• STUDIO NË UET
    • FJALA E PRESIDENTIT
    • STUDENTËT NDËRKOMBËTARË
    • DIPLOMË PROFESIONALE
    • BACHELOR
    • PROGRAME TË INTEGRUARA
    • MASTER PROFESIONAL
    • MASTER I SHKENCAVE
    • MASTER I ARTEVE
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOKTORATURA
    • PËR PRINDËRIT
  • STAFI AKADEMIK
    • REKTORI I UET
      • FJALA E REKTORIT
    • ADMINISTRATORI I UET
    • DEKANËT
    • PËRGJEGJËSIT E DEPARTAMENTEVE
    • ORGANIKA
      • FAKULTETI I EKONOMISË, BIZNESIT DHE ZHVILLIMIT
      • FAKULTETI I SHKENCAVE JURIDIKE, POLITIKE DHE MARRËDHËNIEVE NDËRKOMBËTARE
      • FAKULTETI I SHKENCAVE HUMANE, EDUKIMI DHE ARTET LIBERALE
      • FAKULTETI I INXHINIERISË, INFORMATIKËS E ARKITEKTURËS
      • FAKULTETI I SHKENCAVE MJEKËSORE TEKNIKE
  • TË REJAT
  • KËRKIMI SHKENCOR
    • STRATEGJIA
    • PROGRAMI I MADH KËRKIMOR
    • INFRASTRUKTURA FIZIKE
    • REVISTAT SHKENCORE
    • KONFERENCA
    • PUBLIKIMET SHKENCORE
      • ARTIKUJT MË TË CITUAR
    • SHKOLLA SEZONALE
    • PLANI I BARAZISË GJINORE
  • PROJEKTE DHE PARTNERË
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
  • RRETH UET
    • FAKTE DHE SHIFRA
    • STATUTI
    • BORDI I ADMINISTRIMIT
    • MISIONI DHE VIZIONI
    • NDËRKOMBËTARIZIMI
    • PUNËSIMI NË UET
    • MUNDËSI PUNËSIMI DHE INTERNSHIP
    • RAPORTE VLERËSIMI
  • SHËRBIME
    • SEKRETARIA MESIMORE
    • KËSHILLIMI I KARRIERËS
    • TUTORIATI
    • KLUBET STUDENTORE
    • KËSHILLI I STUDENTËVE
    • ALUMNI
      • PRESIDENTI I ALUMNI
  • sq
    • en_US
0682016616
[email protected]
UET UET
  • STUDIO NË UET
    • FJALA E PRESIDENTIT
    • STUDENTËT NDËRKOMBËTARË
    • DIPLOMË PROFESIONALE
    • BACHELOR
    • PROGRAME TË INTEGRUARA
    • MASTER PROFESIONAL
    • MASTER I SHKENCAVE
    • MASTER I ARTEVE
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOKTORATURA
    • PËR PRINDËRIT
  • STAFI AKADEMIK
    • REKTORI I UET
      • FJALA E REKTORIT
    • ADMINISTRATORI I UET
    • DEKANËT
    • PËRGJEGJËSIT E DEPARTAMENTEVE
    • ORGANIKA
      • FAKULTETI I EKONOMISË, BIZNESIT DHE ZHVILLIMIT
      • FAKULTETI I SHKENCAVE JURIDIKE, POLITIKE DHE MARRËDHËNIEVE NDËRKOMBËTARE
      • FAKULTETI I SHKENCAVE HUMANE, EDUKIMI DHE ARTET LIBERALE
      • FAKULTETI I INXHINIERISË, INFORMATIKËS E ARKITEKTURËS
      • FAKULTETI I SHKENCAVE MJEKËSORE TEKNIKE
  • TË REJAT
  • KËRKIMI SHKENCOR
    • STRATEGJIA
    • PROGRAMI I MADH KËRKIMOR
    • INFRASTRUKTURA FIZIKE
    • REVISTAT SHKENCORE
    • KONFERENCA
    • PUBLIKIMET SHKENCORE
      • ARTIKUJT MË TË CITUAR
    • SHKOLLA SEZONALE
    • PLANI I BARAZISË GJINORE
  • PROJEKTE DHE PARTNERË
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
  • RRETH UET
    • FAKTE DHE SHIFRA
    • STATUTI
    • BORDI I ADMINISTRIMIT
    • MISIONI DHE VIZIONI
    • NDËRKOMBËTARIZIMI
    • PUNËSIMI NË UET
    • MUNDËSI PUNËSIMI DHE INTERNSHIP
    • RAPORTE VLERËSIMI
  • SHËRBIME
    • SEKRETARIA MESIMORE
    • KËSHILLIMI I KARRIERËS
    • TUTORIATI
    • KLUBET STUDENTORE
    • KËSHILLI I STUDENTËVE
    • ALUMNI
      • PRESIDENTI I ALUMNI
  • sq
    • en_US

