• STUDIO NË UET
    • TARIFE PREFERENCIALE
    • DIPLOMË PROFESIONALE
    • BACHELOR
    • PROGRAME TË INTEGRUARA
    • MASTER PROFESIONAL
    • MASTER I SHKENCAVE
    • MASTER I ARTEVE
    • MASTER FINTECH
    • DOKTORATURA
    • PËR PRINDËRIT
  • STAFI AKADEMIK
    • FJALA E PRESIDENTIT
    • REKTORI I UET
    • ZV. REKTORËT
    • ADMINISTRATORI I UET
    • DEKANËT
    • PËRGJEGJËSIT E DEPARTAMENTEVE
    • ORGANIKA
      • FAKULTETI I EKONOMISË, BIZNESIT DHE ZHVILLIMIT
      • FAKULTETI I SHKENCAVE JURIDIKE, POLITIKE DHE MARRËDHËNIEVE NDËRKOMBËTARE
      • FAKULTETI I SHKENCAVE HUMANE, EDUKIMI DHE ARTET LIBERALE
      • FAKULTETI I INXHINIERISË, INFORMATIKËS E ARKITEKTURËS
      • FAKULTETI I SHKENCAVE MJEKËSORE TEKNIKE
  • TË REJAT
  • KËRKIMI SHKENCOR
    • STRATEGJIA
    • PROGRAMI I MADH KËRKIMOR
    • REVISTAT SHKENCORE
    • KONFERENCA
    • SHKOLLA SEZONALE
  • PROJEKTE DHE PARTNERË
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
      • ACTIVE PROJECTS
      • COMPLETED PROJECTS
  • RRETH UET
    • FAKTE DHE SHIFRA
    • STATUTI
    • MISIONI DHE VIZIONI
    • PUNËSIMI NË UET
    • MUNDËSI PUNËSIMI DHE INTERNSHIP
    • RAPORTE VLERËSIMI
  • SHËRBIME
    • SEKRETARIA MESIMORE
    • KËSHILLIMI I KARRIERËS
    • TUTORIATI
    • KLUBET STUDENTORE
    • KËSHILLI I STUDENTËVE
    • ALUMNI
      • FJALA E PRESIDENTIT
  • sq
    • en_US
0682016616
[email protected]
UET UET
  • STUDIO NË UET
    • TARIFE PREFERENCIALE
    • DIPLOMË PROFESIONALE
    • BACHELOR
    • PROGRAME TË INTEGRUARA
    • MASTER PROFESIONAL
    • MASTER I SHKENCAVE
    • MASTER I ARTEVE
    • MASTER FINTECH
    • DOKTORATURA
    • PËR PRINDËRIT
  • STAFI AKADEMIK
    • FJALA E PRESIDENTIT
    • REKTORI I UET
    • ZV. REKTORËT
    • ADMINISTRATORI I UET
    • DEKANËT
    • PËRGJEGJËSIT E DEPARTAMENTEVE
    • ORGANIKA
      • FAKULTETI I EKONOMISË, BIZNESIT DHE ZHVILLIMIT
      • FAKULTETI I SHKENCAVE JURIDIKE, POLITIKE DHE MARRËDHËNIEVE NDËRKOMBËTARE
      • FAKULTETI I SHKENCAVE HUMANE, EDUKIMI DHE ARTET LIBERALE
      • FAKULTETI I INXHINIERISË, INFORMATIKËS E ARKITEKTURËS
      • FAKULTETI I SHKENCAVE MJEKËSORE TEKNIKE
  • TË REJAT
  • KËRKIMI SHKENCOR
    • STRATEGJIA
    • PROGRAMI I MADH KËRKIMOR
    • REVISTAT SHKENCORE
    • KONFERENCA
    • SHKOLLA SEZONALE
  • PROJEKTE DHE PARTNERË
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
      • ACTIVE PROJECTS
      • COMPLETED PROJECTS
  • RRETH UET
    • FAKTE DHE SHIFRA
    • STATUTI
    • MISIONI DHE VIZIONI
    • PUNËSIMI NË UET
    • MUNDËSI PUNËSIMI DHE INTERNSHIP
    • RAPORTE VLERËSIMI
  • SHËRBIME
    • SEKRETARIA MESIMORE
    • KËSHILLIMI I KARRIERËS
    • TUTORIATI
    • KLUBET STUDENTORE
    • KËSHILLI I STUDENTËVE
    • ALUMNI
      • FJALA E PRESIDENTIT
  • sq
    • en_US

Të ndryshme

Risitë e shkollave sezonale të UET

  • Date 18 Janar, 2020

[:en]UET e ka kthyer organizimin e shkollave sezonale në një traditë të mirëfilltë. Me zgjerimin dhe ristrukturimin e tij në 5 fakultete edhe këto organizime vijnë në një format risi.

