
Prof. Assoc. Dr. Ervis Iljazaj
Doktor shkencash në Shkenca Politike, Universiteti i ‘’ La Sapienza’’, Romë Itali 2014, me temë dizertacioni: ‘’ Modelet e ndryshme të drejtimit parlamentar’’, analizë krahasuese. Në vitin 2010 mbaron studimet post universitare Master i nivelit të dytë në Universitetin e ‘’ La Sapienza’’ në ‘’Institucionet Parlamentare’’ . 2007-2009 kryen studimet e Master Shkencor në Shkenca Politike në Universitetin e ‘’ Camerinos’’ në itali. 2004-2007- mbaron studimet Bachelor në Shkenca Politike në Universitetin e ‘’ Camerinos’’ në Itali.
Pjesmarrës në disa konferenca shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare si dhe autor i artikujve shkencorë për cështjet që lidhen me institucionet politike, partitë politikë dhe parlamentarizmit. Prej viti 2016-2017 zv. drejtor i Shkollës Doktorale UET. Në vitet 2020-2022 ka drejtuar Departamentin e Shkencave Sociale të Aplikuara.
Gjithashtu ka drejtuar per disa vite Institutin Liberal të Tiranës Pashko. Editorialist në median e shkruar. Prejt vitit 2017-2018 drejtor i gazetës MAPO. Aktualisht Dekan i Fakultetit Juridik, Shkenca Politike dhe Marëdhënie Ndërkombëtare si dhe pedagog i shkencave politike në Departamentin e Shkencave Sociale të Aplikuara.