Si të aplikojmë

Si të Aplikojmë

APLIKIMET DHE PRANIMET

Universiteti Europian i Tiranës, në përputhje me ligjin 80/2015 “Për  Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor në Institucionet e Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë” dhe vendimin e Senatit nr. 01, datë 06.02.2019, ka miratuar kriteret e pranimit për programet e studimit me karakter profesional si dhe programet e studimit të ciklit të parë dhe të dytë, si më poshtë:

  1. Për programet e studimit me karakter profesional për vitin akademik 2019-2020, nuk do të aplikohen kritere shtesë përtej kritereve ligjore;
  2. Për programet e studimit me të ciklit të parë, nuk do të aplikohen kritere shtesë përtej kritereve ligjore, me përjashtim të:
    1. programit të ciklit të parë të Arteve Muzikore, për të cilin do të aplikohet testim hyrës nëpërmjet të cilit do të vlerësohen aftësitë dhe kompetencat e kandidatit për të ndjekur programin përkatës. Testimi për vitin akademik 2019-2020, do të jetë më datë 21 Gusht 2019, ora 11.00 në ambientet e UET.
    2. programit të ciklit të parë të Edukimit Fizik dhe Sporteve, për të cilin kërkohet paraqitja e raportit/kartelës mjekësore të gjendjes fizike dhe shëndetësore të studentit (kliko këtu për formatin);
  3. Për programet e Integruara të ciklit të dytë, nuk do të aplikohen kritere shtesë përveç kritereve ligjore;
  4. Për programet e ciklit të dytë Master Profesional, nuk do të aplikohen kritere shtesë përtej kritereve ligjore.
  5. Për programet e studimit me të ciklit të dytë Master i Shkencave për vitin akademik 2019-2020, në përputhje me udhëzimin e Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë, çdo student duhet paraqesë dokumentin që vërteton njohjen e një prej 5 (pesë) gjuhëve të huaja të Bashkimit Europian për programet e studimit të ciklit të dytë.
  6. Për programet Master i Arteve, nuk ka kritere shtesë, përtej kritereve ligjore.

 

Dokumentacioni i nevojshëm për pranimin në programet e ciklit të parë të studimeve, Bachelor, programet e integruara të ciklit të dytë dhe programet me karakter profesional per vitin 2021-2022

    1. Fotokopje e dokumentit të identifikimit (kartë identiteti ose pasaporta)
    2. Fotokopje e noterizuar e diplomës së Maturës Shtetërore ose e dëftesës së pjekurisë, së bashku me certifikatën e notave. Nëse diploma e kandidatit është lëshuar nga një institucion i huaj, duhet të shoqërohet me vërtetimin e njohjes dhe njësimit nga QSHA-ja.
    3. Çertifikatë personale (jo familjare).
    4. Dy fotografi personale.
    5. Mandat pagese.
    6. Studentet qe regjistrohen ne program te dyte studimi duhet te dorëzojnë edhe fotokopjen e noterizuar te diplomes se pare bashkë me listen e notave.
    7. Studentët me shtetesi te huaj duhet te dorezojnë gjuhen shqipe te mbrojtur ne Universitetin e Tiranës.

Dokumentacioni i kërkuara për pranimin në programet e ciklit të dytë Master

  1. Fotokopje e dokumentit të identifikimit (kartë identiteti ose pasaporta)
  2. Fotokopje e noterizuar e diplomës së Maturës Shtetërore ose të dëftesës së pjekurisë, së bashku me certifikatën e notave. Nëse diploma e kandidatit është lëshuar nga një institucion i huaj, duhet të shoqërohet me vërtetimin e njohjes dhe njësimit nga QSHA-ja.
  3. Fotokopje e noterizuar e diplomës së ciklit të parë së bashku me listen e notave Nëse diploma e kandidatit është lëshuar nga një institucion i huaj, duhet të shoqërohet me vërtetimin e njohjes dhe njësimit nga QSHA-ja.
  4. Studentet qe regjistrohen ne program te dyte studimi duhet te dorëzojnë edhe fotokopjen e noterizuar te diplomes se pare bashkë me listen e notave.
  5. Vërtetim i Gjuhës së Huaj të mbrojtur (vetëm në Master Shkencor)
Subjekti Gjuha dhe niveli Nr. Prot dhe data e marrëveshjes me MAS Adresa Website
S.T.A Anglisht TOEFL ITP® – B1, B2, C1 Nr.4522, datë 29.04.2016 Rruga “Sami Frashëri”, 23/9, Tiranë http://sta-edu.com/ 
TOEIC® – B1, B2, C1 http://registration.sta-edu.com/  
S.T.A Frëngjisht TFI™ – B1, B2, C1 Nr. 4523, datë 29.04.2016 Rruga “Sami Frashëri”, 23/9, Tiranë http://sta-edu.com/ 
http://registration.sta-edu.com/ 
British Council – Dega Shqipëri Anglisht Aptis B1, Aptis B2 dhe Aptis C Nr. 5333, datë 25.05.2016 Rruga “Skënderbej”,nr. 12, Ambasada Britarike, 23/9, Tiranë https://www.britishcouncil.org/exam/aptis 
English Cultural Institute sh.p.k Gjuhë angleze “Cambridge – PET, FCE dhe CAE” Nr. Prot., 5475, datë 30.05.2016 Rruga “Pashko Vasa” Tiranë www.eci.com.al
Aleanca Fanceze e Tiranës Gjuhë Frënge “DELF dhe TCF “ Nr.8353 Prot. Datë 23.08.2016 Rruga e Barrikadave Nr. 122, Tiranë www.aftirana.org
Instituti Italian i Kulturës, Tiranë Gjuhë Italiane, CILS dhe CELI, PLIDA Nr. 709 Prot., datë 27.01.2017 Sheshi Skënderbej, Pallati i Kulturës, kati II. www.iictirana.esteri.it

