• STUDIO NË UET
    • FJALA E PRESIDENTIT
    • STUDENTËT NDËRKOMBËTARË
    • DIPLOMË PROFESIONALE
    • BACHELOR
    • PROGRAME TË INTEGRUARA
    • MASTER PROFESIONAL
    • MASTER I SHKENCAVE
    • MASTER I ARTEVE
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOKTORATURA
    • PËR PRINDËRIT
  • STAFI AKADEMIK
    • REKTORI I UET
      • FJALA E REKTORIT
    • ADMINISTRATORI I UET
    • DEKANËT
    • PËRGJEGJËSIT E DEPARTAMENTEVE
    • ORGANIKA
      • FAKULTETI I EKONOMISË, BIZNESIT DHE ZHVILLIMIT
      • FAKULTETI I SHKENCAVE JURIDIKE, POLITIKE DHE MARRËDHËNIEVE NDËRKOMBËTARE
      • FAKULTETI I SHKENCAVE HUMANE, EDUKIMI DHE ARTET LIBERALE
      • FAKULTETI I INXHINIERISË, INFORMATIKËS E ARKITEKTURËS
      • FAKULTETI I SHKENCAVE MJEKËSORE TEKNIKE
  • TË REJAT
  • KËRKIMI SHKENCOR
    • STRATEGJIA
    • PROGRAMI I MADH KËRKIMOR
    • INFRASTRUKTURA FIZIKE
    • REVISTAT SHKENCORE
    • KONFERENCA
    • PUBLIKIMET SHKENCORE
      • ARTIKUJT MË TË CITUAR
    • SHKOLLA SEZONALE
    • PLANI I BARAZISË GJINORE
  • PROJEKTE DHE PARTNERË
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
    • PROJEKTE AKTIVE
  • RRETH UET
    • FAKTE DHE SHIFRA
    • STATUTI
    • BORDI I ADMINISTRIMIT
    • MISIONI DHE VIZIONI
    • NDËRKOMBËTARIZIMI
    • PUNËSIMI NË UET
    • MUNDËSI PUNËSIMI DHE INTERNSHIP
    • RAPORTE VLERËSIMI
  • SHËRBIME
    • SEKRETARIA MESIMORE
    • KËSHILLIMI I KARRIERËS
    • TUTORIATI
    • KLUBET STUDENTORE
    • KËSHILLI I STUDENTËVE
    • ALUMNI
      • PRESIDENTI I ALUMNI
  • sq
    • en_US
0682016616
[email protected]
UET UET
  • STUDIO NË UET
    • FJALA E PRESIDENTIT
    • STUDENTËT NDËRKOMBËTARË
    • DIPLOMË PROFESIONALE
    • BACHELOR
    • PROGRAME TË INTEGRUARA
    • MASTER PROFESIONAL
    • MASTER I SHKENCAVE
    • MASTER I ARTEVE
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOKTORATURA
    • PËR PRINDËRIT
  • STAFI AKADEMIK
    • REKTORI I UET
      • FJALA E REKTORIT
    • ADMINISTRATORI I UET
    • DEKANËT
    • PËRGJEGJËSIT E DEPARTAMENTEVE
    • ORGANIKA
      • FAKULTETI I EKONOMISË, BIZNESIT DHE ZHVILLIMIT
      • FAKULTETI I SHKENCAVE JURIDIKE, POLITIKE DHE MARRËDHËNIEVE NDËRKOMBËTARE
      • FAKULTETI I SHKENCAVE HUMANE, EDUKIMI DHE ARTET LIBERALE
      • FAKULTETI I INXHINIERISË, INFORMATIKËS E ARKITEKTURËS
      • FAKULTETI I SHKENCAVE MJEKËSORE TEKNIKE
  • TË REJAT
  • KËRKIMI SHKENCOR
    • STRATEGJIA
    • PROGRAMI I MADH KËRKIMOR
    • INFRASTRUKTURA FIZIKE
    • REVISTAT SHKENCORE
    • KONFERENCA
    • PUBLIKIMET SHKENCORE
      • ARTIKUJT MË TË CITUAR
    • SHKOLLA SEZONALE
    • PLANI I BARAZISË GJINORE
  • PROJEKTE DHE PARTNERË
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
    • PROJEKTE AKTIVE
  • RRETH UET
    • FAKTE DHE SHIFRA
    • STATUTI
    • BORDI I ADMINISTRIMIT
    • MISIONI DHE VIZIONI
    • NDËRKOMBËTARIZIMI
    • PUNËSIMI NË UET
    • MUNDËSI PUNËSIMI DHE INTERNSHIP
    • RAPORTE VLERËSIMI
  • SHËRBIME
    • SEKRETARIA MESIMORE
    • KËSHILLIMI I KARRIERËS
    • TUTORIATI
    • KLUBET STUDENTORE
    • KËSHILLI I STUDENTËVE
    • ALUMNI
      • PRESIDENTI I ALUMNI
  • sq
    • en_US

