• STUDIO NË UET
    • TARIFE PREFERENCIALE
    • DIPLOMË PROFESIONALE
    • BACHELOR
    • PROGRAME TË INTEGRUARA
    • MASTER PROFESIONAL
    • MASTER I SHKENCAVE
    • MASTER I ARTEVE
    • MASTER FINTECH
    • DOKTORATURA
    • PËR PRINDËRIT
  • STAFI AKADEMIK
    • FJALA E PRESIDENTIT
    • REKTORI I UET
    • ZV. REKTORËT
    • ADMINISTRATORI I UET
    • DEKANËT
    • PËRGJEGJËSIT E DEPARTAMENTEVE
    • ORGANIKA
      • FAKULTETI I EKONOMISË, BIZNESIT DHE ZHVILLIMIT
      • FAKULTETI I SHKENCAVE JURIDIKE, POLITIKE DHE MARRËDHËNIEVE NDËRKOMBËTARE
      • FAKULTETI I SHKENCAVE HUMANE, EDUKIMI DHE ARTET LIBERALE
      • FAKULTETI I INXHINIERISË, INFORMATIKËS E ARKITEKTURËS
      • FAKULTETI I SHKENCAVE MJEKËSORE TEKNIKE
  • TË REJAT
  • KËRKIMI SHKENCOR
    • STRATEGJIA
    • PROGRAMI I MADH KËRKIMOR
    • REVISTAT SHKENCORE
    • KONFERENCA
    • SHKOLLA SEZONALE
  • PROJEKTE DHE PARTNERË
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
      • ACTIVE PROJECTS
      • COMPLETED PROJECTS
  • RRETH UET
    • FAKTE DHE SHIFRA
    • STATUTI
    • MISIONI DHE VIZIONI
    • PUNËSIMI NË UET
    • MUNDËSI PUNËSIMI DHE INTERNSHIP
    • RAPORTE VLERËSIMI
  • SHËRBIME
    • SEKRETARIA MESIMORE
    • KËSHILLIMI I KARRIERËS
    • TUTORIATI
    • KLUBET STUDENTORE
    • KËSHILLI I STUDENTËVE
    • ALUMNI
      • FJALA E PRESIDENTIT
  • sq
    • en_US
0682016616
[email protected]
UET UET
  • STUDIO NË UET
    • TARIFE PREFERENCIALE
    • DIPLOMË PROFESIONALE
    • BACHELOR
    • PROGRAME TË INTEGRUARA
    • MASTER PROFESIONAL
    • MASTER I SHKENCAVE
    • MASTER I ARTEVE
    • MASTER FINTECH
    • DOKTORATURA
    • PËR PRINDËRIT
  • STAFI AKADEMIK
    • FJALA E PRESIDENTIT
    • REKTORI I UET
    • ZV. REKTORËT
    • ADMINISTRATORI I UET
    • DEKANËT
    • PËRGJEGJËSIT E DEPARTAMENTEVE
    • ORGANIKA
      • FAKULTETI I EKONOMISË, BIZNESIT DHE ZHVILLIMIT
      • FAKULTETI I SHKENCAVE JURIDIKE, POLITIKE DHE MARRËDHËNIEVE NDËRKOMBËTARE
      • FAKULTETI I SHKENCAVE HUMANE, EDUKIMI DHE ARTET LIBERALE
      • FAKULTETI I INXHINIERISË, INFORMATIKËS E ARKITEKTURËS
      • FAKULTETI I SHKENCAVE MJEKËSORE TEKNIKE
  • TË REJAT
  • KËRKIMI SHKENCOR
    • STRATEGJIA
    • PROGRAMI I MADH KËRKIMOR
    • REVISTAT SHKENCORE
    • KONFERENCA
    • SHKOLLA SEZONALE
  • PROJEKTE DHE PARTNERË
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
      • ACTIVE PROJECTS
      • COMPLETED PROJECTS
  • RRETH UET
    • FAKTE DHE SHIFRA
    • STATUTI
    • MISIONI DHE VIZIONI
    • PUNËSIMI NË UET
    • MUNDËSI PUNËSIMI DHE INTERNSHIP
    • RAPORTE VLERËSIMI
  • SHËRBIME
    • SEKRETARIA MESIMORE
    • KËSHILLIMI I KARRIERËS
    • TUTORIATI
    • KLUBET STUDENTORE
    • KËSHILLI I STUDENTËVE
    • ALUMNI
      • FJALA E PRESIDENTIT
  • sq
    • en_US

Aktivitete

Promovohet në UET: “Një jetë me antropologjinë”, një libër me autor profesorin Emeritus, Aleksandër Dhima

  • Date 19 Tetor, 2018

Është promovuar në UET libri me titull “Një jetë me antropologjinë. Studime, projekte kërkimore, recensa, opinione, intervista (2011 – 2018)” me autor Prof. Dr. Aleksandër Dhima. Libri i ri i prof. Aleksandër Dhimës u destinohet kryesisht studentëve të të tria cikleve (BA, MA, DR), si ndihmesë në përgatitjen e diplomave respektive në kuadër të programeve Sociologji-Antropologji Sociale të Universitetit Europian të Tiranës, por edhe më gjerë.

