• STUDIO NË UET
    • TARIFE PREFERENCIALE
    • DIPLOMË PROFESIONALE
    • BACHELOR
    • PROGRAME TË INTEGRUARA
    • MASTER PROFESIONAL
    • MASTER I SHKENCAVE
    • MASTER I ARTEVE
    • MASTER FINTECH
    • DOKTORATURA
    • PËR PRINDËRIT
  • STAFI AKADEMIK
    • FJALA E PRESIDENTIT
    • REKTORI I UET
    • ZV. REKTORËT
    • ADMINISTRATORI I UET
    • DEKANËT
    • PËRGJEGJËSIT E DEPARTAMENTEVE
    • ORGANIKA
      • FAKULTETI I EKONOMISË, BIZNESIT DHE ZHVILLIMIT
      • FAKULTETI I SHKENCAVE JURIDIKE, POLITIKE DHE MARRËDHËNIEVE NDËRKOMBËTARE
      • FAKULTETI I SHKENCAVE HUMANE, EDUKIMI DHE ARTET LIBERALE
      • FAKULTETI I INXHINIERISË, INFORMATIKËS E ARKITEKTURËS
      • FAKULTETI I SHKENCAVE MJEKËSORE TEKNIKE
  • TË REJAT
  • KËRKIMI SHKENCOR
    • STRATEGJIA
    • PROGRAMI I MADH KËRKIMOR
    • REVISTAT SHKENCORE
    • KONFERENCA
    • SHKOLLA SEZONALE
  • PROJEKTE DHE PARTNERË
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
      • ACTIVE PROJECTS
      • COMPLETED PROJECTS
  • RRETH UET
    • FAKTE DHE SHIFRA
    • STATUTI
    • MISIONI DHE VIZIONI
    • PUNËSIMI NË UET
    • MUNDËSI PUNËSIMI DHE INTERNSHIP
    • RAPORTE VLERËSIMI
  • SHËRBIME
    • SEKRETARIA MESIMORE
    • KËSHILLIMI I KARRIERËS
    • TUTORIATI
    • KLUBET STUDENTORE
    • KËSHILLI I STUDENTËVE
    • ALUMNI
      • FJALA E PRESIDENTIT
  • sq
    • en_US
0682016616
[email protected]
UET UET
  • STUDIO NË UET
    • TARIFE PREFERENCIALE
    • DIPLOMË PROFESIONALE
    • BACHELOR
    • PROGRAME TË INTEGRUARA
    • MASTER PROFESIONAL
    • MASTER I SHKENCAVE
    • MASTER I ARTEVE
    • MASTER FINTECH
    • DOKTORATURA
    • PËR PRINDËRIT
  • STAFI AKADEMIK
    • FJALA E PRESIDENTIT
    • REKTORI I UET
    • ZV. REKTORËT
    • ADMINISTRATORI I UET
    • DEKANËT
    • PËRGJEGJËSIT E DEPARTAMENTEVE
    • ORGANIKA
      • FAKULTETI I EKONOMISË, BIZNESIT DHE ZHVILLIMIT
      • FAKULTETI I SHKENCAVE JURIDIKE, POLITIKE DHE MARRËDHËNIEVE NDËRKOMBËTARE
      • FAKULTETI I SHKENCAVE HUMANE, EDUKIMI DHE ARTET LIBERALE
      • FAKULTETI I INXHINIERISË, INFORMATIKËS E ARKITEKTURËS
      • FAKULTETI I SHKENCAVE MJEKËSORE TEKNIKE
  • TË REJAT
  • KËRKIMI SHKENCOR
    • STRATEGJIA
    • PROGRAMI I MADH KËRKIMOR
    • REVISTAT SHKENCORE
    • KONFERENCA
    • SHKOLLA SEZONALE
  • PROJEKTE DHE PARTNERË
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
      • ACTIVE PROJECTS
      • COMPLETED PROJECTS
  • RRETH UET
    • FAKTE DHE SHIFRA
    • STATUTI
    • MISIONI DHE VIZIONI
    • PUNËSIMI NË UET
    • MUNDËSI PUNËSIMI DHE INTERNSHIP
    • RAPORTE VLERËSIMI
  • SHËRBIME
    • SEKRETARIA MESIMORE
    • KËSHILLIMI I KARRIERËS
    • TUTORIATI
    • KLUBET STUDENTORE
    • KËSHILLI I STUDENTËVE
    • ALUMNI
      • FJALA E PRESIDENTIT
  • sq
    • en_US