Aktivitete

[:en]Përballja me tregun e punës duhet të fillojë që në auditor[:]

  • Date 5 Prill, 2019

[:en]

Përballja me tregun e punës duhet të fillojë që në auditor

Me shekullin e 21 vijnë sfida të reja, të cilat studentët duhet t’i kuptojnë dhe t’u përgjigjen efektivisht dhe kjo shpeshherë kërkon zhvillim të njohurive të reja dhe aftësive ndërpersonale

Raportet e ndryshme tregojnë se të diplomuarit në të gjithë botën nuk gjejnë menjëherë punë pas diplomimit. Si mundet studentët e ardhshëm ta anashkalojnë këtë problem?

Ka disa faktorë, të cilët mund ta përshpejtojnë kalimin nga diplomimi në punën me kohë të plotë, që përfshijnë ndërtimin e aftësive të sipërmarrjes, të tilla si zgjidhja e problemeve, komunikimi dhe puna në ekip, zgjedhja e punësimit me një fokus të fortë në të ardhmen, zhvillimi i aftësive ndërpersonale etj.
Një qasje pozitive kundrejt tregut të punës dhe një perceptim optimist ndaj mundësive për punësim është gjithashtu një faktor pozitiv në ndërtimin e një karriere.

Për t’i përgatitur studentët me përballjen me tregun e punës, universitetet zhvillojnë një sërë aktivitetesh me fokus trajnimin dhe mundësitë për punësim, si dhe përfshijnë në kurrikul lëndë që kanë për qëllim zhvillimin profesional të studentëve. Të tilla praktika aftësimi aplikohen prej vitesh edhe në UET.
Përgatitja fillon që me gjërat elementare, të tilla si përgatitja e një jetëshkrimi, letra e motivimit etj., deri te leksionet e hapura në auditor, ku të ftuar nga industria vijnë për t’u shpjeguar studentëve se cilat janë pritshmëritë e tyre, kërkesat dhe për t’i ofruar mundësi internshipi apo punësimi në kompanitë që përfaqësojnë.


Pritshmëritë e punëdhënësve ndaj studentëve që janë potencial për ta, fokusohen në disa aspekte.
Sipas një studimi të realizuar nga kompania globale e arsimit të lartë Quacquarelli Symonds (QS), e cila ka anketuar mijëra punëdhënës dhe studentët e ardhshëm në mbarë botën për të shqyrtuar marrëdhëniet midis aftësive të diplomuara dhe pritjeve të punëdhënësit, rezulton se pesë janë aftësitë më të kërkuara: aftësia për të zgjidhur probleme, puna në ekip, komunikimi, përshtatshmëria dhe aftësitë ndërpersonale.

Aftësia për të zgjidhur probleme
Në vendin e punës ndodh jo pak herë përballja me probleme. Një nga kërkesat bazike të një punëdhënësi kundrejt punonjësit të tij është pikërisht aftësia për t’u gjetur këtyre problemeve një zgjidhje efektive dhe optimale. Kjo aftësi nuk është e limituar thjesht te gjetja e zgjidhjes, por edhe te zotësia për të identifikuar problemin, për ta analizuar atë dhe ndikimin e tij në biznes, për të përcaktuar prioritetet, si dhe për të dalë në përfundimin e një zgjidhjeje optimale.

