• STUDIO NË UET
    • FJALA E PRESIDENTIT
    • STUDENTËT NDËRKOMBËTARË
    • DIPLOMË PROFESIONALE
    • BACHELOR
    • PROGRAME TË INTEGRUARA
    • MASTER PROFESIONAL
    • MASTER I SHKENCAVE
    • MASTER I ARTEVE
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOKTORATURA
    • PËR PRINDËRIT
  • STAFI AKADEMIK
    • REKTORI I UET
      • FJALA E REKTORIT
    • ADMINISTRATORI I UET
    • DEKANËT
    • PËRGJEGJËSIT E DEPARTAMENTEVE
    • ORGANIKA
      • FAKULTETI I EKONOMISË, BIZNESIT DHE ZHVILLIMIT
      • FAKULTETI I SHKENCAVE JURIDIKE, POLITIKE DHE MARRËDHËNIEVE NDËRKOMBËTARE
      • FAKULTETI I SHKENCAVE HUMANE, EDUKIMI DHE ARTET LIBERALE
      • FAKULTETI I INXHINIERISË, INFORMATIKËS E ARKITEKTURËS
      • FAKULTETI I SHKENCAVE MJEKËSORE TEKNIKE
  • TË REJAT
  • KËRKIMI SHKENCOR
    • STRATEGJIA
    • PROGRAMI I MADH KËRKIMOR
    • INFRASTRUKTURA FIZIKE
    • REVISTAT SHKENCORE
    • KONFERENCA
    • PUBLIKIMET SHKENCORE
      • ARTIKUJT MË TË CITUAR
    • SHKOLLA SEZONALE
    • PLANI I BARAZISË GJINORE
  • PROJEKTE DHE PARTNERË
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
    • PROJEKTE AKTIVE
  • RRETH UET
    • FAKTE DHE SHIFRA
    • STATUTI
    • BORDI I ADMINISTRIMIT
    • MISIONI DHE VIZIONI
    • NDËRKOMBËTARIZIMI
    • PUNËSIMI NË UET
    • MUNDËSI PUNËSIMI DHE INTERNSHIP
    • RAPORTE VLERËSIMI
  • SHËRBIME
    • SEKRETARIA MESIMORE
    • KËSHILLIMI I KARRIERËS
    • TUTORIATI
    • KLUBET STUDENTORE
    • KËSHILLI I STUDENTËVE
    • ALUMNI
      • PRESIDENTI I ALUMNI
  • sq
    • en_US
0682016616
[email protected]
UET UET
  • STUDIO NË UET
    • FJALA E PRESIDENTIT
    • STUDENTËT NDËRKOMBËTARË
    • DIPLOMË PROFESIONALE
    • BACHELOR
    • PROGRAME TË INTEGRUARA
    • MASTER PROFESIONAL
    • MASTER I SHKENCAVE
    • MASTER I ARTEVE
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOKTORATURA
    • PËR PRINDËRIT
  • STAFI AKADEMIK
    • REKTORI I UET
      • FJALA E REKTORIT
    • ADMINISTRATORI I UET
    • DEKANËT
    • PËRGJEGJËSIT E DEPARTAMENTEVE
    • ORGANIKA
      • FAKULTETI I EKONOMISË, BIZNESIT DHE ZHVILLIMIT
      • FAKULTETI I SHKENCAVE JURIDIKE, POLITIKE DHE MARRËDHËNIEVE NDËRKOMBËTARE
      • FAKULTETI I SHKENCAVE HUMANE, EDUKIMI DHE ARTET LIBERALE
      • FAKULTETI I INXHINIERISË, INFORMATIKËS E ARKITEKTURËS
      • FAKULTETI I SHKENCAVE MJEKËSORE TEKNIKE
  • TË REJAT
  • KËRKIMI SHKENCOR
    • STRATEGJIA
    • PROGRAMI I MADH KËRKIMOR
    • INFRASTRUKTURA FIZIKE
    • REVISTAT SHKENCORE
    • KONFERENCA
    • PUBLIKIMET SHKENCORE
      • ARTIKUJT MË TË CITUAR
    • SHKOLLA SEZONALE
    • PLANI I BARAZISË GJINORE
  • PROJEKTE DHE PARTNERË
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
    • PROJEKTE AKTIVE
  • RRETH UET
    • FAKTE DHE SHIFRA
    • STATUTI
    • BORDI I ADMINISTRIMIT
    • MISIONI DHE VIZIONI
    • NDËRKOMBËTARIZIMI
    • PUNËSIMI NË UET
    • MUNDËSI PUNËSIMI DHE INTERNSHIP
    • RAPORTE VLERËSIMI
  • SHËRBIME
    • SEKRETARIA MESIMORE
    • KËSHILLIMI I KARRIERËS
    • TUTORIATI
    • KLUBET STUDENTORE
    • KËSHILLI I STUDENTËVE
    • ALUMNI
      • PRESIDENTI I ALUMNI
  • sq
    • en_US

Aktivitete

Rregullat për të transferuar studimet në UET, mundësia e dytë për të zgjedhur edukim cilësor

  • Date 19 Shtator, 2018

Jeni i pasigurt në zgjedhjen e universitetit? Doni një degë të re që nuk ofrohet në universitetin ku jeni aktualisht? Nuk jeni të kënaqur nga ana akademike? Universiteti nuk ju duket aq përmbushës? Ndoshta eksperienca e transferimit të studimeve në UET mund t’i jepte një perspektivë të re jetës studentore.

