• STUDIO NË UET
    • FJALA E PRESIDENTIT
    • STUDENTËT NDËRKOMBËTARË
    • DIPLOMË PROFESIONALE
    • BACHELOR
    • PROGRAME TË INTEGRUARA
    • MASTER PROFESIONAL
    • MASTER I SHKENCAVE
    • MASTER I ARTEVE
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOKTORATURA
    • PËR PRINDËRIT
  • STAFI AKADEMIK
    • REKTORI I UET
      • FJALA E REKTORIT
    • ADMINISTRATORI I UET
    • DEKANËT
    • PËRGJEGJËSIT E DEPARTAMENTEVE
    • ORGANIKA
      • FAKULTETI I EKONOMISË, BIZNESIT DHE ZHVILLIMIT
      • FAKULTETI I SHKENCAVE JURIDIKE, POLITIKE DHE MARRËDHËNIEVE NDËRKOMBËTARE
      • FAKULTETI I SHKENCAVE HUMANE, EDUKIMI DHE ARTET LIBERALE
      • FAKULTETI I INXHINIERISË, INFORMATIKËS E ARKITEKTURËS
      • FAKULTETI I SHKENCAVE MJEKËSORE TEKNIKE
  • TË REJAT
  • KËRKIMI SHKENCOR
    • STRATEGJIA
    • PROGRAMI I MADH KËRKIMOR
    • INFRASTRUKTURA FIZIKE
    • REVISTAT SHKENCORE
    • KONFERENCA
    • PUBLIKIMET SHKENCORE
      • ARTIKUJT MË TË CITUAR
    • SHKOLLA SEZONALE
    • PLANI I BARAZISË GJINORE
  • PROJEKTE DHE PARTNERË
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
    • PROJEKTE AKTIVE
  • RRETH UET
    • FAKTE DHE SHIFRA
    • STATUTI
    • BORDI I ADMINISTRIMIT
    • MISIONI DHE VIZIONI
    • NDËRKOMBËTARIZIMI
    • PUNËSIMI NË UET
    • MUNDËSI PUNËSIMI DHE INTERNSHIP
    • RAPORTE VLERËSIMI
  • SHËRBIME
    • SEKRETARIA MESIMORE
    • KËSHILLIMI I KARRIERËS
    • TUTORIATI
    • KLUBET STUDENTORE
    • KËSHILLI I STUDENTËVE
    • ALUMNI
      • PRESIDENTI I ALUMNI
  • sq
    • en_US
0682016616
[email protected]
UET UET
  • STUDIO NË UET
    • FJALA E PRESIDENTIT
    • STUDENTËT NDËRKOMBËTARË
    • DIPLOMË PROFESIONALE
    • BACHELOR
    • PROGRAME TË INTEGRUARA
    • MASTER PROFESIONAL
    • MASTER I SHKENCAVE
    • MASTER I ARTEVE
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOKTORATURA
    • PËR PRINDËRIT
  • STAFI AKADEMIK
    • REKTORI I UET
      • FJALA E REKTORIT
    • ADMINISTRATORI I UET
    • DEKANËT
    • PËRGJEGJËSIT E DEPARTAMENTEVE
    • ORGANIKA
      • FAKULTETI I EKONOMISË, BIZNESIT DHE ZHVILLIMIT
      • FAKULTETI I SHKENCAVE JURIDIKE, POLITIKE DHE MARRËDHËNIEVE NDËRKOMBËTARE
      • FAKULTETI I SHKENCAVE HUMANE, EDUKIMI DHE ARTET LIBERALE
      • FAKULTETI I INXHINIERISË, INFORMATIKËS E ARKITEKTURËS
      • FAKULTETI I SHKENCAVE MJEKËSORE TEKNIKE
  • TË REJAT
  • KËRKIMI SHKENCOR
    • STRATEGJIA
    • PROGRAMI I MADH KËRKIMOR
    • INFRASTRUKTURA FIZIKE
    • REVISTAT SHKENCORE
    • KONFERENCA
    • PUBLIKIMET SHKENCORE
      • ARTIKUJT MË TË CITUAR
    • SHKOLLA SEZONALE
    • PLANI I BARAZISË GJINORE
  • PROJEKTE DHE PARTNERË
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
    • PROJEKTE AKTIVE
  • RRETH UET
    • FAKTE DHE SHIFRA
    • STATUTI
    • BORDI I ADMINISTRIMIT
    • MISIONI DHE VIZIONI
    • NDËRKOMBËTARIZIMI
    • PUNËSIMI NË UET
    • MUNDËSI PUNËSIMI DHE INTERNSHIP
    • RAPORTE VLERËSIMI
  • SHËRBIME
    • SEKRETARIA MESIMORE
    • KËSHILLIMI I KARRIERËS
    • TUTORIATI
    • KLUBET STUDENTORE
    • KËSHILLI I STUDENTËVE
    • ALUMNI
      • PRESIDENTI I ALUMNI
  • sq
    • en_US

Aktivitete

Promovohet revista shkencore “Polis” 23/1: Impakti i imazhit në komunikimin politik, edukim dhe psikologji

  • Date 19 Tetor, 2024

Fakulteti i Shkencave Humane, Edukimit dhe Arteve Liberale promovoi numrin e 23-të të revistës shkencore “Polis”, e cila në këtë sesion të parë vjen nën tematikën “The Politics of Image: From Classroom to Campaign and Psychology”. Pedagogë dhe studentë nga UET dhe universitete partenere, eksplorojnë kryesisht tematika e subjekte ndërdisiplinare, me në qendër imazhin dhe ndikimin që ai ka.

