• STUDIO NË UET
    • FJALA E PRESIDENTIT
    • STUDENTËT NDËRKOMBËTARË
    • DIPLOMË PROFESIONALE
    • BACHELOR
    • PROGRAME TË INTEGRUARA
    • MASTER PROFESIONAL
    • MASTER I SHKENCAVE
    • MASTER I ARTEVE
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOKTORATURA
    • PËR PRINDËRIT
  • STAFI AKADEMIK
    • REKTORI I UET
      • FJALA E REKTORIT
    • ADMINISTRATORI I UET
    • DEKANËT
    • PËRGJEGJËSIT E DEPARTAMENTEVE
    • ORGANIKA
      • FAKULTETI I EKONOMISË, BIZNESIT DHE ZHVILLIMIT
      • FAKULTETI I SHKENCAVE JURIDIKE, POLITIKE DHE MARRËDHËNIEVE NDËRKOMBËTARE
      • FAKULTETI I SHKENCAVE HUMANE, EDUKIMI DHE ARTET LIBERALE
      • FAKULTETI I INXHINIERISË, INFORMATIKËS E ARKITEKTURËS
      • FAKULTETI I SHKENCAVE MJEKËSORE TEKNIKE
  • TË REJAT
  • KËRKIMI SHKENCOR
    • STRATEGJIA
    • PROGRAMI I MADH KËRKIMOR
    • INFRASTRUKTURA FIZIKE
    • REVISTAT SHKENCORE
    • KONFERENCA
    • PUBLIKIMET SHKENCORE
      • ARTIKUJT MË TË CITUAR
    • SHKOLLA SEZONALE
    • PLANI I BARAZISË GJINORE
  • PROJEKTE DHE PARTNERË
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
    • PROJEKTE AKTIVE
  • RRETH UET
    • FAKTE DHE SHIFRA
    • STATUTI
    • BORDI I ADMINISTRIMIT
    • MISIONI DHE VIZIONI
    • NDËRKOMBËTARIZIMI
    • PUNËSIMI NË UET
    • MUNDËSI PUNËSIMI DHE INTERNSHIP
    • RAPORTE VLERËSIMI
  • SHËRBIME
    • SEKRETARIA MESIMORE
    • KËSHILLIMI I KARRIERËS
    • TUTORIATI
    • KLUBET STUDENTORE
    • KËSHILLI I STUDENTËVE
    • ALUMNI
      • PRESIDENTI I ALUMNI
  • sq
    • en_US
0682016616
[email protected]
UET UET
  • STUDIO NË UET
    • FJALA E PRESIDENTIT
    • STUDENTËT NDËRKOMBËTARË
    • DIPLOMË PROFESIONALE
    • BACHELOR
    • PROGRAME TË INTEGRUARA
    • MASTER PROFESIONAL
    • MASTER I SHKENCAVE
    • MASTER I ARTEVE
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOKTORATURA
    • PËR PRINDËRIT
  • STAFI AKADEMIK
    • REKTORI I UET
      • FJALA E REKTORIT
    • ADMINISTRATORI I UET
    • DEKANËT
    • PËRGJEGJËSIT E DEPARTAMENTEVE
    • ORGANIKA
      • FAKULTETI I EKONOMISË, BIZNESIT DHE ZHVILLIMIT
      • FAKULTETI I SHKENCAVE JURIDIKE, POLITIKE DHE MARRËDHËNIEVE NDËRKOMBËTARE
      • FAKULTETI I SHKENCAVE HUMANE, EDUKIMI DHE ARTET LIBERALE
      • FAKULTETI I INXHINIERISË, INFORMATIKËS E ARKITEKTURËS
      • FAKULTETI I SHKENCAVE MJEKËSORE TEKNIKE
  • TË REJAT
  • KËRKIMI SHKENCOR
    • STRATEGJIA
    • PROGRAMI I MADH KËRKIMOR
    • INFRASTRUKTURA FIZIKE
    • REVISTAT SHKENCORE
    • KONFERENCA
    • PUBLIKIMET SHKENCORE
      • ARTIKUJT MË TË CITUAR
    • SHKOLLA SEZONALE
    • PLANI I BARAZISË GJINORE
  • PROJEKTE DHE PARTNERË
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
    • PROJEKTE AKTIVE
  • RRETH UET
    • FAKTE DHE SHIFRA
    • STATUTI
    • BORDI I ADMINISTRIMIT
    • MISIONI DHE VIZIONI
    • NDËRKOMBËTARIZIMI
    • PUNËSIMI NË UET
    • MUNDËSI PUNËSIMI DHE INTERNSHIP
    • RAPORTE VLERËSIMI
  • SHËRBIME
    • SEKRETARIA MESIMORE
    • KËSHILLIMI I KARRIERËS
    • TUTORIATI
    • KLUBET STUDENTORE
    • KËSHILLI I STUDENTËVE
    • ALUMNI
      • PRESIDENTI I ALUMNI
  • sq
    • en_US

Të ndryshme

Më të mirët e kërkimit shkencor në UET marrin Çmimin e Presidentit

  • Date 31 Tetor, 2020

Në kuadër të Ditëve të Studimeve Shqiptare, Universiteti Europian i Tiranës mbajti për të dytën herë radhazi konferencën “Interdisciplinary Junior Researcher” ku më të mirët morën një “pasaportë” në xhep drejt së ardhmes.