Zhvillimet e ditëve sotme janë shumë të shpejta dhe përfshijnë një sërë fushash, duke filluar që nga ajo sociale deri tek ajo teknologjike. Në përshtatje me këto ndryshime universitetet ofrojnë tanimë jo thjesht programe standarde studimi por janë në tentativë të përhershme që të ecin krah për krah me inovacionin. Prej kohësh universitet perëndimore kanë vënë në zbatim një praktikë mjaft kreative siç është zhvillimi i shkollave sezonale për të rinjtë. Këto organizime janë një metodë arsimimi gjithë e më popullore dhe ofrohen nga një numër i konsiderueshëm universitetesh në thuajse gjithë botën. Shumëllojshmëria e asaj që ofrohet nga shkollat sezonale në Evropë apo jashtë saj është e madhe. Disa programe fokusohen për shembull në një lëndë të caktuar duke zhvilluar dijet për të, me anë të një kursi intensiv kohëzgjatja e të cilit varion nga disa ditë në tetë javë. Sigurisht që metodat janë interaktive dhe argëtuese në mënyrë që procesi i nxënies të jetë sa më i frytshëm për të rinjtë. Këto shkolla vlerësohen për përfitimet e shumta që u ofrojnë pjesëmarrësve duke filluar që nga aspekti akademik por dhe përtej tej tij, tek ai kulturor dhe social.

Përmirësimi i aftësive personale, krijmi i miqësive të reja, zgjerimi i rrjetit të njohjeve, kontakti me pedagogë dhe përfitimi i njohurive të reja si dhe frymëzimi për të ardhmen apo argëtimi janë vetëm disa oportunitet. Shkollat sezonale organizohen prej disa vitesh edhe në Universitetin Europian të Tiranës duke patur si pjesëmarrës maturantë nga e gjithë Shqipëria. Orrganizimet tre-katër ditore që mbahen në një ambient jashtë Tirane ofrojnë ndër të tjera leksione me të ftuar pedagogët më në zë të fushës apo personalitete me emër që ndajnë me të rinjtë eksperienën dhe këndvështrimet e tyre origjinale mbi temat e trajtuara. Me ristrukturimin e tij këtë vit UET në bashkëpunim me Institutin Europian Pashko, sjell për herë të parë në total pesë shkolla sezonale të cilat i përgjigjen secilit prej pesë Fakulteteve të tij.
Takimet Liberale të Dardhës, Anuarët e Humaniteteve, Shkolla e Lidershipit, Shkolla Dimërore e Inovacionit si dhe Forumi i Shëndetit Publik vijnë në kuadër të ristrukturimit dhe zgjerimit të Universitetit.

Takimet Liberale të Dardhës – Fakulteti i Ekonomisë, Biznesit dhe Zhvillimit

Rrethi Liberal i Dardhës është një nismë për të promovuar lëvizjen dhe qasjen liberale në Shqipëri. Këto takime liberale konsistojnë në një grupim studiuesish, profesorësh të ekonomisë, filozofisë, gazetarë, studentë etj., që mblidhen dhe diskutojnë se si idetë liberale mund të kenë më shumë hapësirë në jetën publike, në ekonomi, arsim, kulturë dhe në gjithë jetën e vendit. Gjatë qëndrimit disaditor në Dardhë, maturantët bëhen pjesë e një grupi aktivitetesh të tilla si prezantime, takime, biseda, diskutime dhe një sesion shkencor. Forumi i Dardhës, i cili ka një pjesëmarrje mikse me pedagogë, studentë, aktivistë të shoqërisë civile, aplikantë të lirë, të rinj, përfaqësues nga bota e biznesit, shoqata të biznesit, si edhe të ftuar ndërkombëtarë, mblidhet çdo vit si një formë e aktivizimit të lëvizjes liberale në Shqipëri, duke promovuar vlerat e lirisë, konkurrencës, tregut të lirë, kundër etatizmit, kundër populizmit dhe kundër pranisë së shtetit në ekonomi.

