• STUDIO NË UET
    • FJALA E PRESIDENTIT
    • STUDENTËT NDËRKOMBËTARË
    • DIPLOMË PROFESIONALE
    • BACHELOR
    • PROGRAME TË INTEGRUARA
    • MASTER PROFESIONAL
    • MASTER I SHKENCAVE
    • MASTER I ARTEVE
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOKTORATURA
    • PËR PRINDËRIT
  • STAFI AKADEMIK
    • REKTORI I UET
      • FJALA E REKTORIT
    • ADMINISTRATORI I UET
    • DEKANËT
    • PËRGJEGJËSIT E DEPARTAMENTEVE
    • ORGANIKA
      • FAKULTETI I EKONOMISË, BIZNESIT DHE ZHVILLIMIT
      • FAKULTETI I SHKENCAVE JURIDIKE, POLITIKE DHE MARRËDHËNIEVE NDËRKOMBËTARE
      • FAKULTETI I SHKENCAVE HUMANE, EDUKIMI DHE ARTET LIBERALE
      • FAKULTETI I INXHINIERISË, INFORMATIKËS E ARKITEKTURËS
      • FAKULTETI I SHKENCAVE MJEKËSORE TEKNIKE
  • TË REJAT
  • KËRKIMI SHKENCOR
    • STRATEGJIA
    • PROGRAMI I MADH KËRKIMOR
    • INFRASTRUKTURA FIZIKE
    • REVISTAT SHKENCORE
    • KONFERENCA
    • PUBLIKIMET SHKENCORE
      • ARTIKUJT MË TË CITUAR
    • SHKOLLA SEZONALE
    • PLANI I BARAZISË GJINORE
  • PROJEKTE DHE PARTNERË
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
    • PROJEKTE AKTIVE
  • RRETH UET
    • FAKTE DHE SHIFRA
    • STATUTI
    • BORDI I ADMINISTRIMIT
    • MISIONI DHE VIZIONI
    • NDËRKOMBËTARIZIMI
    • PUNËSIMI NË UET
    • MUNDËSI PUNËSIMI DHE INTERNSHIP
    • RAPORTE VLERËSIMI
  • SHËRBIME
    • SEKRETARIA MESIMORE
    • KËSHILLIMI I KARRIERËS
    • TUTORIATI
    • KLUBET STUDENTORE
    • KËSHILLI I STUDENTËVE
    • ALUMNI
      • PRESIDENTI I ALUMNI
  • sq
    • en_US
0682016616
[email protected]
UET UET
  • STUDIO NË UET
    • FJALA E PRESIDENTIT
    • STUDENTËT NDËRKOMBËTARË
    • DIPLOMË PROFESIONALE
    • BACHELOR
    • PROGRAME TË INTEGRUARA
    • MASTER PROFESIONAL
    • MASTER I SHKENCAVE
    • MASTER I ARTEVE
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOKTORATURA
    • PËR PRINDËRIT
  • STAFI AKADEMIK
    • REKTORI I UET
      • FJALA E REKTORIT
    • ADMINISTRATORI I UET
    • DEKANËT
    • PËRGJEGJËSIT E DEPARTAMENTEVE
    • ORGANIKA
      • FAKULTETI I EKONOMISË, BIZNESIT DHE ZHVILLIMIT
      • FAKULTETI I SHKENCAVE JURIDIKE, POLITIKE DHE MARRËDHËNIEVE NDËRKOMBËTARE
      • FAKULTETI I SHKENCAVE HUMANE, EDUKIMI DHE ARTET LIBERALE
      • FAKULTETI I INXHINIERISË, INFORMATIKËS E ARKITEKTURËS
      • FAKULTETI I SHKENCAVE MJEKËSORE TEKNIKE
  • TË REJAT
  • KËRKIMI SHKENCOR
    • STRATEGJIA
    • PROGRAMI I MADH KËRKIMOR
    • INFRASTRUKTURA FIZIKE
    • REVISTAT SHKENCORE
    • KONFERENCA
    • PUBLIKIMET SHKENCORE
      • ARTIKUJT MË TË CITUAR
    • SHKOLLA SEZONALE
    • PLANI I BARAZISË GJINORE
  • PROJEKTE DHE PARTNERË
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
    • PROJEKTE AKTIVE
  • RRETH UET
    • FAKTE DHE SHIFRA
    • STATUTI
    • BORDI I ADMINISTRIMIT
    • MISIONI DHE VIZIONI
    • NDËRKOMBËTARIZIMI
    • PUNËSIMI NË UET
    • MUNDËSI PUNËSIMI DHE INTERNSHIP
    • RAPORTE VLERËSIMI
  • SHËRBIME
    • SEKRETARIA MESIMORE
    • KËSHILLIMI I KARRIERËS
    • TUTORIATI
    • KLUBET STUDENTORE
    • KËSHILLI I STUDENTËVE
    • ALUMNI
      • PRESIDENTI I ALUMNI
  • sq
    • en_US