Aktivitete

Ngjarjet e 2 korrikut të ‘90-ës/ UET nderon me Certifikatë Mirënjohjeje ish-ambasadorin gjerman, Werner Daum

  • Date 11 Korrik, 2025

Me familjen dhe miqtë në kamionin tip “Skoda”, i riu Ylli Bodinaku çau murin e Ambasadës Gjermane. Ishte mbrëmja e 2 korrikut, 1990-të. Dhjetëra të tjerë vërshuan përmes murit që ai rrëzoi, akt që shënoi nisjen e eskosdit të shqiptarëve.

Për të përkujtuar ato ditë, të cilët ndryshuan rrënjësisht fatin e Shqipërisë dhe jetën e shumë shqiptarëve, Universiteti Europian i Tiranës kishte të ftuar ambasadorin e parë të Gjermanisë në Shqipëri, prof. dr. Werner Daum. Më 1987-ën, ai ishte personi që u ngarkua për të hapur ambasadën e Shqipërisë në Tiranë, duke luajtur një rol të rëndësishme në vitet e mëvonshme.

Më korrik të 1990-ës, ambasadori Daum lejoi strehimin e 3199 qytetarëve brenda selisë diplomatike, përkrahjen dhe garantimin e jetës së tyre deri në shoqërimin përfundimtar jashtë Shqipërisë

Pikërisht, për rolin historik në ngjarjet e 35 viteve më parë, UET i akordoi Certifikatë Mirënjohjeje, “në vlerësim të ndjenjës së lartë, të përgjegjësisë dhe integritetit, përkushtimit të palëkundur ndaj universalitetit të të drejtave të njeriut, solidaritetin me popullin shqiptar, kurajës për të qenë protagonist, në rrëzimin e izolimit komunist, si një dëshmi e përkorë e fuqisë së jashtëzakonshme të individit”.

Presidenti i UET, prof. asoc. dr. Selami Xhepa, tha se universiteti e jep këtë vlerësim “me bindjen se vepra e tij frymëzuese duhet të nderohet dhe ruhet gjithmonë, në kujtesën tonë kombëtare”. “Faleminderit për këtë diskutim të butë dhe të dashur për kujtimet e një prej kohërave më dinamike dhe historike në historinë tonë moderne”, tha Xhepa.

Ish-ambasadori Werner Daum shpjegoi se vlerësimi i UET është i dyti që i vjen nga Shqipëria, pas nderimit me Urdhrin “Naim Frashëri” në 2001-shin nga presidenti i asaj kohe, Rexhep Meidani. Nderimi vinte fill pas një ekspozite në Munih, për prezantimin e historisë, kulturës, artit dhe ikonave të Shqipërisë, e cila u përmblodh më tej në dy katalogë. Ekspozita qe një sukses i madh dhe u vizitua nga mbi 3000 mijë vizitorë, e më tej u zhvendos në Salzburg, Vjenë, Torino etj.

Werner Daum tregoi se ishte impresionuar nga Shqipëria, për të cilën më vonë shkroi një libër me kujtime. “Kapitulli i parë u shkrua nga Pjetër Arbnori, një prift katolik i burgosur nga qeveria, që mbijetoi mrekullisht dhe u bë presidenti i parë i Parlamentit Shqiptar.”

Nën moderimin e dekanit të Fakultetit Juridik, Shkenca Politike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare, prof. asoc. dr. Ervis Iljazaj, ish-ambasadori Daum mbajti leksionin me temë “Viti 1990, hapja e një derë që ndryshoi gjithçka”, ku rrëfeu kujtimet e korrikut të 1990-ës, trajtoi më tej çështjen e të drejtave të njeriut dhe të drejtave ndërkombëtare, si dhe instrumenteve ndërkombëtare të mbrojtjes. Në fund, ai iu përgjigj pyetjeve të pedagogëve dhe studentëve.

“Në vitet tetëdhjetë, Shqipëria ishte i vetmi vend me të cilin Gjermania nuk kishte marrëdhënie diplomatike dhe, për këtë arsye, asnjë marrëdhënie të vërtetë shoqërore”, sqaroi ai. Pasi u ra dakord që të vendoseshin marrëdhëniet mes dy vendeve, ai udhëtoi me orient express për në Beograd, e prej andej në Shqipëri. Ishte viti 1987-të.