Shkolla Dimërore e Inovacionit – Fakulteti i Inxhinierisë, Informatikës dhe Arkitekturës

Muaji shkurt i përket Shkollës Dimërore të Inovacionit, ku Universiteti Europian i Tiranës në kuadër të traditës së tij të shkollave sezonale, sjell këtë aktivitet katër ditor trajnimi si një mundësi shumë të mirë për të gjithë ata të rinj kreativë që dëshirojnë të përfitojnë nga një qasje dhe këndvështrim inovator. Këtë vit të ri akademik shkolla dimërore ka ardhur me një organizim risi në kuadër të hapjes së Fakultetit të Inxhinierisë, Informatikës dhe Arkitekturës. Maturantët që u bënë pjesë e edicionit të parë të kësaj shkolle dimërore do të kenë mundësinë të paraqesin idetë dhe punimet e tyre në fushat përkatëse të inxhinierisë, arkitekturës dhe informatikës përpara një jurie profesioniste, ku në përfundim të konkursit idetë më novatore do të përfitojnë bursa studimi. Qëllimi i kësaj shkolle, është promovimi i të rinjve të talentuar dhe krijimi i një oportuniteti për të mësuar e për t’u argëtuar njëkohësisht, falë aktiviteteve të zhvilluara por edhe falë njohjeve të reja dhe socializimit me maturantë të tjerë që vijnë nga e gjithë Shqipëria.

Forumi i Shëndetit Publik – Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike

Universiteti Europian i Tiranës ka tashmë një fakultet të dedikuar mjekësisë. Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike ka hapur dyert e tij këtë vit për studentët duke ofruar mundësinë për studim në degë të tilla, si: Fizioterapia, Imazheria dhe Infermieria, ndërkohë që pritet të zgjerojë mundësitë e zgjedhjes në vitet në vijim. Në këtë kuadër, IEP në bashkëpunim me Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike të Universitetit Europian të Tiranës, kanë organizuar Forumin e Shëndetit Publik 2018, në muajin dhjetor. Pjesë e aktivitetit të parë të këtij lloji, maturantë nga e gjithë Shqipëria kanë patur mundësinë të bëhen pjesë e diskutimeve të shumta mbi sektorin e shëndetësisë në vend. Ata u njohën me disa nga problematikat që shoqërojnë mjekësinë sot si dhe mënyrat se si mund të zgjidhen ato. Në atë që mund të konsiderohet një ‘takim brezash’ të rinjtë përfituan nga eksperienca e rrëfyer, e shumë prej mjekëve më në zë shqiptarë që ishin të ftuar në këtë aktivitetet. Pedagogët e nderuar prezantuan në një sallë ku gjendeshin ata të cilët aspirojnë të bëhen e ardhmja e mjekësisë në vend. Forumi i Shëndetit Publik ka për qëllim të shndërrohet në një traditë të mirëfilltë, ashtu si shkollat e tjera sezonale të UET.

Shkolla pranverore e Lidershipit, Dhërmi – Fakulteti i Shkencave Juridike, Politike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare

Shkolla Pranverore e cila organizohet në Dhërmi bën bashkë maturantë dhe studentë nga e gjithë Shqipëria të cilët nxiten të zhvillojnë më tej aftësitë e tyre të lidershipit. Presidentë të qeverive studentore, maturantë të rrjetit të ekselencës nga gjimnaze të ndryshme të Shqipërisë, të cilët kanë nisur t’i aplikojnë që tani aftësitë e tyre të lidershipit, duke drejtuar qeveri studentore, me objektiva që të jenë nesër liderët e ardhshëm në politikë dhe jetën publike, kanë qenë çdo vit pjesë e këtij organizimi. Pikasja e tyre në bankat e shkollës është edhe synimi i Universitetit Europian të Tiranës, i cili e ka kthyer Shkollën Pranverore të Lidershipit, në një traditë të përvitshme. Organizimi ka pjesë të tij lektorë të ndryshëm të ftuar të cilët me temat e trajtuara nxitin diskutimin mes pjesëmarrësve që ndajnë me të tjerët këndvështrimet e tyre, argumentet dhe eksperiencat. Të rinjtë mund të ndajnë mes tyre idetë dhe të mësojnë nga socializimi me të rinjtë e tjerë. Kjo është një nisëm frytdhënëse për të gjithë pjesëmarrësit të cilët nxiten të vijojnë më tej zhvillimin e aftësive të lidershipit, por edhe të edukimit, talentit dhe vizionit të tyre.

