• STUDIO NË UET
    • FJALA E PRESIDENTIT
    • STUDENTËT NDËRKOMBËTARË
    • DIPLOMË PROFESIONALE
    • BACHELOR
    • PROGRAME TË INTEGRUARA
    • MASTER PROFESIONAL
    • MASTER I SHKENCAVE
    • MASTER I ARTEVE
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOKTORATURA
    • PËR PRINDËRIT
  • STAFI AKADEMIK
    • REKTORI I UET
      • FJALA E REKTORIT
    • ADMINISTRATORI I UET
    • DEKANËT
    • PËRGJEGJËSIT E DEPARTAMENTEVE
    • ORGANIKA
      • FAKULTETI I EKONOMISË, BIZNESIT DHE ZHVILLIMIT
      • FAKULTETI I SHKENCAVE JURIDIKE, POLITIKE DHE MARRËDHËNIEVE NDËRKOMBËTARE
      • FAKULTETI I SHKENCAVE HUMANE, EDUKIMI DHE ARTET LIBERALE
      • FAKULTETI I INXHINIERISË, INFORMATIKËS E ARKITEKTURËS
      • FAKULTETI I SHKENCAVE MJEKËSORE TEKNIKE
  • TË REJAT
  • KËRKIMI SHKENCOR
    • STRATEGJIA
    • PROGRAMI I MADH KËRKIMOR
    • INFRASTRUKTURA FIZIKE
    • REVISTAT SHKENCORE
    • KONFERENCA
    • PUBLIKIMET SHKENCORE
      • ARTIKUJT MË TË CITUAR
    • SHKOLLA SEZONALE
    • PLANI I BARAZISË GJINORE
  • PROJEKTE DHE PARTNERË
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
    • PROJEKTE AKTIVE
  • RRETH UET
    • FAKTE DHE SHIFRA
    • STATUTI
    • BORDI I ADMINISTRIMIT
    • MISIONI DHE VIZIONI
    • NDËRKOMBËTARIZIMI
    • PUNËSIMI NË UET
    • MUNDËSI PUNËSIMI DHE INTERNSHIP
    • RAPORTE VLERËSIMI
  • SHËRBIME
    • SEKRETARIA MESIMORE
    • KËSHILLIMI I KARRIERËS
    • TUTORIATI
    • KLUBET STUDENTORE
    • KËSHILLI I STUDENTËVE
    • ALUMNI
      • PRESIDENTI I ALUMNI
  • sq
    • en_US
0682016616
[email protected]
UET UET
  • STUDIO NË UET
    • FJALA E PRESIDENTIT
    • STUDENTËT NDËRKOMBËTARË
    • DIPLOMË PROFESIONALE
    • BACHELOR
    • PROGRAME TË INTEGRUARA
    • MASTER PROFESIONAL
    • MASTER I SHKENCAVE
    • MASTER I ARTEVE
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOKTORATURA
    • PËR PRINDËRIT
  • STAFI AKADEMIK
    • REKTORI I UET
      • FJALA E REKTORIT
    • ADMINISTRATORI I UET
    • DEKANËT
    • PËRGJEGJËSIT E DEPARTAMENTEVE
    • ORGANIKA
      • FAKULTETI I EKONOMISË, BIZNESIT DHE ZHVILLIMIT
      • FAKULTETI I SHKENCAVE JURIDIKE, POLITIKE DHE MARRËDHËNIEVE NDËRKOMBËTARE
      • FAKULTETI I SHKENCAVE HUMANE, EDUKIMI DHE ARTET LIBERALE
      • FAKULTETI I INXHINIERISË, INFORMATIKËS E ARKITEKTURËS
      • FAKULTETI I SHKENCAVE MJEKËSORE TEKNIKE
  • TË REJAT
  • KËRKIMI SHKENCOR
    • STRATEGJIA
    • PROGRAMI I MADH KËRKIMOR
    • INFRASTRUKTURA FIZIKE
    • REVISTAT SHKENCORE
    • KONFERENCA
    • PUBLIKIMET SHKENCORE
      • ARTIKUJT MË TË CITUAR
    • SHKOLLA SEZONALE
    • PLANI I BARAZISË GJINORE
  • PROJEKTE DHE PARTNERË
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
    • PROJEKTE AKTIVE
  • RRETH UET
    • FAKTE DHE SHIFRA
    • STATUTI
    • BORDI I ADMINISTRIMIT
    • MISIONI DHE VIZIONI
    • NDËRKOMBËTARIZIMI
    • PUNËSIMI NË UET
    • MUNDËSI PUNËSIMI DHE INTERNSHIP
    • RAPORTE VLERËSIMI
  • SHËRBIME
    • SEKRETARIA MESIMORE
    • KËSHILLIMI I KARRIERËS
    • TUTORIATI
    • KLUBET STUDENTORE
    • KËSHILLI I STUDENTËVE
    • ALUMNI
      • PRESIDENTI I ALUMNI
  • sq
    • en_US

