• STUDIO NË UET
    • FJALA E PRESIDENTIT
    • STUDENTËT NDËRKOMBËTARË
    • DIPLOMË PROFESIONALE
    • BACHELOR
    • PROGRAME TË INTEGRUARA
    • MASTER PROFESIONAL
    • MASTER I SHKENCAVE
    • MASTER I ARTEVE
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOKTORATURA
    • PËR PRINDËRIT
  • STAFI AKADEMIK
    • REKTORI I UET
      • FJALA E REKTORIT
    • ADMINISTRATORI I UET
    • DEKANËT
    • PËRGJEGJËSIT E DEPARTAMENTEVE
    • ORGANIKA
      • FAKULTETI I EKONOMISË, BIZNESIT DHE ZHVILLIMIT
      • FAKULTETI I SHKENCAVE JURIDIKE, POLITIKE DHE MARRËDHËNIEVE NDËRKOMBËTARE
      • FAKULTETI I SHKENCAVE HUMANE, EDUKIMI DHE ARTET LIBERALE
      • FAKULTETI I INXHINIERISË, INFORMATIKËS E ARKITEKTURËS
      • FAKULTETI I SHKENCAVE MJEKËSORE TEKNIKE
  • TË REJAT
  • KËRKIMI SHKENCOR
    • STRATEGJIA
    • PROGRAMI I MADH KËRKIMOR
    • INFRASTRUKTURA FIZIKE
    • REVISTAT SHKENCORE
    • KONFERENCA
    • PUBLIKIMET SHKENCORE
      • ARTIKUJT MË TË CITUAR
    • SHKOLLA SEZONALE
    • PLANI I BARAZISË GJINORE
  • PROJEKTE DHE PARTNERË
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
    • PROJEKTE AKTIVE
  • RRETH UET
    • FAKTE DHE SHIFRA
    • STATUTI
    • BORDI I ADMINISTRIMIT
    • MISIONI DHE VIZIONI
    • NDËRKOMBËTARIZIMI
    • PUNËSIMI NË UET
    • MUNDËSI PUNËSIMI DHE INTERNSHIP
    • RAPORTE VLERËSIMI
  • SHËRBIME
    • SEKRETARIA MESIMORE
    • KËSHILLIMI I KARRIERËS
    • TUTORIATI
    • KLUBET STUDENTORE
    • KËSHILLI I STUDENTËVE
    • ALUMNI
      • PRESIDENTI I ALUMNI
  • sq
    • en_US
0682016616
[email protected]
UET UET
  • STUDIO NË UET
    • FJALA E PRESIDENTIT
    • STUDENTËT NDËRKOMBËTARË
    • DIPLOMË PROFESIONALE
    • BACHELOR
    • PROGRAME TË INTEGRUARA
    • MASTER PROFESIONAL
    • MASTER I SHKENCAVE
    • MASTER I ARTEVE
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOKTORATURA
    • PËR PRINDËRIT
  • STAFI AKADEMIK
    • REKTORI I UET
      • FJALA E REKTORIT
    • ADMINISTRATORI I UET
    • DEKANËT
    • PËRGJEGJËSIT E DEPARTAMENTEVE
    • ORGANIKA
      • FAKULTETI I EKONOMISË, BIZNESIT DHE ZHVILLIMIT
      • FAKULTETI I SHKENCAVE JURIDIKE, POLITIKE DHE MARRËDHËNIEVE NDËRKOMBËTARE
      • FAKULTETI I SHKENCAVE HUMANE, EDUKIMI DHE ARTET LIBERALE
      • FAKULTETI I INXHINIERISË, INFORMATIKËS E ARKITEKTURËS
      • FAKULTETI I SHKENCAVE MJEKËSORE TEKNIKE
  • TË REJAT
  • KËRKIMI SHKENCOR
    • STRATEGJIA
    • PROGRAMI I MADH KËRKIMOR
    • INFRASTRUKTURA FIZIKE
    • REVISTAT SHKENCORE
    • KONFERENCA
    • PUBLIKIMET SHKENCORE
      • ARTIKUJT MË TË CITUAR
    • SHKOLLA SEZONALE
    • PLANI I BARAZISË GJINORE
  • PROJEKTE DHE PARTNERË
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
    • PROJEKTE AKTIVE
  • RRETH UET
    • FAKTE DHE SHIFRA
    • STATUTI
    • BORDI I ADMINISTRIMIT
    • MISIONI DHE VIZIONI
    • NDËRKOMBËTARIZIMI
    • PUNËSIMI NË UET
    • MUNDËSI PUNËSIMI DHE INTERNSHIP
    • RAPORTE VLERËSIMI
  • SHËRBIME
    • SEKRETARIA MESIMORE
    • KËSHILLIMI I KARRIERËS
    • TUTORIATI
    • KLUBET STUDENTORE
    • KËSHILLI I STUDENTËVE
    • ALUMNI
      • PRESIDENTI I ALUMNI
  • sq
    • en_US

Të ndryshme

Luiza Gega rrëfen në UET: Si të bëhesh një sportist profesionist

  • Date 18 Mars, 2021

Bazuar në suportin që Universiteti Europian i Tiranës i jep sportit, jo vetëm si nevojë individuale, por edhe kombëtare, dje në një aktivitet të zhvilluar nga Departamenti i Psikologjisë, Edukimit dhe Sporteve ishte e ftuar, atletja Luiza Gega.