Anuarët e Humaniteteve – Fakulteti i Shkencave Humane, Edukimit dhe Arteve Liberale

Fakulteti i Shkencave Humane, Edukimit dhe Arteve Liberale këtë vit të ri akademik vjen i ristrukturuar, me shumë degë të shtuara dhe mundësi të shumta zgjedhjeje. Në këtë kuadër edhe aktivitetet që UET organizon për të rinjtë, janë të shumta. Në javën e parë të janarit organizohet “Anuarët e Filozofisë” ku Departamenti i Shkencave Humane dhe Komunikimit në UET, në bashkëpunim me klubin e filozofisë “Russell” organizon çdo vit konferencën shkencore “Anuarët e Filozofisë”, me pjesëmarrjen e pedagogëve, studentëve, maturantëve, studiuesve të filozofisë, gazetarëve, politikanëve, think tank-ve etj. “Anuarët e Filozofisë” prej vitesh zhvillohet në Llogara dhe u mundëson pjesëmarrëve të debatojnë dhe të diskutojnë mbi temën e përcaktuar duke shpalosur edhe pikëpamjet dhe qëndrimet e tyre. Nga ana tjetër New Media Trends është një aktivitet i cili u zhvillua për herë të parë në fund të muajit shtator, me studentë nga universitete të ndryshme të vendit, që studiojnë Komunikimi dhe Marrëdhënie me Publikun. Organizuar nga Departamenti i Shkencave Humane dhe Komunikimit në UET, në bashkëpunim me IEP, ky aktivitet është konceptuar si tryezë për diskutim, mbi tematika të ndryshme të aktualitetit në botën mediatike dhe trendeve që parashikohen për të ardhmen.

Kolonia e Artit në UET

Për të rinjtë e talentuar UET ka konceptuar Koloninë e Artit në një mënyrë organizimi krejtësisht të re, në kuadër të hapjes së degëve të artit. 25 maturantë nga e gjithë Shqipëria, të pasionuar në arte pamore, marrin pjesw ccdo vit nën mentorshipin e mjeshtrave të njohur, si Bujar Kapexhiu, Shaqir Veseli dhe Zaim Elezi. UET ofron cdo vit bursa të plota studimi për 10 maturantët më të mirë të Kolonie Arti. Kjo përbën një risi sepse vëmendja do kaloj tek të rinjtë, tek ata që do pasojnë këtë traditë të shkëlqyer që është krijuar në Artet Figurative. Në këtë aktivitet vijnw maturantë nga e gjithë Shqipëria dhe e vecanta është që të gjitha punimet kanë këndvështrimet e tyre, stilin origjinal dhe pikpamjen e tyre rreth objektit të natyrës.

[:]

  • Share:
admin

Previous post

UET forcon qeverinë studentore, duke rritur rolin e studentit
18 Janar, 2020

Next post

Eneda Tarifa në UET: Ja si e nisa rrugëtimin tim të muzikës
21 Janar, 2020

You may also like

eco23
Call for Papers – ECONOMICUS 23
30 Janar, 2023
ingenious3
Call for papers at the Journal “Ingenious”, No.4
23 Janar, 2023
poster  DSSH 2023
Call for papers – DSSH/ASD 2023
17 Janar, 2023

Search

Që nga fillimi i tij në 2006, UET nuk ka reshtur përpjekjet e tij për ta reformuar, strukturuar dhe kompletuar atë, proceset dhe iniciativat që sigurojnë diplomimin me cilësinë më të lartë të studentëve tanë.

Scan here to read our latest QAA review report



Address:

Kompleksi Xhura, Rruga Xhanfize Keko, Tirana, Albania.

STUDIO NË UET

  • Diplomë Profesionale
  • Bachelor
  • Master Profesional
  • Master i Shkencave
  • Master i arteve



Celular

+355682016616

+355689037765



Address:

Kompleksi Xhura, Rruga Xhanfize Keko, Tirana, Albania.



Celular

+355682016616

+355689037765



Email

[email protected]



Rezervo aktivitetin tënd



Facebook-f




Instagram




Linkedin



Email

[email protected]



Rezervo aktivitetin tënd



Facebook-f




Instagram




Youtube




Twitter

© Copyright 2023 UET