Të ndryshme

Pëllumb Kulla sjell përmbledhjen satirike “Unë Grindaveci”, libri i tretë nga UET Press

  • Date 18 Dhjetor, 2021

U promovoua në UET libri më i fundit i autorit, regjisorit e skenaristit Pëllumb Kulla me titull “Unë Grindaveci”, një përmbledhje e satirave të tij të fundit, me parathënie nga analisti Lorenc Vangjeli

Trashëgimisë së çmuar të mbi 28 botimeve të Pëllumb Kullës i shtohet tashmë një botim i ri. “Afshe satirike nëpër kohë”, paralajmëron autori në nëntitullin e librit “Unë Grindaveci”, i cili u promovua të premten në ambientet e Universitetit Europian të Tiranës, me praninë e pedagogëve dhe studentëve, miqve, dashamirësve e bashkëpunëtorëve të autorit. Ky është libri i tretë i Kullës, i ardhur nga shtëpia botuese UET Press, pas dy botimeve të mëhershme, “Luftë pa fund” dhe “Diktatura e parasë”. E veçanta e këtij libri, përtej penës origjinale dhe të papërsëritshme të Kullës, është se rrugëton me një sërë profilesh, me artistin Bujar Kapexhiu, i cili ka bërë kopertinën e librit dhe analistin Lorenc Vangjeli, që e ka përplotësuar me parathënien e tij.

Drejtuesja e shtëpisë botuese, Suela Mino tha se fjalët për autorin janë të tepërta pasi ai tashmë është mirëpozicionuar në krijimtarinë letrare dhe artistike shqiptare. Mino shtoi, se rrugëtimi i lexuesit me librin do të jetë i këndshëm, pasi përveç kundit të thukët, mbizotëron freskia e komunikimit.

“Jam e sigurt që kur studentët apo lexuesit ta lexojnë librin, do ta përjetojnë si një kohë të mirë me veten, sepse përtej kundit që është i thukët, mbizotëron edhe freskia e komunikimit. Është e vështirë që mund të gjendet në marrëdhënie me leximin e një teksti, brenda një konteksti të njohur, ndoshta të stërdiskutuar dhe të jetuar shpesh herë edhe me dhimbje, të vijnë ngjyra që të mveshin me një përmbajtje reflektive, atë që jeton çdo vit. “Unë Grindaveci”, e kemi lënë pa shenja pikësimi, si një përcaktor, emër e mbiemër, si çfarë të dojë lexuesi ta marrë. Ky libër do të ketë një rrugëtim të mirë me lexuesin”, nënvizoi Mino.

Autori nuk kurseu falenderimet për bashkëpunëtorët dhe drejtuesit e universitetit, të cilin e cilësoi si një shtëpi të dytë, për shkak se bashkëpunimet kanë qëne të herëpashershme, në forma dhe aktivitete të ndryshme.