Luiza Gega është një ndër ata emra, të cilët e kanë çuar larg jehonën e Shqipërisë dhe kanë bërë krenarë shumë shqiptarë, falë talentit të saj, por edhe punës së palodhur e plotë përkushtim.

Ajo është shpallur disa herë kampione duke u bërë kështu frymëzim për gjithë të apasionuarit ndaj sportit.

E për të na treguar më shumë rreth tij, apo për të na shuar kurreshtjen, kampionia Gega iu bashkua ditën e djeshme, panelit të UET, ku po diskutohej tema: “Sfidat e sportistëve në kohën e pandemisë”.

“Unë e kam nisur që në moshën 14 vjeçare. Më spikatën që në shkollë. Unë më tepër e shihja si argëtim dhe nuk e dija se një ditë do të bëhej pjesë e jetës sime. Sot as që mund ta imagjinoj dot vetën time pa të”, u shpreh atletja Gega teksa fliste plot pasion për profesionin e bukur që ka zgjedhur.

Themi të bukur, pasi jo vetëm që të jep mundësinë të mbash trupin në formë, të jesh më i shëndetshëm, por ashtu siç thotë edhe vetë ajo, të formon edhe si personalitet.

“Kam ndjekur këtë rrugë sepse më ka formuar si personalitet. Kam mësuar shumë gjëra gjatë eksperiencës sime. Sfidat më kanë bërë njeri më të fortë në shumë aspekte të jetës”, u shpreh Gega.

Luiza është shembulli i asaj që me punë dhe pasion mund të arrihet gjithçka dhe se asgjë nuk vjen nga hiçi.

“Unë kam 18 vite që merrem me sportin dhe rreth 13 vite që jam sportiste elitare. Deri në moshën 19 vjeç, kur fillova Universitetin e Sporteve e kam parë si argëtim sepse nuk e mendoja dot kurrë që do bëhesha kjo që jam sot. Duhet vërtetë shumë përkushtim. Mendoj që asgjë e mirë nuk vjen pa përkushtim. Në të gjitha fushat e jetës, jo vetëm më sport”, tregon ajo duke u dhënë shtysë të rinjve që ta marrin seriozisht këtë punë, pasi me të vërtetë mund t’ia dalin.

Ndërkohë Përgjegjësi i Departamentit të Psikologjisë, Edukimit dhe Sporteve, Prof. Asoc. Dr. Edi Puka teksa e falenderoi për pjesmarrjen dhe i uroi fat në Lojërat Olipmike i dha rëndësi dhe ishte kurioz të dinte se si e shihte atletja Gega situatën sa i përket sportit në vend.

“Ka nevojë për ndërhyrje, por mendoj që nëse ke dëshirën dhe do të arrish diçka ia del gjithmonë. Edhe pse është e vërtetë, kushte më të mira do të thotë rezultate më të larta. Vitet e fundit vëmendja ka ardhur në rritje. Vërtet nuk ka një pistë vrapimi në Tiranë dhe kjo e vështirëson pak, por ka në Korçë, në Elbasan apo në Shkodër. Ka sigurisht edhe debate për cilësinë, por kam besim se nëse ka njerëz që vërtet e duan sportin dhe që këmbëngulin që gjërat të bëhen më mirë do të bëhet e mundur që gjërat të vijnë duke u përmirësuar”, tha Gega duke iu përgjigjur interesit të profesor Pukës.

Sfidat e sportistëve gjatë pandemisë dhe si ndikon sporti psikologjikisht

Ndërsa Dekania e Studentëve, Elsida Sina e pa në një tjetër këndvështrim sportin, duke marrë shkas edhe nga situata aktuale në të cilën po jetojmë.

“Sidomos gjatë këtij viti, shumë të vështirë, pandemia na tregoi që ndër mënyrat më të mira për të përballuar stresin dhe ankthin është aktiviteti sportiv. Jo vetëm për të pasur një shëndet të mirë fizik, por edhe psikologjik”, u shpreh ajo.

Të njëjtin mendim ndau edhe atletja Luiza Gega, e cila tregoi se gjatë periudhës së karantinës dhe kur pandemia preku gjithë botën, ajo ndodhej në Kenia.

