demo_image

Dr. Bledar Mustafaraj

Dr. Bledar Mustafaraj, ka përfunduar studimet e larta në degën Drejtësi si dhe ka ndjekur programin e Shkollës së Magjistraturës, profili prokuror. Në përfundim të kërkimit doktoral me temë “Aspekte teorike dhe praktike të trajtimit të kriminalitetit të të miturve”, ka marrë gradën “Doktor i shkencave”. Dr. Bledar Mustafaraj ka një përvojë të gjatë pune si prokuror, magjistrat i komanduar në Drejtorinë e Përgjithshme të Kodifikimit dhe Harmonizimit të Legjislacionit në Ministrinë e Drejtësisë, lektor, dhe në Kontrollin e Lartë të Shtetit. Dr. Bledar Mustafaraj është angazhuar si pedagog (lektor) part-time për më shumë se 10 vjet, për lëndët “E drejta e procedurës penale”, “Bazat e Kriminologjisë Klinike”, “E drejtë publike”, “E drejtë penale. Pjesa e posaçme” dhe “Ekzekutimi i vendimeve penale” në  Universitetin “Aleksandër Xhuvani” të Elbasanit.

Nga viti 2019 e në vijim, është ekspert i jashtëm pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë. Gjithashtu është angazhuar në periudha të caktuara si ekspert pranë Shkollës së Magjistraturës, OSCE Presence in Albania, Këshillit të Evropës, Kongresit Rinor Kombëtar, etj.

Në muajin Tetor 2021 ka fituar titullin “Avokat”.Dr. Bledar Mustafaraj ka marrë pjesë në një sërë aktivitetesh trajnimi të realizuar nga Shkolla e Magjistraturës dhe nga organizma e subjekte të tjerë, brenda e jashtë vendit.

Në funksion të kërkimit shkencor, ka marrë pjesë në konferenca dhe aktivitete të tjera, ndërkombëtare dhe vendase, nëpërmjet paraqitjes së punimeve të ndryshme. Është autor i disa punimeve, artikujve dhe referateve profesionale dhe akademike.

Zotëron gjuhët angleze, frënge, spanjolle dhe italiane.