demo_image

MSc. Joana Hoxha

MSc. Joana Hoxha është Asistent-Lektore në Departamentin e Menaxhimit dhe Marketingut si dhe pjesë e Zyrës së Standardeve dhe Cilësisë pranë Universitetit Europian të Tiranës (UET).

Joana ka një profil të spikatur akademik dhe kërkimor, e diplomuar në ciklin Bachelor – “Menaxhim Biznesi” me profil “Menaxhim Organizatash” dhe në ciklin Master Shkencor – “Administrim Biznesi” me profil “Menaxhim Marketingu”, me rezultate të shkëlqyera me një GPA 10.0, duke u shpallur studentja më e mirë e Fakultetit të Ekonomisë, Biznesit dhe Zhvillimit si në ciklin Bachelor ashtu dhe në ciklin Master.

Joana ka qenë prej pesë vitesh pjesë e “Rrjetit të Ekselencës” së UET dhe fituese e konkurseve/çmimeve të ndryshme si “Çmimi i Presidentit” për punimin më të mirë shkencor sponsorizuar nga (EFI), “UET StartUp Week”, si dhe konkursit “Ideja më e Mirë e Biznesit”.

Disa nga fushat e saj kërkimore përfshijnë menaxhimin e operacioneve, marketingun bashkëkohor, inovacionin, zhvillimin e qëndrueshëm dhe menaxhimin strategjik.

Ajo është pjesëmarrëse aktive në konferenca ndërkombëtare në Gjermani dhe Turqi, si dhe në programe dhe trajnime ndërkombëtare në Gjermani, Turqi dhe Mal të Zi, të fokusuara në zhvillimin e kompetencave kërkimore, ekonominë digjitale dhe publikimin shkencor, duke përfituar certifikime nga institucione prestigjioze si Elsevier Researcher Academy, EMIDWORLD Congress, ICEF Digital Berlin dhe RECAS/ European University Institute (EUI).

Publikimet Shkencore: Google Scholar Profile ; ResearchGate Profile