“Panemdia më zuri në Kenia. Atje ka 5 vite që shkoj stërvitem dhe po përgatitesha për Lojërat Olimpike. Mu desh të rrija për rreth 3 muaj e gjysmë, larg familjes dhe më është dashur një mund i madh për t’u rikthyer. Por edhe pse e izoluar, nuk e ndala për asnjë çast aktivitetin fizik. E vazhdoja çdo ditë me mjete rrethanore. Ishte e vetmja formë që të gjeja qetësinë psikologjike. Kur stërvitesha e nxirrja gjithë stresin. Prandaj njeriu mjafton ta dojë atë që bën sepse mund të gjejë edhe mënyra alternative. Jam krenare që kam zgjedhur rrugën e sportit pasi i shërben mjaft shëndetit. Sporti është parandalues i shumë sëmundjeve prandaj dhe në botë vlerësohet kaq shumë”, u shpreh atletja e njohur.

Luiza Gega: Nuk mund të bëhesh profesionist nëse nuk studion sporte

E vërtetë është që në një fushë të caktuar duhet të spikasësh apo të kesh talent, por ajo që duhet më së shumti është studim dhe përkushtim. Prandaj dhe atletja Luiza Gega iu këshilloi të rinjve, që nëse duan të bëhen profesionistë të mirë në çdo fushë të sportit duhet të marrin dhe arsimin përkatës.

“Sportist nuk mund të bëhesh nëse nuk formohesh dhe merr arsimin përkatës, pasi në shkollë ndjek shumë lëndë, që kanë të bëjnë me psikologjinë, mjekësinë etj. Duhet ta dish se kush është kocka, si funksionon muskuli dhe këto gjëra i mëson vetëm në shkollë. 70% patjetër që e merr nga shkolla. Nuk mund të dish si ta stërvitësh një fëmijë nëse nuk merr shkollimin e duhur”, tha Luiza Gega.

Ajo nuk e sheh sportin vetëm për të marrë trofe, por e sheh veten edhe si një mësuese shumë e mirë e aktivitetit fizik, apo shumë e shumë mundësi që sporti mund të ofrojë si profesion.

“Kush tha që unë nuk do të jem një mësuese shumë e mirë në të ardhmen. Gjithë eksperiencën që kam dua ta përçoj edhe te më të rinjtë, dhe mund ta bëj me krenari edhe mësuesen e edukimit fizik sepse e dua shumë këtë profesion dhe kam dëshirë të krijoj modele si sportistë elitarë, por edhe të edukimit fizik”, vijoi më tej sportistja, të cilën

E ndërsa tek e pyesim se “si e sheh veten nëse nuk do të ishte sportiste”, përgjigjen ta ka gati: “Nga natyra jam ambicioze dhe kur zgjedh të bëj diçka mundohem të jap më të mirën. Në momentin që jap më të mirën, di të them që marr kënaqësinë më të madhe, sado që të arrij. Sportin do ta kisha sidoqoftë pjesë të jetës”.

Në përfundim të aktivitetit, ateletes kampion, Universiteti Europian i Tiranës i dhuroi në mënyrë simbolike edhe një bluzë të ekipit të UET, duke e bërë pjesë të “skuadrës”, e duke e falenderuar për bashkëpunimin.

Nga ana e saj, Luiza Gega shprehu kënaqësinë që i jep ndarja e eksperiencave të saj me studentët që sapo e kanë nisur rrugën e dijes drejt profesionit të zemrës.

  • Share:
admin

Previous post

UET dhe UBT, marrëveshje bashkëpunimi për projektet ndërkombëtare
18 Mars, 2021

Next post

“Potence” sjell Mimoza Ahmetin me një ekspozitë pikturash në UET
19 Mars, 2021

You may also like

HHA_2300
UET i akordon titullin “Doctor Honoris Causa” ish- presidentit Alfred Moisiu, burrështetas dhe model për politikën
9 Maj, 2025
HHA_1338
Ministrja e Bujqësisë Anila Denaj në FORUMET UET: Bujqësi me kontratë për të prekur tregun e BE-së
9 Maj, 2025
4R1A8874
Promovohet INGENIOUS 5/1- Ndërthurja e teknologjisë me produktin dhe një role model si Gentjan Zotaj
8 Maj, 2025

Search

Që nga fillimi i tij në 2006, UET nuk ka reshtur përpjekjet e tij për ta reformuar, strukturuar dhe kompletuar atë, proceset dhe iniciativat që sigurojnë diplomimin me cilësinë më të lartë të studentëve tanë.

Scan here to read our latest QAA review report



Address:

Kompleksi Xhura, Rruga Xhanfize Keko, Tirana, Albania.

STUDIO NË UET

  • Diplomë Profesionale
  • Bachelor
  • Master Profesional
  • Master i Shkencave
  • Master i arteve



Celular

+355682016616

+355689037765



Address:

Kompleksi Xhura, Rruga Xhanfize Keko, Tirana, Albania.



Celular

+355682016616

+355689037765



Email

[email protected]



Rezervo aktivitetin tënd



Facebook-f




Instagram




Linkedin



Email

[email protected]



Rezervo aktivitetin tënd



Facebook-f




Instagram




Youtube




Twitter

© Copyright 2023 UET