“UET është një shtëpi për mua, që më ka hapur dyert dhe kjo falë mikut tim Henri Çili, i cili është mik i vjetër pa e njohur unë që është i tillë, sepse më kujton disa gjëra para 40-50 vjetëve dhe ky është shpërblimi më i madh që mund t’i bëhet një autori. Falenderoj edhe Suelën, që është një mikeshë e mrekullueshme e librit, botimeve, shumë e kujdeshme, e hapur, e ngrohtë. Falenderoj parathënësin, e cili kam dëgjuar se mund të na ekslipsojë me stilin e tij të parathënise. Ai e ka parë me shumë dashuri dhe më ndihmoi për të hequr disa gjëra. Kjo është detyra e njeriut që të do dhe e redaktorit, që të thotë të se çfarë të krasitësh, në mënyrë që pema të dalë më e frytshme. Për Bujarin do të them se kemi një kohë të gjatë që jemi miq, që kur isha në vit të katërt të shkollë së lartë. Kemi ndarë shumë, kemi ngacmuar dhe kemi frymëzuar njëri-tjetrin. Unë kisha qejf të bëja një libër, duke bërë një përzgjedhje të satirave të shkurtra, prandaj nuk ka nevojë ta përthyhesh librin tim”, shtoi Kulla me humor.

Një aktivitet për një personazh të tillë, do të ishte i pakuptueshëm nëse nuk do të shoqërohej me nota humori. Nën tregimin e anekdotave dhe risjelljen e shumë kujtimeve, gjatë një dialogimi të këndshmëm mes dy miqve, Pëllumb Kullës dhe Bujar Kapexhiut, u kujtua të bërit satirë në një sistem të tillë si komunizmi, duke risjellë në vëmendje edhe bashkëpunimin me një tjetër artist të madh të humorit shqiptar, Skënder Sallakun.

“Diktatura, në një farë mase, ndaj humorit ishte më e zbutur. Ishim në një aleancë, ne nuk godisnim shumë lart se nuk na lejonin, por me kalimin e kohës filluam ta nxirrnim pak këmbën. Të lejonin me rezerva, p.sh. mund të kishe sukses sa të doje në publik, por në televizion nuk të lejonin”, u shpreh Kulla, i cili numëron me dhjetëra skeçe, komedi, tregime, monologë, skica, drama, romane apo publicistikë që shënojnë historinë e  satirës, letërsisë, apo dramaturgjisë shqipe, në më shumë se gjysmë shekulli.

Botuesi Henri Çili theksoi se UET Press ka një projekt për të botuar krijimtarinë satirike të Pëllumb Kullës, në mënyrë që kjo pjesë e vyer e krijimtarisë së autorit të stokohet te Departamenti i Arteve dhe biblioteka e universitetit.

 Lorenc Vangjeli: Pëllumb Kulla ishte një adresë, që rrëfente sesi mund të ecje në jetë

Komediani Kulla më ka shoqëruar që në kohëra që unë nuk e mbaj veten mend tamam, e kujtuar që në kohën kur luaja në oborr bashkë me të birin. Gjëja që dëgjoja shumë seriozisht dhe që më ka shoqëruar tërë jetën ishte që Pëllumb Kulla ishte një model, ishte një adresë, që rrëfente sesi mund të ecje përpara në jetë. Sa më shumë përmendej ky emër, aq më poshtë më dukej vetja, deri në momentin kur një kapriço e fatit, më bëri që të lartohem. Teksa po komunikonim së bashku, më propozoi që të bëhesha redaktor i librit, të tij. Nuk e dija çfarë ishte kjo punë, por e pranova me qejf të madh, por mendova që ishte e rëndësishme pasi unë zgjidhesha me prokurorim të drejtpërdrejt, pa kërkesë fillestare për t’u marrë me një libër që do ta shihja para se ta shihnin të tjerët.

