PhD. Florian Çullhaj
Florian Çullhaj, PhD, është shkencëtar politik me mbi një dekadë përvojë në mësimdhënie dhe kërkim shkencor. Ai është aktualisht lektor me kohë të plotë në Universitetin Europian të Tiranës dhe lektor i ftuar në Universitetin e Romës ‘Tor Vergata’ dhe Universitetin e Teramos, Itali. Fushat e kërkimit të Florianit përqendrohet në kulturën politike në shoqëritë post-komuniste, demokratizimin, kushtetutshmërinë, liberalizmin politik dhe teorinë kritike normative, veçanërisht në Shqipëri dhe Ballkan. Ai është autor i dy librave: Democratization from Within: Political Culture and the Consolidation of Democracy in Post-Communist Albania (Botues: Nuova Cultura, Koleksioni: Crossroads n. 81, Romë, 2017) dhe Nga Pabarazia te Populizmit. Politika e Majtës Shqiptare, UET PRESS, 2022. Floriani ka botuar kapituj në vëllime të edituara dhe një mori artikuj në revista kombëtare dhe ndërkombëtare. Ai gjithashtu merr pjesë në konferenca dhe projekte kërkimore si në nivel kombëtar ashtu edhe ndërkombëtar.
ORCID 0000-0002-8321-1609
Publikimet shkencore: (kliko këtu)