Bashkë me regjistrimet e maturantëve për herë të parë në universitet, çdo fillim vjeshte shumë studentë zgjedhin të transferojnë studimet nga një universitet në tjetrin, duke i dhënë një mundësi të dytë vetes për të përmirësuar diplomën. Studentët: Pse zgjedhja e dytë është më e mirë se e para.

Në UET shumë prej transferimeve vijnë nga universitetet shtetërore, por ka dhe studentë që vijnë nga universitete të tjera private ose nga studimet jashtë vendit, të cilat i kanë ndërprerë për arsye të ndryshme dhe kthimi në Shqipëri u jep mundësinë të vijojnë studimet e lëna në mes.

Disa prej tyre kanë pasigurinë në zgjedhjen e parë të universitetit, ose janë të pakënaqur nga dega që kanë zgjedhur, nga përvoja akademike, ose nga varfëria e jetës studentore, disa të tjerë duan t’i japin vetes një vlerë të re diplomës së tyre të studimeve.

Pasja e një mundësie të dytë është për të gjithë studentët që shfrytëzojnë mundësinë e transferimeve është padyshim një vendim i mirëmenduar për t’i dhënë vlerë diplomës që do të marrin.

Po çfarë është sistemi i transferimit të studimeve dhe si funksion ai?

Drejtoresha e ciklit Bachelor në Universitetin Europian të Tiranës, Anisa Subashi, shpjegon për gazetën Mapo, rrugën procedurale që një student duhet të ndjekë për të përfituar nga kjo mundësi.

“Sistemi i Transferimit të krediteve, apo siç e shohim në suplementet e diplomave apo vërtetime të notave ECTS – European Credit Transfer and Acumulation System ka në qendër studentin; sistemin e krediteve dhe performancën e studentit në auditor, të specifikuar dhe në bazë të rezultateve. Arsyeja që sot Europa punon me kreditet, me transferimin e tyre, ndodh në kuadrin e procesit të Bolonjës, si program që do të zbatohej institucionalisht në të gjitha shtetet që kanë nënshkruar Kartën e Bolonjës dhe për të lehtësuar mundësinë e transferimit. Transferimi i studimeve nga një universitet në një tjetër është një mundësi që i jepet çdo studenti për të rishikuar zgjedhjen e tij të parë. Kjo praktikë prej vitesh rregullohet me Udhëzim të Ministrisë së Arsimit”, shprehet ajo.

Transferimi i studimeve duket zgjidhja ideale për të realizuar studimet e dëshiruara. Por si duhet të veprojnë studentët në mënyrë që ta realizojnë këtë procedurë transferimi, nga një universitet tjetër në UET?

“Për t’u transferuar nga një universitet në tjetrin, çdo student i interesuar duhet të paraqitet brenda afateve të cilësuara në udhëzimin përkatës, për të plotësuar një kërkesë dhe deklaratë ku shpreh vullnetin e transferimit pranë universitetit të dëshiruar. Kërkesës i bashkëngjiten lista e notave, programi mësimor dhe plani vjetor mësimor i universitetit të ndjekur deri më tani. Pas verifikimit dhe pranimit të kërkesës nga komisioni i ngritur për ekuivalentimin e lëndëve, procedohet me çregjistrimin nga universiteti i parë dhe regjistrimin në universitetin e dëshiruar”, shpjegon dekania Subashi, e cila në shumicën e rasteve merret personalisht me shumicën e studentëve që transferohen në UET.

Udhëtimi nga një universitet në tjetrin është më i përhapur se sa mund të mendohet pasi sipas Subashit transferimet e studimeve nga universitetet e tjera drejt UET-it shtohen çdo vit.

“Prurjet e studentëve me anë të transferimit çdo vit shtohen. Kryesisht kërkesat më të shumta për transferim vijnë nga universitete shtetërore, si Universiteti i Tiranës, i Durrësit, i Elbasanit, i Shkodrës, Korçës dhe Vlorës. Megjithatë vitet e fundit është shtuar dhe numri i transferimeve nga universitete të tjera private”, thekson ajo.

Po a përballet dhe vetë UET-i me largimin e studentëve të tij në mes të ciklit të studimeve?

Subashi shton se “sigurisht që, si çdo institucion tjetër edhe i yni përballet me raste të tilla transferimi, por shifrat janë thuajse të papërfillshme krahasuar me numrin e kërkesave për transferim të studentëve të universiteteve të tjera që vijnë pranë UET. Por kemi raste kur studentët tanë kërkojnë të transferohen dhe fatmirësisht në shumicën dërrmuese ata transferojnë studimet në një universitet jashtë vendit, një mundësi e re për ta për të përjetuar një eksperiencë akademike jashtë, në universitetet europiane”.