Bëhet fjalë për punime shkencore të fushave të ndryshme si ajo humane, sociale, ekonomike, shëndetësore, teknologjike etj., të cilat vijnë në kuadër të pesë fakulteteve të Universitetit Europian të Tiranës dhe që u vlerësuan me Çmimin e Presidentit.

Gjatë fjalës hapëse të konferencës, Zëvendësrektorja për Kërkimin Shkencor në UET, Prof. Dr. Drita Kruja tregoi jo vetëm punën e palodhur të sudentëve, por edhe avantazhet që krijon kërkimi shkencor për të ardhmen e tyre.

“Universiteti Europian i Tiranës si një ndër liderat e sistemit universitar shqiptar punon për tërheqjen në kërkimin shkencor të kërkuesve të rinj përmes krijimit të një mjedisi stimulus. Programet tona përgatisin studentë që janë të aftë të ndërmarrin jo vetëm kërkim bazë, por dhe të aplikuar, një fushë që çdo ditë e më shumë po kërkohet nga tregu i punës”, u shpreh Kruja.

Ashtu si në UET, konferencat “Interdisciplinary Junior Researcher” mbahen edhe në disa nga universitetet më prestigjoze të botës, ku studentët janë të lirë të zgjedhin një temë kërkimore mbi të cilën ata punojnë dhe më pas prezantojnë para panelit gjykues.

Edicioni i dytë i konferencës i mbajtur më 15 tetor rezultoi një sukses, falë stafit akademik, por edhe meritës së madhe të studentëve të cilët sollën studime të punuar me kujdesin më të madh duke tërhequr dukshëm vëmendjen e jurisë.

“Nuk kam asnjë dyshim se kjo ishte një përvojë interesante  për të gjithë pjesëmarrësit dhe unë shpresoj se në vitet ne vazhdim ky forum do të rritet duke u bërë një forum shkëmbimi idesh dhe përvojash rajonale, dhe pse jo ndërkombëtare”, u shpreh Zëvendësrektorja për Kërkimin Shkencor.

Prezantimet e studentëve u gjykuan nga paneli që përbëhej nga 7 anëtarë, ku në fund u zgjodh nga një temë fituese për çdo fakultet, ndërsa çmimet u akorduan nga Presidenti i Universitetit Europian të Tiranës, Selami Xhepa, duke ndihmuar në krijimin e një mjedisi sa më stimulues për të gjithë kërkuesit e rinj.

Në këtë edicion pati prezantime nga studentë pjesë të projekteve ndërkombëtare, konkretisht të projektit “SMART al”, i cili u përfaqësua nga koordinatori i projektit, Fatmir Guri.

Një ndër objektivat kryesore të këtij projekti ishte përmirësimi i njohurive teorike dhe praktike të studentëve master në administrimin e territorit, politikave bujqësore, zhvillimit rural dhe inovacionin, si dhe aftësive të tyre në pjesëmarrjen në proceset vendimarrëse.  Ky u konkretizua më së miri me rastin studimor të prezantuar: “Roli i kapitalit shoqëror në ndërtimin e treguesve të origjinës në Shqipëri”.

Një tjetër kategori studentësh që morën pjesë ishin studentët që kanë punuar dhe prezantuar temën në kuadër të programit “Erasmus+” në disa nga universitetet prestigjoze me të cilat UET ka marrëveshje ndërkombëtare. Ndërkombëtarizmi i UET ka mundësuar që studentët të cilët kanë qenë pjesë aktive të këtij procesi të shkëmbejnë njohuritë e tyre dhe të sjellin një copëz nga eksperienca e tyre.

Një pikë shumë e rëndësishme ishte dhe projekti 500+ i cili mbështet bashkëpunimin me industrinë për të realizuar kërkime të aplikuara. Ky program është një vazhdim i iniciativës së UET për të qenë i shndërruar në universitet i biznesit.  Projekti në fjalë përfshin 500 kompanitë më të mëdha në vend sipas klasifikimit zyrtar dhe është një projekt i gjerë bashkëpunimi 5 vjeçar në aspekte të ndryshme. Programi 500+ është materializim i një tendence bashkëkohore që e lidh gjithnjë e më ngushtë universitetin me tregun e punës dhe me biznesin si një nga funksionet themelore të universitetit në shoqëritë e sotme, aq më tepër të universiteteve private.

Studentët fitues të “Interdisciplinary Junior Researcher” në UET

Një kontribut të madh dhanë studentët më të shkëlqyer të masterit si, Juna Beqiri, Klara Rrugea, Dea Nini, Bojken Sinaj, Sadjola Xhelili, Gerald Tukseferi dhe Theodhor Xhillari, temat e të cilëve u vlerësuan shumë sidomos nga ana praktike.

