stela uet foto

Dokt. Stela Karaj

Stela Karaj mban pozicionin e Shefes së Kabinetit pranë Universitetit Europian të Tiranës, me detyra të mbikëqyrjes administrative. Ka përfunduar studimet Bachelor në të njëjtin universitet në vitin 2011, më rezultatë të shkëlqyera me vlerësimin  “Magna Cum Laude”, në Fakultetin Juridik. Në vitin 2013 mbaroi studimet “Master i Shkencave” , E Drejtë Private dhe Biznesi, duke u akorduar me bursë ekselence, në profilin “E Drejtë Private”. Ka marrë titullin “Avokat”, pranë Dhomës Kombëtare te Avokatisë në vitin 2016.

Në vitin 2022 ka punuar gjithashtu si zyrtare për Marrëdheniet Ndërkombëtare (IRO), për levizjet e studentëve dhe stafit, programi Erasmus+. Në vitin 2019, ka punuar si lektore në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës në lëndën “E drejtë ndërkombëtare private”. Me një sfond të pasur profesional, Zj. Karaj punoj me përkushtim për një periudhë nëntë vjeçare  në Bashkinë e Tiranës, e specializuar në Sektorin e Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe Protokollit Ceremonial nga viti 2014. Aktualisht është asistent-lektore në Universitetin Europian të Tiranës, pranë Departamentit të Shkencave Juridike, në lëndët “Të Drejtat e Njeriut” dhe “E drejta e Punës dhe e Sigurimeve”. Ka qenë organizatore e eventeve të ndryshme pranë “Women Founders Network Albania”, me fokus promovimin e vajzave sipërmarrëse, eventeve frymëzuese ku sipërmarrëse të suksesshme kanë ndarë historinë e tyre me audiencën me qëllimin për të frymëzuar sipërmarrëset e ardhshme.

Interesat e saj kërkimore përqëndrohen në “Të Drejtat e Njeriut” dhe “Këshillin e Sigurimit të OKB-së në menaxhimin e krizave dhe konflikteve ne kontekstin e të drejtës Nderkombëtare”.

Në vitin 2023, ajo akordoi një çmim për të drejtat e njeriut gjatë eventit “Miss Progress Human Rights 2023”, organizuar nga Komuna e Skorranos, me  ftese të Kryetarit, Z. Mario Pendinelli.