Natyrisht i vura kushtet e mia, të cilat ai i tejkaloi, të tilla si: Gjatë gjithë kohës duhet të më fliste me ju dhe në momentin që do të kishim një të tretë në mes, unë do ta ngrija zërin më lart se dhe ai nuk do ta kundërshtonte. Ishte një sipërmarrje e vështirë, sepse kisha të bëja me një autor arrogant.

Është një libër që mund të lexohet në disa mënyra. Një nga keqkuptimet e mëdha me zotin Kulla, ishte pikërisht ky: Unë e konsideroj një roman dhe si i tillë mund të lexohet nga fillimi në fund, nga fundi në fillim, mund të lexohen copëzat, si gurët çmuar të një mozaiku, mund të lexohet në parkim dhe në të gjitha rrethanat, si një lloj kalidioskopi për të parë të tjerët. Gjithësecili, i cili në çdo moment që e merr në dorë këtë libër, lexon dhe kupton të shkruar dhe shikon sesa dëshpirimisht ngjan e ardhmja që po projektojmë me të sotmen apo të djeshmen tonë, sipas shprehjes së vjetër që “sa më shumë ndryshon, aq më teër është e njëjta gjë”, le të kemi një moment që me ndihmën e komedianit të vëmë gishtin nga vetja dhe kam përshtypjen që fajtor jemi ne. Jemi fajtor që mund të bëjmë keq.

 Bujar Kapexhiu: Pëllumb Kulla, autori më i madh i humorit në Shqipëri

Kam kënaqësinë dhe privilegjin të them se jam në kopertinën e librit, të këtij shkrimtari amerikano- shqiptar, i cili ka një prodhimtari të jashtëzakonshme. Thonë zakonisht se humori është privilegji i të mençurve dhe Pëllumbi është i tillë. Sot mund të them pa ndrojtje dhe pa e tepruar, që është autor i humorit, më i madhi, jo vetëm në moshë, por edhe në krijimtarinë e tij e vlerat e tij, se po të shikosh në librari, nuk ka asnjë libër me karakter humor- satirë. Është shumë i vështirë për t’u shkruar, por ja që Pëllumbi edhe larg është shumë i lidhur shumë me Shqipërinë, di të kapë probleme, di të kapë karaktere, me një finesë, mençuri, kulturë të shkruari mjaft bukur.

Këtë libër mund ta lexosh në çfarëdo forme, sepse është ndërtuar nga ana strukturore me copëza që janë me të vërtetë të veçanta, që të kënaqin, edhe të bëjnë të mendosh. Për mua kopertina qe një e papritur, sepse në një punë si arkeolog, kam përshytpjen që Henri Çili ka gjetur një karikaturë timen e cila është e gati para 45-50 viteve. Ka pasur tentativa që kjo karikaturë të vendosej në një libër të Pëllumbit, por atëherë dukej e paranueshme që brenda librit të ishte karikatura miqësore e autorit të librit, nuk e di se për çfarë arsyeje. Për herë të parë tentuam ta bëjmë këtë, por mes shumë dështimesh të tjera, ishte edhe ky dështim. Çili e ka gërmuar dhe e ka gjetur dhe e falenderoj, sepse më ka dhënë një kënaqësi të gjendem në kopertinën e një libri që do të rrëmbehet nga të gjithë.

 Për ata, që nuk e njohin autorin

Është lindur, më 10 janar 1940, në një fshat të Korçës. Do që të vdesë në një të ardhme… të arsyeshme. Në një vend të arsyeshëm.

Tërë jetën është mbajtur për një kriminel i mundshëm, por s’ka kryer, i ziu, asnjë krim, megjithëse ka pasur plot raste dhe bile të justifikueshme.

Njeh më shumë miq, se armiq.

