armand-bora

Msc. Armand Bora

Armand Bora ka kryer studimet në Universitetin e Arteve ku është diplomuar si regjisor në grupin që drejtohej nga regjisori Piro Mani. Aktivitetin artistik e ka nisur në teatrin Petro Marko të qytetit të Vlorës për të vazhduar më tej si regjisor në Teatrin e Operas dhe Baletit dhe Teatrin Kombëtar ku edhe vazhdon të mbaj pozicionin e regjisorit. Armand Bora është autor i shumë produksioneve skenike disa prej të cilave të realizuara në Maqedoninë e Veriut, Kroaci, Australi dhe Amerikë. Produksionet e tij skenike janë shfaqur në disa skena shqiptare dhe të huaja si në Greqi, Malin e Zi,Bullgari,Kroaci,Sërbi, Francë, Hollandë, Australi dhe Amerikë. Si regjisor i disa produksioneve në Teatrin e Operas dhe Baletit ai ka bashkëpunuar me artistë të huaj dhe shqiptarë si Ermonela Jaho, Saimir Pirgu, Gëzim Myshketa, Josif Gjipali, drejtorin e operas së Bullgarisë, regjisorin Plamen Kartalov dhe  regjisoren e njohur amerikane Nancy Rhodes. Armand Bora është autor i 6 teksteve dramatikë disa prejt të cilave të realizuara në skenat shqiptare dhe jashtë si në teatrin e njohur La Mama në Melburn, Australi apo në Producer Club, në off Bradway (NYC). Armand Bora është autor i dy filmave me metrazh të shkurtër si regjisor dhe skenarist. Gjithashtu, Armand Bora është autor dhe moderator i disa produksioneve televizive si “Ora Kulturë”, “Kjo është Koha”, “Rezervuar” dhe “Cifti 200”. Në periudha të ndryshme Armand Bora ka qenë lektor i jashtëm në Universitetin e Arteve si dhe ka marrë pjesë në konferenca dhe aktivitete të ndryshme shkencore të organizuara në Shqipëri dhe vende të rajonit si në Kosovë, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut. Armand Bora është pjesë e bordit editorial të revistës “MEDIUS” dhe bashkë themelues i Institutit të Komunikimit Medius. Armand Bora ka qenë drejtues i Teatrit Kombëtar dhe drejtues i lartë në disa institucione të tjera publike si Ministria e Kulturës dhe Agjencia Kombëtare e Turizmit. Në kuadër të përfundimit të ciklit të tretë të studimeve doktorale po kryen një studim në fushën e përshtatjes së veprave letrare për skenar filmi dhe tekste skenike.