Nga ana tjetër, për nga tematika gjithëpërfshirëse në fushat e ndryshme të studimeve antropologjike, libri përbën interes jo vetëm për antropologët shqiptarë, por edhe për studiuesit e tjerë të shkencave albanologjike: historianë, arkeologë, etnografë, gjuhëtarë, gjeografë etj., si dhe për një rreth më të gjerë të sociologëve dhe sferave vendimmarrëse e publicistike. Kjo përmbledhje punimesh përfshin një hark kohor prej vitit 2011 deri në vitin 2018, periudhë në të cilën autori ka qenë titullar i lëndëve të Antropologjisë Social-Kulturore në UET.

Gjatë promovimit Prof. Dr. Tonin Gjuraj i cili ka shkruar edhe parathënien e librit u shpreh se:  “Ky është një produkt shkencor shumëdimensional, të cilin autori e ka ravijëzuar, siç është parathënë në titull, në disa rubrika: studime, projekte kërkimore, ese, recensa dhe intervista, pjesa më e madhe e të cilave janë botuar në revistat shkencore të specialitetit dhe në shtypin elitar të kohës”, duke bërë  më pas edhe një analizë të shkurtër të çështjeve kryesore që autori trajton në libër.

I ftuar në promovim ka qenë edhe pedagogu i mirënjohur Pandeli Çina i cili ka përshëndetur këtë botim.
“Është një kënaqësi të marr pjesë në promovimin e një studimi me vlerë. Këto janë studime që sigurisht duhet të lexohen që të krijohet një ide sa më e saktë por me të vërtetë nisma e profesor Aleksandrit për të botuar një studim të tillë është një ndihmesë e veçantë e shkencës dhe kulturës të kombit tonë.”

Prof. Dr. Aleksandër Dhima, i cili së fundmi ka marrë edhe titullin ‘Profesor Emeritus’ është dalluar për ekspertiza të vlefshme në implementimin e teorive klasike dhe bashkëkohore për analizën e treguesve social-kulturorë lokalë: në ecurinë e normave dhe vlerave në shoqërinë shqiptare në tranzicion; “prerjen” etnoantropologjike të shqiptarëve; evolucionin dhe kontrollin e sistemeve politiko-shoqërore në rrafsh kohor dhe rajonal; mënyrat e reja të komunikimit ndërkulturor; gjymtyrët funksionale të ligjit dhe perspektivat alternative të kontrollit social; pasojat e globalizmit kulturor në rrafsh vendor e rajonal; alternativat  e përzgjedhjes së studentëve për drejtimin sociologjik-antropologjik, sipas kërkesave të reja të tregut të punës etj. Në promovimin e librit të tij të rradhës  ai u shpreh se botime të tilla që në UET po kthehen në traditë, kanë një rëndësi mjaft të veçantë.

“Është një traditë për tu lavdëruar nga Universiteti Europian i Tiranës, që nuk i lë pas dore kontributet e personaliteteve akademike dhe shkencore të këtij universiteti. Shpresoj që kjo traditë të vazhdojë më tej. Nuk është libri i parë, është i dhjeti ndoshta në këtë traditë, por sidoqoftë jam i mendimit që është një traditë që duhet të vazhdojë.” Ndërkohë që ndër të tjera ai i kushtoi një vemendje të veçantë rëndësisë që shkenca ka duke bërë një apel t’i kushtohet më tepër vëmendje. “Ju kërkoj ju lutem të merreni qoftë një orë ose dy gjatë ditës me shkencën, sepse shkenca të lumturon, të begaton në brendësi”, u shpreh profesor Dhima.

  • Share:
admin

Previous post

10 vjet studime Master në UET, ja bilanci dhe kërkesat e biznesit
19 Tetor, 2018

Next post

Ariton Muçaj, ish-studenti i UET që u pranua në Universitetin e Westminster në Londër
22 Tetor, 2018

You may also like

eco23
Call for Papers – ECONOMICUS 23
30 Janar, 2023
ingenious3
Call for papers at the Journal “Ingenious”, No.4
23 Janar, 2023
koc-university
Thirrje për aplikime: Shkëmbim Stafi Akademik dhe Administrativ Koç University
13 Janar, 2023

Search

Që nga fillimi i tij në 2006, UET nuk ka reshtur përpjekjet e tij për ta reformuar, strukturuar dhe kompletuar atë, proceset dhe iniciativat që sigurojnë diplomimin me cilësinë më të lartë të studentëve tanë.

Scan here to read our latest QAA review report



Address:

Kompleksi Xhura, Rruga Xhanfize Keko, Tirana, Albania.

STUDIO NË UET

  • Diplomë Profesionale
  • Bachelor
  • Master Profesional
  • Master i Shkencave
  • Master i arteve



Celular

+355682016616

+355689037765



Address:

Kompleksi Xhura, Rruga Xhanfize Keko, Tirana, Albania.



Celular

+355682016616

+355689037765



Email

[email protected]



Rezervo aktivitetin tënd



Facebook-f




Instagram




Linkedin



Email

[email protected]



Rezervo aktivitetin tënd



Facebook-f




Instagram




Youtube




Twitter

© Copyright 2023 UET