 

      1. Çertifikatë personale (jo familjare)
      2. Dy fotografi personale
      3. Mandat pagese

 

Transferimi i studimeve në UET

UET, në përputhje me parimet e Kartës së Bolonjës, pranon transferime të studentëve në vitet ndërmjetëse nga shkollat e tjera universitare vendase ose të huaja, publike ose jopublike. Transferimi i studimeve kryhet në bazë të rregullores së UET, përpara fillimit të vitit akademik, brenda afateve të përcaktuara nga ministria. Procesi i vlerësimit të kurrikulës dhe njohjes së lëndëve bëhet në dy faza: shqyrtimi paraprak dhe shqyrtimi përfundimtar.

 

Dokumentacioni i kërkuar për transferimin e studimeve per vitin 2021-2022:        

  1. Kërkesa Drejtuar IAL-së Për programin e studimit, ne te cilin do te transferojë studimet (ose formulary i aplikimit sipas Shtojcës Nr. 6).
  2. Planin e plotë të programit përfshire edhe syllabuset përkatëse.
  3. Listë notash i cili do te sherbeje per ekuivalentimin e notave te lendeve te programit te studimit te ndjekur.
  4. Studentet qe transferojnë studimet e tyre nga institucioni i huaj arsimit te larte, planin e plote te programit te studimit , syllabuset dhe listen e notave dhe krediteve te fituara per cdo lende dhe detyrim te shlyer , duhet ti dorëzojnë te perkthyera ne gjuhen shqipe dhe te njësuara me origjinalin.
  5. Fotokopje e noterizuar e defteses se pjekurisë të shkollës së mesme (per transferime ne BA dhe MSH)
  6. Fotokopje e noterizuar e Bachelorit (plus lista e notave) per transferime ne MSH
  7. Fotokopje te dokumentit te identifikimit
  8. Dy fotografi personale
  9. Certifikta personale (jo familjare)
  10. Kopje te mandate pageses
  11. Vërtetim Çregjistrimi nga IAL-ja nga ku transferohet, I cili përmban:
      • Emrin, Atësinë , Mbiemri
      • Datëlindjen
      • Vendlindjen
      • Shtetësinë
      • Nr e Matrikullimit qe ka pasur në IAL-në Përcjellese
      • ID e matures shtetërore/ Nr e regjistrit te vecante
      • Numrin personal të identiteti
      • Datën e regjistrimit ne programin e studimit te ofruar nga IAL-ja
      • Emertimi I programit te studimit
      • Ciklin dhe forma e studimit
      • Data e nderprerjes se studimeve

Programet e studimit dhe kohëzgjatja normale e tyre

  • Programet me karakter profesional – 2 vite akademike (120 kredite)
  • Programet Bachelor – 3 vite akademike (180 kredite)
  • Programet e integruara të ciklit të dytë – 5 vite akademike (300 kredite)
  • Master i Shkencave – 2 vite akademike (120 kredite)
  • Master Profesional – 1 vit akademik (60 kredite)
  • Programet e Doktoratës – 3 vite akademike.

 

Reduktime mbi tarifat
Edhe pse UET ofron bursa të shumta studimi, UET aplikon gjithashtu zbritje deri në 25% të tarifës referencë, në varësi të notës mesatare të maturës dhe të pagesave të menjëhershme për të gjithë ciklin e studimit, gjithashtu ofron edhe mundësinë e pagesës me këste.

 

Si të aplikojmë