Ka përfunduar studimet në Shkollën e Lartë për aktor. Duke lozur vetëm një numër të vogël rolesh, e sidomos, duke hequr krejtësisht dorë nga loja në skenë, ai mendon se e ka ndihmuar mjaft ngritjen e cilësisë së aktrimit në vend.

Është aktivizuar dhe bile vlerësuar në fushën e regjisurës në skenë dhe TV. Në shenjë mirënjohjeje për vlerësimin, është vënë të shkruajë drama, komedi dhe miniatura, si edhe gjini të ndryshme të prozës.

Është autor i njëzetetetë vëllimeve, që kanë kaluar në shtyp e nëpër librari. Flitet, se pjesën më të madhe të kopjeve e blen ai vetë, për t’ua dhuruar atyre, që i thonë fjalë të mira për cilësinë e letërsisë që bën.

Ka shkruar jo pak, edhe për skenën e politikës.

Jeton mes Nju Jorkut dhe Tiranës, dhe përsërit me krenari, se nëpër kornizat e kontrollit manjetik në aeroportet, ku ai kalon me këpucë të hequra, aparaturat nuk fishkëllejnë kurrë.

I di që të gjitha fjalët e himnit kombëtar. Megjithatë, është qortuar për mangësi të ndjenjave patriotike dhe i kanë gjetur të ketë thënë diku, se hajdutët e vendeve të tjerë, që vjedhin nëpër vendet e tyre, ai i do më shumë se hajdutët tanë, që vjedhin në Shqipëri.

Ka vesh të mirë muzike, por jo shije në të veshur. Për atë gotën e famshme të mbushur përgjysmë, që i ndan natyrat njerëzore më dysh, nuk është me ata që e shohin gotën nga gjysma e zbrazët.

Për më shumë hollësira, klikoni në secilin nga shkrimet e tij: drama, komedi, romane, novela, tregime, apo mendjeshkrepje. “Në të gjithë personazhet negativë, atje, jam unë!” – thotë ai…

Duke shpresuar (më kot), që dikush ta kundërshtojë…

  • Share:
Suela Laska

Previous post

Botohet numri i ri i revistës së Fakultetit të Ekonomisë në UET: “Agriculture… is Back!”
18 Dhjetor, 2021

Next post

Bashkëthemeluesi i “Wine Society”, Ervis Mançe: UET është vatra më e këndshme në sytë e një sipërmarrësi si puna ime
20 Dhjetor, 2021

You may also like

4R1A8874
Promovohet INGENIOUS 5/1- Ndërthurja e teknologjisë me produktin dhe një role model si Gentjan Zotaj
8 Maj, 2025
WhatsApp Image 2025-05-05 at 19.06.56
UET thellon bashkëpunimin me UN Women Albania, nënshkruan Women’s Empowerment Principles dhe Memorandumin e Bashkëpunimit
6 Maj, 2025
HHA_0964
Mimi Kodheli në FORUMET UET: Vetëm edukimi na çon në BE, duhet të njohim detyrimet tona
2 Maj, 2025

Search

Që nga fillimi i tij në 2006, UET nuk ka reshtur përpjekjet e tij për ta reformuar, strukturuar dhe kompletuar atë, proceset dhe iniciativat që sigurojnë diplomimin me cilësinë më të lartë të studentëve tanë.

Scan here to read our latest QAA review report



Address:

Kompleksi Xhura, Rruga Xhanfize Keko, Tirana, Albania.

STUDIO NË UET

  • Diplomë Profesionale
  • Bachelor
  • Master Profesional
  • Master i Shkencave
  • Master i arteve



Celular

+355682016616

+355689037765



Address:

Kompleksi Xhura, Rruga Xhanfize Keko, Tirana, Albania.



Celular

+355682016616

+355689037765



Email

[email protected]



Rezervo aktivitetin tënd



Facebook-f




Instagram




Linkedin



Email

[email protected]



Rezervo aktivitetin tënd



Facebook-f




Instagram




Youtube




Twitter

© Copyright 2023 UET