Studentët patën mundësinë të vinin në praktikë njohuritë teorike që kanë marrë gjatë viteve të studimit në UET, si dhe të mësonin nga eksperiencat e njëri-tjetrit në mënyrë që në një të ardhme të afërt të perfeksionin akoma dhe më tej temat e tyre aktuale.

Sadiola Xhelili: UET-i është universiteti i mundësive

Sadjola Xhelili, studentet e Shkencave të Komunikimit me profil në Marrëdhenie Publike Politike tregon jo vetëm emocionet si fituese, por edhe rrugëtimin e saj në UET.

“Referimi bazohej në një ekzaminim të krizave të komunikimit të Kryeministrit Rama me fokus në reagimet e tij në platformën Twitter mbi rastin e tërmetit të 26 nëntorit dhe pandemisë COVID-19. Meqënëse tema ishte paksa pikante, këtë hetë ekperimentova me tonin e zërit. Zgjodha të jem e qetë dhe e shtruar në të folur. Duke marrë shkas nga tema e cila në qëndër kishte një figurë politike, u përpoqa të mos krijojë iluzione dhe të mos ngacmoj bindjet e audiences”, rrëfen themeluesja e agjensisë së PR-it Busphere, e cila thekson se për të UET ka një meritë të pashlyeshme, pasi e ka orientuar dhe adresuar drejt asaj që do.

Ndërsa marrjen e Çmimit të Presidentit ajo thotë se do ta kujtojë si një nga momentet më speciale dhe se ndihet e privilegjuar. Për të UET-i është universiteti i mundësive.

Juna Beqiri: Ja si mund t’u shërbejë punimi im shkencor bizneseve

Fakultetin e Ekonomikut e përfaqësuan dy studentet Juna Beqiri dhe Klara Rrugea. Të dyja me master profesional në Menaxhim Biznesi zgjodhën të përfaqësoheshin me një temë mjaft interesante: “Qarkullimi (turnover-i) i punonjësve në industrinë hoteliere”.

“Gjatë hulumtimeve të kryera mbi universitetet në Tiranë që ofrojne këto programe studimi, konstatova që UET ishte universiteti i cili plotësonte më mirë nevojat e mia për sa i përket llojit të programeve, nivelit dhe formimit të pegagogeve, si dhe orareve shumë të përshtatshme për studentë si unë, të cilët janë në marrëdhenie pune. Për këto arsye vendosa të kryej një Master Profesional 1 vjecar, në Menaxhim Biznesi, me profil Menaxhimin e Burimeve Njerëzore”, tregon Juna Beqiri, aktualisht menaxhere e Burimeve Njerëzore në një hotel me pesë yje në Tiranë.

Ajo tregon se si bizneset mund të cilat operojnë në industrinë e mikëpritjes mund të përfitojnë nga gjetjet e studimit të saj dhe koleges Klara Rrugea.

“Pse jo edhe biznese të tjera të cilët operojnë në industrinë e mikpritjes mund të përfitojne nga gjetjet e këtij studimi me qëllim hartimin e politikave dhe programeve specifike lidhur me paketat e kompensimit të punonjësve,  me përmirësimin e mjedisit të punës apo me rritjen e kënaqësisë në punë, me synim uljen e qarkullimit (turnover-it) të stafit të tyre”, u shpreh Juna, ndërsa nuk e fshehu emocionin që i dha marrja e Çmimit të Presidentit.

  • Share:
admin

Previous post

Java e Orientimit në UET, flasin drejtuesit e UET
31 Tetor, 2020

Next post

Kryeministri Rama në UET: Petriti i mirë-ulur në gurin e tij
5 Nëntor, 2020

You may also like

4R1A8874
Promovohet INGENIOUS 5/1- Ndërthurja e teknologjisë me produktin dhe një role model si Gentjan Zotaj
8 Maj, 2025
WhatsApp Image 2025-05-05 at 19.06.56
UET thellon bashkëpunimin me UN Women Albania, nënshkruan Women’s Empowerment Principles dhe Memorandumin e Bashkëpunimit
6 Maj, 2025
HHA_0964
Mimi Kodheli në FORUMET UET: Vetëm edukimi na çon në BE, duhet të njohim detyrimet tona
2 Maj, 2025

Search

Që nga fillimi i tij në 2006, UET nuk ka reshtur përpjekjet e tij për ta reformuar, strukturuar dhe kompletuar atë, proceset dhe iniciativat që sigurojnë diplomimin me cilësinë më të lartë të studentëve tanë.

Scan here to read our latest QAA review report



Address:

Kompleksi Xhura, Rruga Xhanfize Keko, Tirana, Albania.

STUDIO NË UET

  • Diplomë Profesionale
  • Bachelor
  • Master Profesional
  • Master i Shkencave
  • Master i arteve



Celular

+355682016616

+355689037765



Address:

Kompleksi Xhura, Rruga Xhanfize Keko, Tirana, Albania.



Celular

+355682016616

+355689037765



Email

[email protected]



Rezervo aktivitetin tënd



Facebook-f




Instagram




Linkedin



Email

[email protected]



Rezervo aktivitetin tënd



Facebook-f




Instagram




Youtube




Twitter

© Copyright 2023 UET