“Vitet e fundit imazhi ka marrë një rëndësi të shtuar kudo në hapësirën publike, por ka filluar të marrë vendin e vet edhe në hapësirën shkencore.” Sipas dekandes së Fakultetit të Shkencave Humane, Edukimit dhe Arteve Liberale, prof. asoc. dr. Belina Budini i takon pikërisht këtij fakulteti që ka në përbërje departmentin e Komunikimit dhe atë të Arteve Pamore për ta vendosur imazhin nën objektiv dhe për të analizuar impaktin e tij. Edhe pse si instrument metodologjik imazhi është neglizhuar për një kohë të gjatë, ekspansioni dhe ekspozimi ndaj tij ka lindur domosdoshmërinë e të parit nën lupën e shkencës.

Kjo realizohet në numrin 23/1 të revistës “Polis” nga pedagogë dhe studentë të UET por edhe universitetet partnere, të cilët thellohen kryesisht në tre fusha studimi: Edukim, Komunikim dhe Psikologji. Imazhi si një mjet metodologjik evoluon nga mjediset arsimore në strategjitë e fushatës, duke eksploruar gjithashtu tiparet psikologjike që qëndrojnë në themel të ndërveprimeve njerëzore.

“Në departamenin tonë të Shkencave Humane dhe Komunikimit shumë prej temave që janë prezantuar në nivelin master dhe bachelor janë të fokusuar drejt problematikave që janë të lidhura me imazhin. Ka shumë për të studiuar, nuk është e thejshtë. Edhe pse imazhet janë të shpërndara kudo nuk është e thjeshtë që t’i shndërrosh në element studimor”, u shpreh prof. Budini gjatë promovimit të revistës, duke falenderuar gjithë kontribuesit shkencorë e organizativë që kanë bërë të mundur këtë botim.

Duke u ndalur te rrugëtimi i revistës “Polis”, dekania tha se ajo është e indeksuar në shumë baza të dhënash ndërkombëtare dhe së fundi është nënshkruar kontrata me EBSCO-n, një nga databset më të rëndësishme shkencore. Sfida e ardhshme mbetet Scopus.

“Revista është e pajisur me DOI, shenjë identifikuese e cilësisë. Ne nuk kemi ende një revistë në Scopus që është ajo kategoria tjetër e rëndësishme te e cila synojmë. Është një ambicie që duhet t’i qasemi herët a vonë dhe me “Polis” na takon, që ta nxisim këtë perspektivë.”

“Nëse ka pasur një imazh të bukur dhe vazhdon ta ketë është UET, pasi di të promovojë shkencën, di të hapë debate, të jetë në pararojë të çdo ideje, kërkimi, perspektive, qasje”, u shpreh dr. Valbona Nathanaili në nisje të prezantimit të studimit të saj me temë “Reformat dhe legjislacioni në fushën e arsimit në Shqipëri, tetor 1921-shkurt 1924”.

Duke u ndalur te përzgjedhja e kësaj periudhe studimi, ajo tha se iu takon pikërisht pedagogëve e studiuesëve të hedhin dritë e të heqin perden e historisë për të zbuluar shumë aspekte të panjohura të asaj kohe të anatemuar nga komunizmi. Nathanaili merr në shqyrtim dokumentet, qarkoret, ligjet, vendimet e komunikimet e Ministrisë së Arsimit me institucionet e kohës e drejtoritë vendore, duke zbuluar kështu shumë dimensione historike, kulturore dhe edukative të viteve 1921-1924.

“Kjo periudhë ka lidhje me imazhin e ministrave që kanë qenë atëherë. Në Ministrinë e Arsimit figura janë disa nga pedagogët më të shquar që mendoj se kanë punuar në Shqiipëri”, theksoi profesorja, duke përmendur emra të tillë si: Hilë Mosi, Rexhep Mitrovica, Kristi Dako dhe Aleksandër Xhuvani. “Mund ta studiojmë historinë, problemet dhe të krijojmë një imazh të kohës, duke njohur historinë e arsimit”, nënvizoi më tej.

“Praktika mësimore dhe mentorimi i studentëve” ishte punimi i radhës i prezantuar nga dr. Zenel Sina dhe i realizuar në bashkëpunim me prof. asoc. dr.Tomi Treska dhe dr.Lindita Ivziku. Artikulli thellohet në praktikën dhe paradigmat teorike në formimin profesional të mësuesve si mentorë dhe rolet e tyre në klasë. Autorët kryejnë gjysmë intervista me mentorë, menaxherë, mbikëqyrës mentorues dhe lektorë të arsimit për të vlerësuar situatën. “Ky artikull është munduar që në mënyrë cilësore të ballafaqojë, dokumentacionet, eksperiencat, edhe ato ndërkombëtare, që lidhen me profesionin e mësuesit”, u shpreh Sina.