Aktivitete

Presidenti i UET Xhepa: Rrjeti UET Alumni Sipërmarrës, të studiosh për të krijuar punë

  • Date 1 Tetor, 2019

Presidenti i UET Xhepa: Rrjeti UET Alumni Sipërmarrës, të studiosh për të krijuar punë

Presidenti i Universitetit Europian të Tiranës, Prof. Asoc. Dr. Selami Xhepa, përgjatë aktivitetit të zhvilluar me rrjetin Alumni Business, ka vlerësuar guximin dhe inovacionin e 100 ish-studentëve të UET pjesë të këtij rrjeti, dhe theksoi rëndësinë që sipërmarrja për avancimin e një shoqërie, e veçanërisht asaj tonës.

Sipërmarrja në të gjithë historinë e njerëzimit, ashtu siç edhe në mençurinë popullore është konsideruar gjithmonë si ‘provincë e njerëzve të mëdhenj’, gjithashtu edhe e njerëzve të guximshëm. Jam impresionuar shumë kur kam lexuar një nga librat më të bukur të Ron Chernow, që i kushtohet Vanderbilt. Ky i fundit e filloi karrierën e tij në biznes duke përdorur forcën e muskujve, atëherë kur askush nuk guxonte të ankoronte anijet në brigjet e Nju Jorkut. I vetmi që arrinte të bënte këtë biznes, por e kuptoi më në fund edhe ai që vetëm me forcën e muskujve nuk shkon shumë larg. Investimin më të rëndësishëm Vanderbilt e ka në një nga  universitetet e tij, universiteti Vanderbilt është një ndër më të famshmit në Shtetet e Bashkuara që i dedikohet pikërisht biznesit. Bota nuk është e ndarë në mënyrë të prerë midis atyre që janë doer-s dhe atyre që janë thinker-s. Në fakt jemi të dy palët të cilët ndërveprojmë në botën e sotme.

Së dyti për çfarë jam jashtëzakonisht i impresionuar është fakti që në përgjithësi kur vijnë maturantët për këshillim karriere, gjithnjë pyesin ku mund të gjej një punë më kollaj. Askush, ose ndoshta të paktën me mua, nuk ka qëlluar të më pyesë se ‘çfarë pune mund të bëj unë për të tjerët?’ dhe kjo është diferenca e madhe që mendoj që ju keni bërë. Nuk keni ardhur për t’i gjetur punë vetes, por keni ardhur që nëpërmjet edukimit tuaj të krijoni punë për të tjerët, dhe e keni bërë sipërmarrjen më shumë sesa një gjë private, e keni bërë një proces social. Edhe unë gjithmonë e kam shprehur dhe vazhdoj t’i mëshoj kësaj pikëpamje, që biznesi mund të jetë privat nga pronësia por nga përgjegjësia është ndoshta përgjegjësia më e madhe sociale që kemi, jo vetëm në raport me shoqërinë tonë, me brezat e sotëm, por edhe me brezat që do të vijnë. Së treti, ne jetojmë në një botë që shpesh të gjithë e themi, i takon ekonomisë së re, ekonomisë së dijes ndaj ka nevojë për një filozofi të re. Ju si sipërmarrës, por edhe të rinjtë që punojnë në industritë e reja dhe të dijes, e përjetoni më shumë se gjithë ne të tjerët, sesa shpejt ndryshon bota.

