• STUDIO NË UET
    • FJALA E PRESIDENTIT
    • STUDENTËT NDËRKOMBËTARË
    • DIPLOMË PROFESIONALE
    • BACHELOR
    • PROGRAME TË INTEGRUARA
    • MASTER PROFESIONAL
    • MASTER I SHKENCAVE
    • MASTER I ARTEVE
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOKTORATURA
    • PËR PRINDËRIT
  • STAFI AKADEMIK
    • REKTORI I UET
      • FJALA E REKTORIT
    • ADMINISTRATORI I UET
    • DEKANËT
    • PËRGJEGJËSIT E DEPARTAMENTEVE
    • ORGANIKA
      • FAKULTETI I EKONOMISË, BIZNESIT DHE ZHVILLIMIT
      • FAKULTETI I SHKENCAVE JURIDIKE, POLITIKE DHE MARRËDHËNIEVE NDËRKOMBËTARE
      • FAKULTETI I SHKENCAVE HUMANE, EDUKIMI DHE ARTET LIBERALE
      • FAKULTETI I INXHINIERISË, INFORMATIKËS E ARKITEKTURËS
      • FAKULTETI I SHKENCAVE MJEKËSORE TEKNIKE
  • TË REJAT
  • KËRKIMI SHKENCOR
    • STRATEGJIA
    • PROGRAMI I MADH KËRKIMOR
    • INFRASTRUKTURA FIZIKE
    • REVISTAT SHKENCORE
    • KONFERENCA
    • PUBLIKIMET SHKENCORE
      • ARTIKUJT MË TË CITUAR
    • SHKOLLA SEZONALE
    • PLANI I BARAZISË GJINORE
  • PROJEKTE DHE PARTNERË
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
    • PROJEKTE AKTIVE
  • RRETH UET
    • FAKTE DHE SHIFRA
    • STATUTI
    • BORDI I ADMINISTRIMIT
    • MISIONI DHE VIZIONI
    • NDËRKOMBËTARIZIMI
    • PUNËSIMI NË UET
    • MUNDËSI PUNËSIMI DHE INTERNSHIP
    • RAPORTE VLERËSIMI
  • SHËRBIME
    • SEKRETARIA MESIMORE
    • KËSHILLIMI I KARRIERËS
    • TUTORIATI
    • KLUBET STUDENTORE
    • KËSHILLI I STUDENTËVE
    • ALUMNI
      • PRESIDENTI I ALUMNI
  • sq
    • en_US
0682016616
[email protected]
UET UET
  • STUDIO NË UET
    • FJALA E PRESIDENTIT
    • STUDENTËT NDËRKOMBËTARË
    • DIPLOMË PROFESIONALE
    • BACHELOR
    • PROGRAME TË INTEGRUARA
    • MASTER PROFESIONAL
    • MASTER I SHKENCAVE
    • MASTER I ARTEVE
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOKTORATURA
    • PËR PRINDËRIT
  • STAFI AKADEMIK
    • REKTORI I UET
      • FJALA E REKTORIT
    • ADMINISTRATORI I UET
    • DEKANËT
    • PËRGJEGJËSIT E DEPARTAMENTEVE
    • ORGANIKA
      • FAKULTETI I EKONOMISË, BIZNESIT DHE ZHVILLIMIT
      • FAKULTETI I SHKENCAVE JURIDIKE, POLITIKE DHE MARRËDHËNIEVE NDËRKOMBËTARE
      • FAKULTETI I SHKENCAVE HUMANE, EDUKIMI DHE ARTET LIBERALE
      • FAKULTETI I INXHINIERISË, INFORMATIKËS E ARKITEKTURËS
      • FAKULTETI I SHKENCAVE MJEKËSORE TEKNIKE
  • TË REJAT
  • KËRKIMI SHKENCOR
    • STRATEGJIA
    • PROGRAMI I MADH KËRKIMOR
    • INFRASTRUKTURA FIZIKE
    • REVISTAT SHKENCORE
    • KONFERENCA
    • PUBLIKIMET SHKENCORE
      • ARTIKUJT MË TË CITUAR
    • SHKOLLA SEZONALE
    • PLANI I BARAZISË GJINORE
  • PROJEKTE DHE PARTNERË
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
    • PROJEKTE AKTIVE
  • RRETH UET
    • FAKTE DHE SHIFRA
    • STATUTI
    • BORDI I ADMINISTRIMIT
    • MISIONI DHE VIZIONI
    • NDËRKOMBËTARIZIMI
    • PUNËSIMI NË UET
    • MUNDËSI PUNËSIMI DHE INTERNSHIP
    • RAPORTE VLERËSIMI
  • SHËRBIME
    • SEKRETARIA MESIMORE
    • KËSHILLIMI I KARRIERËS
    • TUTORIATI
    • KLUBET STUDENTORE
    • KËSHILLI I STUDENTËVE
    • ALUMNI
      • PRESIDENTI I ALUMNI
  • sq
    • en_US