Transferimi i studimeve nuk funksion vetëm në një qark të mbyllur brenda universiteteve shqiptare. Mjaft studentë zgjedhin të transferojnë studimet e tyre në një universitet jashtë vendit ose anasjelltas.

“Diploma e UET njihet në mbarë Europën dhe më gjerë në botë, si rrjedhojë studenti ynë në rast se dëshiron të transferohet mjafton të tërheqë dokumentacionin e sipërpërmendur dhe të kalojë nëpërmjet procedurave përkatëse të shtetit dhe universitetit që dëshiron të transferohet. Në të njëjtën kohë UET është pjesë e sistemit europian të transferimit të krediteve. Ky anëtarësim është një garanci më shumë për studentin tonë”, bën të ditur Subashi.

Dukshëm, e drejta e transferimit përbën një mundësi të shkëlqyer për studentët që kanë dëshirë të ndryshojnë zgjedhjen e tyre dhe në këtë mënyrë të riorientohen dhe të realizohen profesionalisht ashtu siç ata dëshirojnë edhe në përputhje me tregun e punës.

UET ka praktikë të konsoliduar në këtë drejtim prej 10 vitesh, pra kjo është praktikë e zakonshme për këtë universitet dhe një praktikë e suksesshme. Komisionet e vlerësimit u ofrojnë studentëve të interesuar mundësinë që të përzgjedhin profilet e programet e shumta që ofron ky universitet. Një nga arsyet pse ata zgjedhin UET-in është dhe jeta e gjallë studentore, aktivizimi i tyre në projekte të ndryshme brenda kuadrit mësimor apo jashtë tij dhe mundësitë e mëdha për internshipe dhe punësim që gjatë kohës që janë studentë.

Procedurat për t’u transferuar në UET

UET-i, në përputhje me parimet e Kartës së Bolonjës, pranon transferime të studentëve në vitet ndërmjetëse nga shkollat e tjera universitare, vendase ose të huaja, publike ose jopublike, dhe lejon transferimin e studentëve të tij në shkolla të tjera. Procedura e transferimit, nga bërja e kërkesës me shkrim nga studenti, deri në njohjen e lëndëve dhe regjistrimin e tij në këtë program studimi, rregullohet me udhëzim të veçantë.
Studentëve mund t’u njihen kredite të fituara në programe të tjera studimi në fusha të njëjta ose të përafërta, si edhe njohuri dhe aftësi profesionale të certifikuara.
Studenti ka të drejtë të transferojë vetëm lëndë të vlerësuara me notë përfundimtare kaluese. Në rast njohjeje studenti bart notën me të cilën është vlerësuar në programin e mëparshëm të studimit.
Studenti regjistrohet në vitin e dytë nëse i janë njohur jo më pak se 30 kredite, dhe në vitin e tretë nëse i janë njohur jo më pak se 60 kredite.
Në çdo rast, studenti që transferon studimet nga një shkollë tjetër në UET, duhet të frekuentojë aq disiplina të programit sa të fitojë të paktën 50% të krediteve teorike të programit të studimit, si dhe praktikën dhe diplomën.
Procesi i vlerësimit të kurrikulës dhe njohjes së lëndëve bëhet nga Komisioni i Njohjes i Fakultetit.

  • Share:
admin

Previous post

Aplikimet për në Universitet: Nuk dini çfarë dege të zgjidhni?! UET ju vjen në ndihmë me këshillim karriere
19 Shtator, 2018

Next post

UET, streha e profesorëve senjor të shkencës shqiptare
19 Shtator, 2018

You may also like

4R1A8874
Promovohet INGENIOUS 5/1- Ndërthurja e teknologjisë me produktin dhe një role model si Gentjan Zotaj
8 Maj, 2025
WhatsApp Image 2025-05-05 at 19.06.56
UET thellon bashkëpunimin me UN Women Albania, nënshkruan Women’s Empowerment Principles dhe Memorandumin e Bashkëpunimit
6 Maj, 2025
HHA_0964
Mimi Kodheli në FORUMET UET: Vetëm edukimi na çon në BE, duhet të njohim detyrimet tona
2 Maj, 2025

Search

Që nga fillimi i tij në 2006, UET nuk ka reshtur përpjekjet e tij për ta reformuar, strukturuar dhe kompletuar atë, proceset dhe iniciativat që sigurojnë diplomimin me cilësinë më të lartë të studentëve tanë.

Scan here to read our latest QAA review report



Address:

Kompleksi Xhura, Rruga Xhanfize Keko, Tirana, Albania.

STUDIO NË UET

  • Diplomë Profesionale
  • Bachelor
  • Master Profesional
  • Master i Shkencave
  • Master i arteve



Celular

+355682016616

+355689037765



Address:

Kompleksi Xhura, Rruga Xhanfize Keko, Tirana, Albania.



Celular

+355682016616

+355689037765



Email

[email protected]



Rezervo aktivitetin tënd



Facebook-f




Instagram




Linkedin



Email

[email protected]



Rezervo aktivitetin tënd



Facebook-f




Instagram




Youtube




Twitter

© Copyright 2023 UET