“Hapa ambasadën me disa dhoma, në katin e tretë të hotelit. Dhe si hapet një ambasadë? Kisha disa gjëra në çantën time. Kisha dy tabela.Njëra ishte me shqiponjën gjermane, e cila nuk është aq e bukur sa shqiponja shqiptare sepse e jona ka vetëm një kokë. I vendosa te dera dhe kjo ishte hapja e ambasadës.”

Pastaj ai shkroi lajmërimin më të shkurtër të mundshëm, që nuk mund të imagjinohet në raste të tilla: “’Sot kam hapur ambasadën gjermane në Tiranë në praninë time’. U bëra shumë i famshëm për këtë fjali shumë vite më vonë, kur njerëzit më takonin në korridoret e ministrisë ma kujtonin”.

Ish- ambasadori kujtoi më tej se ishte i mahnitur nga bukuria natyrore e Shqipërisë, të cilën e gjeti kur erdhi në ato vite por nuk e gjen më në ditët e sotme.

“Shqipëria në atë kohë ishte Mesdheu i vërtetë e historik. Regjimi komunist e kishte ruajtur larg botës moderne, të cilën shqiptarët, sigurisht, e urrenin dhe nuk e pëlqenin, dhe donin ta ndryshonin. Por për mua, si një i huaj nga një vend shumë i zhvilluar dhe një person me një formim akademik në historinë e Mesdheut të lashtë, historinë greke, historinë e romakëve, historinë e Bizantit dhe historinë e arabëve. Për mua, kjo ishte parajsë. Ishte parajsë edhe nga pikëpamja natyrore. Malet tuaja të bukura, lumenjtë në male, fshatrat. Shqipëria ishte një vend përrallor dhe e adhuroja.”

Werner Daum shërbeu si ambasador i Shqipërisë në vitet 1987-1990. Nga viti 1992 deri në vitin 1995, ishte Kryetar i Departamentit të të Drejtave të Njeriut në misionin gjerman në Gjenevë. Si i tillë, ai përfaqësoi Gjermaninë në Komisionin për të Drejtat e Njeriut dhe në organizata të tjera të ndryshme të të Drejtave të Njeriut të Kombeve të Bashkuara. Po ashtu, nga 1996 deri në vitin 2000 ishte ambasadori i Gjermanisë në Sudan.

  • Share:
Luiza Pinderi

Previous post

Fitues i Çmimit të Karrierës/ Besmir Semanaj- studentëve: Praktika dhe networku, po aq të rëndësishme sa notat
11 Korrik, 2025

Next post

Diplomohet brezi i 17-të në UET, 451 studentë finalizojnë studimet në ciklin bachelor
11 Korrik, 2025

You may also like

-900-0-1752231099xrudi0825jpg-152
Diplomohet brezi i 17-të në UET, 451 studentë finalizojnë studimet në ciklin bachelor
11 Korrik, 2025
-900-0-1751818905xwhatsapp-image-2025-06-24-at-115103-2-copy-259
Fitues i Çmimit të Karrierës/ Besmir Semanaj- studentëve: Praktika dhe networku, po aq të rëndësishme sa notat
7 Korrik, 2025
-900-0-1751206310xvlcsnap-2025-06-27-13h17m14s769-551
Veronika, studentja e parë e huaj në UET për vitin akademik 2025-2026
30 Qershor, 2025

Search

Që nga fillimi i tij në 2006, UET nuk ka reshtur përpjekjet e tij për ta reformuar, strukturuar dhe kompletuar atë, proceset dhe iniciativat që sigurojnë diplomimin me cilësinë më të lartë të studentëve tanë.

Scan here to read our latest QAA review report



Address:

Kompleksi Xhura, Rruga Xhanfize Keko, Tirana, Albania.

STUDIO NË UET

  • Diplomë Profesionale
  • Bachelor
  • Master Profesional
  • Master i Shkencave
  • Master i arteve



Celular

+355682016616
+355689037765



Address:

Kompleksi Xhura, Rruga Xhanfize Keko, Tirana, Albania.



Celular

+355682016616

+355689037765



Email

[email protected]



Rezervo aktivitetin tënd



Facebook-f




Instagram




Linkedin



Email

[email protected]



Rezervo aktivitetin tënd



Facebook




Instagram




Linkedin




Youtube

© Copyright 2023 UET

Politikat e privatësisë