Të ndryshme

Leksion i hapur në UET mbi “ProFisc”, programin që realizon fiskalizimin

  • Date 16 Dhjetor, 2021

Departamenti i Informatikës dhe Teknologjisë në UET organizoi një leksion të hapur me përfaqësues të kompanisë Tetra Solutions Sh.P.K. mbi procesin e fiskalizmit

Prej janarit të vitit 2021 në vendin tonë ka nisur procesi i fiskalizimit, ku të gjitha transaksionet (faturat) raportohen në kohë reale në Administratën Tatimore. Fillimisht ky proces u pilotua në bizneset e mëdha me entet publike dhe pas 1 korrikut nisi faza për transaksionet online mes bizneseve. Me praninë e studentëve nga UET, por edhe universitete të tjera private, përfaqësuesit e kompanisë Tetra Solutions Sh.P.K. folën mbi zhvillimin inxhinierike të produktit “ProFisc”, i cili u vjen në ndihmë të gjithë bizneseve për të kryer me lehtësi procesin e fiskalizimit.

Tetra Solutions, kompania e programeve që ofron zgjidhje, shërbime dhe trajnime në teknologjinë e informacionit, është certifikuar në mënyrë të përbashkët nga DPT dhe AKSHI, duke pasur të drejtën e tregtimit të zgjidhjeve software për procesin e ri të fiskalizimit.

Administratori i Tetra Solution, Dr.Genc Likoskëndaj, i cili është themelues edhe i kompanisë Computer & Copier Systems (ÇS), tregoi për rrugëtimin e tij në fushën e biznesit, duke e nisur fillimisht me një kompani shitjesh që ofronte pjesë fizike, për të kaluar më pas në një kompani shërbimesh.

“Jam diplomuar në vitin 1992 për Informatikë. Kemi qenë grup i selektuar, jo më shumë se 15 studentë. Ajo që kam studiuar unë, nuk është se ka shumë lidhje me atë që studioni ju sot. Pas studimeve kam hapur kompaninë CCS, e cila ka operuar si kompani shitëse. Në vitin 2005 kishin ndodhur disa zhvillime në treg dhe menduam se ka ardhur koha që të hapnim një kompani me sistem të integruar. Kaluam në këtë gjë sepse vetë tregu u maturua në atë formë që kishte nevojë për një zgjidhje të tillë. Këtu është pjesa më e bukur, kur tregu do diçka të kostumizuar, duhet t’ia jepni”, u shpreh Likoskëndaj.

Menaxherja e Shitjeve në Tetra Solution, Xheni Kobuzi tha se procesi i fiskalizmimit është detyrim ligjor për të gjitha bizneset, prandaj edhe kompania është përpjekur që “ProFisc” ta përshtasë edhe me produktet e tjera që ofron.

“Duke parë nevojat e tregut, kompania zgjodhi që të krijonte një produkt të sajin, siç është “ProFisc”, i cili lidhet me faturën elektronike. Fillimisht lindi nevoja që ky produkt të ishte i përshtatshëm për produktet që kompania jonë në vetvete ka, si Galaxia. Lindi nevoja të integroheshim edhe në produkte të tjera. Sistemi ka zëvendësuar bllokun. Çdo gjë bëhet online dhe blerësi bën të mundur pranimin apo refuzimin e faturës”, u shpreh ajo.

Më tej, Bruno Sholla, Drejtor i Departamentit të Zhvillimit në Tetra Solution tha ,se fillimisht “ProFisc” ka pasur vështirësitë e veta në treg, derisa kuadri ligjor u qartësua, por tashmë funksionon pa problem dhe po ecën drejt perfeksionimit.