Aktivitete

Promovohet në UET “Jus & Justicia” 18/2: Si të rritet besueshmëria e qytetarëve te sistemi i drejtësisë

  • Date 21 Nëntor, 2024

Ekonomia gjyqësore është në qendër të numrit të fundit të “Jus&Justicia”, revista shkencore e Fakultetit të Shkencave Jurudike, Politike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtarë. Përtej temës së ndjeshme, numri 18/2 ka të veçantë përfshirjen e një sërë punimesh me autorë pedagogë dhe studentë të UET, por edhe pedagogë nga universitetet ndërkombëtare dhe studentë të huaj.

Drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar. Kjo shprehje qe i atribuohet William Gladstone, burrë shteti dhe kryeministër i Britanisë në vitet 1800, konsiderohet maksimë ligjore. Është formuluar dhe riformuluar në mënyra të ndryshme, por kuptimi mbetet universal: Kur sistemi gjyqësor është shumë i ngadalshëm, ai u mohon njerëzve aftësinë për të përfituar nga ligjet dhe për të marrë drejtësi.

Është ky një faktor që ndikon në cedimin e sistemit gjyqësor dhe rënien e besueshmërisë së publikut te institucionet, por jo i vetmi. Humbja e besueshmërisë te gjyqësori dhe drejtësia u bë temë qendrore e numrit të 18-të çështja 2, e revistës shkencore “Jus&Justicia”, e cila publikohet nga Fakulteti i Shkencave Juridike, Politike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare, nën kujdesin e dekanes prof. asoc. dr. Juelda Lamçe, në rolin e kryeredaktores.
Gjatë promovimit të revistës në ambientet e Universitetit Europian të Tiranës, dekania Lamçe tha se të dhënat në mbarë botën shënojnë një rënie të indeksit që lidhet me besueshmërinë dhe se kjo problematikë është globale, por në rastin e Shqipërisë ka disa arsye që bëhet më e ndjeshme.

“Për Shqipërinë përkthehet në terma edhe më të ndjeshëm për faktin se i gjithë procesi i reformës në drejtësi, procesi i vetting-ut dhe të gjitha rekomandimet që vijnë në kuadër të integrimit në BE, e vënë theksin te forcimi i institucioneve dhe rritja e besueshmërisë së publikut ndaj institucioneve”, theksoi Lamçe.

Teksa falënderoi të gjithë bashkëpunëtorët, kontribuuesit shkencorë, veçoi punën e Departamentit të Shkencave Sociale të Aplikuara, për rritjen e cilësisë dhe metodologjisë së punimeve, duke i shtuar vlerën më tej kësaj reviste shkencore, e cila vjen me përmirësime nga viti në vit.

“Me kënaqësi them se cilësia e kontributeve në revistë ka ardhur duke u rritur. Kemi pasur prej kohësh përfshirjen e ish-studentëve tanë në bashkëpunim me pedagogët por edhe si kontribuues të pavarur, dhe doktorantë”, u shpreh më tej Lamçe.

Përtej temës, dekania theksoi se në këtë numër ka një kontribut të rëndësishëm nga kolegët ndërkombëtarë.

Punimet e këtij numri vënë në dukej disa nga aktorët që ndikojnë në rritjen e eficencës së gjyqësorit, hapat që duhen ndërmarrë. Sfidat kryesore të ekonomisë gjyqësore – si vonesat dhe ngecjet në gjykata, korrupsioni, mungesa e burimeve, procedurat komplekse ligjore, aksesi i kufizuar në drejtësi, pavarësia e gjyqësorit dhe boshllëqet teknologjike janë eksploruar profesionalisht në artikujt e këtij botimi, duke ofruar njohuri dhe rekomandime stimuluese.

Përveç editorialit, Lamçe sjell në këtë numër edhe një punim me titull “Përmirësimi i performancës së gjyqësorit në Shqipëri”. Përtej kontekstit social e historik, dekania solli për të pranishmit disa mënyra si të rritet besimi qytetar te drejtësia.

Një punim mjaft interesant vjen nga dr.Irena Lavdari, eksperte e të drejtës tatimore, kontribuuese në UET dhe bashkëpunëtore e vyer.  Nën titullin “Ankimi administrativ i akteve tatimore: një e drejtë themelore që siguron trajtim të drejtë dhe transparencë në sistemin tatimor”, profesore Lavdari trajton nevojën e qytetarëve, së pari për të njohur e më tej kërkuar, të drejtën e tyre për ankim të akteve administrative e tatimore, parashikuar në ligjin e 2008.

