• STUDIO NË UET
    • FJALA E PRESIDENTIT
    • STUDENTËT NDËRKOMBËTARË
    • DIPLOMË PROFESIONALE
    • BACHELOR
    • PROGRAME TË INTEGRUARA
    • MASTER PROFESIONAL
    • MASTER I SHKENCAVE
    • MASTER I ARTEVE
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOKTORATURA
    • PËR PRINDËRIT
  • STAFI AKADEMIK
    • REKTORI I UET
      • FJALA E REKTORIT
    • ADMINISTRATORI I UET
    • DEKANËT
    • PËRGJEGJËSIT E DEPARTAMENTEVE
    • ORGANIKA
      • FAKULTETI I EKONOMISË, BIZNESIT DHE ZHVILLIMIT
      • FAKULTETI I SHKENCAVE JURIDIKE, POLITIKE DHE MARRËDHËNIEVE NDËRKOMBËTARE
      • FAKULTETI I SHKENCAVE HUMANE, EDUKIMI DHE ARTET LIBERALE
      • FAKULTETI I INXHINIERISË, INFORMATIKËS E ARKITEKTURËS
      • FAKULTETI I SHKENCAVE MJEKËSORE TEKNIKE
  • TË REJAT
  • KËRKIMI SHKENCOR
    • STRATEGJIA
    • PROGRAMI I MADH KËRKIMOR
    • INFRASTRUKTURA FIZIKE
    • REVISTAT SHKENCORE
    • KONFERENCA
    • PUBLIKIMET SHKENCORE
      • ARTIKUJT MË TË CITUAR
    • SHKOLLA SEZONALE
    • PLANI I BARAZISË GJINORE
  • PROJEKTE DHE PARTNERË
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
    • PROJEKTE AKTIVE
  • RRETH UET
    • FAKTE DHE SHIFRA
    • STATUTI
    • BORDI I ADMINISTRIMIT
    • MISIONI DHE VIZIONI
    • NDËRKOMBËTARIZIMI
    • PUNËSIMI NË UET
    • MUNDËSI PUNËSIMI DHE INTERNSHIP
    • RAPORTE VLERËSIMI
  • SHËRBIME
    • SEKRETARIA MESIMORE
    • KËSHILLIMI I KARRIERËS
    • TUTORIATI
    • KLUBET STUDENTORE
    • KËSHILLI I STUDENTËVE
    • ALUMNI
      • PRESIDENTI I ALUMNI
  • sq
    • en_US
0682016616
[email protected]
UET UET
  • STUDIO NË UET
    • FJALA E PRESIDENTIT
    • STUDENTËT NDËRKOMBËTARË
    • DIPLOMË PROFESIONALE
    • BACHELOR
    • PROGRAME TË INTEGRUARA
    • MASTER PROFESIONAL
    • MASTER I SHKENCAVE
    • MASTER I ARTEVE
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOKTORATURA
    • PËR PRINDËRIT
  • STAFI AKADEMIK
    • REKTORI I UET
      • FJALA E REKTORIT
    • ADMINISTRATORI I UET
    • DEKANËT
    • PËRGJEGJËSIT E DEPARTAMENTEVE
    • ORGANIKA
      • FAKULTETI I EKONOMISË, BIZNESIT DHE ZHVILLIMIT
      • FAKULTETI I SHKENCAVE JURIDIKE, POLITIKE DHE MARRËDHËNIEVE NDËRKOMBËTARE
      • FAKULTETI I SHKENCAVE HUMANE, EDUKIMI DHE ARTET LIBERALE
      • FAKULTETI I INXHINIERISË, INFORMATIKËS E ARKITEKTURËS
      • FAKULTETI I SHKENCAVE MJEKËSORE TEKNIKE
  • TË REJAT
  • KËRKIMI SHKENCOR
    • STRATEGJIA
    • PROGRAMI I MADH KËRKIMOR
    • INFRASTRUKTURA FIZIKE
    • REVISTAT SHKENCORE
    • KONFERENCA
    • PUBLIKIMET SHKENCORE
      • ARTIKUJT MË TË CITUAR
    • SHKOLLA SEZONALE
    • PLANI I BARAZISË GJINORE
  • PROJEKTE DHE PARTNERË
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
    • PROJEKTE AKTIVE
  • RRETH UET
    • FAKTE DHE SHIFRA
    • STATUTI
    • BORDI I ADMINISTRIMIT
    • MISIONI DHE VIZIONI
    • NDËRKOMBËTARIZIMI
    • PUNËSIMI NË UET
    • MUNDËSI PUNËSIMI DHE INTERNSHIP
    • RAPORTE VLERËSIMI
  • SHËRBIME
    • SEKRETARIA MESIMORE
    • KËSHILLIMI I KARRIERËS
    • TUTORIATI
    • KLUBET STUDENTORE
    • KËSHILLI I STUDENTËVE
    • ALUMNI
      • PRESIDENTI I ALUMNI
  • sq
    • en_US

