demo_image

Prof. Dr. Majlinda Perriu

Prof. Dr. Majlinda Perriu, Profesore në Universitetin Europian të Tiranës. Ka një përvojë të gjatë si personel akademik me kohë të plotë. Prej 22 vitesh personel akademik në universitetin e Elbasanit ”A. Xhuvani”, ku për disa vite ka  mbajtur pozicionin e Dekanit dhe zv. Dekanit në Fakultetin e Shkencave Humane. Për disa vite ka qenë përgjegjëse për Ciklin e Tretë të Programit të studimit “Doktoratë në Albanologji” dhe Anëtare e Qendrës së Studimeve Albanologjike”Aleks Buda” në UE.

Lektore në fushën e Marrëdhënieve Ndërkombëtare në programet e studimit: Bachelor, Master Profesional, Master Shkencor në Studime të Thelluara historike e lëndëve: Histori e Sotme e Botës, Marrëdhënie Ndërkombëtare, Histori e Doktrinave Politike, Histori e Sistemeve Qeverisëse, Histori e Botës 1912 – 1990, Qytetërim Europian Bashkëkohor, Histori  Ballkani, Trashëgimi Kulturore, Shkrim Akademik, Metodat e Kërkimit Shkencor.

Ka mbrojtur gradën “Doktor i Shkencave” pranë Universitetit të Tiranës në fushën e historisë dhe në vitin 2016 ka marrë titullin akademik Prof.Asoc.Dr. Në vitin 2023 nga universiteti i Tiranës i jepet Titulli akademik “Profesor”.

Anëtare e Akademisë Shqiptaro-Amerikane të Shkencës dhe Arteve në Amerikë.

Autore e disa studimeve në fushën e historisë dhe dokumentave arkivorë, pjesë e bordeve editoriale në periodikë shkencorë dhe anëtare e komiteteve shkencore në kongrese dhe konferenca ndërkombëtare, drejtuese dhe pjesëmarrëse në projekte të rëndësishme vendase dhe të huaja.

Ka marrë pjesë në shumë kongrese dhe konferenca ndërkombëtare brenda dhe jashtë Shqipërisë dhe ka një sërë botimesh në revista prestigjioze kombëtare dhe ndërkombëtare, me faktor impacti dhe Scopus.