“Duhet nevoja e njohjes së tatimpaguesve me të drejtat e tyre, të trajnimit të administratës tatimore. Po ashtu, institucionet monitoruese si Avokati i Popullit duhet të kenë një pavarësi e madhe, e cila vjen edhe nga buxheti i caktuar për to”, tha Lavdari gjatë promovimit të revistës.

Po ashtu, ajo sugjeroi që edhe administrata publike në përgjithësi, por edhe ajo doganore e tatimore në veçanti, të kalojnë vetting-un, njëjtë siç ndodhi me sistemin gjyqësor apo siç po kërkohet në atë politik. “Tatimet dhe dogana janë dy burime kryesore që kontribuojnë drejtpërdrejtë në mbledhjen e të ardhurave për buxhetin dhe këto të ardhura janë të rëndësishëm për ecurinë e vendit.”

Ish-studenti i UET në Marrëdhëniet Ndërkombëtare, MSc. Kevin S. Myrto, solli në këtë numër punimin me temë: “Përgjegjësia dhe pavarësia gjyqësore: marrëdhënia e tyre me rritjen ekonomike dhe efektet e korrupsionit gjyqësor në ekonomi”. Duke folur nga pozita e një titullai në Ministrinë e Brendshme, Myrto u shpreh se korrupsioni mbetet një plagë e vjetër, për të cilën kërkohet më tepër ndërgjegjësim nga të gjitha palët.

Përgjegjësja e Departamentit të Shkencave Juridike, dr. Sofjana Veliu dhe përgjegjësja e Departamentit të Shkencave Sociale të Aplikuara, dr. Anjeza Xhaferaj kërkuan nga studentët që të jenë më aktivë dhe më pjesëmarrës në këtë revistë, e cila është një kontribut edhe për karrierën dhe zhvillimin e tyre profesional.

Ku numër sjell gjithashtu punimet e disa autorëve të huaj apo nga universitete jashtë Shqipërisë. Prof. asoc. dr. Stefano Testa Bappenheim ka botuar punimin me temë “Mbrojtja e lirisë fetare në epokën digjitale”, një çështje që nuk mund të mbetej jashtë ndikimit të teknologjisë, por pak e lëvruar në ambientin shqiptar.

Profesoresha shqiptare në Universitetin e Bolonjës trajton në temën “Drejtësia me uniformë. Profilet e së drejtës ushtarake në Shqipëri gjatë pushtimit italian (1939-1943)”.

“Kuadri ligjor për ndryshimet klimatike dhe çështjet gjyqësore të ndryshimeve klimatike në Nigeri” vjen e shtjelluar nga  dy autorë: LL.M. Tobiloba Awotoye, Ll.M. Tawakaltu Queen Oyinloye.

Revista “Jus&Justicia”, ashtu si të gjitha revistat shkencore të fakulteteve në UET, po kalon kategorizimet dhe indeksimet për t’u bërë një revistë e cituar ndërkombëtarisht. Numri i saj i parë është botuar në 2008 dhe prej 2020 ajo botohet vetëm në anglisht, me dy numra në vit, duke mbuluar çështje ligjore, politike dhe ndërkombëtare me një theks të veçantë në Ballkanin Perëndimor dhe Shqipërinë.

 

  • Share:
Luiza Pinderi

Previous post

Seminar ndëruniversitar në UET: Prezantohen disa nga gjetjet mbi ligjërimin mediatik për integrimin në BE
21 Nëntor, 2024

Next post

DSSH XII 2025- Call for Papers
4 Dhjetor, 2024

You may also like

4R1A0334
Small Assignment, Big Impact/ Shpallen tre fituesit e konkursit në UET me projektet më novatore
13 Qershor, 2025
4R1A9343
Tri breza artistësh në një mbrëmje muzikore, koncerti-dhuratë i studentëve të masterit në UET
13 Qershor, 2025
4R1A8764
Zhvillohet edicioni i shtatë i UET Talent’s Voice, një mini koncert me më të mirët në piano dhe kanto
12 Qershor, 2025

Search

Që nga fillimi i tij në 2006, UET nuk ka reshtur përpjekjet e tij për ta reformuar, strukturuar dhe kompletuar atë, proceset dhe iniciativat që sigurojnë diplomimin me cilësinë më të lartë të studentëve tanë.

Scan here to read our latest QAA review report



Address:

Kompleksi Xhura, Rruga Xhanfize Keko, Tirana, Albania.

STUDIO NË UET

  • Diplomë Profesionale
  • Bachelor
  • Master Profesional
  • Master i Shkencave
  • Master i arteve



Celular

+355682016616

+355689037765



Address:

Kompleksi Xhura, Rruga Xhanfize Keko, Tirana, Albania.



Celular

+355682016616

+355689037765



Email

[email protected]



Rezervo aktivitetin tënd



Facebook-f




Instagram




Linkedin



Email

[email protected]



Rezervo aktivitetin tënd



Facebook-f




Instagram




Youtube




Twitter

© Copyright 2023 UET