Në një mjedis të bollshëm mediatik, ardhja e mediave sociale ka revolucionarizuar peizazhin e imazheve politike, duke paraqitur mundësi të jashtëzakonshme por edhe sfida të rëndësishme. Duke marrë nën shqyrtim mbi 1 mijë artikuj në mediat e reja, Albjon Lushi, i sapo diplomuar në master nën udhëheqjen e prof. Budinit, prezantoi punimin “Imazhi ndërkombëtar i Shqipërisë në mediat e reja: Një analizë gjithëpërfshirëse e paraqitjeve vizuale dhe tekstuale”. Mbështetur te elementët që krijojnë imazhin, kultura, politikat e brendshme dhe të jashtme, ekonomia, gjuha, popullsia, regimi i qeverisë, ai vërteton tezën e ngritur se imazhi i Shqipërisë ka ndyshuar në mediat ndërkombëtare.

Në të njëjtën linjë të analizës së rëndësisë së imazhit në komunikimin politik vijojnë edhe disa punime të tjera të studentëve. MSc. Orgesa Doka dhe dr.Klementin Mile analizojnë strategjitë e imazhit të Edi Ramës në periudhën 2013-2023, ndërsa MSc. Era Jaupi dhe prof.asoc.dr. Belina Budini bëjnë një analizë të komunikimit dhe strategjisë së përdorur në mediat online gjatë fushatës zgjedhore 2021 në Shqipëri.

Në fushën e Psikologjisë, puna bashkëpunuese midis studentëve hulumtues dhe mbikëqyrësve të Departamentit të Psikologjisë sjell disa hulmutime të rëndësishme mbi problematikat që prekin grupmosha të ndryshme.

MSc. Sara Pjetrushaj dhe Prof. Asoc. Erika Melonashi analizojnë spiritualitetin postmodern dhe çrregullimin obsesiv-kompulsiv duke ekspoloruar marrëdhënien midis besimeve dhe simptomave.

“Ndikimi i stresit në zhvillimin e fëmijëve dhe ndërhyrjet në kujdesin shëndetësor për fëmijët me sëmundje kronike në Shqipëri”, është punimi tjetër nga dr. Brunilda Hoxhaj dhe Dora Karagjozi.

MSc. Gerti Metani, MSc. Dorjan Isufaj dhe Barjam Yzbashi sjellin një vëzhgim mbi shitjen e suplementeve ushqimore në palestrat shqiptare. Ata kanë zbuluar se shumica e palestrave promovojnë suplemente, kryesisht pluhura proteinash, kreatinë, vitamina dhe aminoacide dhe se fitimi financiar e kërkesa e klientëve ishin motivuesit kryesorë.

Për të gjithë studentët, kërkuesit e rinj por edhe për ata që janë duke kryer hulmutime në fushat e sjella në këtë numër numër, “Polis” do të jetë e disponueshme në versionin online, në web-in e Universitetit Europian të Tiranës.

  • Share:
Luiza Pinderi

Previous post

"Vdekja" e librit fizik apo e kulturës së leximit? Forumi i UET dhe QKLL mbi inovacionin dhe të ardhmen e librit
19 Tetor, 2024

Next post

Fan Noli, rebeli i viteve '20-'24/ Ilir Ikonomi sjell vëllimin e dytë biografik, botim i UET Press
25 Tetor, 2024

You may also like

HHA_2300
UET i akordon titullin “Doctor Honoris Causa” ish- presidentit Alfred Moisiu, burrështetas dhe model për politikën
9 Maj, 2025
HHA_1338
Ministrja e Bujqësisë, Anila Denaj, në FORUMET E UET: Bujqësi me kontratë për të prekur tregun e BE-së
9 Maj, 2025
4R1A8874
Promovohet INGENIOUS 5/1- Ndërthurja e teknologjisë me produktin dhe një role model si Gentjan Zotaj
8 Maj, 2025

Search

Që nga fillimi i tij në 2006, UET nuk ka reshtur përpjekjet e tij për ta reformuar, strukturuar dhe kompletuar atë, proceset dhe iniciativat që sigurojnë diplomimin me cilësinë më të lartë të studentëve tanë.

Scan here to read our latest QAA review report



Address:

Kompleksi Xhura, Rruga Xhanfize Keko, Tirana, Albania.

STUDIO NË UET

  • Diplomë Profesionale
  • Bachelor
  • Master Profesional
  • Master i Shkencave
  • Master i arteve



Celular

+355682016616

+355689037765



Address:

Kompleksi Xhura, Rruga Xhanfize Keko, Tirana, Albania.



Celular

+355682016616

+355689037765



Email

[email protected]



Rezervo aktivitetin tënd



Facebook-f




Instagram




Linkedin



Email

[email protected]



Rezervo aktivitetin tënd



Facebook-f




Instagram




Youtube




Twitter

© Copyright 2023 UET