“Fillimisht e kemi nisur si një sistem që do të përdorej në kompani të vogla dhe nuk e kam menduar që do të ecte kaq shumë. Ishte si tip aplikacioni, por tashmë funksionin si Cloud. Janë dy procese që kryhen. Fillimisht është fisklaizimi i faturave me individë, që deklarohet në shtet. Kur fatura bëhet kundrejt një biznesi, i cili ka NIPT, fatura bëhet edhe në mënyrë elektronike, faza e parë dhe pastaj biznesi e shikon në sistemin e vet. Funksionon me web servise, por edhe disa programe të vegjël që ne i kemi quajtur agjentë”, sqaroi Sholla.

 Si kryhet fiskalizimi?

Sistemi i mëparshëm i pajisjeve fiskale në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve mundësonte që të dhënat financiare te merreshin nëpërmjet transmetimeve të raporteve tatimore ditore. Duke qenë se nuk iu përgjigjej standardeve që kanë shumica e vendeve të BE-së, u vendos për zbatimin e fiskalizmit. Ky sistem i ri ka krijuar një mekanizëm të mbikëqyrjes në kohë reale, të pajisjeve fiskale që operojnë me para në dorë dhe atyre pa para në dorë.

Me anë të tij, çdo qytetar ka mundësi të verifikojë menjëherë pas lëshimit të faturës, nëse ajo është raportuar në sistemin tatimor qendror. Ky proces realizohet duke skanuar me telefon bar kodin unik të faturës dhe dërgimin e tij të menjëhershëm në departamentin përkatës të tatimeve. Për efekt të identifikimit dhe gjurmimit të çdo transaksioni, çdo fature i jepet numri identifikues i veçantë i faturës (NIVF).

Fatura elektronike është në format dixhital që vërteton referencën kohore dhe nënshkrimin dixhital të lëshuesit të faturës në format elektronik për blerësin, i cili mund të ruhet në formatin origjinal.

Sfidë për të gjithë bizneset ishte ndryshimi i domosdoshëm i teknologjisë, për shkak se sistemet e mëparshme mbështeteteshin në teknologjinë 2G/3G. Për të shmangur varësinë ndaj një modeli specifik teknologjik, sistemi i ri nuk mbështetet në një model konkret (p.sh. paisje Hardware ose Software), por në standarde të hapura që ofron aksesi me internetin.

Kjo pasi fiskalizimi është i bazuar në software dhe mund të implementohen lehtësisht në të gjitha pajisjet ekzistuese (pa pasur nevojë për një pajisje sekondare për të operuar brenda sistemit të fiskalizimit).

  • Share:
Suela Laska

Previous post

Shkolla e Shëndetit Publik UET/ Ilir Alimehmeti: Kush është i dobët, të mos i futet mjekësisë!
16 Dhjetor, 2021

Next post

UET, pjesë e nismës “Sfido urrejtjen”/ Si të luftojmë diskriminimin në median dhe shoqërinë shqiptare
17 Dhjetor, 2021

You may also like

4R1A8874
Promovohet INGENIOUS 5/1- Ndërthurja e teknologjisë me produktin dhe një role model si Gentjan Zotaj
8 Maj, 2025
WhatsApp Image 2025-05-05 at 19.06.56
UET thellon bashkëpunimin me UN Women Albania, nënshkruan Women’s Empowerment Principles dhe Memorandumin e Bashkëpunimit
6 Maj, 2025
HHA_0964
Mimi Kodheli në FORUMET UET: Vetëm edukimi na çon në BE, duhet të njohim detyrimet tona
2 Maj, 2025

Search

Që nga fillimi i tij në 2006, UET nuk ka reshtur përpjekjet e tij për ta reformuar, strukturuar dhe kompletuar atë, proceset dhe iniciativat që sigurojnë diplomimin me cilësinë më të lartë të studentëve tanë.

Scan here to read our latest QAA review report



Address:

Kompleksi Xhura, Rruga Xhanfize Keko, Tirana, Albania.

STUDIO NË UET

  • Diplomë Profesionale
  • Bachelor
  • Master Profesional
  • Master i Shkencave
  • Master i arteve



Celular

+355682016616

+355689037765



Address:

Kompleksi Xhura, Rruga Xhanfize Keko, Tirana, Albania.



Celular

+355682016616

+355689037765



Email

[email protected]



Rezervo aktivitetin tënd



Facebook-f




Instagram




Linkedin



Email

[email protected]



Rezervo aktivitetin tënd



Facebook-f




Instagram




Youtube




Twitter

© Copyright 2023 UET