Uncategorized

Nxitja e universitetit sipërmarrës/ Lançohen në UET dy projekte dhe një laborator i ri për studentët

  • Date 19 Nëntor, 2024

Universiteti Europian i Tiranës është bërë pjesë e Javës Globale të Siparmarrjes, duke organizuar aktivitetin e parë me pjesëmarrjen e studentëve dhe pedagogëve nga të gjitha fakultetet. Gjatë takimit u dha lajmi i mirë për finalizimin e një laboratori që do shërbejë për konkretizimin e ideve novatore apo zgjidhjen e problemeve, si dhe u prezantuan dy projekte të reja me përfitime për studentët.

“Nxitja e universitetit sipërmarrës”. Ishte kjo tema ombrellë që mbodhi studentët dhe pedagogët e Universitetit Europian të Tiranës në një takim të rëndësishëm për nxitjen e iniciativës sipërmarrëse, përfshirjes, aktivizimin dhe përqafimin e inovacionit.

Takimi erdhi në kuadër të Javës Globale të Sipërmarrjes, e lançuar për herë të parë në 2007 me pjesëmarrjen e 37 vendeve. Sot numërohen 170 shtete partnere mes të cilëve edhe Shqipëria.

Për gati një javë, 18-25 nëntor, në pika të ndryshme të Tiranës do të organizohen takime, forume, seminare, diskutime, si dhe do të jenë të ftuar sipërmarrës, mentorë, liderë të fushës etj.
Universiteti Europian i Tiranës është partner i këtij organizimi, që vjen nën kujdesin e Ministrisë së Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit.

Rektorja prof. dr. Drita Kruja tha se kjo nismë është përqafuar nga UET, pasi universiteti, përveç mësimdhënies dhe kërkimit shkencor, ka mision dhënien e kontributit zhvillimin ekonomik, shoqëror dhe kulturor të komunitetit.

“Sipërmarrja është për të gjithë, për çdo person, për çdo komunitet. Çdo projekt-ide që ne kemi, t’i japim mundësinë që ta kthejmë në produkt, i cili të jetë i shpërblyeshëm, të ketë impakt te komuniteti e zhvillimi i tij.”
Kruja këshilloi studentët që të përfitojnë nga aktivitetet dhe që çdo sfidë ta kthejnë në mundësi. “Asnjëherë mos mendoni se diçka është e pamundur”, theksoi ajo më tej.

Dekania e Fakultetit të Ekonomisë, Biznesit dhe Zhvillimit, prof. asoc. dr. Ermela Kripa e quajti privilegj partneritetin në këtë ngjarje madhore për të dhënë sadopak kontribut nëpërmjet ideve e aktiviteteve që do të organizohen.

“Në thelb të asaj se çfarë universiteti do të promovojë është pikërisht krijimi i një platforme e cila të nxisë frymën sipërmarrëse, idetë e reja dhe të nxisë të rinjtë të shfrytëzojnë hapësirat e ndryshme dhe pasionet e dëshirat t’i transformojnë në veprime konkrete e të qëndrueshme”, u shpreh Kripa. Ajo ftoi studentët që jenë aktivë dhe të marrin pjesë në aktivitet që zhvillohen në Tiranë.

Një lajm i mirë u dha nga dekania e Falkultetit të Inxhinierisë, Informatikës dhe Arkitekturës, prof. asoc. dr. Teuta Xhindi për hapjen e një laboratori të ri në UET, i cili do të jetë dispozicion të studentëve, të cilët në bashkëpunim me pedagogët dhe kompanitë do të zgjidhin probleme konkrete.

“Universiteti duhet të dalë nga comfort zone dhe të përballet me ide të reja, zbatime të reja, zgjidhje problematikash, me inovacionin. Duhet të nxiten studentët me ide të reja dhe punë të pavarur dhe të nxitet shpirti sipërmarrës”, theksoi Xhindi.