Puna në ekip
Puna në grup për shumicën e punëdhënësve është një tjetër aftësi vendimtare që duhet të ketë një punonjës, në çdo vend pune. Kjo gjetje thekson nevojën që studentët të njihen më shumë, gjatë studimeve të tyre në universitet, me eksperiencën në botën reale të punës, me anë të leksioneve të hapura apo internshipeve që ndihmojnë zhvillimin e mëtejshëm të kreativitetit, punës në grup, aftësive organizative dhe zgjidhjes së problemeve.

Komunikimi
Komunikimi i mirë është një mjet thelbësor në arritjen e produktivitetit dhe ruajtjen e marrëdhënieve të forta të punës në të gjitha nivelet e një organizate. Punonjësit që komunikojnë në mënyrë efektive me kolegët, menaxherët dhe klientët janë gjithmonë pasuri të vlefshme për një organizatë. Aftësitë e mira komunikuese shpesh mund t’i bëjë njerëzit të dallojnë nga konkurrenca kur aplikojnë për punë.

Përshtatshmëria
Ka shumë pak njerëz të suksesshëm ose korporata që kanë arritur aty ku janë duke bërë thjesht të njëjtën gjë. Në fakt, menaxherët e mirë kërkojnë ndryshim dhe e ndjekin atë me forcë, duke kuptuar se të jesh me të vërtetë inovativ dhe përpara tendencave, duhet të përqafosh ndryshimin. Përshtatshmëria në vendin e punës është kur një punonjës mund të jetë fleksibël dhe të ketë aftësinë për t’u përshtatur me ndryshimin e kushteve të punës. Por të qenët i adaptueshëm nuk do të thotë thjesht të përqafosh ndryshimet, por edhe të jesh optimist dhe i qëndrueshëm, duke punuar efektivisht si në mënyrë individuale ashtu edhe në ekip.

Aftësitë ndërpersonale 
Ashtu siç aftësitë e mira ndërpersonale na ndihmojnë në përditshmëri, edhe jeta profesionale mund të përfitojë mjaft mirë prej tyre. Një individ me të tilla aftësi është gjithnjë i vlerësuar nga punëdhënësit.

Duke u edukuar që në hapat e parë të karrierës, ende pa u larguar nga universiteti, studentët e kanë më të lehtë përballjen me tregun e punës dhe shumë herë më të thjeshtë gjetjen e vetes dhe “punës së ëndrrave”.

[:]

  • Share:
admin

Previous post

[:en]Studentët e Humaniteteve, më të kënaqurit në tregun e punës[:]
5 Prill, 2019

Next post

[:en]“UET Alumni”, historiku dhe e ardhmja e universitetit[:]
6 Prill, 2019

You may also like

HHA_2300
UET i akordon titullin “Doctor Honoris Causa” ish- presidentit Alfred Moisiu, burrështetas dhe model për politikën
9 Maj, 2025
HHA_1338
Ministrja e Bujqësisë Anila Denaj në FORUMET UET: Bujqësi me kontratë për të prekur tregun e BE-së
9 Maj, 2025
4R1A8874
Promovohet INGENIOUS 5/1- Ndërthurja e teknologjisë me produktin dhe një role model si Gentjan Zotaj
8 Maj, 2025

Search

Që nga fillimi i tij në 2006, UET nuk ka reshtur përpjekjet e tij për ta reformuar, strukturuar dhe kompletuar atë, proceset dhe iniciativat që sigurojnë diplomimin me cilësinë më të lartë të studentëve tanë.

Scan here to read our latest QAA review report



Address:

Kompleksi Xhura, Rruga Xhanfize Keko, Tirana, Albania.

STUDIO NË UET

  • Diplomë Profesionale
  • Bachelor
  • Master Profesional
  • Master i Shkencave
  • Master i arteve



Celular

+355682016616

+355689037765



Address:

Kompleksi Xhura, Rruga Xhanfize Keko, Tirana, Albania.



Celular

+355682016616

+355689037765



Email

[email protected]



Rezervo aktivitetin tënd



Facebook-f




Instagram




Linkedin



Email

[email protected]



Rezervo aktivitetin tënd



Facebook-f




Instagram




Youtube




Twitter

© Copyright 2023 UET