Viti 2000 tashmë ngjan histori, dhe problem është se edhe e sotmja po ngjan histori. Ajo që unë mendoj se duhet të bëjmë është që të punojmë për të ardhmen, që në të ardhmen të mos vajtojmë për të shkuarën, për historinë e sotme që s’bënte gjithmonë gjënë që duhet. Unë them që ju keni bërë gjënë që duhet duke punuar për t’i paraprirë kësaj historie. Është një proces krijimi shkatërrues shumë i fortë. Unë them që dhe në Shqipëri biznesi përgjithësisht është i ri, po të mendojmë që Shqipëria pas dy brezash e kishte vrarë shtetin sipërmarrës, vitet 90 treguan që ka njerëz që kanë guxim dhe kanë sipërmarrje, por dinamikat e reja mendoj që ndoshta kërkojnë një tjetër lloj qasjeje, një tjetër lloj filozofie. Unë besoj që roli dhe misioni juaj si sipërmarrës të rinj është pikërisht ky, t’i shërbeni ekonomisë së re. Të heqim dorë nga ekonomia tradicionale sepse nuk do shkojmë shumë larg. As ju nuk do të shkoni larg, edhe as shoqëria s’ka për të shkuar larg. E ardhmja e ekonomisë, e ardhmja e shoqërisë është ekonomia e re, ekonomia e dijes. Dhe për të kuptuar këto dinamika mendoj që kemi nevojë të dy palët, edhe juve për neve, edhe ne për ju. Ju jeni partnerë tanë shumë të rëndësishëm, që i jepni një perspektivë të re studentëve, atyre që do të ndjekin shembullin tuaj. Kontributi juaj vjen edhe në krijimin e një perspektivë për jetën që ata i pret, në ndihmën tuaj që së bashku që t’i integrojmë studentët në tregun e punës, që të jenë ndoshta bashkëpunëtorët tuaj nesër apo edhe konkurrentët tuaj. Dhe mendoj që kjo ne na bashkon fort. Universiteti dhe industria, nëqoftëse punojnë së bashku, ndoshta edhe pa ndihmën e qeverisë, mendoj që mund të bëhen realisht agjentët e rëndësishëm të ndryshimit, ndryshimit të shoqërisë shqiptare, në veçanti të shoqërisë tonë, e cila ka probleme serioze dhe ndoshta vetëm entuziazmi juaj edhe puna jonë e përbashkët mundet realisht të bëj një diferencë të madhe për të ndryshuar cilësisht standaredet e jetesës së shoqërisë tonë, natyrisht duke ndërtuar më së pari prosperitetin dhe mirëqenien për juve dhe për familjet tuaja.

  • Share:
admin

Previous post

InnoPlatform/ Si do të mund të përdoren InnoTools nga SME-të?
1 Tetor, 2019

Next post

10 vjet bashkëpunim me UET Press, Balla: Ja përse nuk do të kem një libër autobiografik
2 Tetor, 2019

You may also like

eco23
Call for Papers – ECONOMICUS 23
30 Janar, 2023
ingenious3
Call for papers at the Journal “Ingenious”, No.4
23 Janar, 2023
koc-university
Thirrje për aplikime: Shkëmbim Stafi Akademik dhe Administrativ Koç University
13 Janar, 2023

Search

Që nga fillimi i tij në 2006, UET nuk ka reshtur përpjekjet e tij për ta reformuar, strukturuar dhe kompletuar atë, proceset dhe iniciativat që sigurojnë diplomimin me cilësinë më të lartë të studentëve tanë.

Scan here to read our latest QAA review report



Address:

Kompleksi Xhura, Rruga Xhanfize Keko, Tirana, Albania.

STUDIO NË UET

  • Diplomë Profesionale
  • Bachelor
  • Master Profesional
  • Master i Shkencave
  • Master i arteve



Celular

+355682016616

+355689037765



Address:

Kompleksi Xhura, Rruga Xhanfize Keko, Tirana, Albania.



Celular

+355682016616

+355689037765



Email

[email protected]



Rezervo aktivitetin tënd



Facebook-f




Instagram




Linkedin



Email

[email protected]



Rezervo aktivitetin tënd



Facebook-f




Instagram




Youtube




Twitter

© Copyright 2023 UET