe iniciativat që sigurojnë diplomimin me cilësinë më të lartë të studentëve tanë.

Scan here to read our latest QAA review report



Address:

Kompleksi Xhura, Rruga Xhanfize Keko, Tirana, Albania.

STUDIO NË UET

  • Diplomë Profesionale
  • Bachelor
  • Master Profesional
  • Master i Shkencave
  • Master i arteve



Celular

+355682016616

+355689037765



Address:

Kompleksi Xhura, Rruga Xhanfize Keko, Tirana, Albania.



Celular

+355682016616

+355689037765



Email

[email protected]



Rezervo aktivitetin tënd



Facebook-f




Instagram




Linkedin



Email

[email protected]



Rezervo aktivitetin tënd



Facebook-f




Instagram




Youtube




Twitter

© Copyright 2023 UET