Duke u ndalur te disa kompeticione të fituara nga studentët, dekania tha se mundësia dhe potenciali është i madh, prandaj duhen mbështetur për të sjellë koncepte të reja. Jo pa qëllim është bërë praktikë që detyrat e kursit, diplomat, të orientohen në zgjidhjen e problemeve që biznesi ka.
“Ka një lloj hezitimi, heshtje nga biznesi, por ne po bëjmë “presion”, që jemi këtu shfrytëzoni ekspertizën tonë, studentët tanë”.

Xhindi foli edhe për programin profesional FinTech, i cili zhvillohet në bashkëpunim me Credins Bank. Ajo iu bëri thirrje studentëve ta kenë në vëmendje, për faktin se kohët e fundit industria fintech ka një zhvillim të jashtëzakonshëm në digjitalizimin e operacioneve financiare.

“Është një mundësi e mirë për studentët e teknologjisë dhe ekonomisë. Iu hap rrugë për një të ardhme të mirë, punë të sigurtë dhe të ardhura”, theksoi dekania.

Menaxheret e projekteve nga Office for Projects and Internationalization – UET, Dardane Nuka dhe Ines Troshani prezantuan dy projekte të reja, në të cilat kërkohet përfshirja e pedagogëve e studentëve. Nëpërmjet ideve, projekt-propozimeve, ta mund të realizojnë produkte konkrete, si dhe të bëhen pjesë e trajnimeve, workshop-ve, apo të përfitojnë nga ekspertiza e huaj për të zgjeruar dijet e tyre.

Dardane Nuka prezantoi projektin “GreenWB- Green Innovation Living Labs for Regional Entrepreneurial Cooperation”, kohëzgjatja e të cilit është deri në 2026. Objektivi kryesor i “GreenWB” është të mbështesë inovacionin e gjelbër dhe aftësitë sipërmarrëse të studentëve në arsimin e lartë, duke zhvilluar kapacitetet sipërmarrëse dhe inovative të tyre.

Ines Troshani foli për “Intrabuild Project”, i cili ka të bëjë me kultivimin e sipërmarrjes akademike në vendet e Ballkanit Perëndimor. Projekti zgjat dy vite, 2024-2026 dhe përfshin disa universitete kombëtare dhe rajonale, ndërsa lider është Kolegji Profesional i Tiranës. Ky projekt synon të krijojë një kulturë të brendshme transformuese në universitet.

Union Bank, pjesë e shumë e eventeve në UET, bëri të njohur produktin më të ri që sjell për studentët. Karta e Studentit 2 në 1, është një kartë unike, e para e këtij lloji në Shqipëri, e cila është njëkohësisht kartë debiti dhe kartë studenti.

Të gjithë studentët në universitetet private dhe publike në Tiranës mund ta përfitojnë Kartën e Studentit 2në1 pa komision, duke aplikuar pranë universitetit të tyre ose pranë Agjencisë së Rinisë.

  • Share:
Luiza Pinderi

Previous post

Thirrje për aplikime për shkëmbim studentor në University of Almeria
19 Nëntor, 2024

Next post

Seminar ndëruniversitar në UET: Prezantohen disa nga gjetjet mbi ligjërimin mediatik për integrimin në BE
20 Nëntor, 2024

You may also like

4R1A2610
Studentët e Klubit të Arteve surprizojnë me vendosjen në skenë të “Tri mendje në ankand”
6 Mars, 2025
HHA_3751
Pas projekteve disavjeçare, UET thellon bashkëpunimin me universitetin holandez Saxion
14 Shkurt, 2025
HHA_7029
10 vjetori i Çmimit Letrar Kadare kremtohet me albumin e një dekade dhe Çmimin Special për poetin Preç Zogaj
7 Nëntor, 2024

Search

Që nga fillimi i tij në 2006, UET nuk ka reshtur përpjekjet e tij për ta reformuar, strukturuar dhe kompletuar atë, proceset dhe iniciativat që sigurojnë diplomimin me cilësinë më të lartë të studentëve tanë.

Scan here to read our latest QAA review report



Address:

Kompleksi Xhura, Rruga Xhanfize Keko, Tirana, Albania.

STUDIO NË UET

  • Diplomë Profesionale
  • Bachelor
  • Master Profesional
  • Master i Shkencave
  • Master i arteve



Celular

+355682016616

+355689037765



Address:

Kompleksi Xhura, Rruga Xhanfize Keko, Tirana, Albania.



Celular

+355682016616

+355689037765



Email

[email protected]



Rezervo aktivitetin tënd



Facebook-f




Instagram




Linkedin



Email

[email protected]



Rezervo aktivitetin tënd



Facebook-f




Instagram




Youtube




Twitter

© Copyright 2023 UET